Tentativë për “Kartel” në tregun e qethjes në Podujevë të Kosovës

23 Janar 2019, 19:11Rajoni TEMA
Tentativë për “Kartel” në tregun e qethjes në

Autoriteti i Konkurencës së Kosovës dënoi publikisht një tentativë nga disa “organizatorë” për të “rritur çmimin e qethjes” në komunën e Podujevës/Besjanës në Kosovën verilindore.

Monopolet, oligopolet apo kartelet janë shqetësim gjithnjë e më i madh në botë, veçanërisht në tregje me rëndësi kritike si telekomunikacioni, informacioni apo energjia. Por në komunën e Podujevës në Kosovë, raportohet se ka pasur një tentativë nga berberët vendës për të rritur në mënyrë të bashkërenduar çmimet, duke krijuar në këtë mënyrë një “kartel”.

Autoriteti i Konkurencës së Kosovës publikoi një deklaratë së fundmi [link] ku dënohej tentativa për këtë kufizim të konkurrencës.

“Divizioni anti kartel në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, morri në pyetje organizatorët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në komunën e Podujevës në formë të bashkërenduar apo kartel,” thuhet në deklaratë, e cila shton se pas marrjes në pyetje organizatorët ishin tërhequr nga tentativa.

“Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje është në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pakompromis,” vijon më tej deklarata.

Autoriteti vëren gjithashtu se për shkak se tentativa për rritjen e çmimeve nuk është realizuar, institucioni nuk mundet të hapë hetime ndaj berberëve të përfshirë në tentativën për kartel.

2 komente në “Tentativë për “Kartel” në tregun e qethjes në Podujevë të Kosovës”

  1. Liss says:

    Neve Po ban qethin knej Me nafte e benzin ne menyre Te organizuar ku cmimet Skan ndryshim fare dhe rruhet njeriu

  2. Petja says:

    O Mero djali!Une I vlersoj dhe rrespektoj gazetaret kosovare por kur t’ua botosh ato qe shkruaj e,per te cilat besoj paguhen,duhet t’ju vihet kusht rrespektoj I gramatikes dhe gjuhes letrare SHQIPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje