Kandidatura e propozuar nga Meta për kreun e KLSH, Spiropali: Nuk ka eksperiencë, por do ta shqyrtojme e do veprojmë në përputhje me ligjin

Kandidatura e propozuar nga Presidenti Ilir Meta, për zgjedhjen e Bahri Shaqirit, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke se nuk po gjen mbështetjen e maxhorancës.

Një ditë, pasi kreu i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, u deklaruar kundër kandidaturës së këshilltarit të presidentit, ka reaguar sot edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se shumica i beson opinionit të Manjës.

Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve. 

Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. 

Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Më tej Sipropali foli edhe për anullimin e koncesionit të aksit Thumanë-Kashar, teksa i quajti qesharake deklaratat e opozitës se nuk kishte buxhet për këtë rrugë dhe se qeveria mashtroi studentët kur tha se financimet do kalonin për ta.

Dua të flas dhe për reagimin e opozitës ndaj deklaratës së ministres Balluku për rrugën Thumanë-Kashar. U thanë gjatë ditës së djeshme por dhe sot shumë të pavërteta dhe madje u ekspozua dhe një tabelë ku u dëshmua se në buxhetin e 2019 nuk ka fonde për këtë aks. 

Keqardhje për këtë akt të ulët të politikës. Por sa mirë na jepet mundësia për të shpjeguar këtë mekanizëm që ka një deformim të qëllimshëm për të pavërteta që hidhen për konsum në opinionin pulbik.

Rruga e Arbrit figuronte si rrugë që nuk ka buxhet, ndërkohë deri sot Rruga e Arbrit është ndërtuar me fonde të kompanisë, këtë vit nis të kontribuojë qeveria. Ky është mekanizmi i PPP, ndaj PPP-të nuk janë krime. Procedura Thumanë-Kashar ishte në fazën finale dhe do niste puna e subjektit privat.

Po rruga Milot-Balldren është në tabelë? Jo. Po rruga Orikum-Llogara. Gjithashtu nuk ka fonde të përcaktuara në buxhetin e 2019. Këto dy rrugë do nisin të ndërtohen shumë shpejt sepse procedurat janë duke përfunduar dhe do ndërtohen me masën e përcaktuar 100% nga kompania, ndërsa shtetit do ketë kontributet e veta sipas kalendarit të përcaktuar”, deklaroi Spiropali. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kandidatura e propozuar nga Meta për kreun e KLSH, Spiropali: Nuk ka eksperiencë, por do ta shqyrtojme e do veprojmë në përputhje me ligjin”

  1. On says:

    Po ti ca eksoerience pate ke doganat? Si tu vije per mbare? Per Caken nuk kishte problem. Po Bahriun keni shume borxhe mos harroni….e sigurt eshte qe ai eshte me ligjin jo me Meten….Kur e beri kryetarin e klsh Leskaj mos ngelte njeri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *