Telefonata nga Shtëpia e Bardhë, në Shtëpinë e Baltës!

31 Janar 2019, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pasur sot një nga bisedat më të rëndësishme për politikën shqiptare dhe rajonin, me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Xhon Bolton, i cili është personi kyç i angazhuar në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Biseda telefonike mes tyre, nuk është as ndonjë urim i rëndomtë dhe as ndonjë protokoll i sponsorizuar nga lobistë, por një nga ato ngjarje që peshojnë rëndë në zhvillimet e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe rajonit të Ballkanit. Pavarësisht gjuhës së drunjtë me të cilën përshkruhet biseda, ajo duhet të ishte sot tema e debatit në Parlamentin e Shqipërisë, pse jo dhe të Kosovës.

Por ndodhi e kundërta. Përpara telefonatës, Kryeministri Rama ka pasur një përleshje të pistë, me ish Kryeministrin Berisha, i cili bëri sa mundi ta zhbalancojë debatin dhe ta vulgarizojë atë. Vetë Rama nuk ngeli pas dhe përdori aftësitë e tij denigruese ndaj Berishës, dhe arriti ta kthejë vetë në sekondare vemëndjen e shtypit, ndaj ngjarjes reale për shoqërinë shqiptare në Ballkan.

Këtu natyrisht ka përgjegjësi, pasi mund ta kishte shmangur përbaltjen me një plak të lig, i cili më shumë se kushdo tjetër në atë sallë, ndjente makthe dhe nga ajo telefonatë.

Por në një vështrim më të gjerë, Parlamenti I Shqipërisë, mund të debatonte qoftë dhe ashpër rreth asaj që Shqipëria duhet të bëjë, para një sfide madhore që ka Kosova në dialogun me Serbinë. Sfida është që Kosova dhe Shqipëria të diskutojnë pa “doreza” rreth një historie, e cila mund të na kushtojë të gjithëve, nëse bëjmë sikur nuk e dimë përse flitet.

Në Kosovë Parlamenti vazhdon dhe debaton më shumë për mbijetesën e qeverisë, se sa për të ardhmen e Kosovës, ndërsa në Shqipëri duket se ka më shumë rëndësi përroi psiqik i Berishës, se sa vemendja amerikane ndaj një vendimi të mundshëm historik për kombin shqiptar.

Kjo është vërtet një situatë e rëndë. Në sytë e politikës amerikane, apo evropiane, dy parlamente karagjozësh që merren me gjithçka banale përveç asaj që është fondamentale për kombin shqiptar, jo vetëm që nuk meritojnë të dëgjohen, por meritojnë t’u imponohet çdo vendim që ata e mendojnë të drejtë dhe të merituar për ne.

Të gjithë ata që hiqen si patriotë dhe pasi shajnë me nënë e motër në Kuvend, betohen dhe për trojet shqiptare, në të vërtet janë duke i dhënë të drejtën e zotit gjithkujt në Perëndim, që të bëhet më shumë se ne, kujdestar i fatit tonë.

Boll të përkthesh seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë sot dhe t’ia çosh Boltonit, Mogherinit apo Merkelit, për të thënë “hajt ta vendosim vetë çdo bëjmë me ta, se këta qenkan çmendur”. Përfytyroni se çfarë është diskutuar sot në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel apo në Berlin për Shqipërinë dhe çfarë është diskutuar në Tiranë, për të kuptuar se çfarë meritojmë.

Dhe e gjithë kjo vjen, pse një plak i degraduar në fund të jetës së tij fizike, ndjehet i frikësuar për atë që ka bërë dhe që mendon se e gjithë kjo, është një konspiracion i SHBA kundër tij, duke filluar nga Reforma në Drejtësi, e duke përfunduar tek ajo që po ndodh me Kosovën.

Po aq përgjegjësi ka kryeministri Rama, i cili në këto kohë, është interlokutor i Shtëpisë së Bardhë dhe jo i “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel. Ai duhet të shmangë rrethana të tilla banale në Kuvend, për t’i dhënë vemendje dhe seriozitet  pikërisht proceseve historike që po ndodhin. Ai bën mirë që nuk e kthen në Pi-aR të vetin një telefonatë të tillë kaq të rëndësishme, për të deinkurajuar përpëlitjet e opozitës për çregullime, por nga ana tjetër, e ka detyrë të krijojë një sfond serioziteti për ngjarje me rëndësi si kjo.

Është aq joserioze situata, sa dhe dy raporte të shkëputura të “Zërit të Amerikës”, kritike me qeverinë, nuk gjykohen si punë e një redaksie profesionale në Uashington, me standardet e tyre, por sikur të ishte ndonjë lajm i Sandrit, Irfanit apo Vjollcës, që duhet pyetur deomos ku e kanë qëllimin.

Nuk është se në Shtëpinë e Bardhë, mendohet ditë e natë për Shqipërinë dhe kanë kohë dhe durim të presin qetësimin e kënetës sonë politike. Atje mendohet shumë pak, shumë shpejt, por për fat ende me një ndjenjë kujdestarie për ne. Sot është një nga ato ditë, për të cilën më shumë e ka pasur mendjen SHBA për hallet në Shqipëri, se sa Shqipëria për atë që po ndodh për ne, në SHBA.

Dhe është fiks rasti, kur miku troket në derën e një shtëpie, ku të gjithë janë lakuriq dhe ai kërkon të flasë me të zotin, për t’i treguar hallet e tij. Por i zoti i shtëpisë është duke u “përlarë” me të vetët. Dhe pastaj dalin e i kërkojnë llogari SHBA, pse s’na i zgjidh mirë hallet që kemi me Serbinë.

42 komente në “Telefonata nga Shtëpia e Bardhë, në Shtëpinë e Baltës!”

    1. Mbrekullite e Ujqerve says:

      O Mero a ke pak dinjitet si shtetas,si qytetar si Europian a si Turk a si te duhash ta quash,
      te dal KM e te thote i ha mutin gruas dhe familjes time ! Ky eshte shteti shqiptar i arrixhofkave
      E ke te kot mor zotni,muti i edi rames nuk mbulohet me shurre, pa c’ka berisha qe ka rrjedhur.

      1. Iliri says:

        Po mor klysh berrishe…..si ti pergjigjesh fyerjeve vrasjeve….me faleminderit??????????????????????

    2. Tarrasi says:

      Zoti Mero, ti shkruan sikur SHBA preokupohet, qofte edhe fare pak, per te miren e Shqipersie apo Kosoves.
      Por sigla “America First” perkthehet thjesht :
      Amerika nuk ka as miq e as armiq por vetem interesat e saj.
      Shkurt Amerika “fshin bythen” me Shqiperien e Kosoven bashke, po qe nevoja !

  1. selim rroshi says:

    Mender nje mut jan te gjithe mjere Shqiperia. Sa cuditshem prodhon kaq llum politik ky vend

  2. zenelaj says:

    Vertete serioze gjendja i nderuar gazetar,por si do delet nga ky qerthull,si do tja bejme me keta palaco,klloune,karagjoze ,deri sa pa frike mund te quhen dhe tradhetare te ceshtjes kombetare.Respekt per analizen tuaj.

  3. Dhjetori says:

    E ke qa Mero vellai. me mire nuk behet.

  4. Peço says:

    Hë më të lumtë, kjo po është gjuhë kundër sharlatanëve pa atdhe që kemi vënë mbi krye.

  5. Preng Pashku says:

    Falemnders Mero!

  6. Adi says:

    Tani na e shpjego pak ca eshte kjo “histori qe mund te na kushtoje te gjitheve” qe Rama e paska diskutu me Bolltonin?!!! Jo per gje po nuk po e kuptojme per ca qeka fol? Se ky shkrim eshte “ashtu eshte nje muhabet qe e di une dhe Rama” … nuk eshte gazetari

    1. Nexhat says:

      Kjo eshte qe Rama dhe Hashimi do i kepusin shpirtin Kosoves, do i japin Trepçen dhe Ujemanin, kete do beje Rama se e mbani mend kur Millosheviçi detyroi te bjer Ramen nga rrugicat e Parisit me thonje pa pre e koke pa lare dhe e beri minister e kryetare bashkije. Pastaje Tadiçi ne konferencen e partive socialiste ne Shkoder detyroi Mete te le Berishen dhe te te shkoje te Rama per te pru Ramen ne pushtet se te dyja jane parti qe kane formuare Mugosha dhe Milladini ata aty e kane gjenezen. Rama u ka borxhe Serbeve dhe duhet tu ua paguane dhe ky po e bene u fale zemren e kosoves Serbise dhe shkatrone shtetin shqipetare sa qe edhe Serbija ta kishte nen sundim Shiperine dhe Kosoven nuk do i shkatronte me keq duke zbrazur tokat Shqipetare nga populli qe nuk eshte zbrasur edhe ne ditet me te keqija te komunizmi. Po ça te bejsh qe del nje Mero gel- Baze dhe mbrone kete kryeminister monster.

  7. Timi says:

    Mero cfare te beje Edi Rama me shume, kur opozita ka vetem idiote e kriminele me nivel inteligjence zero…Lere Edin mos e perziej me keto palaco…fat qe kemi te pakten nje politikan te zotin si Edi Rama.

  8. salianji pederast says:

    Mero bravo te qofte, shkrimi i juaj i shkelqyer,nje permbledhje mjafte i rendesishem per situaten dhe poltiken shqipetare.Problemi kyc eshte percarja midise mazhorances dhe opozites.Njeriu qe ka krijuar kete percarje dihet se kush eshte,ky eshte njeriu me i ndyre dhe me faqezi qe ka parlamenti dhe shqiperia,ky eshte tradhetari i pa diskutushem , shpellari numer nje Sali Berisha,qe akoma qendron i gjall, pse duhet te ndodhi kjo??Ne komentet e mija kam shkruar shume per kete shpellar i Tropojes,per kete zagar dhe fundrine.Ky njeri eshte politikani me i dobet qe ka nxjerr ky komb dhe ky pisanjos jeton dhe po rron pa asnje problem.Ky eshte krimineli me fashist se nazistet edhe Miloshevici nuk krahasohet me kete figure te ndyre.Shteti shqipetare duhet te kerkoje ndhme nga drejtesia nderkombetare,sidomos nga gjykata e hages per arrestimin e ketije njeriu kriminel dhe nazisti numer nje.

  9. poshte tradhetaret says:

    Sot lobisti serb John Bolton bashke me Ramen e Thacin vulosen ndarjen e Kosoves. Sot u pershurr mbi gjakun e mijera shqiptareve qe dhane jeten per lirine e Kosoves.

  10. Torino says:

    Zenelaj-ja recata zgjidhja ime.Referendum(me pare 1000000 firma).Te ndryshoje menyra e zgjedhjes.Votim per njerzit e jo partite.Atehere po do te mund te zgjedhim ke na mbush mendjen e jo ke do partia.Do te doja ti shikoja shume nga keta karafila sa vota do mernin.

    1. zenelaj says:

      Dakort jam dhe une Torinoi por a e di ti si e kane bere keta ligjin per referendumet.Nuk e di jam i sigurt qe te mos behen kurre eshte esenca

  11. Kuq e zi says:

    Une e di mero sa e do kryeministrin …por mosdeklarimi i tij per integritetin e kosoves e con ne anen e armikut
    Interesi kombtar nuk eshte i fshehte qe kryeminstri te jete memec
    Ndersa une telefonaten e shpjegoj ndryshe ajo u be ne bisedime e siper te politikaneve te kosoves qe paten sot me amb.amerikan, pra bolton nuk mori ne tel. Vetem ramen por gjithe kreret e kosoves dhe ky zinxhir telefonatash tingellonte me shume si diktat sesa mbrojtje nga serbia
    Nje gje po del ne pah haradinaj nuk shitet as blihet eshte e vetmja pyke qe coi bolton telefonin
    Pra a eshte haradinaj tradhtar?
    A e njeh rama integritetin e kosoves?
    Ke muhabet mero pyete ramen pse ben lloqe me ne në blog apo eshte top sekret!!!

  12. Albann says:

    Une jam pro korigjimit te kufijve,Ajo qe me habit eshte se ne Shqiperi shumica jane kunder.Pyetja qe lind natyrshem eshte :Keta individe duke perfshire dhe autorin e ketij shkrimi qe ndjejne se po rrezikohet teresia territoriale e kosoves,apo kombit shqiptar, perse nuk dalin ne protesta ti tregojne botes qendrimin e shqipetareve ?
    Pajtohem plotesisht me deduksionin logjik te Meros:Sot problemi nuk eshte Rama,ai eshte i vdekshm,sot kryeminister neser ne vareze;Problemi i shqipetareve sot eshte te mblidhen e te votojne apo arijne nje kompromis per se c duan ata ne lidhje me kufijte e Kosoves. Sot percaktohen kufijte,pra gjendja eshte njesoj si nje shekull me pare,e per kete duhet qartesi e unitet.Mos themi neser Evropa kurve na grabiti Mitrovicen,E doni Mitrovicen?Mbrojeni! Ngrijeni zerin,beni peticione,prtestoni….

  13. tac says:

    mero bravo shkrim i analistit brillant

  14. N.VJOSA says:

    Ashtu është Mero Djali!
    Rama duhej ta permbante vehten, perballë je Plaku te rrjedhur dhe mashtruesi mitoman!
    Por i shkreti njeri eshte prej mishi dhe prej gjaku!
    Nuk edhte e lehte te te akuzoje nje Bajgë si Saliu e ti thote Djalit 28 vjec qe babai yt nuk Edi Rama por Gjyshi yt!!!
    Nuk edhte e lehte te degjosh shpifje per gruan dhe te permbahesh!…
    Rama i beri hakun, se ne nje ambient tjeter Sali Haleja meritonte gjysmen e lekut!
    Saliu eshte nje Monster e vertete ne gjithe kuptimin e fjalës!…
    Shpifës i paskrupullt!

  15. Flutura says:

    I humbte shpirti Ramiz Alise qe na emeroi Saliun Kryetar te PDse dhe kemi 30 vjet qe urojme te vdes si dikur EnverHoxhen.

  16. nexhat says:

    Shkrim briljante thoshte nje komentues, po si mos jete brilante kur Rama e paguan shtrejnte.

  17. kashi says:

    i bukur shkrimi mero por duhet te na sqarosh ato qe tha saliu sot ne kuvend se ai te akuzoi ty

  18. vespa says:

    …shkrim analize brilante,,,fl Mero…

  19. Shkodra says:

    Autori eshte teper realist. Analiza dhe konkluzionet jane te drejta, per te dy palet ne kete konflikt. Natyrisht shqiptaret e kane tanime te qarte se kush punon intensivisht per te shkatrruar kete vend.
    Por u bene dy tre raste qe Rama ka gabuar dhe pa dashje ka rene ne kurthin e edepsezeve. Sido qe te sillen ne Kuvend apo kudo qofte, Edi Rames, si nje intelektual me merita te vecanta per permbysjen e sistemit komunist, si nje intelektual me prejardhje nga familje e vjeter qytetare dhe me merita ne sherbim te Kombit, si nje njeri me perkrahje te fuqishme popullore dhe i vleresuar nga Kancelarite e fuqishme Perendimore, nuk duhej ta ulte vehten ne nivelin e rrugaceve, intriganteve, krimineleve e njerezve pa moral dhe te identifikuar si perfaqesues te grupeve kriminale qe punojne ne dem te Shqiperise.
    Kjo mendoj duhej te ishte hera e fundit dhe Rama duhej te mbante ate premtim qe ka dhene se nuk duhej te merrej me keta qelbesira.
    Vendi dhe qytetaret kane shume halle dhe nuk e ka ngene Qeveria te humbase kohe mbas ketyre funderrinave.

  20. BOHOTINA says:

    Tere fillesat e poshtersive ne kete vend, perfshi edhe Kosoven, e kane nga Salihu me theniet, veprimet dhe vendimet e marra. Ja ashtu si Shvejku qe thoshte: “tere rruget ne Buqejovice te cojne”. Mua tere rruget me cojne tek monstra Salih.

  21. lorik says:

    po nuk u zhduk berisha nga ky vend nuk ka qetesi ne Shqiperi

  22. lorik says:

    po nuk iku sali berisha ,nuk ka qetesi ky vend

  23. xxx says:

    Kuvendi i shqiperise duhet perkufizuar me emrin tjeter: hauri i kucedrave, pisanjoseve, degjenerateve,zhabave, zhabiqeve,cakalleve,uqerve,kurvareve,gjarprinjve.

    1. shqipe says:

      “… E kam thene e stërrëthene
      sa t’jet hiena nder kembe
      ka veç kuje,lot’ e gjëmë,
      ka veç terr e s’del më hene!

      E kam thene e sterrethene
      mbase deri ne bezdi
      qe kjo cop’e qënit kërmë
      do qelb vendin Juge-Veri…

  24. @autori says:

    Muhabet pa koke.. Morem vesh qe “Shtepia e Baltes” qenka Shqiperia, por baltosesi qenka vetem Berisha. Ndersa Rama nuk qenka ne gjendje te ruaje pastertine e shtepise.. dhe fajin per kete e ka kryesisht Berisha. Deri ketu, Meroja eshte ne rregull me shefin e tij te radhes, por nuk na sqaroi ne, si gazetar profesionist qe eshte, se cfare bisedoi Bolton me Ramen, qe te kuptojme edhe ne per se behet fjale. Detyra e gazetarit nuk eshte lavazhi i trurit per publikun, por informacione te sakta ne kohe reale. Konkluzionet e “baltes” dhe kush “baltos” i bejme vete pastaj..

  25. @autori says:

    Muhabet pa koke.. Morem vesh qe “Shtepia e Baltes” qenka Shqiperia, por baltosesi qenka vetem Berisha. Ndersa Rama nuk qenka ne gjendje te ruaje pastertine e shtepise…dhe fajin per kete e ka kryesisht Berisha. Deri ketu, Meroja eshte ne rregull me shefin e tij te radhes, por nuk na sqaroi ne, si gazetar profesionist qe eshte, se cfare bisedoi Bolton me Ramen, qe te kuptojme edhe ne per se behet fjale. Detyra e gazetarit nuk eshte lavazhi i trurit per publikun, por informacione te sakta ne kohe reale. Konkluzionet e “baltes” dhe kush “baltos” i bejme vete pastaj.

  26. Kola says:

    Plotesish dakort o Mero per sa thua, por tej tyre ka edhe nje vizion tjeter. Ky komb qe s’ben dot zap ca palaco rrugesh qe kane 30 vjet qe i kane hypur ne shpine, s’mund te quhet me komb, por bajge, madje e ftohte

  27. Olimpia says:

    Mero ,ne se te shqeteson marrveshja Kosove…Serbi .
    merru me te dhe jo me te cmendurin Berisha te cilin SHBA e mbylli perfundimisht brenda telave .Duhej ta kishte mbyllur me kohe por duket u ka sherbyer me shume atyre qarqeve ne SHBA qe ndikohen nga lobi grekoserb per ta cuar Shqiperine ne vitin zero , prandaj mbijetoi kaq shume .Tani qe per te mbrojtur vehten nga krimet mund te beje cmendurira te tjera kunder interesave amerikane , ata e mbyllen ne kuti .Nuk e bene.kete per 28 vite periudhe qe Berisha i beri Shqiperise ate qe nuk ja bene as otomanet as nazistet , as serbet.Gjithesesi me mire vone se kurre .
    Cfare po mdodh Mero…
    Per mua.dhe brezin tim qe kemi kaluar te gjitha , por qe kemi edhe dy gram kulture jo …Kristali…gjerat jane te qarta.SHBA kerkon me cdo kusht nje marreveshje me Rusine per te ndaluar nje aleance me te ngushte Kine..Rusi qe do te ishte shume e rrezikeshme per interesat globale te amerikaneve.Natyrisht , pavaresisht zhurmes , eshte ky lob amerikan qe vendosi Trump ne Shtepine e Bardhe.Nderkohe qe lobi tjeter mendonte qe duheshin kundershtuar e rrethuar edhe Rusia edhe Kina .Por llogarite matemateike i japin te drejte Trump.Si rrjedhoje amerikanet jane gati ti bejne disa leshime te…vogla…ariut rus .Por per fat te keq keto leshime te ..vogla…po behen ne kurriz te shqiptareve .Duke u nisur nga fakti qe Kosova u clirua nga amerikanet..ata tani mendojne se mu d te vendosin gjithcka per fatin e saj .Perderi sa vendosin per kedo ne bote , mendojne se lete mund ta bejne edhe per Kosoven .Natyrisht ndajne Kosoven sipas interesave serbe edhe pse djihet se serbet ushtruan genocid , luftra dhe mijra te vrare .Por duke joshur shqiptaret , pra edhe Shqiperne me idene e nje bashkimi te mundeshem ….Drama eshte gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska…dhe ne kete gracke po bien njeri pas tjetrit Rama , Thaci , Qosja…Te kuotohemi , me ngjall neveri ..patriotizmi…i Berishes dhe kompani .Ketu priblemi eshte nje diplomaci gjeopolitike e komplikuar .Keshilli i Sigurimit i OKB ndalon bashkimin e Kosoves me cilindo shtet tjeter , pra nenkuptohet me Shqiperine .A do ta shfuqizojne kete me firmen ruse dhe kineze…Nuk besoj sepse edhe francezet dhe anglezet nuk do te deshironin qe ne Europe te fillonte nje proces qe mund te destabilizonte gjithcka , pasi probleme te tilla kane shumica e vendeve .Kjo do te shkaterronte BE dhe do ta shnderronte Europen ne nje rajon pa te ardhme.Prandaj kush mendon bashkim te shpejte Kosove …Shqioeri enderron me sy hapur .Por as ne , as shqiptaret e Kosoves nuk kane interes per ti shpejtuar proceset .Sepse rruga me normale mu do te ishte qe nen BE do te realizohej nje integrim total i shqiptareve , edhe atyre te Maqedonise ..pa zhurme , pa idiotizma patriotike..Sepse me BE integrimi ekonomik, pjesa me e komplikuar do te realizohej ne menyre te natyreshme , me investime te perqendruara dhe te planifikuara , nderkohe qe aktualisht ekonomite tona jane nje anarki totale .Por bashkimi eshte i pamundur sepse eshte e pamundur padtaj te pengosh serbet e Bosnjes per tu bashkuar me Serbine …qe kroatet te mos kerkojne kroatwt e Nosnjes …dhe keshtu me radhe do te kishim nje reaksion zinxhir .Dikush mund te thote..cna duhet ne…por bota moderne nuk funksuon keshtu .Prandaj , pavaresisht presionit te SHBA politika jone duhet ti beje mire llogarite duke gjykuar ne menyre matematike , sipas teorise se ..rulit…cdo cm toke eshte e.pa diskutueshme..Perderi sa Jugosllavia u shperbe sipas ndarjes se Titos , perse ne shqiptaret duhet ta thyejme kete norme…Sepse perendimi gaboi kur nuk realizoi nje ndarje sipas parimit te OKB .te verevendosjes pasi Jugosllavia u krijua ne Versaje vetem me nje pale kufijsh te jashtem nderkohe qe kufijte e brendeshem.ishin thjesht idete e Titos per oerzjerje te kombeve per te evituar shperberjen .Rama duhet te lere interesat e tij .Duhet te kuptoje se pushtetin nuk mund ta.mbaje duke u bere qefin miqve.por me politike ne favor te shqiptareve qe kerkojne mireqenie dhe drejtwsi .Le te mblidhen te gjithe faktorer shqiptare dhe te perpunojne nje steategji unike perballe sfidave te rrezikeshme .Eshte absurde dhe e rrezikeshme te vendoset fati i tokave shqiptareve me telefonata.

  28. Virusi says:

    Mero ka te drejte. Kryeministri te behet serioz, te merret me punen e jo me teater.

  29. fcb says:

    Hera e pare qe bie dakord me ty Mero por nuk na sqarove dicka , kte punen e Kristaqit dhe vendimin e gjyqit ishe ti qe e publikove i pari ne gazeten tende apo jo , ca me te thene Mero , je kokrra legenit :))

  30. Detari says:

    Pajtohem me komentuesin larte, kuvendit duhet ndruar emri ne “kazan”.

    Qaheshe Rama gjith vitin “PD eja ne kuvend te lutem” per cfare? per sherre banale koti qe nuk i intereson popullit?

    Keta jane me fat se s’po del nje parti e re nga te rinjte.

  31. e verteta says:

    Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka JEZUSIN E KRISHTIT !

  32. xx says:

    Z MERO.Sali Berisha poshte e perpjete,sa here i do qejfi atij perflet Ramen shume rende:Ramen vete; traumatizon te birin qe tashme eshte burre dhe nenen e tije qe eshte nje grua me hallet e saja ;akuzon te jatin per incest qe ne fakt nuk eshte incest se gruaja e pare e Rames nuk eshte vajza e te jatit;vazhdon me gruan e Rames e keshtu pa mbarim. Berisha ngul kembe se ti i ke thene keto ,se ti ke dekumenta,;se ti e mbake Ramen te lidhur etj etj (i degjove vete).Ne se i ke thene ti dil edhe pohoje po je burre ose mohoje..Ti i ke degjuar shume here keto por smund ta lesh ashtu……plak i lig …….sepse ai te permend me emer.Ti ben verejtje se me cfar duhet te merremi por tjetrit i shkatrrohet familja dhe personaliteti nga ato fjale qe ti ke thene dhe Berisha deklaron hapur.Ti kur i the nuk mendove per Shqiperine????

  33. Tefik R. Qarri says:

    Analizë e thuktë e gjendjes aktuale në politikën shqiptare. Situata eshtë shumë serioze dhe si duket në këtë kohë po vendoset fati i kufinjëve të Kosovës e me këtë edhe i shqiptarëve! Fatkeqësisht në të dy anët e kufirit kemi parti dhe qeveri klienteliste por jo institucione që në radhë të parë kanë interesin e popullit dhe shtetit!? Kur është në pyetje debati rreth temës së korigjimit eventual të kufirit, bie në sy fakti që të gjithë e “vajtojmë” veriun, të cilin qe 20 vite qeveria e Kosovës nuk e kontrollon, ndërsa shumë rrallë përmenden shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe zgjidhja e problemit të tyte!!.
    Por unë mendoj se një gjë duhet të kjartë për të gjithë ne, se në poltikë vlen parimi i së mundshmes dhe jo i të dëshirueshmes.
    Dhe ju lutem ,kështu siç po sillemi ne shqiptarët a mund tia turbullojmë ujin dikujt!? Vështirë për të besuar!

  34. Kokoshi says:

    Bravo Mero. E ke qare. Ia kishe borxh nje bythelepirje Rames pasi Berisha i rikujtoi kartelat mjekesore dhe dokumentet qe i ke publikuar ti dikur sikur ai ka akuzuar babain e tij se ka shkuar me te shoqen. Ehh si vijne punet

  35. Arifi says:

    AMERIKA TE MOS LEJOJE BISEDIME TE DEMSHME PER KOSOVEN. PER TE SHKEMBYER TERITORE,,,NUK KEMI TERITORE PER TE SHKEMBYER; KEMI TERITORE PER TE MARRE,KEMI TUZIN I,,PLAVEN,GUCINE,,ULQININ,,,CAMERINE,!DHE MAQEDONINE PERENDIMORE,PER TE MARRE SEPSE JANE TOKA SHQIPTARE ME POPULLSI SHQIPTARE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje