FOTOT/ Numrit dy të qeverisë kroate i publikojnë pamjet me prostituta dhe kokainë

23 Janar 2019, 18:47Rajoni TEMA
FOTOT/ Numrit dy të qeverisë kroate i publikojnë pamjet me

Qeveria kroate ndodhet në “cunamin” e një skandali ku zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tomislav Tolušić, është shfaqur në foto me një prostitutë dhe kokainë.

Fotot janë botuar nga gazeta kroate “Nacional”.

Fotot tregojnë Tolušićin ulur në kolltuk dhe në prehrin e tij është një grua me flokë të zezë thuajse e zhveshur. Fytyra e saj nuk mund të shihet.

Ajo duket se po mban një telefon celular në dorën e saj, dhe Tolušić dyshohet se po konsumon kokainën.

Kryeministri Andrej Plenković tha të mërkurën se “rasti Tolušić’ ishte një përpjekje e pabesë për të destabilizuar qeverinë e tij, duke hedhur poshtë fotografitë e publikuara

“Ne kemi parë tashmë mesazhet e fabrikuara tekst midis prokurorëve të shtetit, gjyqtarët, kryeministrit, zëvendëskryeministrit, por ne nuk kemi parë asgjë si kjo më parë,” tha Plenkovic në fillim të mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se sajimi i fotografive komprometuese të zëvendëskryeministrit  ishin kthyer në temën kryesore ditët e fundit.

Kryeministri theksoi se të gjithë në qeveri u zemëruan nga përpjekja për të goditur ministrin Tolušić, i cili mund të ketë pasoja të rënda edhe në jetën e tij private.

“Kjo meriton dënimin më të fortë dhe, natyrisht, pres që autoritetet të gjejnë autorin dhe të zbulojnë motivin e tyre”, tha Plenkoviç.

Mediat kroate shkruajnë se pamjet janë filmuar në Beograd.

3 komente në “FOTOT/ Numrit dy të qeverisë kroate i publikojnë pamjet me prostituta dhe kokainë”

  1. shqiptari says:

    esht falco njelloi si vidjo e likes ????

  2. qytetari dixhital says:

    KROATET E KANE GUXIMIN TE NXJERRIN TE PALARAT E POLITIKANEVE TE TYRE , KURSE KETA TANET JANE SHUME HERMETIK , AS PER OPOZITN NUK E BEJNE , SA PER TE TYRET, AS QE BEHET FJALE FARE .
    POLITIKANET TANE KANE PLOT RASTE TE NGJASHME .
    EDHE NE KOSOVE , THACIN E KAPEN QE PO DILTE NGA SHTEPIA PUBLIKE , POR JA MBYLLEN .

  3. — POLITIKANE SHQIPTARE, DUHET TE KETE SHUME QE JANE KAPUR APO I KANE FUTUR NE KURTHE TE TILLA , PERFSHI DHE KORRUPSIONI .
    Keto raste vleresohen si ”TE ARTA” . ”PESHKATARET” e brendshem dhe SHERBIMET E HUAJA jane te interesuar ti organizojne ose i blene ato per ti perdorur si presion per te realizuar qellime e sherbime te caktuara. KETO RASTE NUK EKSPOZOHEN KOLLAJ PA U SHTRYDHUR, PA I VJELE DHE PA I MJELE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje