Edi Rama, ky dominues i rrjeteve sociale

18 Janar 2019, 17:10Politika TEMA

Nga Briseida Mema

Mund të jesh kryeministër, por dhe instagramist i fiksuar. Për të zbutur protestuesit apo ironizuar me opozitën, Edi Rama përdor (abuzon thonë kundërshtarët e tij) rrjetet sociale, ku ai është një yll i vërtetë për rajonin e Ballkanit.

Në mes të dhjetorit, pas një refuzimi nga studentët protestues që të negocionin në zyrën e tij, ai poston një pikturë që e tregon të angazhuar në një kërcim me bel nën ritmet e një kënge shqiptare: “Të pres si gjithmon’/ por ti më the: Mos më prit atje. Përsëri të pres (…) e di se do të vish një dit’”.

Një deputet i së djathtës i lëshon një vezë një javë më vonë? Ai kundërpërgjigjet me një pulë që bën vezë dhe që ka fytyrën e kreut të së djathtës, Lulzim Basha, partia e të cilit bojkoton Parlamentin prej disa muajsh.

Ai kthen modelin e flokëve të kundërshtarit tjetër të tij në një kungull të “Halloween”, ish-presidenti Sali Berisha, armiku i tij më i ashpër politik. Ky i fundit e quan “hajdut psikik i lidhur me krimin e organizuar”, Edi Rama e ngjit fytyrën e kundërshtarit të tij 74-vjeçar me trupin e këngëtares amerikane Meghnan Trainor dhe e bën të tundet nën ritmet e “All about that bass”.

Rezultati: në rrjetet sociale të Ballkanit, Edi Rama, i cili publikon pa dallim imazhe private dhe foto të takimeve të tij me krerët e tjerë të shteteve, është Guliveri në vendin e Liliputëve.

Të zbusësh dhe të frikësosh

Ai ka më shumë se 1,1 milionë ndjekës në “Facebook”, dy herë më shumë se sa Lulzim Basha.

Raporti i forcave është edhe më i çekuilibruar në “Twitter” (329 000 kundrejt 6 200) apo në “Instagram” (264 000 ndjekës, gati katë herë më shumë). Kreu i fuqisë tjetër rajonale të Ballkanit Perëndimor, serbi Aleksandar Vuçiç as që i afrohet.

“Rama përdor humorin si një armë politike me dy presa: për të zbutur situatën dhe për të frikësuar kundërshtarin”, shpjegon Iris Luarasi, eksperte e komunikimit politik.

Stili i zgjedhur nga ky artist-piktor 54-vjeçar është shpeshherë therës dhe efikas.

Një qytetari kritik, ai i shpjegon se nuk ka një “shkop magjik për të mbyllur menjëherë plagët që të tjerë kanë hapur në Shqipëri prej një gjysmë shekulli”.

“Mund të jem ironik ose sarkastik, por ju nuk më keni dëgjuar asnjëherë dhe nuk do më dëgjoni kurrë të bëjë akuza poshtëruese”, tha para studentëve Edi Rama gjatë një debati të fundit televiziv.

Ai tregohet më pak i sjellshëm me kundërshtarët e tij… Pas episodit të vezës në Parlament, mesazhi në “Twitter” @ediramaal është shumë më i ashpër se sa ai në “Instagram”: “Gjatë muajve të bojkotit, opozitarët paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë (…)”.

Kur një qytetar e pyet në “Facebook” i thotë se toni që ai përdor në rrjetet sociale nuk përputhet me atë të një përgjegjësi të nivelit të tij, Edi Rama i përgjigjet: “Më mirë një kryeministër që bën humor se sa një kryeministër që vret, që dhunon, që shkatërron vendin e tij”, duke aluduar për të djathtën që e largoi nga pushteti në vitin 2013.

Editorialist dhe polemist

I pyetur nga AFP, shërbimi i tij i komunikimit nuk pranoi të shprehej lidhur me këtë çështje. Por, zyrtari theksoi se ai i administron vetë llogaritë e tij, deri natën vonë, duke u shprehur se e bënte me kënaqësi, madje do ta bënte edhe pas vdekjes.

“Në atë botë, do të gjeni një kryeministër që i përgjigjet çdo mesazhi në Whatsap dhe që do të publikojë foto në Instagram”, shkruan ai në Facebook.

Por, kjo është kryesisht një mënyrë për t’i rënë më shkurt se mediat tradicionale.

“Ai ka marrë përsipër rolin e editorialistit dhe të kritikut”, shpjegon Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve.

“Ai nuk ka nevojë që ta dëgjojnë, vetëm që t’i bindë të tjerët se ka të drejtë”, shpreh keqardhjen kolegu i tij, Lutfi Dervishi.

Kush e ndjek Edi Ramën në Facebook, ka shumë shanse ta fillojë ditën me një “Mirëmengjes” të Kryeministrit i cili e fton për një bisedë të drejtpërdrejtë.

“Bekimit”, një ndjekësi në rrjetet sociale i cili i shpjegon se me këtë aktivizim në Facebook do të ishte shkarkuar nga detyra në Zvicër, ai i përgjigjet: “Të flasësh me popullin tënd është një detyrë, jo humbje kohe… Mos u shqetëso, kur unë fillova të përdorja Twitter, politikanët zviceranë nuk ia kishin idenë rrjetit social”.

Dhe në mbyllje: “Mos e harxho mundësinë e komunikimit me mua me budallallëqe. Ndoshta mund të flasim për diçka të dobishme”.

14 komente në “Edi Rama, ky dominues i rrjeteve sociale”

  1. Aldo says:

    ????????????????????

    1. Nesti says:

      Edi Rama eshte nje mashtrues e zoti!
      Facebook-un nuk e perdor per te bere ndonje pune te mire per popullin,por vetem per imazhin e tij mashtrues!
      Te huajt,qe nuk e pesojne arrogancen,harbuterine,perbuzjen etj te tij kurre nuk mund ta kuptojne se kane te bejne me nje kloun cirku,qe vetem tallet, perdor zhargone fyese,ironizon bashkebiseduesit,por kurre nuk ben DIALOG!
      Ai perdor postin e tij zyrtar per te MUNDUR njerezit e jo per te dialoguar me ata se si mund te behet me mire nje variant i caktuar i qeverisjes!
      Rama kurre nuk pranon kritika,keshilla,vrejtje apo akuza as per vete e as per qeverisjen!
      Ne se e keni pare te terhiqet kete e ka bere vetem kur eshte ndodhur para protestave te fuqishme!
      Ai eshte sa arrogant aq edhe FRIKACAK!
      Edhe investimet e shtetit i ka perdorur vetem poer imazhin e tij fallco e jo per popullin!
      Milarda leke ka investuar per qendrat e qyteteve e jo ne lagjet e tyre sepse atje bien me shume ne sy te te huajve!
      Ka 6 vjet si kryeminister dhe i mbeti goja vetem tek turizmi,sikur i rregulloi punet e tjera dhe i mbeti turizmi!
      Shperdoroi miliarda leke pa asnje nevoje te domosdoshme per qendren e Tiranes dhe bulevardin e ri,kur ish komunat qe iu bashkuan Bashkise jane si GETO!
      Yzberishti (Astir) eshte pasqyra e sundimit te tij kriminal,qe ka lene 50 mije banore pa asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje shkolle,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje meter rruge te shtruar,por jetojme ne mes te baltes e pluhurit,plehrave dhe qenve rrugace!
      Yzberishtin Veliaj dhe Rama e kane trajtuar njelloj sic trajtonte klika e Tito-Rankovicit dikur Kosoven!

      1. alba says:

        Nesti meso te lexosh nje shkrim realist e qe te terheq. Kupto te lexosh e fe kuptosh e mbi te gjitha te pranosh. Ne shkrim nuk thuhet qe Rama ben mire ose keq, por menyra sesi ai ka ngritur boshtin e komunikimit te tij. Nje shkrim i shkelqyer.

      2. qytetari says:

        Tek lexova deri ne fund komentin tend ne paragrafin e fundit ke permendur duke identifikuar e portretizur vetvehten me shprehien :”Por jetojme ne me te baltes e pluhurit,plehreave dhe qeneve rrugaçe”!Besoj se nje nga ata je edhe ti!

  2. asd says:

    … eshte bere si Kardashian. Vetem qe Kardashian nuk zhyt vendin ne borxhe.

  3. al says:

    Cfare te thuash tani, a ka vend qe te krahasohet kjo gazetare me te vetequajturit gazetare ( nuk e di pse mbi 90% e tyre jane provincial nga prejardhje dhe sahanlepires te palodhur,
    shpirtzinj deri ne vdekje me popullin e tyre).
    Dhe me e forta vjen kur ulerisin si cakej qe E.R. ka blere median, dmth ka blere duke i mbajte me buke, “gazetaret” si psh Lesi, Rakipllari, Lela, Rakipi, Myftari, Marku, SMeco, Fevziu,
    Shkullaku, Hila, Bushati, Zheji, Bejtja e te tjere qe kane uzurpuar emisionet ne mediat e blera nga E.R.
    Ketyre cakejve, dhelprave apo te dyja bashke, nuk i vjen keq per mijra te vrareve te shkaktuar nga keq qeverisja ne kohen e demokracise, nuk iu dhemb tragjedia me 26 te vdekur ne
    Gerdec, nuk kane turp te harrojne 4 te vrare nga qeveria ne bulevardin qendror, gje qe nuk kishte ndodhur asnjehere ne historine e tij.
    Po ketyre iu dhemb dhe iu djeg qe ky “psikopati” kerkon te beje shtet, qe vendi te qeveriset me ligje dhe drejtesi. Kete gje “kadrinjte” nuk e durojne dot dhe kane te drejte jane kunder
    te ardhmes se Shqiperise si nje shtet demokrat per te gjithe banoret e saj.

  4. Kb says:

    Bravo Briseida! Kemi shume nevoje per shkrime me llogjike te shtjelluara dhe te argumentuara thjesht dhe bukur.

    1. drini says:

      KB eshte AFP jo Brisida

  5. tropojani 100 says:

    normal ky rrot kari me atlete e kule ka kohe boll per internet per ate e ka zgjedh populli me shit pordh se pune te hajrit nuk bo,katunari surrelit

  6. Petrit says:

    Shume e drejte
    Nje shkrim per tu marrë shembull nga shume te tjerë qe duan ta quajnë veten gazetarë.
    Shqipëtarët ( delet) keto duan.
    Meme , foto , video , barcaleta etj.
    Ku ka gje me te bukur se ta fillosh ditën me nje miremengjesi dhe nje foto nga nalt gjatesia.
    Dhe prindi i thote femijes: urdhero bir. Ha foto tani se pune nuk ka
    Popullit i mjaftojne foto dhe ironite qe ben nalt gjatesia.
    Dhe hop disa miliona te tjera me ppp-te
    Mjafton nje miremengjesi nga nalt gjatesia.
    Dhe hop disa miliona te tjera nje firme me dokumente fallso.
    Ky eshte ylli yne i rrjeteve sociale
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

  7. Komentuesi says:

    Bravo i qofte Edi Rames,eshte vertete nje kryeminister komunikues dhe i hapur me medjat dhe popullin.Gjeja me e mire e tij,eshte, se, ai nuk ofendohet nga disa njerez banal e kafshe,por perseri ai u kthen pergjigje sikur te jene njerez normal.Per kete meriton respekt dhe lavderime.

    1. Adi says:

      Ed kllufin populli nuk e votoi qe te rrije ne facebook e te japi ppp/qoka me paret tona!!! Ed kllufi t’i beje duha opozites idiote qe i la saliu se prandaj po rri ende ne pushtet. Thjeshte delirant dhe i paafte

  8. Meri says:

    Mesoni nga Edi Rama, nje erudit per te qene gjithe jeten nje polemizues, nje artist qe po ben KM ne menyren me te mire te mundshme ne Shqiperine e shqyer, te rrjepur, te plagosur dhe te syrgjynosur nga qeverite e mepardhmr. Lexojeni me mend kete artikull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje