Zbulohet misteri i Saturnit, një ditë zgjat 10 orë e 33 minuta

21 Janar 2019, 12:40Lifestyle TEMA
Zbulohet misteri i Saturnit, një ditë zgjat 10 orë e 33 minuta

Një ditë në Saturn zgjat 10 orë e 33 minuta dhe 38 sekonda, sipas studimit të fundit të publikuar sipas të dhënave të mbledhura nga sonda e NASA-s, “Cassini”, raporton ata.

Përllogaritjet e reja i japin zgjidhje një prej mistereve që kanë të bëjnë me planetin me unaza dhe e ulin me disa minuta vlerësimin e mëparshëm të zgjatjes së ditës në Saturn, që mendohej se ishte 10 orë e 47 minuta.

Vështirësia në përllogaritjen e ditës lidhej me mungesën e pikave të referimit nga të cilat të fillonte numërimi, sepse nuk ka male apo ultësira pasi kemi të bëjmë me një planet gjigant të gaztë.

“Përgjigja gjendej tek unazat. Studiuesit përdorën valët që krijoheshin në unaza dhe arrinin deri në brendësi të Saturnit duke marrë kështu këtë të dhënë që kërkohet prej kohësh”, tha shkencëtarja Linda Spilker që punon me projektin “Cassini”.

2 komente në “Zbulohet misteri i Saturnit, një ditë zgjat 10 orë e 33 minuta”

  1. Sali pekmezi says:

    Saturni eshte planet me i rralle nga te gjithe planetet e tjere eshte gjigand me i madhe se hena e tokes eshte plote me uje dhe me kafshe te pa njohur? Vetem jupiteri mund te japi te dhena te sakte duhet shkuar ne Jupiter per te studiuar planetin e Saturnit.

  2. Sali pekmezi qe ta ndezi says:

    Lolo,lolo kalacolo,o saturn ti nuk egziston as ne hene dhe as ne toke mirupafshim o saturne i jupiterit jeni dy pleq mashalla nje me brek dhe nje pa koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje