Platforma e punësimit të studentëve ekselentë, Rama: Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën e punësimit të studentëve ekselentë në administratën publike.

Gjatë fjalës së tij para studentëve, Rama  tha “se 8 kërkesat janë nisje por nuk e shterojnë spektrin e problemeve dhe nevojave të universitetit, por ne na dhanë shtysë për të zgjedhur këtë spektër duke bërë të munduar edhe programin për punësimin e studentëve ekselentë”.

Më tej Rama tha se për punësimin në administratë studenti që ka rezultatin më të lartë ka të drejtën i pari të zgjedhë dhe se sipas kryeministit nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri.

 “Protesta ka vlerë të madhe për të bërë së bashku një transformim rrënjësor për ta çuar në një fazë të dytë reformën e Arsimit të Lartë, 8 kërkesat e famshme janë nisje por nuk e shterojnë spektrin e problemeve dhe nevojave të universitetit, por ne na dhanë shtysë për të zgjedhur këtë spektër duke bërë të munduar edhe programin për punësimin e studentëve ekselentë.

Pse nuk bëhej pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi sipas ligjit janë shprehje e një punë të bërë dhe monitoruar nga KE. 

Protesta dhe shfaqja shembullore e shqetësimeve të thella dhe nevojave për të hapur dyert e administratës duke kapërcyer pengesat që ka ligji na dha mundësinë që me partnerët të ulemi e të themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshëm që të kapërcejmë ligjin”,

Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin, falë protestës dhe kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe traditën dhe inercinë e tepsisë së famshme. 

Që të gjithëve, partnerëve, partisë e kujtdo që është mësuar me të vjetrën u them, nuk kemi ca të bëjmë, prioritetin e kanë këta që janë këtu dhe ky prioritet garantohet në mënyrë mekanike e transparente nuk ka nevojë për konkurs, atë e ka bërë jeta akademike me rezultatet e secilit. Ai që ka rezultatin më të lartë ka të drejtën i pari të zgjedhë. kjo është shumë e thjeshtë. Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri.

Më falni a ka ndonjë krahasim të mundshëm me 5 vjet më parë? Do thoni ju ça na duhet ne? Ne duam ku do jemi 5 vjet pas? Po, kemi shumë për të bërë. 

Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon.  Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju.”, tha Rama. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Platforma e punësimit të studentëve ekselentë, Rama: Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri”

  1. 🇦🇱 says:

    Ka student dépressif që po kthejn problemet shpirterore të akumuluara në terrorisme.

  2. Koli says:

    Kur ndryshoi kjo metode ?
    Se kur more pushtetin ti me spiunime e hoqe djalin tim socialist dhe vure nje pd-ist dhe lsi-st.
    Ti nuk di se po jepen miliona euro me dosje fallco jo do dishe se kush e fiton me aftesi punen.
    Mashtrime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *