FOTOT: “Foto e 10 viteve më parë”, në rrjet plasin teoritë e konspiracionit nga Facebook (por jo shqiptarët)

18 Janar 2019, 12:28Lifestyle TEMA
FOTOT: “Foto e 10 viteve më parë”, në rrjet plasin

Ditët e fundit faqet tuaja në rrjetet sociale po gëlojnë nga një lojë virale, apo “sfida” e të treguarit si ke qenë para 10 vitesh.

Për të gjithë kjo “sfidë” (#10yearschallange) në rrjetet sociale është parë si një mënyrë për të tërhequr të tjerët në lojën virale.

Por çfarë fshihet pas kësaj loje? Janë të shumtë ata që mendojnë se nëpërmjet kësaj “loje” apo “sfide” po “i dhurojmë” me dorën tonë rrjetit të tjera të dhëna personale.

“Unë 10 vjet më parë: Me siguri edhe unë do ti bashkohesha valës së meme-ve në fotot e profilit që po qarkullojnë në rrjet.

Unë tani: Mendoni pak se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të trajnuar algoritma të njohjes së fytyrës në bazë të progresionit të moshës”, shkroi në rrjetet sociale Kate O’Neill, autore e një libri të titulluar “Tech Humanist”.

Ajo mbështet teorinë se “sfida” e fotos së 10 viteve më parë është pjesë e një programi të njohjes së fytyrës që ka në bazë të tij transformimin e paraqitjes me kalimin e moshës dhe për këtë nevojiten një numër i madh fotosh të kohëve, racave dhe vendeve të ndryshme.

“Falë këtyre meme-ve tashmë të gjithë bashkë kemi grumbulluar një font të konsiderueshëm të dhënash në foto të paraqitjes tonë dhe 10 vjet më parë. A po i përdor dikush tani këto të dhëna?”, shkroi O’Neill.

Por një zëdhënës i Facebook deklaroi për Fox Neës:

“Këto MEME janë gjeneruar nga vetë përdoruesit e Facebook në mënyrë individuale dhe është bërë virale vetëm nëpërmjet tyre.

Facebook nuk ka nisur asnjë iniciativë me tendenca të tillë për të përdorur fotot e postuara këtë rrjet. Facebook nuk fiton asgjë nga këto MEME.

Përdoruesit e Facebook mund ta aktivizojnë, ose jo në ço moment programin e një njohjes së fytyrës”, tha ai.

Pavarësisht këtyre teorive, shqiptarët e kanë marrë me shumë humor këtë sfidë.

1 komente në “FOTOT: “Foto e 10 viteve më parë”, në rrjet plasin teoritë e konspiracionit nga Facebook (por jo shqiptarët)”

  1. Fatosi says:

    Shqipetaret le te vazhdojne me MEME ,dhe le te vazhdojne te meren me palacolleqe dhe te qeshura<por jeta nuk eshte palacolleqe dhe te qeshura ,vjedhje ,mbjellje droge,banditizem,korupsion,e te tjera Por Pune e vazhdueshme per te miren e brezave qe do te vine!! Prinderit per femijet d,dhe mbasi femijet te behen prinder te mesojne e dhe femijet e tyre gjerat e mira dhe jo te keqija
    Por Shqipetaret as I kane bere dhe as duan ti bejne keto gjera per vazhdimesin e brezave,por I tregojne Vjedhjet ,Vrasjet ,Dembelizmin,Drogat,dhe Cafenete per te bere llogje dhe per te mare neper goje te gjithe ( duke u mare me ateashtuquajuren POLITIK) Nje dembelizem I theksuar ne Shqiperi ,Cdo ore neper cafene ( Te gjitha jane Plote) gje qe nuk bene vaki ne asnje vende te botes Dhe flasim per te mira ushqimore dhe finaciarere qe I kerkojme gjithmone nga te tjeret (Nga qeveria qe eshte,Nga Europa,dhe nga Amerika)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje