Teleskopi Hubble filmon stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran

13 Shkurt 2019, 12:10Lifestyle TEMA

Teleskopi hapësinor Hubble ka filmuar stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi se në xhirimet e fundit të teleskopit Hubble, është zbuluar një stuhi gjigande në planetin Neptun. Theksohet se madhësia e stuhisë në Neptun është dy herë më e madhe se sipërfaqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërsa në polin verior të planetit Uran, janë zbuluar “retë gjigande të stuhisë”.

Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë.

1 komente në “Teleskopi Hubble filmon stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran”

  1. Josifi says:

    Për lexuesin e apasionuar shkrimi të botohej i plotë.Nuk besoj se përkthimi nga NASA do konsiderohej plagjiaturë.Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje