Bllokimi i basteve on-line dhe një rast ilustrues i sfidave të shtetit

8 Janar 2019, 09:26Sociale TEMA

AKEP ka njoftuar më 4 janar bllokimin e menjëhershëm të disa domaineve/faqeve web bazuar mbi kërkesën e AMLF, duke qenë se konsiderohen si aktivitet i jashtligjshëm i basteve online. Dhe pa asnjë dyshim pothuajse të tëra këto domaine janë të tilla.

Nuk është i qartë cili është verifikimi që bëhet në këto raste apo kush denoncon/informon për një adresë por mund të vihet re që në listën e domaineve që duhet të bllokohen është dhe një kompani e regjistruar dhe e licensuar nga AKEP për aktivitet në tregun e Internetit.

WebHost sh.p.k. është licensuar më 2013 dhe ofron shërbimin e regjistrimit të domaineve të tipit .al. U interesuam pranë AKEP dhe kontaktuam Drejtorin e Drejtorisë së Autorizimeve, z.Jetmir Braha i cili pohon per TV TemA kërkesën për bllokim të adresës web të Webhost sh.p.k..

“Faqja e tij dhe mbi 100 faqe të tjera janë kërkuar për mbyllje nga AMLF. Ata na kanë dërguar një listë me emra domainesh për t’i mbyllur pasi me anë të atyre domaineve kryhet aktivitet i jashtëligjshëm dhe ne e kemi zbatuar me pikë dhe presje, pasi s’kemi të drejtë ta ndryshojmë”, është shprehur Braha.

Aktualisht shoqëria WebHost sh.p.k. nuk mund të zhvillojë aktivitetin e saj të biznesit si pasojë e këtij bllokimi, që prej datës 4 janar 2019. Pra e thënë më qartë asnjë klient i ri por dhe ata ekzistues nuk kanë të drejtë të operojnë mbi domainet e tyre të rregjistruara pranë shoqërisë në fjalë.

Kjo vjen si pasojë dhe e mënyrës që ISP-të zgjedhin për të realizuar bllokimin, i cili konsiston në “obskurimin e plotë” të domainit nëpërmjet DNS-së, dhe jo bllokimin e saktë të adresës së kërkuar nga AKEP. Duket si një gabim teknik por Braha sqaron se “jo, për AKEP nuk është gabim, por është AMLF që duhet të sqarojë subjektin se përse është futur në këtë listë.

Por nga një verifikim i thjeshtë dukesh që në faqen e tij ekzistonte edhe mundësia për të shkuar në një domain tjetër që lejon lojërat e fatit dhe ka mundësi të jetë kjo arsyeja se përse është futur në listë. Nëse  AMFL-ja na kërkon ta zhbllokojmë ne do e zbatojmë”.

Konkretisht, adresa e kërkuar për bllokim është webhost.al/domain/bet111.al . Po të provosh ta aksesosh sot këtë adresë është e pamundur nga shumica e ISP-ve shqiptare (AKEP konfirmon bllokimin e plotë, të paktën sipas raportimeve nga ana e ISP-ve por nuk patëm mundësi të testonim të tëra).

Por me pak njohuri teknike është e mundur të aksesohet serveri i webhost.al duke përdorur një proxy të huaj dhe duke përdorur “tvt.al” (domaini i TV TemA ) në vend të “bet111.al”, del një faqe informative mbi këtë domain, ku jepet dhe data e rregjistrimit, dhe ajo çka pohon z. Braha mbi “mundësinë për të shkuar në një domain tjetër që lejon lojërat e fatit” është asgjë më shumë se thjesht informacioni bazë mbi domainin.

Në terminologjinë e Internetit kjo quhet shërbim “whois” dhe ofrohet nga çdo rregjistrar në mbarë botën.

Ky rast i veçantë, që duhet të pranojmë mbart disa problematika teknike aspak të njohura për publikun e gjerë dhe jo vetëm, tregon qartë që AMLF ka shumë punë për të kryer për të rritur nivelin teknik në përmasat e duhura për betejën kundra informalitetit në tregun e basteve sportive si dhe për të shmangur raste qesharake si ky i mësipërmi, pa folur këtu për dëmet që i shkaktohen privatit.

9 komente në “Bllokimi i basteve on-line dhe një rast ilustrues i sfidave të shtetit”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    ka 1000 menyra per te anashkaluar bllokimet ku nje nga me banalet eshte kontaktimi i nje brokeri bastesh i cili eshte i ngjashem me nje broker te wall street. Brokeri i basteve ben te mundur ndermjetesimin midis bastevenesit dhe kompanise se basteve etj etj etj se nuk po i themi te gjitha. Pra lesh me qime do rezultoje kjo puna e bllokimit, pasi sic ka treguar historia e njerezimit por edhe ajo biblike, kur gjeja eshte e ndaluar behet edhe me e kerkuar.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    ka 1000 menyra per te anashkaluar bllokimet ku nje nga me banalet eshte kontaktimi i nje brokeri bastesh i cili eshte i ngjashem me nje broker te wall street. Brokeri i basteve ben te mundur ndermjetesimin midis bastevenesit dhe kompanise se basteve etj etj etj se nuk po i themi te gjitha. Pra lesh me qime do rezultoje kjo puna e bllokimit, pasi sic ka treguar historia e njerezimit por edhe ajo biblike, kur gjeja eshte e ndaluar behet edhe me e kerkuar..

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    ka 1000 menyra per te anashkaluar bllokimet ku nje nga me banalet eshte kontaktimi i nje brokeri bastesh i cili eshte i ngjashem me nje broker te wall street. Brokeri i basteve ben te mundur ndermjetesimin midis bastevenesit dhe kompanise se basteve etj etj etj se nuk po i themi te gjitha. Pra lesh me qime do rezultoje kjo puna e bllokimit, pasi sic ka treguar historia e njerezimit por edhe ajo biblike, kur gjeja eshte e ndaluar behet edhe me e kerkuar…

  4. Berti says:

    Ai qe do ta kerkoj me ngulm, do ta gjej, po 99% i njerezve nuk do ta kete me mendjen aty

  5. Klea says:

    webhost.al eshte zhbllokur sot

  6. genci says:

    un ne kete rast ngre problemin qe nuk jane mbyllur bastet online te huaja. Per te thene te verteten ato jane te pamundura te mbyllen sepse cdo person ka te drejte te aksesohet ne faqet e huaja por edhe nqs mbyllen te gjithe personat do mund te futen serish me ane te VPN pra me nje IP tj. Pra ne terma afatgjate kjo gje eshte e PAMUNDUR. Por nga ana tj ketu sillet nje problem tjeter qe nqs mbyllen vendaset edhe te huajat ngelen hapur kjo dmth qe i gjithe leku do te dali jasht dhe shteti perfiton 0 taks nga kompanite e huaja. Prandaj si nje eksperte i kesaj fushe i bej thirrje autoriteteve shqiptare qe mos te lejojne vetem online e huaj por edhe online me kompanite shqiptare qe te jen te kontrolluara dhe shteti te fitoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje