“Profeti” i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij

4 Shkurt 2019, 18:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk është problem pse Albin Kurti, një politikan ambicioz në Kosovë, është përfshirë në betejën politike në Shqipëri. E di që kjo është një gjë jo etike, por ai është idhtar i bashkimit kombëtar, dhe nëse do t’ia pranojmë si të vërtetë atë kauzë, duhet dhe ta lejojmë të përfshihet në punët tona. Profili i një politikani nacionalist, që kërkon bashkim kombëtar, të jep hapësirë të ndash mes dy shteteve shqiptare dhe aspiratat e përbashkëta politike, dhe idetë e tua, qofshin këto revolucionare, marksiste apo nacionaliste, edhe pse nuk lidhen me njëra- tjetrën.

Në këtë pikë, nuk më duket kurrëfarë shqetësimi leksioni i tij para një grupi militantësh opozitarë në një fakultet në Tiranë, në ditët kur protesta studentore është në agoni dhe kur në vend të studentëve, në grevë po hyjnë organizatorët realë të saj.

Nuk më interesojnë as sulmet politike ndaj tij. Ai nuk bëhet as më i mire, as më i keq, dhe sikur të bëjë aleancë me Ilir Metën, Sali Berishën, apo Edi Ramën. Si politikan që pretendon se është për bashkim kombëtar, e ka të lejuar çdo gjest që bashkon Shqipërinë me Kosovën.

Por ai ka marrë rrugën nga Prishtina në Tiranë për të kundërtën. Për të mallkuar të vetmin gjest bashkimi mes dy vendeve, përulësinë e shtetit shqiptar, për t’i besuar dy të rinjve nga Kosova, dy poste të rëndësishme shtetërore. Ai ka ardhur në Shqipëri, të sulmojë disa qytetarë të Kosovës, të cilët Shqipëria i ka bërë ministra të rëndësishëm të saj.

I njëjti njeri që ka luksin të vijë në Tiranë, t’i bashkohet një proteste politike kundër qeverisë, të lejohet nga qeveria për këtë pas asnjë kompleks, të bëhet pjesë e një lëvizje opozitare që paralajmëron dhe dhunë, i njëjti njeri nuk pranon dot, biles fjala e duhur është nuk gëlltit dot, faktin që qeveria e Shqipërisë ka bërë dy ministra nga Kosova.

Idhtari i bashkimit kombëtar, i cili përpiqet të na tregojë qiellin e madh të bashkimit, i duken re të zeza në qiell dy dallëndyshet e para të bashkimit, që e kanë kaluar kufirin para tij, duke u bërë zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar nga Kosova.

Edhe sikur Gent Cakaj dhe Besa Shahini të ishin njerëzit më të poshtër të Kosovës dhe më të degraduarit e saj, idhtari i bashkimit kombëtar duhet të përmbante inatet e vogla, dhe duhet të  ishte në krah të tyre, nëse do ishte i sinqertë në atë që pretendon se ka në mendje.

Në fakt unë nuk njoh as Besën dhe as Gentin, por të vetmen akuzë që kam dëgjuar për ta, dhe që e kam dëgjuar nga “Vetëvendosja” e Kurtit, është se ata janë “tradhtarë”, se dikur kanë qenë në “Vetëvendosje”, e nuk janë më. Biles Besa paska dhe një njollë më të madhe në biografi, se qenka bashkëjetuesja e një armiku të Albin Kurtit, po ashtu tradhtar i tij.

Ky është nivel ordiner i të bërit politikë. Është si ata që thoshin se, Albin Kurti është nacionalist fallco, se e ka gruan skandinave.

Të ngrihesh nga Prishtina, të vish në Tiranë për të përmbysur si ministre Arsimi, Besa Shahinin, duke iu bashkuar grevës së pedagogëve dështakë, se të ka tradhtuar bashkë me burrin “Vetëvendosjen” dhe të sulmosh një 28 vjeçar që paska qenë i “Vetëvendosjes”, nën akuzën se e paska mik Baton Haxhiu, do të thotë të jesh jo idhtar i bashkimit, por profet i përçarjes kombëtare, dhe një lider, ose shpirt vogël, ose me mendësi enveriste, ku parimi kryesor është se armiku i brendshëm, është më i rrezikshëm se armiku i jashtëm.

Kjo gjë i nderon shumë herë më shumë se sa ndoshta e meritojnë, armiqtë e Albin Kurtit, dhe e poshtëron atë shumë herë më shumë se sa ndoshta e meriton. Asnjë politikan shqiptar nuk kam parë të jetë kaq i verbër në inatin ndaj armiqve të partisë, sa ky rast, dhe kurrë në botë nuk mund të gjesh një politikan që pretendon që është nacionalist, që do bashkimin kombëtar mes dy shteteve, dhe tërbimin më të madh e ka pse shteti amë emëron dy ministra të shetit bijë, që pretendon t’i bashkohet një ditë.

Unë mendoja se ky do tentonte t’i prishte punë Edi Ramës duke e lavdëruar për këtë gjest, si gjest i bashkimit kombëtar dhe të alarmonte kancelaritë perëndimore me diabolizëm, duke qenë se është identifikuar si përkrahës i bashkimit. Kurse ky se kalon dot ende mllefin ndaj armiqve të brendshëm të partisë së tij, të cilët është gati t’i shpallë dhe armiq të kombit, si një delirant që identifikon kombin me partinë e vet.

Kjo ose e bën këtë njeri hipokrit të madh, ose politikan të vogël, që nuk duhet marrë seriozisht, si një njeri që ka nxjerrë shpatën t’u presë kokën dy vetëve, që bashkojnë sot Shqipërinë me Kosovën.

Dhe mbi të gjitha, si një njeri, që e ndan sot më shumë se kushdo tjetër, Shqipërinë nga Kosova.

55 komente në ““Profeti” i bashkimit kombëtar, që mallkon ëndrrën e tij”

  1. Cuku says:

    Te lumte Mero
    Shkurt e sakte

    1. Dyrrahu says:

      Cuku, mire qe zoti Mero e thote te verteten.
      Nje gje nuk e pelqeva te zoti Mero, ai shume here e preku punen e Albinit, gjoja ai eshte per bashkimin e shqiptareve. Mero e din mire se bashkimin e shqiptareve nuk e deshiron Albini, Albini deshiron te rritet VV dhe te vije i vetem ne pushtet e pastaj te tregoje cfare personi eshte. Albini eshte ne pubertet politik sepse ende nuk ka fjete me asnje pushtet. Ana deklarative e tij eshte aq mashtruese sa parazitet, miopet, indiferentet politik dhe hallexhinjte mendojne se cfare thote Albini ashtu eshte!
      Per cfare Bashkimi Kombetar flet Albini kur thote serbet e veriut te Kosoves nuk duhet te shkojne dhe automatikisht shqiptaret e Lugines se Presheves ua mohon lidhjen e tyre me Kosoven dhe cfare bashkimi duka Albini kur Sali Berisha po tenton ta shkaterroje Shqiperine dhe ky i bashkohet shkaterrimit me Pranveren Shqiptare??!!!!!

      1. Komentuesi says:

        Albin Kurti eshte nje antishqipetar si Sali Berisha qe kurre nuk ja ka dashur te miren e Kosoves dhe te shqiperise.Ai eshte nje pis qe duhet nxier jashte nga shqiperia me shqelma.

        1. Adi says:

          Serbia merr Mitrovicen dhe Trepcen ne marrim Gent Caken … sa mire na e bejme se jemi popull idiot dhe genjehemi me shashka. Kujtojme se ed rama qe nuk ben dot nje tender unaze do mbroje interesat e shqiptareve ne politiken e madhe

          1. Arjan says:

            As tek kari nuk i shkoni Albin Kurtit te gjithe ju servile te liderit me citjane grashe,bashke me te dhe te gjithe spektrin politiko-mafioz ne Shqiperi.Ne marrim gent kaken kete agjent te bias serbe.

    2. Kapit Tupalla says:

      E dëgjova intervistën e Albinit dhe nuk i dëgjova këto fjalë që po i thotë Mero. Nuk i shajti, as Gentin as Besën, por shau Baton Haxhiun të cilin ju në Shqipëri e fuqizuat shumë, kurse Batonin e faktorizoi BIA / UDB a Serbe (sherbimi sekret serb).
      Ju komentuesit, dëgjoni pastaj komentoni !

    3. Robert says:

      Gabohesh Mero,se Rama nuk i emeroi ministra dy kosovare per Shqiperine e madhe,por per t’i paraprire idese se tij delirante qe t’u tregoje kosovareve se ai eshte kandidati me i pershtatshem per mbret te gjithe shqiptareve.
      Nuk kishte nevoje te emeroheshin ministra kosovare,se po te ishin kaq te mire le t’i emeronte kosova,per me teper qe per ARSIMIN dhe punet e JASHTME Shqiperia eshte 100 vjet para Kosoves per personalitete te ketyre fushave.
      Rama ka gabuar rende pervec se ka zbuluar megallomanine e tij te cmendur.
      Nuk besoj se do ta lejoni kete koment se jeni hapur mbeshtetes te Rames se akoma kujtoni qe si eshte me i mire se Berisha.
      Ishte por tani eshte po aq irrezikshem sa dikur Berisha!

    4. Arjan says:

      As tek kari nuk i shkoni Albin Kurtit te gjithe ju servile te liderit me citjane grashe,bashke me te dhe te gjithe spektrin politiko-mafioz ne Shqiperi.

  2. Timi says:

    Jam ithtar i Albin Kurtit por vepra e tij sot është një gabim i tij. Pajtohem me autorin.

  3. Lizga says:

    Eshte kenaqsi te lexosh shkrimet tuaja….

  4. Zjarrfiksi says:

    Ky aventurier, qe nuk ka asgje kombetare,mbasi tentoi t’i vere flaken Kosoves dhe e shendroi partine e tij ne nje band ne parlamentin e Kosoves, sot vjen me te njejtin qellim dashakeqes= t’i hedhi benzin zjarrit qe ai aqe shume e dashuron.
    Ne vendin tone nuk ka pse te pranohen monstra te tilla.

    1. Blendi says:

      Ky “aventurieri” eshte Profesor per aventurierin drogaxhi apo liderin e juaj shpirteror qe nuk din vetem te pellase si gomare.Sa mjerane qe jeni te gjithe ju servilet e edvinit bllokmen qe vetem me socializmin dhe normalen nuk ka asnje lidhje.

  5. Adi says:

    Te thuash se caka apo shahini jane simbole te bashkimit kombetar eshte e pavend. Mero e di po ben diversjon. Ata jane thjesht dy njerez pa asnje peshe politike ne Shqiperi (si 90% e ministrave xhanem) qe u vendosen aty nga Rama per teke dhe show. Rama mund te kishte vendos edhe dy indiane apo finlandeze dhe prap njesoj do ishte. Caka dhe Shahini mund te ishin hap drejt bashkimit mbasi te jene votuar nga elektorati ketu me platforme bashkimin. Fakti qe jane me origjine nga kosova nuk thote asgje. Nese origjina do ishte arsye atehere nuk eshte hera pare qe kemi ministra me origjine nga kosova – mesa di une dhe luljeta opozites nga kosova eshte me origjine

  6. Ragipi says:

    Si eshte e mundur ky mut idioti te kete perkrahje ne popull kur thrret per tradhti e ky eshte i pari per tradhti dhe cdo poshtersi qe ka bere ne partine e vet turp per kete idiot.

  7. aqifi says:

    Duke ditur se kush i ka sjelle ne Tirane dhe me cfare misioni i ka sjelle (Caka dhe Shahini) demaskimi i misionit te tyre eshte detyre e cdo politikani qe ka si ideal bashkimin kombetar. Ne kete moment me e rendesishme se gjithcka eshte bllokimi i dialogut (kupto nenshkrimin e marreveshjes se ndarjes se Kosoves) ne Serbine nepermjet mbajtjes me cdo kusht i takses 100% per prodhimet serbe dhe boshnjake deri ne fund te marsit 2019 kur do te zhvillohen zgjedhjet e reja ne BE. Pas kesaj date antishqiptarja Mogherini del ne pension dhe drejtimin e Be-se do ta marrin forca te tjera politike qe nuk jane per ndarjen e Kosoves.

    1. Peço says:

      O Qife! Të ka mbetur ora dy shekuj mbrapa, a i vrarë. Të bëhesh pjesë e europës do të thotë të heqësh dorë nga një numër broçkullash nacionaliste. Për rrjedhojë duhet të pranosh një zvogëlim të arsyeshëm, por të domosdoshëm të sovranitetit. Këtë po e bëjnë gjigandë të nacionalizmit, si Franca dhe Gjermania, nuk e pranoke ti o QIFE! Me mënt e tua, o Qife, do kishte plasur 100 herë lufta midis Francës dhe Gjermanisë për Alsas- Lorenën. Dhe më e bukura, si mi bëke llogarit, or tu bëfsha, siç ti do e bardha zëmër. Sidomos, parashikimi i largimit të Mogherinit më mallëngjeu pa masë. Sepse, kuptohet, politika e europës nuk qënka frut i bashkëpunimit, por produkt vetëm i Mogherinit. Po, mirë o Qife, ja punën e Mogherinit e rregulluam deri në qershor, por me Trampin dhe Amerikën si do ja bëjmë, o Qife, mund të na e çkoqitësh pak?

      1. aqifi says:

        Druzhe Pecovic. Nuk eshte faji yt qe shprehesh keshtu sepse ose e more racionin e persheshit per sot ose ti je vertet druzhe Pecovic. Te fala Vucicit

    2. katarakti says:

      … Pas kesaj date drejtimin e BE-se do ta marrin forca te tjera politike qe nuk jane per ndarjen e Kosoves, … por per rikthimin e saj nen Serbine!

  8. Tani says:

    I lexoj gjithmone analizat e zotit Baze me deshire, me ndihmon te orientohem drejt ne tregun e politikes. Me pelqen shume qe je realist dhe i ve pikat mbi i. Gazetar serioz!!

  9. Blanco says:

    Qenka terbuar media sherbetore e Rames. Keni bere gjithe ato shkrime kunder Kurtit sot, media e korruptuar, qe keni frike qe me Ramen do tu heqin edhe buken nga goja. Jeni si ata krimbat qe ushqeheni me bajgat e elefanteve. Hajt se do t’iu kaloje, mos u merzitni.

    1. Flutura says:

      Albin Kurti e do Bashkimin kombetar aq sa e do Ilir Meta integrimin europian. Kjo ka qene logoja e tyre per te manipuluar votuesit sepse kane besuar se kjo di te ngjas von. Tani qe keto aspirata po behen te prekshme keta jane terbuar, sepse te tjere njerez jane angazhuar..

  10. Jimi says:

    Alpin! Nuk po te mban shtepia jote, jo te pranoje komshija!

  11. Oketo says:

    Kreshnik Spahiu

  12. qazim says:

    Po ky qenka idiot 24 karat.Nje miop qe nuk sheh me larg nga hunda e tije.Keta pseudopolitikane duhen demaskuar se jane si ai ndryshku qe ha ngadale makinerine.
    I vleresoj maksimalisht shkrimet e tua z.Mero.

  13. zenelaj says:

    Kete anlize duhet ta lexojne dhe mender politikanet tane,per te ndertuar qendrime e vleresime.Ketij burit prej Kosovet u duhet treguar dhe mesuar se deri ku shkon mikpritja ,toleranca e respekti per vellain e motren ne shtepine mikpritese.

  14. kot fare says:

    V.K ketij qyqari qe e ka ushqim sherin. Interesante eshte kush e drejton? Po edhe per kete v.k. Me nxori mallin e Mul Nokes.

  15. Rt says:

    Mero nuk kane rruge tjeter shqiptaret vec bashkimit. Perrallat me integrim i kane fshataret qe vjedhin dhe pastaj i cojne femijet ne angli. Jeni qyqare dhe do te mbeteni te tille. Albin kurti eshte ne atdheun tij i dashur fshatar

  16. Sadiku says:

    Sot per sot je maja e gazetarise Shqipetare Mero!Ndoshta ke fatin qe perballe ke kazanin mediatik ,nuk e di por je brilant!Kur te ke perpara te prish pune ,por kur te lexon e te analizon te hap pune! R E S P E K T.

  17. olimpia says:

    Mero ,deri diku ke te drejte .Por sot po te kujtoj qe eshte 4 shkurti…A te kujton dicka kjo date….Me qe nuk ke lene kriminel ballist pa reabilituar ,a mund te shkruaje pese rreshta per 83 viktima te terrorit nazistoballist te75 viteve me pare…?Dje postova nje koment ku propozoja qe Rama te vendoste njke kurore ne varrezat e deshmoreve per te perkujtuar kete date,duke i kujtuar edhe rolin e tradhetarit M.Frasheri…Kisha parashikuar mos publikimin,dhe ashtu ndodhi .Edhe sot nuk besoj ta publikosh.Por dua te te kujtoj se ne se Rama do te shkonte sot nbe varreza do te bente nje fare reabilitimi moral perballe 90 perqinbd te atyre qe i kane dhene pushtetin.Dhe qe me qe vertet iu zgjuar per perdorimin e gjuhes shqipe po te them se ky veprim do te ishte nbje paragoditje per falangat fashiste te 16 shkurtit…Por sic duket ju e mendoni politiken nje dhunti hyjnore tuajen…Gaboni Mero…ose nuk lexoni komentet ashtu si Mao nuk lexonte shtypin ….Por mos harroni,nuk jeni Mao…
    P.S…mund te vinte edhe Albin Kurti ne varrezat e deshmoreve,ne se e ndiente sadopak kete date ..bashke me Arlindin,por jo sigurisht Market,Gjekmarket,pinjollet e atyre qe ne 4 shkurt gjakosen Tiranen heroike.

    1. **** says:

      Ne varrezen e Mithatit?

  18. Vlesh says:

    Njerez kundes nga njerezit e vegjel! Jane gjithmon te ligj!

  19. Taraboshi says:

    Merote lumte dora jo vetem se ke shkruar realitetin por se jemi edhe te nje mendimi.

  20. Prind says:

    Vetevendosjes se Alpinit, i dizenjonte vijen ideologjike , filozofi nga Lushnja (qe ka mbaruar per Kimi) , Elvis Hoxha.Mund te navigoni nese doni me shume info dhe te qeshni.

  21. Ai says:

    Konnnsastoj-:) se:
    Shkrimi qendron por eshte perdorur nje gjuhe shume shume e bute.
    Albin Kurti z.Mero,arriti der aty,sa greven e disa idiotave e quajti si “pranveren arabe”.
    Pranvera arabe perveç se s’ndryshoje asgje ne asnje vend arab,la mbrapa vella vrasje dhe pasoja qe do duhen qindra e qindra vite te rregullohen.
    Kete gje do albin kurti???
    Jam i mendimit se sot duhet ti “thyeshin dhembet” ne editorialin tend z.Mero.Gabimin qe bejme te gjithe, eshte se tipa si kurti,i lejome te thone gjera antikombetare,dhe pastaj themi oboboooo…gjithenje kir eshte vone,teper vone.
    Tjeter konstatim:
    Sot kuptova me së miri se albin kurti eshte nje njeri qe kerkon pushtetin me çdo kusht dhe se ka problem qe te arrije ate, te shesi akoma ( mund te perdorja “biles” sic e perdor ti mero por nuk duhet…perdoret vetem ne ndonje rast te veçante dhe gjithmone dyshe ” biles biles”) dhe kombin.
    Qenka nje njeri i flliqur dhe dinak i tejskajshem.
    Pthuuuuuuuu…te qifsha robt

  22. Sali Trimi says:

    Koloneli Serb I UDB-es, pasi e pa se cmoster ishte Kurti, vendosi ta ketheje ne monster. Pasi vrane shoket e tij qe ishin ne te njejtin burg me te, fillimisht i fali jeten Kurtit. Kurti ishte i vetmi qe nuk u ekzekutua. Nga ky moment jeta e tij u kethye ne misionin “ne sherbim te kolonelit”. Ishte I vetmi qe nuk rezistoi dhe I vetmi qe shpetoi. Ne kete prizem te bie ne sy ngjashmeria e tij me Berishen. Qe te dy hiqen si nacianaliste apo patriote, por ne thelb qe te dy kane te njejtin udhezim nga koloneli Serb: Bej, cbej, shetet mos bej. Prandaj Albini here paraqitet si komunist, here si patriot, here sukur do bashkimin, here sikur eshte me Salen, sikur eshte me Ilirin. Te gjitha keto jane te toleruara nga Koloneli mjafton qe rezultati ne fund te jete ne interes te Serbit. Ketu e ka spjegimin edhe “konfjuzioni” i tij rreth bashkimit dhe goditjes se kosovareve qe Rama ka marre ne qeverei. Diversioni i tij eshte kunder qendrimit Amerikane qe i dhane Kosoves lirine dhe ndihmon Vucic ne bisedimet me Thacin. Po te ishte patriot i vertete dhe te donte bashkimin me ne fund do kish kuptuar qe shansi qe po paraqitet eshte rast unikal. Ai ska mendim dhe llogjike. Ai vetem sa ben detyren e njeriut me mision….

  23. Kola says:

    Nje shkkrim kompetent, i sakte. Mos t’u thefte pena z.Baze!

  24. Kosovari says:

    Albin Kurti eshte nje anarkist llapaqen qe i pelqen shume vetja dhe don te jete ne qender te vemendjes.
    Mos ia varni fare se nuk ia vlen.

  25. Lira says:

    Nuk ja vlen te merresh me kete zoteri mua me ngjan aq anadollak sa personazhi I Kocit tek filmi zonja nga quteti.

  26. Opgj says:

    Mero je i saktë.A ke dëgjuar që X fluturon me presh në by the…Ky Albin Kurti fluturoka me presh.Vetem me nje ndryshim se presh që i ka.hyre qenka me efekt të gjatë në kohë jo si ata të zakonshmit.Thone,thonë se ky presh e ka origjinën dhe farën nga vendet prej nga kanë ardhur popullsia sllavë
    NDRYSHE NUK KA PSE VJEN TASHTI NE PRAG TE ARRESTIMIT TE BERISHËS END CO.

  27. Lili says:

    Kur tradhtija vishet me petken e nationalizmit ajo duhet luftuar ,o mero base se asgje e mire nuk i vjen shqiperise nga udbashi baton haxhiu,qe iu j a blere me paret e serbise.

  28. Tarras says:

    Edhe sikur zoti Edvin te kish emeruar ministra te Shqiperise ca zezake apo aziatike, do te delte zoti Mero me editorialet e tij dhe do e justifikonte.

  29. Orient says:

    Epo..burri luan..muri s’luan!.

  30. eli-tiv says:

    ..me sa duket nuk i duhet kujt Albini..!! U surprezova me te

  31. Dardani says:

    Mero je shume i ceker. Si mund te jesh kaq i ceker nuk e kuptoj, apo te dogji qe Albini u dha zemer studenteve qe te kerkojne nje Shqiperi me ndryshe.

  32. ta says:

    a,a the gja or tej a

  33. Taraboshi says:

    Dardan qenkeni nje m…t i ndare per gjysem e Albinin.Nukjeni ne gjendje te rregullonisituaten ne Shqiperi Veprimet e juaja janenje tradheti
    e madhe ndaj vendi tone

  34. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E dini si eshte puna, Edi Rama po pergatitet per diten kur ai dhe PS do divorcohen, le te themi jo shume shpejt por as shume larg. Po formon klanin e tij jashte PS qe ta perdori edhe si forme presioni por edhe si variant alternativ per te vazhduar protagonizmin e tij ne politike dhe idete e tij. Tipa si Berisha e Rama qe ngjajne perdite e me shume si dy pika uji ne egocentrizmin, arrogancen, populizmin, propaganden offline e online etj nuk jane tipa qe i ikin kollaj protagonizmit dhe varesise se te qenit ne qender te opinionit publik ne nje menyre apo nje tjeter. Te dy vuajne nga deliri per te qene Babai i Dickaje!

  35. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E dini si eshte puna, Edi Rama po pergatitet per diten kur ai dhe PS do divorcohen, le te themi jo shume shpejt por as shume larg. Po formon klanin e tij jashte PS qe ta perdori edhe si forme presioni por edhe si variant alternativ per te vazhduar protagonizmin e tij ne politike dhe idete e tij. Tipa si Berisha e Rama qe ngjajne perdite e me shume si dy pika uji ne egocentrizmin, arrogancen, populizmin, propaganden offline e online etj nuk jane tipa qe i ikin kollaj protagonizmit dhe varesise se te qenit ne qender te opinionit publik ne nje menyre apo nje tjeter. Te dy vuajne nga deliri per te qene Babai i Dickaje!!

  36. Anti Janatullos says:

    Albini për një fije floku e kalli Kosoven.
    Tani po kerkonë pranverë arabe,bënë aleancë të hapur me Sali Pisin(deri më tani ishte Sekrete).
    Albini është një devijant psiqik nën kthetrat e sherbimit serbë.
    Sherbimi intelegjentë i UÇK‘së,në vitin 2004 e‘ka kaputt Albinin në flagrancë,ketu fatmirsishtë filloi demaskimi
    I‘ktijë palaqo.

  37. Festim Tuku says:

    Ky më duket ” politikani” më karkalec në Kosovë. Ky nuk ka shtyllë kurrizore por vetem deje. Nuk la njeri pa sharë e denigruar bile edhe Ameriken e griu sipas menyres se vet, por ky pafillo nuk ka arritur te kuptoj se te mos ishte Amerika sot do ishte berë suxhuk nga Slloboja. O shoku karkalec kur te çohesh në mëngjes kendo një sure për Amerikën ashtu si shqiptaret e shqiperise duhet te kendojne sure për Ismail Beun

  38. Lil Toronto says:

    Mero, para se te flisje per Albinin do beje mire te shikoje me te fundit video:
    https://www.youtube.com/watch?v=uBv_6DIkahw

  39. NNP says:

    Qe te flasesh realisht per Albinin duhet te njohesh me rrenje situaten e brendeshme te Kosoves por dhe klanet armiqesore te kamufluara atje.Se pari Albini eshte i vetmi qe e bukos dhe etremb Thaqin sepse ja njeh biografine agjenturore te tij si dhe ja perplas ne surrat pa frike.WW-ja eshte e vetmja barriere antithaqit ne kuvendin e jeten politike te Kosoves Edyta-duhet te mos mbivleresohet kontributi i Amerikes se na gerryet zorret.Edhe Enverin Rusia e mekembi ne fillim por kur desh pastaj te behet zot i vendit tone ja perplasi deren surratit.Miku nuk behet zot shtepie ore idioter. Dhe e treta o axhaminj duhet ta dini se socialdemokracia si kjo PS-ja jone eshte sherbetore e kapitalit dhe jo e kombit prandaj derdellisni sa te doni por do ta kuptoni nje dite kur te jete shume vone-se i vetmi shpetim i kombit tone eshte bashkimi kombetar sa me i shpejt.Dhe ky bashkim arrihet me do mjet e me te gjitha aleancat e mundeshme ashtu sic tentoi Enveri me Ballin ne fillim te luftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje