Nga Mero Baze
Partia Demokratike u ka ofruar aleatëve të vet kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në këmbim të mbështetjes së strategjisë së PD, për të mos hyrë në zgjedhje lokale.
Ajo që në pamje të parë duket si ofertë për ndarje zonash, është në fakt ofertë për të mbështetur PD-në, në qëndrimin për të mos hyrë në zgjedhje, nëse nuk plotësohen kushtet e saj.
Propozimi themelor i Bashës nuk ka të bëjë me oferta për zona të lira për kandidatë të përbashkët, pasi parti të tilla të vogla si demokristianët, republikanët apo partia e Dash Shehit, nuk kanë peshë të tillë, që mund të fitojnë ndonjë bashki, dhe sikur t’i mbështesë PD.
Biles dhe Dulja që ka një zonë minoritare në Dropull apo Sarandë, është më i dobët se Vangjel Tavo në Dropull, apo “MEGA” në Sarandë.
E vetmja që mund të marrë zona të lira është LSI, dhe ajo nën rrezikun që zemërimi i PD-së lokale ndaj kandidatit të saj, t’ia dështojë fitoren.
Thelbi i ofertës është taktika që Basha t’i mbajë të bashkuar deri javën e fundit të fushatës aleatët, që të mos i relativizojnë betejën për mos hyrje në zgjedhje.
Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aletëve të vegjël u premtoi vende në lista, me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën.
Tani po përsëritet e njëjta skemë.
Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës, për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe shmangien e debatit për reformën zgjedhore.
Nga ana tjetër, të njëjtët aleatë kanë kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve, apo djegien e mandateve.
Në këto kushte, Basha ka ndryshuar vetëm terminologjinë e bojkotit, duke bërë sikur po u ofron diçka për një qëllim, që në fakt nuk është doemos dhe i tyre.
Oferta me kusht për qeveri teknike për zgjedhje lokale, është një ofertë për bojkot, por e thënë me fjali të tjera, pasi Basha nuk ka asnjë mekanizëm që ta detyrojë qeverinë të dorëhiqet, përveç mandateve.
Ai thjesht nuk do që aleatët ta lënë të vetëm disa muaj para zgjedhjeve, me shpresë se do t’i gënjejë ditën e fundit si dy vjet më parë. Dhe tek Basha, shpresa për të gënjyer dikë përsëri, vdes e fundit.
Dhe mos hyjne ne zgjedhje, te ngelen ne opozit veten partia komuniste dhe ndonje tjeter.
Akoma me Hillary ti Mero, jane bere zgjedhje te reja eshte Trump president.
Po c’eshte ky njeri qe pretendon te jete Kryeminister dhe ka frike te futet ne zgjedhje!
Futu o vella be zgjedhje dhe kargou po humbe;?
TE LUMT M.BAZE.VETEM JU KENI NGELUR GAZETE E PA-ANESHME QE I BINI NE KOKE PROBLEMEVE QE KA POLITIKA NE KETE VEND.DHE FATKEQSIA QENDRON TE SALIU,LULI,LIKE E MONIÇIZMJA QE KANE HUMBUR RRUGEN E DEMOKRACISE DHE FREFEROJNE GJUHEN E DHUNES DUKE VENE NE ZBATIN PLANIN OGURZI SALIST TE VITEVE 1991 SHKODER E 1998 TIRANE PER VRASJE PAS SHPINE TE ARBEN BRICIT ME SHOK E TE A.HAJDARIR SIPAS PARIMIT TE UDB”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT PER TE MARR PUSHTETIN”.
-PO VE RE SE GAZETA D I T A NE SHUME RASTE ESHTE KTHYERE NE ZEDHENSE TE PD SI AJO E RD NE SULME KUNDER KM RAMA.NE KTO KUSHTE SHUME LEXUES NUK PO E BLEJNE ATE POR TEMEN TUAJ.EDHE PER FAKTIN SE JU ME SHUME SEKUSHDO TJETER I NXIRRNI KALLAIN SALIMILLOSHEVIÇIT KU 50 % TE FAMILJES E KA SERBE.
-NGA SHUME ANALIST MEDIOKER PRO SALIT NUK THA ASNJE SE BABAI I KRIMINELIT D.DAJTI KA QENE KUZHINER I SALIUT PRESIDENT.NDAJ GJYKIMI TIJ U SHTY 10 VJET NGJARJE E PAPRECEDENT NE BOTE..DHE JU FAL JETA KUR VRAU 5 VETA-4 POLIC TE PAFAJSHEM.KY ESHTE TMERR I DREJTESISE SONE TE TREDHUR NGA SB QE ME KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE.JANE KETA QE SHPEUAN LULIN NGA BURGU 2-3 HERE DHE QE KY SOT KAKARIS SI GJELI MAJ PLEHUT.
FLM TEMA E MERO BAZES,JEMI 1,JEMI ME JU..!
Skedina kacurel !
Lulezim Rama-Edvin Basha,barazimin ne xhep
Ilir Berisha – Sali Meta,e shtyne ndeshjen,
Cizmja Monalisa fitore ne tavoline.
“Bir Selman i nenes ke te qash me pare”
Pd – ja shkon drejt shkrirjes se saje, dhe kjo duhet te kishte ndodhur vite me pare. Ajo nuk u afron asgje shqiptareve, ndaj keto jane grahmat e fundit te saje dhe shume shpejt SPAKU do ti japi goditjen vdekjeprurese.