Del jashtë funksioni roboti ‘’Opportunity’’në Mars

17 Shkurt 2019, 08:30Lifestyle TEMA

Roboti ‘’Opportunity’’, që shkeli për herë të parë në Mars në vitin 2004 dhe konfirmoi për praninë e ujit, u deklarua zyrtarisht jashtë funksionit nga NASA, gjë që shënon dhe fundin e një prej misioneve më të suksesshme në historinë eksplorimit të sistemit diellor.

‘’E deklaroj të përfunduar misionin ‘’Opportunity”,  pohoi shkencëtari kryesor i NASA-s, Thomas Zurbuchen në një konferencë shtypi në Pasadena të Kalifornisë, në ‘’Jet Propulsion Laboratory’’ pikërisht në zonën e nisjes së fluturimit.

‘’Megjithëse është një mjet, është e vështirë të ndahesh nga ai’’, shprehet drejtuesi i programit, John Callas.

Kontakti me roverin kishte humbur që prej 10 qershorit 2018, kur një stuhi rëre përfshiu Planetin e Kuq, errësoi atmosferën prej gati disa muaj duke u bërë pengesë për rikarikimin e baterive me anë të paneleve diellore.

‘’Pas tetë muajsh dhe mbi 1 000 mesazheve të dërguara nga Toka pa përgjigje, NASA vendosi që përpjekja e fundit do të kryhej të martën në darkë. Nuk morën asnjë përgjigje, dhe ishte momenti për ti dhënë lamtumirën tonë’’, thekson John Callas.

1 komente në “Del jashtë funksioni roboti ‘’Opportunity’’në Mars”

  1. Leonardo Da Vinci says:

    Po Roboti PD SALI kur do dali jasht perdorimit. A nuk esht absurde qe OPPORTUNITY del jasht perdorimit kaq shpejt me te gjithe rendesine qe ka. Kurse Sala prej 27 vitesh qe jo rendesi ne bote ska po as ne shqiperin tone nuk po del jasht perdorimit. A ka shkencetar ta shpjegoj kete?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje