Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar

16 Janar 2019, 18:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E di që ka shumë zemërim dhe debat rreth vazhdimit të refuzimit të presidentit Ilir Meta, për postin e ministrit të Jashtëm. Të gjitha hamendjet që janë në lojë për këtë vendim të tij, kanë vendin e tyre, por Ilir Meta tani nuk është duke menduar se çfarë ka të drejtë, por si mund ta mbyllë këtë histori pa kosto.

Ajo që e bën të pavendosur atë, është dilema nëse do të jetë më e lehtë për të, të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit duke u zëvendësuar nga Edi Rama, apo të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj tre akteve antikushtetuese të tij, refuzimin për të dekretuar Lleshajn në bazë të bindjeve, refuzimin për të shkarkuar Bushatin në bazë të pëlqimeve dhe refuzimin për të emëruar ministrin e Jashtëm në bazë të perceptimeve.

Në fakt, edhe pse bën sikur mendohet se kush është ministri i Jashtëm, ai në fakt po mendohet se si ta tejkalojë shkeljen kushtetuese të mos dekretimit të shkarkimit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Ditmir Bushati.

Ndaj përkundër reagimeve negative, duket më e arsyeshme që Meta të mos dekretojë as Edi Ramën si ministër të Jashtëm, pasi në këtë moment do të pranojë dhe çertifikojë gjithë shkeljet kushtetuese që ka bërë.

Në këto kushte, rruga më e mirë për të, është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljeve për të cilat është paditur, dhe ta përdorë atë moment për një akt politik.

Deri atëhere, Ilir Meta ka shansin ta mendojë se si do t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës si President, apo si lider opozite.

Me gjasa, skenari më i mirë për të është të përdorë vendimet e Gjykatës kundër tij, si shkak për të lënë zyrën e Presidentit dhe për t’iu bashkuar opozitës, për të bërë një betejë pa kompromis me Ramën.

Ky do të ishte një moment moment morali pozitiv për të, duke reaguar me dorëheqje, si çdo President në botë, kur Gjykata i thotë që ke shkelur Kushtetutën, dhe ndërkohë do të bënte punë si lider opozite, në këtë gjendje ku është katandisur opozita.

Dekretimi i mundshëm i Edi Ramës si ministër i Jashtëm do ta rëndonte atë njësoj si mos dekretimi i Cakajt, pasi shkelja bazë e tij qëndron tek mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit dhe më pas tek hezitimet dhe refuzimet për emrin e ministrit të ri.

Ndaj ai nuk ka pse rrezikon duke qenë selektiv në këtë histori.

Gjykata Kushtetuese, sipas gjithë gjasave, do ta çertifikojë atë si shkelës Kushtetute, dhe ai duhet ta përdorë këtë rast për një aksion të ri politik.

E vetmja pasiguri për të është ndoshta fakti se duke mos qenë President, mund të jetë më i prekshëm nga ndonjë rihapje dosjesh të vjetra nga drejtësia, por dhe kjo mund t’i shërbejë aksionit politik, pasi Meta ka dhënë prova që nuk trembet nga drejtësia.

Ndaj është më mirë që kjo betejë e nisur nga zyra e Presidentit të përfundojë në rrugë kundër qeverisë. Është më mirë se sa qeveria ta hedhë atë në rrugë si shkelës Kushtetute.

19 komente në “Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    I MATH JE MERO
    ASNJE PIK NUK LEVIZET

    1. Komentuesi says:

      Je shume inteligjent zoti Mero.I kap shume mire dhe i analizon saket gjerat qe jane te kamufluara.

    2. Nexhat says:

      Po sa i madhe eshte ky Mero Baze vetem Rama ia kalone. Prandaje i kane rene edhe floket duke menduare si ta shpetoje Ramen nga kthetrat e Trampit. Po shyqyre qe nuk eshte vetem ka plote si ky qe paguhen nga Rama per te llehure tere diten qe te mbrojne nje te droguare.

  2. Malo Kanina says:

    Ore zoti Baze, po nuk hoqe dorë nga diversionet, or i uruari perëndisë. Nuk trëmbet Basha se mos, me miratim të heshtur të Berishës, i merr PD Ilir Meta. Nuk mund ta pranojnë kurrë demokratët të udhëhiqen nga Ilir Meta. Këtë ti e di mirë. Sidoqoftë, fitilat që mundohesh të futësh në mardhëniet Basha- Berisha, ( si puna e lajmit që jep sot sikur Basha paska dalë nga salla kur flet Berisha)nuk e mikëlojnë Ilir Metën. Nuk ka moshë sot Ilir Meta të ndërsehet sikur të ishte qen rrugësh nga një gazetar i njohur botërisht për diversionet si mënyrë konstante sjellje. Ilir Meta nuk e ç’dekreton Bushatin pikërisht pse bënë atë që mundohesh të bësh edhe ti ndaj opozitës, të fusë fitila përçarës në radhët e mazhorancës për ta shkatërruar atë. Ose së paku, për të dobësuar pushtetin e Edi Ramës dhe forcuar krahun kundërshtar të tij në parti. Pse jo, të përgatis për nesër ndoshta edhe rrëmbimin e PS.
    Sa i takon dorzimit të çelsave të presidencës, kot të gënjen mëndja se do e trëmbësh Metën, zoti Baze. Ai e di mirë,se, sa kohë që Edi Rama do të pretendoj të qëndroj në pushtet si kryeministër, kurrë nuk mund të kërkonte largimin e Ilir Metës nga ai post që ka. Ilir Meta vetëm për aq kohë sa do të jetë president është i parrezikshëm për Edi Ramën.
    Sidoqoftë zoti Baze, të mos të gënjejë mëndja, se nesër ose pasnesër,mund të jetë vet Edi Rama, kur pozicioni i Kryeministrit bëhet politikisht i papranueshëm për të, të kërkoj t’ja lërë Partinë Ilir Metës në këmbim të përkrahjes nga Meta për pozicionon e Presidentit të Republikës. Pra, thjesht të ndërronin vëndet. Dhe si president Rama jo vetëm do të shkëlqente politikisht, por do kish tërë kohën e mjaftueshme për të shkëlqyer edhe si artist.

    1. prizem says:

      @Malo Kanina
      E nis me ankese per diversion nga Mero dhe e perfundon me diversionin tend pa lidhje…

  3. Alfred says:

    Analize e sakte,gjithsesi eshte edhe varianti SPAK per z. Hajdut.

  4. Herkuli qe ta nguli says:

    Pas dorzeheqjes nuk do jete me as president e as deputet…

    Skenari me i mundshem eshte ARRESTIMI I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES NE ZYREN E TIJ.

    Like trimi do arratiset nga dera e akademise se arteve, dhe do shkoje per nje dore tavell me Gruevskin ne Budapest…

  5. shqiptari i ilirise says:

    B A L I L I L I R I !!!

  6. Ilir floriri nuk iken si president sepse eshte brenda ne bunker per zullumet qe ka bere dhe vendin e kryetarit ja ka zene munika dhe e bija qe eshte zonja e pare humbet vendin e first lady adams.
    Keta jane familja hajdutesh.

  7. ⚖️⚖️ says:

    Po vjen sahati , të japë llogari !

  8. Lennard says:

    Nuk ka nga ia mban .Do te dekretoje Ramen si Minister te Jashtem.Dhe do te rrije i Menderosur se nuk i shkoi gjalmi si duhet.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    PS-ja ta hedhi ankese ne Gjykaten Kushtetuse dhe Floriri gradualisht do dali “si cjapi, tek kasapi”.. Te te shohim o I nderuar “president” sa po e mbroke Kushtetuten.. Do dali si palaco (sic eshte)…

  10. eli-tiv says:

    ..nuk e kuptoj fare..fare.meta shkel kushtetuten…e me pas del madheshtor e behet prap lider ..kesaj here i opozites..??? Te thyesh ligjin themaltar te shtetit….e nuk denohesh ??? e kjo per interesa personale o grupimi ne kohe paqe ?? Me ben pershtypje qe askush nuk behet merak….eshte per te vene kujen..Kush eshte iliri ? perendi ?…jashtetokesor..??

  11. ardis says:

    Shpresojme te jete e shpejte dita per Hajdutin Meta dhe familjen e tij qe te jene perpara drejtesise.

  12. Xha Spiroja says:

    Z. Mero, nuk i njoh mirë këto lëvizjet politike të cilat ju i trajtoni. Të jem i qartë, i kuptoj se çfarë ju shkruani, por paqartësia ime është tek një problem, dhe konkretisht: “Nëse gjykata kushtetuese veprimet e Ilirisë Metës do ti quaj shkelje të kushtetutës dhe ky, siç ju shkruani, do të kalojë në drejtues opozite, a i lejohet këtij personi i cili shkel kushtetutën dhe largohet nga detyra, të jetë përsëri eksponent në politikë dhe edhe më pas si ministër, kryeministër, president apo kryetar partie?”. Ose mbasi ai shkarkohet nga detyra a vepron ligji i dekriminalizimit në këtë rast? Në se po, ju duhet të ndreqni shkrimin tuaj; nëse jo, atëhere kot san bëhen ligjet.
    Përgjigje?
    Xha Spiroja

  13. taku says:

    Do e vene pergjesgjes dhome ne Rec te Shkodres

  14. Doktori says:

    SPAKU,mik na zgjidh pune

  15. Virusi says:

    Kaninjotet o Malo, kane bere vloren dhe shqiperine. Te keqen, hiqe ate mbiemer se e turperove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje