Ilir Meta, si “Sekretar i Parë” i shtetit pluralist!

Nga Alfred Peza

Që Ilir Meta po tenton ta drejtojë shtetin shqiptar si “Sekretar i Parë” i Shqipërisë pluraliste, këtë nuk e vë më në dyshim, askush. Nga kjo e dielë, kur ai u përfshi si kurrë më parë në historinë postkomuniste të institucionit të Presidencës në debatin për projektin e ndërtimit të Unazës së Re të Tiranës, u kuptua se “drejtuesi më serioz i opozitës” shqiptare, ka dalë tashmë përfundimisht nga misioni i tij kushtetutes.

Në zyrën që duhet të ishte e “Kryetarit të Shtetit që përfaqëson unitetin e popullit”, tashmë ndodhet një politikan që ka nisur të ushtrojë çdo funksion tjetër, përveç atij të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka meritën e madhe se e ka vënë demokracinë shqiptare, përballë një prove deri më sot të panjohur, për arësye personale shumë të njohura.

Kjo vijë sjellje e Metës ka nisur të bëhet publike të paktën që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Në përplasjen e parë të hapur me qeverinë për çështjen e firmosjes ose jo të dekretit për ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, zëdhënësi i kreut të shtetit duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, deklaroi se: “Presidenti ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë, ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Në fakt, të gjithë kështu e dinim, ndaj shumëkush u habit se përse e përmendi Ilir Meta këtë gjë. Pasi në një Republikë Parlamentare si kjo jona, të drejtat dhe detyrimet e pushteteve dhe institucioneve kushtetutese, janë të mirpërcaktuara. Por, nuk do të kalonin as tre muaj nga ajo ditë dhe ja ku më në fund u zbulua, se projektin që me sa duket Presidenti ishte në gjendje ta bënte vetë, i ishte feksur sikur po kërkonte ta bënte më parë Kryeministri.

Ndaj, pas takimit të improvizuar me banorët e Unazës së Re të Tiranës që prej javësh protestojnë për hallin e tyre, Presidenti e shfrytëzoi “në emër të popullit”, për të provuar që të niste zbatimin e ëndrrës së tij. Një projekt që kishte nisur të realizohej kur nga meraku i madh për cilësinë e emrave të rinj të qeverisë, Meta tentoi të bënte njëkohësisht edhe Gjykatën Kushtetutese, edhe bashkryetarin e qeverisë. Banorët e Unazës u gëzuan sot që takuan Presidentin, por vetëm nesër e tutje do nisin të kuptojnë, se askush në atë godinë nuk e kishte kush mendjen tek halli i tyre, por vetëm tek projekti i vet.

Pas rrëzimit nga mazhoranca të dy kandidaturave të propozuara prej tij, Ilir Meta tentoi që të bënte edhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, edhe Prokurorinë, edhe Gjykatën Administrative. E bashkë me këto, nëpërmjet merakut të tij për mënyrën sesi është zhvilluar procesi i tenderimit të segmentit të Unazës, sesi janë zbatuar procedurat ligjore dhe sesi duhet imunizuar rasti nga mundësia e manipulimeve, Presidenti tentoi veç të tjerash, që të merte edhe atributet e Avokatit të Popullit, Avokatit të Shtetit, të strukturave të specializuara të antikrimit ekonomik e financiar, etj.

Të gjitha këto atribute që po tenton të marë kreu i shtetit, në një çështje që mund dhe duhet të zgjidhet vetëm juridikisht, ligjërisht dhe në mënyrë e rrugë institucionale e kushtetutese, të kujtojnë pikërisht Sekretarin e Parë të dikurshëm. I cili jepte direktivat se ku duheshin mbjellë patate dhe ku qepët. Ku duhej gërmuar për të zbuluar naftë dhe ku duheshin gjendur armiqtë e popullit. E pasi i deklaronte si të vërteta të gjitha këto, bënte gati edhe pyetjet e hetuesisë, edhe pretencën e prokurorisë e padyshim, edhe vendimin e gjykatës. Për tu mburrur më pas nëpër veprat e tij të radhës, se “armiqtë” e panumërt të popullit, nuk i kishin zbuluar asnjëherë organet e specializuara të shtetit, por partia.

Shqiptarët prej 30 vjetësh e kanë debatuar dhe anatemuar, derisa kishin nisur që ta harronin Sekretarin e Parë të shtetit monist. Interesante është që të shohim, se si do të reagojnë tani që për herë të parë, dikush në krye të shtetit po tentot që të bëjë, edhe “Sekretarin e Parë” të shtetit pluralist!

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Ilir Meta, si “Sekretar i Parë” i shtetit pluralist!”

  1. Lennard says:

    Po tregojini vendin ketij Zagari,Banditi !!! ,Nuk ka pse te rrije ne medyshje mazhoranca.Ky Herif e ka mbushur me kohe Kupen.Per Ilustrim nxirni Videone Dritan priftit ,qe te ftillohet mire dhe Opinioni Publik.

  2. Doktori says:

    Sikur presidenti jone i nderue,te dinte se ne darke vone,shefi i qeverise do mblidhte politikanet me te larte kosovar me urdher dhe porosi ta SH.B.A~se, dhe te trajtonin temen e shume perfolur per mardhenijet me serbine,presidenti jone i nderu,nuk do ta bente takimin me hallexhit e astirit.Delegimi i kopetencave,per marveshjen me serbine,k,m. te Shqiperise,eshte nje ogur i keq per presidentin e nderue tonin,psi sic duken bathet,shpejt po vijne pashket,kjo do te thote qe keta qe jane pengese per reformat ne kete vend,do jene te paret ne skanerin e instuticioneve te drejtesise qe po vjen,po ashtu demostrimi i forces nga njesite me profesionale kunder krimit dhe terorrizmit,te SH.B.A ~se dhe prania e tyre ne vendin tone,eshte nje sinjal i forte,per ata qe i rren mendja se mund te destabilizojne me kete vend,prandaj me qetsi dhe dashuri,pa bere zhurme,behuni gati per nje status te ri

  3. Tironci says:

    IKNI MO NA CANI K… TANI. SE NE SNA PYETET FARE KUR E VOTUAT, TANI BENI GAM GAM SI BUCE. ECCC PIRDHUNI

  4. Iliri floriri says:

    Shume i goditur ky shkrim I z Peza Presidenti yne eshte mesuar qe per afro 30 te beje ne politike ate qe deshiron me force e arrogance edhe pse gjojash thote ti zgjidhim gjerat me miresi e dashuri Qe nuk eshte president I te gjithve ai e tregoi gjate zgjedhjeve te kaluara kur sapo ishte emeruar president duke bere fushate elektorale e duke kercenuar se do ngrinte ushtrine skandal e ska dale te ti vazhdojne e te gjithe e dine pse Qe presidenti te perfaqsojn popullin duhet te zgjidhet me referendum nga ai , me periashtim te z Moisiu qe ka ngelur nje figure e nderuar te tjeret kane bere cju Kane thene partite e ky i tanishmi akoma me keq qe as nuk e meriton te quhet I tille , por interesaxhiu me I madh Tani hapur leshelia ka dy kryetare e opozita Le ta marre e ta vere ne krye qe te kete mundesi te ndeshet hapur me Ramen se ka kohe qe I hane briret ,Shqiptaret Le te hapin syte per te dalluar kush punon per ata e kush vazhdon e I mban peng per interesat e veta

  5. AGO says:

    Ilir Meta si KAPOBANDE.
    Te gjithe bythelepiredit mundohen I sjell in ndonje ide Te tyre per Te fituar besushmerine,Dhe ai I garanton Se idea e tyre ja vlen Dhe me takim Te ashtuquajtura Te rendesishme midis tyre I gatuan keto ide Dhe ne fund I hedh ne treg ky kapobande.
    Bujar nishani degjonte berishovicin, Dhe ishte si mos me keq,Po ky eshte Zot na ruj
    Ligesia e ketij Sa filloj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *