Racizëm europian? Si janë ndrydhur femrat me ngjyrë nga arti dhe janë fshirë nga mitologjia e historia

17 Janar 2019, 12:30Lifestyle TEMA
Racizëm europian? Si janë ndrydhur femrat me ngjyrë nga arti dhe

Ku janë të gjitha femrat e bukura, të fuqishme, me ngjyrë nga mitologjia dhe historia? Ato u fshinë nga arti perëndimor

Nga Sophia Smith Galer

Përplasja e Titanëve ishte një nga filmat më popullor të vitit 1981. Përzgjedhja e shkëlqyeshme e yjeve të Hollivudit tregonte historinë e Perseusit, një gjysmë- perëndi nga mitologjia greke që vret një përbindësh deti dhe shpëton princeshën e bukur, Andromeda. Aq popullor ishte filmi, saqë u rikrijua në vitin 2010; megjithatë mori një vlerësim vetëm 26 përqind në Rotten Tomatoes. Se sa prej atyre që vlerësonin filmin kishte një arsimim klasik, është e paqartë, por ndoshta do të kishte qenë më mirë nëse prodhuesit e tij do të bënin hulumtimet e tyre. Sipas historianes britanike të artit, Elizabeth McGrath, në artikullin e vitit 1992 Andromeda e Zezë, Andromeda ishte me të vërtetë, fillimisht e përshkruar si një princeshë e zezë nga Etiopia.

Kushdo që ka parë secilin prej filmave të Clash of the Titans, do të dijë se Judi Boëker dhe Alexa Devalos janë të dyja femra të bardha dhe kushdo që ka parë Andromedën në një pikturë – ndoshta e Titian ose Poynter – do të besojë se ajo është e bardhë.

Por artikulli i McGrath ishte i vendosur në trajtimin e tre gjërave: se të gjithë mitologët grekë e vendosën Andromedën si princeshë të Etiopisë, që Ovidja i referohet në mënyrë të veçantë lëkurës së saj të errët dhe se artistët gjatë gjithë historisë së artit perëndimor shpesh harruan të përshkruanin ngjyrën e saj sepse Andromeda duhej të ishte e bukur, dhe errësira dhe bukuria – për shumë prej tyre – janë larg nga njëra tjetra.

Nuk ka asnjë dyshim për racën e Andromedës, sipas profesorit McGrath. “Është shumë e qartë,” thotë historianja për BBC Culture, gati tre dekada pas botimit të artikullit të saj.

Megjithatë, arti i rilindjes në mënyrë të përsëritur përshkruan Andromedën si të bardhë. Në “Perseusi liron Andromedën” e Piero di Cosimo nga vitet 1510 ajo është më e bardhë se të gjithë figurat rreth saj, duke përfshirë një muzikant të zi dhe prindërit e saj, të cilët janë dukshëm më të errët dhe me kostum ekzotik.

Ne e dimë se ka pasur debate aktive në lidhje me ngjyrën e saj të lëkurës, një debat që me siguri do të dukej racist ndaj syve moderne. McGrath referon Francisco Pacheco, një artist dhe shkrimtar spanjoll, i cili në një fragment të librit të tij Arte de la Pintura, kërkon të dijë pse Andromeda është pikturuar shpesh në mënyrë të bardhë, kur disa nga burimet thonë se ajo është e zezë.

“Ai me siguri mori një tronditje të tmerrshme që Ovid mund të fliste për një grua aq të bukur, por të zezë,” thotë McGrath. Libra të tillë si Pacheco u përdorën si udhëzues referues për piktorët se si të pikturoheshin kush dhe çfarë – kështu që është e lehtë të shohësh se si mund të përhapeshin pikëpamjet e tij.

Andromedat e zeza ishin pak dhe shumë larg – dhe imazhet si të Bernard Picart (1731) “Perseus dhe Andromeda nga Abraham van Diepenbeeck (1655)”, duket se tregojnë një grua me tipare dhe me flokë stereotipike të bardha, por me lëkurë të errët.

Andromeda nuk është e vetmja figurë me ngjyrë në art. Në fakt, ngjyrosja “e bardhë” e Andromedës ishte paraprirë në Rilindjen Evrope nga Krishtërimi.

Michael Ohajuru, një historian i artit që organizon turne nëpër galeritë e Londrës, duke shqyrtuar përfaqësimet e njerëzve me ngjyrë në art, erdhi për të studiuar historinë e artit të Rilindjes, përmes magjepsjes së tij me magusin e zi. Ky ishte njëri prej tre mbretërve, apo magjistarëve, të përshkruar në skulpturat e Adhurimit të Magjishëm të lindjes – zakonisht dhënësi i rrëshirrës.

Ohajuru u befasua nga pozitiviteti i kësaj figure që ishte në kontrast me pamjet e shumta të historisë së njerëzve me ngjyrë në role skllevërish. “Mbreti është përdorur si një figurë pozitive,” thotë ai. Duke simbolizuar një kontinent të ri afrikan që kishte ardhur për t’u bashkuar me Evropën dhe Azinë në krishterim, “ai u përdor si shembull për ta sjellë botën drejt përparimit”. Ohajuru kërkoi origjinën e supozuar të mbretit dhe e gjeti në “Udhëtimet e Zotit John Mandeville”, një tekst i shekullit të 14-të, i cili thotë se Magusi ishte nga Saba, një mbretëri në Etiopi.

Pra, Ohajuru u habit kur zbuloi se shumë piktura të vizitorëve të Dhjatës së Vjetër për vizitoren e Mbretit Salomon, Mbretëreshën e Shebës – një fjalë tjetër për “Saba” – e përshkruanin atë si një grua të bardhë. Ai i referohet detit Claude Lorrain me anijen e Mbretëreshës së Shebës, e shfaqur në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Është e pikturuar në detaje në buzë të pikturës, por ajo është e bardhë. Ndërsa mbretëresha e Shebas, që e njihja si figurë, erdhi nga Saba, që ishte në Etiopi, nga e cila vinte edhe Mbreti. Kështu që mbretëresha e Shebës duhej të ishte me ngjyrë të errët në mendjen time. ”

Rilindja pati një tendencë për zbardhjen dhe seksualizimin e Mbretëreshës së Shebës.

Gjithçka që duhet është pak minuta për të kërkuar “pikturë mbretëreshë të Shebës” në imazhet e Google për të parë një valëllojshmëri të grave të bardha të ekzotikuara që vështrojnë në sy, ose shikuesit ose mbretin Solomon. Ekzistonin dikur disa pamje të Mbretëreshës së Shebës si një grua me lëkurë të errët, por Rilindja e shihte zbardhjen e saj dhe seksualizimin në një shkallë të madhe. Për Ohajurun ky portretizim është i papërshtatshëm me atë që shihet në altarin e Klosterneuburg në Austri, që e portretizon atë duke vizituar mbretin pranë një imazhi të Adhurimit të Magjive.

“Ajo u përdor si një parathënie, një paralajmërues, një profetizues, që një mbret do ta vizitonte fëmijën Jezus, ashtu si mbretëresha vizitoi Solomonin.” Nga shekulli i 18-të ajo nuk është më një mbretëreshë që takon një mbret për të pasur një debat të shëndetshëm – ajo është një figurë joshëse.

Por ata që përshkruanin mbretëreshën e Shebës – ose në të vërtetë Andromedën- kishin një justifikim të dobishëm. Etiopia, si për shkrimtarët e klasikëve, edhe për studentët e Biblës, mund të ketë kuptime shumë të ndryshme. Si një folëse e gjuhës arabe gjithmonë e kam kuptuar se Mbretëresha e Shebës quhej Mbretëresha Belqis dhe erdhi nga Jemeni. Etimologjia e Etiopisë vjen nga greqishtja e lashtë për ‘fytyrat e djegura’.

Për grekët, kjo ishte një fjalë për cilindo nga klimat më të nxehta dhe më të largëta se sa bota e tyre. “Është mjaft e paqëndrueshme,” thotë McGrath. “Mund të jetë kudo në Afrikë, madje edhe në Indi, këto vende të paqarta, vende të djegura nga dielli në të dyja anët e Tokës. Etiopia pothuajse mund të jetë si një vend magjik ku ndodhin gjëra të çuditshme.”

“Kur ata mendojnë, ‘Epo, Etiopia në të vërtetë nuk mund të nënkuptojë njerëzit me ngjyrë dhe Andromeda s’ka se sit ë jetë një e tillë’, atëherë ata gjejnë të gjitha arsyet për të thënë se Etiopia do të thotë diçka tjetër. Mund të jetë diku në Lindje. Dhe ata lehtësisht mund të kenë paqartësi rreth vendndodhjes së Etiopisë “.

Përkthimi i Biblës nga i cili do të punonin artistët e Rilindjes, gjithashtu kishte kaluar disa përpunime që nga krijimi i saj. McGrath shkruan tek “Andromeda e Zezë” për mënyrën se si, në hebraishten origjinale dhe atë greke, Mbretëresha e Shebës shpall në Këngën e Solomonit në Dhiatën e Vjetër ‘Unë jam e zezë dhe e bukur’.” Nëse bëhet përkthimi në Vulgatën Latine, ‘dhe’ bëhet ‘por’; “Unë jam e zezë por e bukur.”

Në Angli, botimi i Biblës së Mbretit Xhejms 1611 e ndryshoi atë edhe më tej: “Unë jam i zi, por i butë”. Qëndrimet raciste që zvogëlohen dhe hiperseksualizohen gratë e zeza janë të dukshme. Ndoshta është kjo frazë, më shumë sesa çdo pikturë, më goditësja.

E zeza është e bukur

Pa urtësinë e Mbretëreshës së Shebës ose bukurinë e Andromedas, imazhet e bukurisë së zezë në art janë të rralla; ka, natyrisht, shumë skica dhe piktura të njerëzve me ngjyrë, por që nga shekulli i 18-të e tutje ata kryesisht përqendrohen në studimet e punonjësve në terren, shërbëtorëve dhe skllevërve. Megjithatë ekziston një anomali e çuditshme – dhe këto anomaly na kthejnë në Holandë, ku Magusi i Zi si një simbol lulëzoi.

Elizabeth McGrath e sheh Antëerpin në shekullin e 17 me mendje të hapur. Frymëzuar nga Psalmi 67, ku Etiopia ‘do t’i shtrijë duart për Perëndinë’ me johebrenjtë e saj, ishte një vepër arti e pazakontë. Sipas Dhiatës së Vjetër, Moisiu u martua me një etiopiane, dhe në paraqitjen e Jacob Jacaens në vitin 1650 të Moisiut dhe gruas së tij, çifti “ballafaqohet, në të vërtetë mund të duket sikur edhe po i sfidon, paragjykimet e spektatorit.”

Perëndia në të vërtetë e sëmur Miriamin, motrën e Moisiut, me lebrozë për një javë për ta ndëshkuar atë që ka folur ‘kundër’ përzgjedhjes së nuses së Moisiut; kjo është një paraqitje e rrallëikonografike e anti-racizmit.

Kjo në vetvete është e përshtatshme – Peter Paul Rubens, artisti që merrej me ‘quajtjen e së madhes si ‘e bukur’”, gjithashtu bëri të zezën të bukur në Katër Kontinentet në vitin 1610. Katër Kontinente personifikohen me katër lumenjtë e tyre të mëdhenj, dhe të gjithë janë me muskujt dhe gjoks të fryrë. Në mes ulet Nili, figura e vetme që ngul sytë drejtpërdrejt tek shikuesin. Lakuriqësia e saj është e fshehur në mënyrë ngacmuese, lëkura e saj është e errët dhe ajo është figura më e zbukuruar ndër të tjerë. Po, ajo është ekzotike, por ka një fuqi – dhe është e barabartë me gratë e bardha në imazh. “Kishte një interes për të pikturuar njerëz me lëkurë më të errët në Antëerp, pjesërisht për shkak të konvertimit të tyre dhe pjesërisht sepse njerëzit haseshin nëpër rrugët e qytetit,” thotë McGrath.

Këto, megjithatë, mbeten anomali në historinë e artit perëndimor, shpjegon McGrath. “Një arsye për të cilën “Mbreti i Zi” është në disfavor është se njerëzit – artistë fetarë dhe teologë – nuk janë kaq të interesuar për simbolizmin e vjetër fetar të Etiopisë dhe të Johebrenjve.” Kështu që figura të tilla shihen si të parëndësishme.

Është një histori komplekse – e racizmit evropian, si edhe dobisë që kishin figurat biblike të zeza për ata që dëshironin të mësonin fenë nëpërmjet artit – që ndihmon për të shpjeguar mungesën e figurave të zeza në historinë e artit. Për Michael Ohajurun në turneun e tij të artit, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të gjesh disa paraqitje të Mbretëreshës së Zezë të Shebës dhe Andromedës së zezë – dhe të zbulosh se përse u zhdukën.

Ndikimi i madh që historia e artit perëndimor ka pasur në imagjinatën tonë kur vjen puna te vizualizimi i figurave nga Bibla, apo klasika, padyshim që ka nevojë për investigim të vazhdueshëm. Nën një lente të tillë, Gina Lollobrigida duke luajtur Mbretëreshën e Shebës në vitet 1950 ose Alexa Devalos duke luajtur Andromedën bëhet problematikë.

BBC-Përshtati për TemA në shqip-Diona Çeço

9 komente në “Racizëm europian? Si janë ndrydhur femrat me ngjyrë nga arti dhe janë fshirë nga mitologjia e historia”

  1. Jezus says:

    Nuk eshte per t’u cuditur sepse edhe sipas Bibles se Shenjte edhe jezu Krishti i jone ka lindur me ngjyre te erret te lekures por ne piktura perendimore paraqitet edhe flokekuq e lekurebardhe!

    1. jon says:

      Eshte gje shume e mire qe e pranon biblen si liber te shenje , sepse eshte. Por thuaj ne cfare paragraf thote per ngjyren e Krishtit qe eshte e erret.

      1. Alban says:

        Ne paragrafin qe Jezu Krishtu eshte cifut dhe cifutet jane semitik si arabet pra jane ezmer me floke te zinje sy te zinj ose te erret. Jezu krisht biond me sy blu vetem ne kishat europiane dhe filmat e hollivudit gjen.

        1. jon says:

          Me i zgjuari!! Ne c’fare paragrafi i ke lexuar keto?. Ta jap une pergjigjen. S’ke ide c’fare thua. Thjeshte kejo eshte pershtypja jote dhe kejo ka rendesi per ty. S’ka rendesi per ty te thuash budallalleqe. Hidhesh dege me dege. Hollividin? Por hollivudi eshte perseri cifute. Pse cifutet e bejne kete? Mbyll gojen.

      2. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

        O Rrot Sepse Populli Semit Hebrenjte Kane qene Esmer, Sic Jane Palestineset e Sotem, Pse Mendon Qe Jezusi Ka qene Viking ?

  2. american16al says:

    E ci duhet shqipetareve meraku se jane te zeze apo jo disa figura ne pikturat e se kaluares!!???
    Ka probleme me madhure ne shqiperi se kjo.!!!!

  3. Race e bardhe ilire says:

    Mos na cani trapin me brockullat neomarksiste, antievropiane, antiperendimore. Per fat te keq i eshte shpallur lufte races dhe kultures se bardhe dhe per kete nuk kemi pse te shkojme larg se sorosi i ka futur miliardat e tij, ne politike, art dhe se fundmi shkence.

  4. Pellazgos says:

    Arti dhe Mithollogjia Greke nuk ka lidhje me perralla si Marangozi Krisht qe u “ngjall” nga te semurit e kesaj Dogme.
    Mithollogjia Greke eshte frymemarje filosofike,eshte intelligence,eshte docks Hyjnore qe vetem populli Greke krijoi edhe Lojera per Perendite e Olimpit.
    Perrallat me Abrahamin coban qe fali me “Zotin” she I “premtoi” Qeverine e kombeve eshte po ashtu per te semure Psiqike te Dogmave qe fare qarte filosofi gjermane Nitche thote qe Perendimi duket karikature perpara Greqise Klasike nga te gjitha anet.
    Zilia kunder Greqise nga Cifutet sidomos e ka katandisur kete Komb Vital ne nje shtet Ballkanik.
    Eshte fakt historik si zona me Polis Greke qe nga Spanja ne France me Massaline e Pytheas qe sot quhet Marseje me Magna Grecia qe sot quhet Italy,Nea Polis qe sot quhet Napoli,Epiri historik dhe Legjendare we Fuqite e medha I donin dhe e duan Islamike,me Kostandinopolin,ne Akeksandrine,me Persepolin ne Persi Iran etj.

  5. american16al says:

    Me diskutimet per racizmin nuk behet gje tjeter vec se i ndane me shume rracat me ngjyra te ndryshme, respekti fitohet dhe nuk imponohet, keto jane shenja te totalitarizmit dhe diktatures ku populli si i thote diktatori.
    Njerezit jane te lire te zhjedhin dhe jo tu imponohete!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje