Rrjetet sociale, njësoj si të biesh në “grackën” e drogës

Përdorimi i tepërt i mediave sociale është i krahasueshëm me varësinë nga droga. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në “Journal of Addictions Behavioral”, i cili vë në pah një lidhje mes përdorimit të mediave sociale dhe kompromentimit të vendimmarrjes, e cila në përgjithësi mungon nga të varur nga droga.

Studiuesit e Universitetit të Miçiganit kanë matur varësinë psikologjike nga “Facebook”-u të 71 personave. Pjesëmarrësit u nënshtruan më pas testit psikologjik Ioëa Gambling Task, i cili bazohet te lojërat e fatit dhe shërben për të vëzhguar mekanizmat vendimmarrës.

Testi tregoi se vendimet më të gabuara i marrin njerëzit që tejkalojnë përdorimin e mediave sociale. Lidhja mes vendimeve të gabuara dhe varësisë nga rrjetet sociale ishte e ngjashme me atë që njihet tashmë, midis vendimeve të gabuara dhe varësisë nga opioidet, kokaina, metamfetamina dhe droga të tjera.

“Rreth një e treta e banorëve të planetit i përdorin mediat sociale, dhe disa prej këtyre njerëzve tregojnë një përdorim të tepruar dhe pa adaptim të këtyre platformave”, vë në dukje profesor Dar Meshi, autori kryesor i studimit.

“Unë mendoj se mediat sociale sjellin përfitime të mëdha, ana e tyre e errët është se shumë njerëz nuk mund të largohen prej tyre. Ne duhet ta kuptojmë më mirë këtë nxitje, në mënyrë që të përcaktojmë nëse përdorimi i tepruar i mediave sociale duhet të konsiderohet si një varësi”. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rrjetet sociale, njësoj si të biesh në “grackën” e drogës”

  1. 🎑 says:

    Samsung S 10 del në shkurt dhe tablette pliable.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *