Nga Mero Baze
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pati sot një takim në Tiranë, për të debatuar rreth rreziqeve që sjell kthimi i Parkut Kombëtar të Zagories, në një zonë të shfrytëzimit të naftës, bazuar në një kontratë paraprake të qeverisë shqiptare me koorporatën SHELL. Debati ishte konstruktiv dhe në thelb i kërkon qeverisë shqiptare të zbatojë ligjet e shtetit shqiptar, për mbrojten e zonave të shpallur me prioritet turizmin malor dhe ruajtjen e identitetit të tyre kulturor, si dhe pasurive natyrore.
Nuk është se i përkas populistëve që zhurmojnë për çdo gjë, kur vjen puna në debatin mes nevojës për zhvillimin industrial të vendit dhe mbrojtes së natyrës, pasi vendi ka nevojë për të dyja, por detyra e qeverisë është të harmonizojë prioritetet për zhvillimin e vendit, dhe jo t’i përplasë ato.
SHELL është një kompani e respektuar ndërkombëtare, e cila duhet të sjellë në Shqipëri modelin se si investon një kompani europiane, dhe jo të sillet sikur ka shkuar në një vend të botës së tretë. Ajo vjen nga Hollanda, dhe në Zagorie, para SHELL kanë ardhur turistë nga Hollanda. Vjet në prill kam takuar rrugës nga Peshtani në Zhej drejtorin Politik të Ministrisë Jashtme të Hollandës, që kishte ardhur nga Hollanda për hiking në Zagorie.
Zagoria shqiptare është një vazhdim natyral i zonës më turistike në Europë, sa i përket turizmit malor. Nga Metcova në Konicë, e deri në Pogon, zona është e gjitha një treg shumë i zhvilluar turistik, ku është shfrytëzuar jo vetëm natyra e egër dhe e virgjër, por dhe identiteti kulturor i zonës, ndërtimet karakteristike të shtëpive të fshatrave me rrasa guri dhe natyrisht, izolimi malor.
Zogoria ëshët e vetmja pjesë e Shqipërisë, që ka fqinj vetëm disa qindra metra më tutje, një treg të ngritur të turizmit malor, dhe prioritet duhet të jetë zgjatja e këtij tregu në Shqipëri, dhe jo rrezikimi edhe i tregut grek të turizmit, përmes kthimit në një zonë të shfytëzimit të naftës.
Po ta merrte vesh shtypi hollandez këtë, do bënte zhurmë shumë më tepër se ne.
Shqipëria sapo ka përfunduar një vepër të madhe energjitike si gazësjellësi i TAP dhe sjellja e tyre ndaj trashëgimisë kulturore të zonës ku kaluan, është mbreslënëse, ashtu siç sillet një kompani perëndimore.
Zogoria është një identitet i fortë kulturor dhe historik, është zona me ndërtimet më unike të Kishave Ortodokse, të cilat fillojnë që nga koha e Justinianit, e deri tek bazilikat e famshme të Mesjetës. Kisha e Shënkollit në Peshtan në rrugën për Zagorie, është e vitit 1112, para ndarjes së madhe të Kishës në kohën e kryqëzatave. Kisha e Sheperit, e Hoshtevës, e Nivanit, Urat e Gurit mbi Zagorie nga Nivani në Limar, si dhe pylli i fundit i virgjër në Shqipëri që nis nga Peshtani në Zhej, janë pasuri unike kombëtare buzë një lumi të kaltër, që është praktikisht Valbona e Jugut për Shqipërinë.
Ndërkohë, guidat e para turistike në atë zonë janë bazuar pikërisht tek historia. Qysh në vitet ‘90, vizitorët e parë kanë ndjekur gjurmët e rrugëtimit të Lordit Bajron, nga Tepelena për në Janinë, dhe rrugëne karvaneve.
Zagoria shqiptare është pjesë e historisë më të dhimbshme të luftës italo- greke, dhe turizmi historik në zonë po ngjallet falë kësaj historie.
Në mënyrë të pabesueshme në zonë ka kështjella të vjetra të shekullit 4 para erës sonë, siç është ajo e Limarit dhe Kalas, Kisha të kohës së kryqëzatave, ura guri, vepra hidroteknike të mesjetës së hershme, që furnizojnë zonën me ujë dhe për vaditje, dhe pasuri të pafundme natyrore .
E di që askush nuk i ka marrë parasysh këto kur është firmosur me SHELL, por janë të gjithë në kohë t’i marrin parasysh dhe ta respektojnë këtë pasuri, që është dhe vlen për shqiptarët, më shumë se sa të ardhurat nga ndonjë pus nafte.
Mbi të gjitha, është keqkuptim i madh të kërkosh ta zhvillosh këtë zonë, duke bërë kantiere. Pasuria më e madhe e kësaj zone, është konservimi që i ka bërë varfëria dhe izolimi, dhe ne duhet të përdorim këtë aset. Ne nuk e konkurrojmë dot botën duke bërë hidrocentrale në Zagorie apo duke bërë rafineri nafte. Bota është e mbushur me gjëra të tilla. Ne e konkurrojmë duke konservuar një histori dhe urbanizim të vjetër të saj, dhe duke e përdorur atë në favor të banorëve të zonës atje. Pasuria më e madhe e Zagories është pikërisht fakti që varfëria ka mbrojtur zonën nga zhvillimi brutal dhe barazimi me pjesët e tjera të vendit.
Zagoria është një pasuri që ndërkohë e kemi, ashtu siç kemi të qartë, se si mund ta zhvillojmë atë. Nafta nuk është vlerë e shtuar e saj, është shuarja e saj.
Pas Forumit, ka pasur reagime shumë pozitive nga kryeministri Edi Rama rreth kësaj historie. Ai ka premtuar se nuk do të lejojë shpime pusesh në Zagorie dhe kompania SHELL e ka konfirmuar këtë. Por ata duan të kompletojnë studimin e zonës sa i përket rezervave të mundshme të naftës, përmes testeve gjeosizmike, që bëhen përmes shpërthimeve.
Ky është një lajm pozitiv, por dhe kjo fazë studimi ka nevojë për një tërheqje dhe rishikim të thelluar të mënyrës se si duhet të veprohet në atë zonë.
Është e qartë që SHELL, me aq sa pashë nga materiali që më ofruan, nuk ka bërë ndonjë studim serioz të mjedisit, dhe as ka marrë parasysh se ku po shkel. Prandaj është mirë që ta shikojë me detaje gjithë këtë proces. Ka shumë mënyra se si mund të bëhen testet dhe studimi i thelluar gjelogjik i bllokut në fjalë. Mbi të gjitha, duhet të kihet parasysh rreziku që ka për rezervat ujore ky eksperiment.
Ujërat e pijshëm të vargameleve të Zagories, janë ujra që burojnë nga formacione gëlqerore karstike dhe si të tilla, janë përfund maleve, në komunikim me njëra- tjetrën dhe tepër të ndjeshëm nëse preken në një pikë, pasi prek gjithë territorin. Ndërsa burimet e pakta në shpatet malore, vijnë nga ndërfutje argjilash mes gëlqerorëve, që janë shumë të brishta ndaj shpërthimeve dhe mund t’u bashkohen lehtë depozitave përfund maleve, duke rrezikuar dhe zhdukje burimesh.
Për gjithë këto arsye, sidomos për shkak të prioriteteve të zhvillimit të zonës, të trashëgimisë së saj dhe identitetit kulturor, për shkak të pasurive të konservuara natyrore, sidomos pyjeve dhe shtigjeve malore, por dhe për shkak të një rreziku afatgjatë për të ardhmen e burimeve ujore në zonë, do të ishte serioze që SHELL t’i rikthehej studimit kapilar të bllokut 4, që i ka akorduar për studim qeveria shqiptare, dhe të harmonizojë politikat e veta me prioritet e zonave, duke llogaritur specifikat e tyre.
Blloku 4 është koncept gjeologjik, por territori mbi të cilin shtrihet ky bllok, nuk është shkretëtirë, por një hapësirë me identitete të ndryshme dhe pasuri të ndryshme natyrore, kulturore dhe urbane. Ne duhet të peshojmë mirë se ku shkelim, ndryshe investimi do të jetë vrasës për zonën dhe një dëm i parikuperueshëm për një Shqipëri, që e ka shpëtuar varfëria dhe mund ta vrasë pasuria.
Shikoni nje koleksion fotosh nga Zagoria ne galeri.
Shelli the bankersi duhet te LARGOHEN NGA SHQIPERIA, ,,naften DUHET TA NXJERRIM VETE, ,,,,,VETEM KESHTU DO E KEMI CMIMIN E LIRE 700 LEKE LITRI,,;DHE TI JAPIM VENDIT ORIENTIM TURISTIK ,,,,TE ZHVILLOJNE TURIZMIN MALOR DHE DETAR,,,,,DHE TE ANULLOJME KONCESIONET NE NAFTE,,,,ENERGJITIKE,,,,,MINIERA,,,,,QE DEMTOJNE LUMEJTE,,MALET,,DHE TURIZMIN TONE……^///
Mero, te lumte pena. Uroj qe te behet ashtu si edhe ti e shpjegon. Faleminderit
Bravo Mero, mos lejo qe edhe zona e vetme e virgjer te cvirgherohet nga keta injorante qe I ka verbuar paraja…
te lumte Mero!
Bravo Mero, do ti leshe te varferit ne varferi dhe kur kane nen toke pasuri. Me qe u dhimset kaq shume Zagoria ju fshatareve te vajtur ne Tirane, kthehuni ne fshatrat nga keni ardhur dhe jetoni dhe zhvilloni vete turizmin. Pse ja u kerkoni kete te tjereve. Ky qendrim eshte hipokrizi dhe shpirtzi
Bravo Mero “e gjete Vangjel ku fle floriri” (turizmi).
O Mero katunari, do te jete fat i madh per Shqiperine ne se ne Zagori zbulohet fushe naftembajtese, pa leri kishat dhe xhamite. Kuvajti, Bahrejni SHBA e shume shtete te tjera jane bere te pasur nga nafta dhe jo nga Kishat dhe Xhamite.
Mero, ne te vertete duhet dhe pasurija, bile duhet shume, se bar nuk do te vazhdojme te hame. Me pasuri mund te ndertohen edhe fabrika dhe uzina, mund te zhvillohet industria dhe akoma me mire bujqesia.
Mero, me kete shkrim me duket se e ke dhjere (me fal per shprehjen). Ne Davos sic pohoje dje shtypi yne u konstatua se “ekonomia shqiptare e ka shume te veshtire te ritet pa zhvillim te industrise”
Ajde t’a shkaterrojme gjithe planetin sepse po ben hipokrizi Mero Bazja. Ka akoma fshatare ketu ne fshat, keshtu qe ben mire te mos flasesh per vendin tim. E keqja jote eshte qe mendon se duke quajtur dike fshatar ti e ofendon. Por nqs qytetari do te thote te shkaterrosh vendet e gjelbra dhe t’i kthesh ne felliqesira sic eshte Tirana apo Kucova (plot me nafte) thjesht ke ofenduar vetvehten o i mjere! Mire do benit t’i fusnit buldozerin Tiranes dhe t’a rindertonit me hapesira dhe gjelberim, sepse jeni ju te mjeret qe kerkoni te kaloni pushime neper vende me uje te paster dhe pyje te gjelber. Por per momentin thuaj atij kujdestarit qe po te paguan per keto prapaganda te kthehet ne Hollande dhe te shpoje vrima ne vendet e tij, dhe nqs me doemos kerkon te shpoje vrime ketu jepi mamane tende te bukur sepse dukesh nga fjalori qe e ke mamin e bukur.
Sa i cekët që je o “As” !!!
Lexoje edhe një herë nga fillimi se çfarë thotë Z.Mero !
“As”
Je komplet jashte teme.
-Edhe ne Ballsh ka nafte…banoret jetojne ne luks apo ne mjerim?
-Edhe ne Kuçove ka gaz…banoret nuk dine ç’ti bejne leket apo s’kane lek te hane bukë?
-Nafta eshte per shellin e jo per banoret
-Kur vendet nafte mbajtse paskan kaq shume zhvillim siç thua…perse e gjithe njerzia kekon te veje ne amerike,kanada,australi,suedi,zviçer,gjermani e jo ne keto vendet naftembajtse?!
Shumë mirë e ke thënë z Mero !
Por të gjitha këto ndodhin sepse kemi një Kryeminsitër që pasi e votuam për të larguar dikë që nuk vlene, e zuri sëmundja “e mandit të dytë” në përgjithësi me sa kam kuptuar…
Dhe e bën mish-mash se pasi e shpalli Park të mbrojtur Zagorinë jep edhe leje për gjasme studime “Shpërthime” që siç e kuptojmë të gjithë që jemi nga ajo zonë ,burimet nënujore janë kaq të ndjeshme saqë edhe shpimet më të vogla ,do lënë fshatra të tëra pa ujë …etj-etj
Vlerat dhe përfitimet ajo zonë i ka vetëm nga agro-turizmi !!!
Ne bijtë dhe bijat e saj ,vërtet kemi shtegëtuar por ri-mblidheni përherë dhe me aq sa mundemi rregullojmë shtëpitë aty për një të ardhme më të mirë në paqe me natyrën e bukur pavarësisht mungesës së rrugësh që turp pas 28 vitesh nuk u bë asgjë…
Investime private janë bërë edhe shumë priten të bëhen për mikpritjen e turistave , bujtina e taverna do hapen që të vijë edhe z Rama të lëpijë gishtat me lakrorin Zagorit (e jo vetëm) edhe ti vëjë gishtin kokës …?
Ne Zagori – jo ne ZagoriE.
E Zagorise – jo e ZagoriEs.
Emertimi Zagoria shqiptare eshte i panevojshem se shqiptare eshte ajo zone edhe pertej kufirit.
Fatkeqesisht, jane gabime te qellimshme, sepse kjo gazete eshte 100% e shitur.
Zona eshte 100% shqiptare, edhe duhet te mbrohet nga kompanite e naftes qe jane mallkimi i ketij planeti.
Gurin ilir qe shtihet drejt qiellit ke harruar te vesh o Mero
Infrastrukture infrastukture dhe lernani me kete konservatorizem
Industri, industri, dhe kur ti bjere kanceri femijes tend nga bloza dhe shkaterrimi i atyre pak pemeve dhe bukurie te qete qe ka ngelur pastaj kujto Meron qe te te leri me kete konservatorizem. Edhe Zvicra qe ka gjithe ato bukuri natyrore te mbrojtura me ligj me njerez si ty ka arritur miliona turiste ne vit, sepse vene te vizitojne burime te nafte si ne Ballsh. Finoku i ketij timit je ti…
Shume dakorsld edhe me kete edhe me shkrimin per Hec ne Holte a mundeni te hetoni pak edhe hec-et ne Akpe ne Valbone e ne Shale se kane trashegimi unike natyrore.
Kur Llumi i një Kombi
merr frenat e pushtetit
Ajka e atij Kombi
merr rrugët e kurbetit!
…
Pra Edi s’ka ditur gjo
se fakti vetë po flet
e sigurt që e ka bo
Iliri, me kokë t’vet!
…
Ç’na tha i Pari, ne nuk e dëgjuam
e s’do dëgjojmë se ç’do thotë dhe i Pasmi
me babëzi Atdheun e shkretuam
i kemi bërë atë, që nuk ja bëri dot as Hasmi!
…
Te faleminderit Mero,bravo!
Shume bukur e ke thene Mero!Ate Krahine qe shkelqeu nga varferia po vritet e po zhduket nga pasuria!Ne varferine tone natyra ishte aq bujare dhe na e lehtesonte varferine.Ajo ishte aq bujare me banoret e zones sa u jepte aq te ardhura per nje dite Pune ne mbledhjen r bimeve mjekesore sa te punonin nje jave ne koperative.Por edhe banoret e ruanin natyren s I perendine.Nuk pritej bliri e bredhi nga vendasit.Sot rruga ne Peshtan beri qe te zhdukeshin pemet anes rruges,lisat por edhe bliri pasi ata qe shkojne Tani per mbledhjen e bimeve mjekesore sillen si pushtues e shkaterrues ndaj natyres.Ata duan te grabisin thesarin qe fsheh ajo natyre e eger!Vetem kur te ndergjegjesoh banoret per ruajtjen e natyres dhe ta ruajne nga grabitqarete shkaterrues to vetem atehere do ti kthehet shkelqimi zones se Zagories!
Mero dergoni nje peticion me koleksionet e emaileve qe ke mbledhur qe t’a firmosim te gjithe. Faleminderit per editorialin, por me keta uzurpues qe vazhdojne te mos ngopen nga parate qe po vjelin neper bote vetem nje unitet i patundur i mban ne distance sepse nuk ndalen te
MOS harroni jemi nje vend I mrekullueshem turistik,,,,,,DHE NUK MUND TE LEJOJME DALLKAUKE QE NA VIJNE NGA PERTEJ DETIT PER TE NA SHKATARRUAR NATYREN TONE TE MREKULLUESHME,,,,,,KUSH JEP KONCESIONE NE NAFTE NE ZAGORI,,,,FIER,,,,,,,DHE NE GJITHE JUGUN E SHQIPERISE TE DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM,,,,,KEMI POTENCIAL PER TE PRITUR 40 MILION TURISTE NE VIT ,,,,,DHE PER TE ARRITUR KETE SHIFER DUHET TE MBROJME BREGDETIN,,,REREN,,MALET ,,,KODRAT DHE PYJET ,,,DHE TE MOS LEME NJEREZ TE PRESIN PEMET DHE TE DEMTOJNE LUMEJTE,,MALET TONA…/////SE BASHKU ME MBROJTJEN E NATYRES DUHET TE BEJME INVESTIME TURISTIKE[[HOTELE-RESORTE,,STUKTURA AKOMODUESE,,,]]]]] TE MENCURA DHE TE BUKURA ESTETIKISHT,////
Si mendon ti z. Mero, qe keta zoterinjte e Shell-it do paguajne 30-40 milion dollare per studimin nga xhepi i tyre dhe pastaj do kthehen te qete ne shtepi? Asnje studim nuk duam persa i perket naftes, se dardha e ka bishtin mbrapa. Sot bota po i kthehet burimeve te pastra te energjise dhe ne duhet te shohim drejt te ardhmes.
NUk ka nafte ne Zagori, po te kishte do ta kishin gjetur inxhinierete e Enverit ashtu si ne dhjetra vendburime te tjera ( Gorrisht, Kocul,Cakran, Karbunar, Hekal, etj) ne struktura gelqeroresh te ngjashme per nga ndertimi gjeologjik.
Keta te huajte kane 30 vjet qe kerkojne dhe s’kane nxjerre nje pike nafte askund pervec nja dy fucive ne Shpirag, ku te
presim edhe ca se shanset jane te dale nje blof i madh.
Punime sizmike mund te behen pa ndonje problem te madh sepse nuk perdoren shperthimet por vibratoret sizmike qe
transportohen me helikopter.
Per shperthimet per punimet sizmike perdoren puse te ceket rreth 30m max dhe nuk ka rreziqet qe thote Mero, i cili ka studjuar per gjeologji
mineralesh e jo nafte, po me sa duket edhe ato i paska harruar.
Sidoqofte , ne analize te fundit, kerkimi naftes atje nuk do te rezultoje me efektivitet ekonomik dhe ,sado pak, shqetesime do te sjelle per turizmin.
Ju Mero I ngrini problemet me baze vertetesie,shkencore dhe me dashamiresi atdhetre.Per kete te kenaq me komentet.Por Pekrah atyre problemeve shtrohen edhe probleme te tjera te strgjatura pa fune.Une mendoj se shqiperia nuk eshte me xhepa turistike,por e tere turistike.Kjo do te thote qe duhet te ruhet e gjitha nga rreziku I prishjes se ketyre vlerave kapitale kombetare.Une mendoj se eshte natyra e pasur me te gjitha rezuset qe njeriut I duhe dhe duhet t’i cfrytezoje.Edhe jetu ne Amerike nxirret nafte me shumice,por ere nuk bie e nuk ndihet fare.Ju ashtu si edhe une ,edhe tere populli shqiptare eshte I tmeruar se si biene ere nafte zonat ku xniret nafte.Kjo do te thote qe keto zona nuk mund te jene zona turistike,Faktikisht edhe keteo zona kane pasuri te cmuara turistike,por menyra si nxiret nafta ne Shqiperi ,I ka persekuruar.Kjo pasi kompanite e hyaja ,por edhe ato te vendit,kur bejne cpim e cfrutesim m,sut I mbajne vetem Brenda shtresave naftembajtese dhe perpiqen te “mjelin “sa me shume ,pa vene re se c’behet jashte ne natyre.At nafta dhe mbetyrinat e saj rrjedhin lirshem duke ndotur gjithcka per rreth..Kjo ben qe fjala juaj elektrizon gjithkend qe lexon shkrimet e tuaj.Une mendoj, gjithcka qe na rrethon eshte e jona dhe per ne.Ajo do te cfrytezohet ne te mire te vendit.Per kete bashkohem me mendimin tuaj qe duhet nje stufim teper korekt dhe I kontrolluar me pergjegjesi nga shtetiyne,Nga ana tjeter,aty ku vihet sonda,dujet te vihet edhe furca e pastrimit .Keshtu mirre’t gjalpi’ e te mos behet pis ena jasht tij.Ne se Zagoria keshte zone naftembajtese,eshte e pa mundur t’i shpetoje cfrytezimit ne shekuj,por varet sa culture do te kene cfrytezuesit.Ajo mund t’i gezoje te dyja vlerat parallel ne se punohet me mend e merak…
Ju Mero I ngrini problemet me baze vertetesie,shkencore dhe me dashamiresi atdhetre.Per kete te kenaq me komentet.Por Pekrah atyre problemeve shtrohen edhe probleme te tjera te strgjatura pa fund.Une mendoj se shqiperia nuk eshte me xhepa turistike,por e tere turistike.Kjo do te thote qe duhet te ruhet e gjitha nga rreziku I prishjes se ketyre vlerave kapitale kombetare.Une mendoj se eshte natyra e pasur me te gjitha rezuset qe njeriut I duhe dhe duhet t’i cfrytezoje.Edhe ketu ne Amerike nxirret nafte me shumice,por ere nuk bie e nuk ndihet fare.Ju ashtu si edhe une ,edhe tere populli shqiptare eshte I tmeruar se si biene ere nafte zonat ku xniret nafta.Kjo do te thote qe keto zona nuk mund te jene zona turistike,Faktikisht edhe keteo zona kane pasuri te cmuara turistike,por menyra si nxiret nafta ne Shqiperi ,I ka persekuruar.Kjo pasi kompanite e huaja ,por edhe ato te vendit,kur bejne cpim e cfrutesim mendjen dhe sytes I mbajne vetem Brenda shtresave naftembajtese dhe perpiqen te “mjelin “sa me shume ,pa vene re se c’behet jashte ne natyre.Ahere nafta dhe mbetyrinat e saj rrjedhin lirshem duke ndotur gjithcka per rreth..Kjo ben qe fjala juaj elektrizon gjithkend qe lexon shkrimet e tuaj.Une mendoj, gjithcka qe na rrethon eshte e jona dhe per ne.Ajo do te cfrytezohet ne te mire te vendit.Per kete bashkohem me mendimin tuaj qe duhet nje studim teper korekt dhe I kontrolluar me pergjegjesi nga shtet iyne,Nga ana tjeter,aty ku vihet sonda,dujet te vihet edhe furca e pastrimit .Keshtu mirre’t gjalpi’ e te mos behet pis ena jasht tij.Ne se Zagoria keshte zone naftembajtese,eshte e pa mundur t’i shpetoje cfrytezimit ne shekuj,por varet sa kulture do te kene cfrytezuesit.Ajo mund t’i gezoje te dyja vlerat paralel ne se punohet me mend e merak…
SHperthimet.me eksploziv per studime sizmike nuk i bejne asgje zones.Nuk behet fjale per shpime te nje rjeti pusesh nafte.Dhente zoti ka nafte ne Zagori per te shpuar ato kodosh pusesh e ta kthejne Zagorien ne DUBAI.Edhe sikur ne mes te sheshit Skenderbej te kete nafte, me duket.se.ja vlen te shposh nje pus.Mos.degjoni profane te kategorisr Sazan Gurit.
Mero ti je njeri me logjike normale.As kam dyshimin qe Zagoria si gjithe Shqiperia me e te dhimbset.Qe te pizicionohesh ne kete menyre me pare,bej mundimin realisht dhe pyet di specialiste mesatar qe kane punuar ne nafte.Sa demtojne natyren punimet.sijzmogravimetrike dhe sa e demton zonen turistike shpimi i pyseve te kerkimit dhe shfrytezimit me disiplinen dhe regullat aktuale re SHELL it per nxjerjen e naftes qe dhente zoti ka nentoken e.Zagories.Mer mundimin shiko zonen ku ka dy tre puse te perfunduar nga SHELL ne Shpirag.Sa eshte demtuar natyre.Une them qe afer puseve eshte permiresuar,sistemuar mbjelle peme me mire se me pare.Pra perkundrazi eshte permiresuar.E cila po pati nafte ne gelqerore si mendohet…brenda 5 viteve pa frike shndrohet ne parajse turistike.Mosh shiko fushen e shfrytezuar naftembajtese. Patos Marinze Ballsh.Aty eshte kryer dhe po kryhet prej 100 vjetesh masaker ekologjike.Ne teknologjine e re te.shpimit dhe shfrytezimit te naftes ska lidhje me keto 0amhe e pasoja.Une ti dhe cdo shqiptar.ti lytet zotit qe te kete nafte ne Zagori jo te beje debilitete te frenojme punimet sejzmike.O Mero analizo gjysem inxhinuerin e guroreve Sazan Guri budallalleqet qe ka 10 vjet qe ben e qe ju a ka pare hairin.Eshte i vetmi nga ai fakultet me borsalino te zeze.As e diskutoj qe ti je 100 % ndryshe.Ne perfundim Zoti Mero ne rast se del nafte ne Zagori pas shume kohesh qe zgjason procedurat e zbulim shfrytezimit,shqiptaret do hane me luge floriri si Kuvajti e vendet e Gjirit.Edhe ne 4 milion jemi bashke me bacat e Kosoves.A mundet te beni edhe nje dhkrim tjeter per kete teme sepsr.ty te degjojne zagoritet nokoqire.
Ne te vertete per kete krahine ka dhe nje emer paralel (sinonim), qe eshte Prapamal. Edhe ky brez i sotem i permetareve vazhdon ta quaj Prapamal krahinen dhe prapamalas banoret e saj.
Emri Zagori eshte perkthim ne bullgarisht i emrit te vendit (toponim) Prapamal gjate dy shekujve te administrates se Perandorise Bullgare ne shekujt IX-XI. Emri i lashte Prapamal u ruajt ne Permet por u zhduk gradualisht ne anen e Gjiropastres ku ishte qendra e administrates lokale bullgare.
C’eshte kjo dashuri per emrat e huaj? Perse te mos kthehemi ne emrat e pare, te vjeter, shqip te vendeve. Kjo vlen jo vetem per rastin Prapamal- Zagori por edhe per Velipoje (serbisht Fushe e Madhe) qe edhe nje gjuhetar antishqiptar si Aleksander Selishcevi shkruan se zona e Shkodres der ne fillimin e shekullit te kaluar ka vazhduar ta quaj Fushgjane. Kjo vlen edhe per emrin e fshatit Starove (perkthim bullgarisht i emrit shqip Plakoni) te Pogradecit qe, sipas Selishcevit, banoret e zones me pare e quanin Plakoni.
Vende te tjera, si Greqia shpikin emra te reja fshatrash per te zevendesuar emrat e fshatrave shqiptare te Camerise e te krejt Epirit te jugut (si p.sh. Vola e bene Sybota dhe Margellicin e bene Margaritis).
Ta mbajme Zagorine te paster e natyren e saj te virgjer do te thote edhe te perdorim emrin e saj te bukur shqip, PRAPAMAL, ne vend te bullgarishtes Zagori,
A nuk eshte me bukur PASMALI ne vend te PRAPAMALI?
Ne te vertete per kete krahine ka dhe nje emer paralel (sinonim), qe eshte Prapamal. Edhe ky brez i sotem i permetareve vazhdon ta quaj Prapamal krahinen dhe prapamalas banoret e saj.
Emri Zagori eshte perkthim ne bullgarisht i emrit te vendit (toponim) Prapamal gjate dy shekujve te administrates se Perandorise Bullgare ne shekujt IX-XI. Emri i lashte Prapamal u ruajt ne Permet por u zhduk gradualisht ne anen e Gjiropastres ku ishte qendra e administrates lokale bullgare.
C’eshte kjo dashuri per emrat e huaj? Perse te mos kthehemi ne emrat e pare, te vjeter, shqip te vendeve. Kjo vlen jo vetem per rastin Prapamal- Zagori por edhe per Velipoje (serbisht Fushe e Madhe) qe edhe nje gjuhetar antishqiptar si Aleksander Selishcevi shkruan se zona e Shkodres der ne fillimin e shekullit te kaluar ka vazhduar ta quaj Fushgjane. Kjo vlen edhe per emrin e fshatit Starove (perkthim bullgarisht i emrit shqip Plakoni) te Pogradecit qe, sipas Selishcevit, banoret e zones me pare e quanin Plakoni.
Asnje vend tjeter nuk do ta bente kete. Vende te tjera, si Greqia shpikin emra te reja fshatrash per te zevendesuar emrat e fshatrave shqiptare te Camerise e te krejt Epirit te jugut (si p.sh. Vola e bene Sybota dhe Margellicin e bene Margaritis).
Ta mbajme Zagorine te paster e natyren e saj te virgjer do te thote edhe te perdorim emrin e saj te bukur shqip, PRAPAMAL, ne vend te bullgarishtes Zagori,
Ore pinok po te flet finokou
Une jam i lindur ne ate zone o gollogunge
Na hapet barkun me kete ndjeshmerine ambientalistike
Prandaj me te drejtte thuhet se ne bote kjo quhet fontametalistet talibenet e gjelber
Ore zoteri ne ato vende vete vetem mushka dhe ti me flet per turizem
Per c fare turizmi flet more kokekashte
Per ate qe vene 20 me 30 vete me canta ne sjetull dhe kete e quan turizem!!!!!!!
Ne ato vendet e zviceres qe permende jia na thuaj me se vene me gomar turistet!!!
Turizmi do INFRASTRUKTUR o gollongunge
Dhe INFRASTRUKTURA eshte levizje dhe jete
Une kam degjuare qe exhe kesaj kohe blegtoret e mbetur ne ate zone e zbresin prodhimin e tyre me mjete primitive gomare e mushka !!!!
Lernani aman me keto ekstremet tuaja se u ngopem
Zgjidhja eshte edhe investimet te behen edhe rruge te hapen por duke respektuare mjedisine dhe pasurite kulturore
Pra si gjithmone rruga e mesme perballe ekstremiteteve
Ke vajtur ne Zagorine greke te shikosh infrastrukturen
Cdo nje ore ka linje autobuzi nga Jiannina ne te tera fshatrat
Ne zonen e Malshoves dhe Limarit per ata pak banore qe kane ngele atje ne rast te nje problemi shendetedore s ka asnje zgjidhje vetem vdekja pasi nuk ka fare infrastrukture