Studiuesja: Njerëzit janë hibrid i alienëve, ata vizituan Tokën por nuk i mbijetuan dot

5 Shkurt 2019, 18:24Lifestyle TEMA

“Toka është vizituar mijëra vite më parë nga alienë të ardhur nga yjësia Pleiades, të cilët nuk mundën që t’u mbijetojnë kushteve të planetit tonë”.

Ky është pretendimi i Daniella Fenton, një biologe që e përshkruan veten gjithashtu edhe si “alienologe”, e që në librin e radhës jep edhe “argumentin” se si ka rritur në këtë përfundim.

“Hibridët njerëzore”, titullohet libri i saj që është hedhur në shitje online.

Në këtë libër, ajo thotë se kur alienët kuptuan që nuk mund t’u mbijetonin kushteve të Tokës, vendosën që të modifikojnë gjenetikisht njeriun “e prapambetur” prehistorik duke e shndërruar atë në një qënie inteligjente.

Prova, sipas Daniellas është kromozomi-2.

Në librin e saj, ajo thotë se gjurmët e këtij kromozomi gjenden 780 mijë vite më parë tek neandërtalët, tek denisovanët dhe tek njerëzit e sotëm, por jo tek speciet e tjera primate.

“Tri speciet u shkrinë dhe shndërruan më vonë në qënie të avancuara në art, kulturë dhe teknologji komplekse

Rreth 800 mijë vite më parë, përmasat e trurit të njeriut u rritën beftas dhe kjo mbetet ende një mister për arkeologët”, thotë Daniella .

Ajo thotë se në fillim ka qenë një grup i vogël njerëzish të modifikuar gjenetikisht, por pavarësisht kësaj, ata ja dolën që të zgjerohen dhe t’u imponohen të tjerëve.

“Pati një ndryshim të shpejtë dhe total tek të gjithë njerëzit në tokë, që në vend të 48 kromozomeve u bënë me 46”, thotë biologia e shndërruar në “alienologe”.

3 komente në “Studiuesja: Njerëzit janë hibrid i alienëve, ata vizituan Tokën por nuk i mbijetuan dot”

  1. Cudia says:

    Ja qe zoti qenka Alieni vete. Na zbrasen trute me kurane dhe bibla.

  2. emigranti says:

    Ne rast se kjo hipoteze per ardhjen dhe hibredizimi I tyre me njerezit do te qendronte, etehere njeriu do te kish me shume se 1 kromozom ndryshim qe ne fakt eshte merite e evolucionit qe perfshin periudha shume me te largeta se thote kjo studiuese.
    Patjeter duhet te kete planete te ngjashme me token ku mund te kete civilizime mbase ndonje me I perparuar se ne.
    Por largesia e tyre me vite drite ( mijera ) e ben praktikisht te pamundur ardhjen e tyre ne Toke, sado te perparuar te jene.
    Imagjinoni nje planet te tille mijera vite drite larg ( shpejtesia e drites afersisht 300 000 km/sek shpejtesia me e madhe dhe e paarritshme ) .
    Kjo ” studiuese ” duhet te jete ose halucinante, ose shkruan vetem per te terhequr vemendjen duke u dukur e vecante e per te fituar nga librat e shitur .

  3. Feniks says:

    Idiotesira qe shkruhen nga njerez skizofrene!
    Ne se alienet paskan patur mundesine te vijne ne toke para gati 1 mIlion vjeteve,atehere si mundet qe me vone nuk kane mundur te vijne qofte edhe nje here?
    Qe te kene ardhur ketu do te thote se qenkan me te perparuar se ne dhe per me teper pas 1 milion vjetesh do te ishin shume here me te perparuar!
    Por deri tani vetem ne po shkojme ne hapesira pa fund dhe asnje qenie tjeter nuk po duket ketu!
    Nga kjo duket qe te gjitha sa thuhen jane mbrockulla!
    JETE ME SIGURI DO KETE NEPER GJITHESI,POR DO JENE SHUME LARG NESH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje