Nga Artur Ajazi
Ata që në 16 shkurt u ngritën dhe protestuan për pushtetin e “popullit” (pour le pouvoir du people) dhe që më pas u strukën pas trupave të atyre hallexhinjve që nuk e dinin përse kishin ardhur në Tiranë, sot gjenden në ditën e tyre më të keqe.
Protesta e të shtunës mbaroi me balancë skandalesh dhe dështimesh, duke i kujtuar edhe njëherë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se, opozita e sotme ka mbetur dhe vazhdon të mbesë në ujra të turbullta, skenare të zeza, dhe pa asnjë program të mirëfilltë politik për të ardhmen e saj. Kjo pasi, për të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve, kjo opozitë ka afro 2 dekada që nuk mendon fare.
Protesta e të shtunës, vulosi në mënyrë përfundimtare fatin e milionerëve të një partie politike, që dikur u quajt nga ndërkombëtarët si “qeverisja e gangsterëve”, dhe kjo mjafton të shikoje si talleshin e ngërdhesheshin me ata të mjerë, me ata kamikazë politikë, që u sulën mbi kryeministrinë duke e shkatërruar dhe djegur atë. Dhe në fakt ata dëmtuan xhepat e shqiptarëve, dhe jo të Edi Ramës, por mungesa e vetëdijes dhe keqpërdorimi i tyre nga kasta e bejlerëve të PD, i renditi ata në listat e gjata të organeve kompetente të hetimit.
Mjafton të shikoje se si u strukën diku larg turmave të mashtruara, dhe pastaj tek mundoheshin të mbanin shaminë në hundë duke akuzuar qeverinë, policinë dhe kryeministrin Rama se “provokoi protestuesit paqësorë, po helmon turmat paqësore” dhe do të bindeshe se gjithçka u munduan ta bëjnë për pushtetin e tyre , për milionat dhe bizneset e tyre, dhe jo për popullin.
Si mund ti besoje Lulzimit, Monikës dhe Fatmirit, se, “protesta e të shtunës do të jetë e popullit, ai do të marrë në dorë fatet e tij”, si mund ti besojë një kaste politikanësh të provuar me dhjetra herë, duke e ditur se çfarë kanë bërë në 1997, 1998, 2001, 2015, 2016 dhe në vazhdim.
Një kaste politikanësh që nuk kursen asgjë, as godinat e institucioneve, as investimet me paratë tona, as jetën e shqiptarëve, për të arritur tek pushtetit i tyre. Si mund ti besosh Lulzimit, Monikës dhe Fatmirit se, “ne do ti kthejmë pushtetin popullit”, kur ata janë provuar për afro 2 dekada e ca në pushtet, e kanë vjedhur, grabitur, manipuluar dhe kanë vrarë, nga piramidat e parave, tek Gërdeci dhe bulevardi i 21 janarit.
Por fatkeqsisht duhet ta pranojmë se edhe sot pas 28 vitesh, ka akoma shqiptarë të (pa) djallëzuar që pranojnë të paguhen për të qenë skalioni i parë në protestat e dhunshme të Lulzimit dhe Monikës.
Që pranojnë nga halli, të jenë sulmuesit e institucioneve paçka se mund të kenë tallaze me organet e drejtësisë, dhe që Lulzimi dhe Monika padyshim do ti lenë në baltë si gjithmonë.
Protesta e të shtunës u mbushi plotësisht mëndjen shqiptarëve (madje ka bundur edhe më spektikët) se, Lulzimi dhe Monika kurrë nuk do të kenë shansin të marrin pushtet me votë popullore, që Lulzimi dhe Monika kurrë nuk do të arrijnë të futen në kryeministri si të barabartë me Edi Ramën, dhe kjo jo për faj të tij.
Edhe kësaj here shqiptarët panë dhe dëgjuan live se si, Lulzimi dhe Monika i braktisën, i lanë vetëm mes flakëve dhe tymit të molotovëve “popullin” e tyre, duke u strukur mes turmave të egërsuara për të sulmuar sërish ndërkombëtarët. Sikur të mos kishte ekzistuar fare, Lulzim Basha stafetën e protestës e kalonte shpesh tek Doktori, duke shpresuar në “mjeshtërinë e tij”.
Shpërfillja e deklaratave të ndjeshme nga ambasadat e SHBA, BE, Gjermanisë dhe Britanisë Madhe moment pas moment ditën e protestës, treguan se Lulzimi dhe Monika nuk kanë humbur vetëm toruan dhe shpresën, por edhe besimin tek aleatët tanë perëndimorë.
Mungesa e vizionit, respektit dhe seriozitetit politik, tashmë kanë krijuar tek ndërkombëtarët një tjetër vlerësim për opozitën aktuale, duke e veçuar dhe klasifikuar atë si një bashkim forcash regresive për të ardhmen e vendit dhe integrimin e tij në familjen e madhe europiane.
Eshte fatkeqesi kombetare qe opoziten e udheheqin nje tufe budallenjsh dhe te kriminalizuar.Fatkeqesi qe PD nga parti e shpreses eshte kthyer ne nje parti e horrave qe mendojne vetem per pushtet te pa merituar
Ishte me te vertete kriminale ,kur shikoje vampirin sali dhe lulushen kur zgerdhiheshin dhe kenaqeshin kur shpellaret sulmonin dhe shkatrronin dyer e dritare sikur te ishin mall i armikut dhe jo i popullit.
Po sikur keta shpellar te suleshin tek shtepite e ketyre hajduteve (qe i kane 100 larg nga k/m) dhe ti shkatrronin,si do u behesh fytyra kalorsit fytyr vrerosur sali.
Ky kriminel e ka te stampuar ligesin ne fytyr.
Nuk e dim a kane vene mend ata qe i shoqerojne nga pas ,se PD-ja eshte vetem zjarrevenese dhe vrastare e populit te vet? A e kuptuan ata militant pa mend se partia e ryre e quajtur Demokratike eshte je parti me ideale fashiste ,ku nuk qendron dot pa vrare ,pa dje gur e pa share njeres ,qofshinketa edhe te thjeshte ? Kujtoni e shikoni vidion ,ku bodigardi i Bashes qellon me grusht ne stomak qytetarin se i kujtoi Bashes vjedhjen e eurove ne rrugen e kombit dhe vrasjet e 21 janarit ? Ja ky eshte ai drejtues qe flet per rejtesi e demokraci. Eshte ky hajdut e kriminel qe flet per drejtesi . Akoma e besoni kete dhe shefin e tij Sali Berishen qe nuk foli edhe me nenen e vet ? A kini tru ne koke ju qe e shoqeroni keta personazhe ? A shikoni se c’drejtesi ndertoi Saliu ne kete shtetit e quajtur Demojratik ? A besoni ju tek Flamur NOka per rregull e drejtesi ,kur shkon e rrihet me drejtuesit e policise? Me thoni cili nga keta e meriton te drejtoje shtetin ? Me te vertet do vini persri diten e enjte ? A me te vertet e besoni se do largihet Rama me dhune ? PO cili eshte ai shtet qe do te njoh nje qeveri e ardhur me dhune ? A i lexuate perndimoret si reaguane ? A besoni me te vertet nje psikopat qe u tall e dhe monika me Ilirin duke e perdorur si pacavure nje njeri me emrin Petrit Vasili ? Sa burra me mend u larguan nga LSI-ja ? A me te vertet do drejtoje nje ministri KLejdi Mehmeti ? PO Moniken a e dini se eshte nje traportuese droge ? kete nuk e them une ,por Amerika .
Per pak populli ishte duke e marre pushtetin.
Populli thirri protesten.Munika dhe Luli u shkoi ne ndihme.Pse ? do te pyesni ju .Qe tu jepte pushtetin pra. Ata per popullin dolen,se per vete meazallah.larg qofte s’duan pushtet.
Sa inat u erdhi qe populli se mori pushtetin !!!
Po dhe ata legenat e policise as te rrahin,as te vrasin.I lane te shkojne deri te dera.Ne u thame
kapini.rrahini.vritini se jane provokatore po ata dreq policesh s’vepronin qe s’vepronin.Asnje s’e vrane,keshtu qe dhe kesaj here populli s’e mori pushtetin,po me ndihmen tone ka per ta marre.
Eshte e vertete,se, opozita ka krijuar nje mosbesim jo vetem te populli shqipetar,por edhe te nderkombetaret.Se me cilet do jetojne keta nuk meret vesh.Me mire te shkojne jashte planetin si jashtetoksor,se ne shqiperi nuk kane vend,pasi populli u ka bere dalje.Respekt per artikullshkruesin.
hajde dru me preeee
kete motiv ka sot PD e shpellareve. nje turp i padegjuar
i lane mandatet. e kujt po i rruhet ?????
serish fitojme ne edhe 15 deputete me shume
Thika ka shkuar ne eshter! Deri me tani vrasesi Berisha dhe sejmeni i tij dhe njekohesisht bashkpuntori i tij ne vrasje, Basha, si dhe gjithe taborri i horrave qe e rrethojne, kane shkuar me mendimin, se ndeshkimi per krimet ndaj njerezimit te cilat kane kryer gjate sundimiut te tyre, kurre nuk do te ndeshkoheshin, Por ja c’e do qe kohet e fundit ngjarjet po rrokullisen vrullshem dhe frikshem ne drejtim te padeshirushem!? Frika nga nje ndeshkim i mundeshem dhe shembullor u ka kaplluar gjithe qenien. Alarmi nga ngjyra portokalli menjehere kaloi ne te kuqe! Peballe kesaj situate, nuk duhej humbur kohe, por duhej vepruar vrrullshem dhe me kercenime, e goditje te forta, ne menyre qe ta paralizojne, kete pushtet qe seriozisht duket se po i kercenon me reformen ne drejtesi.
Te mos harrojme e nenvlresojme, nese keto goditje paralajmeruse nuk do te kene efektin e deshiruar, ata nuk kane per t’u ndalur! Mendjet e tyre diabolike e kane te gatshem edhe skenarin e nje lufte te mundeshme. T’mos ju duket cudi ! Nese do te futet ne loje ky skenar ogurzi, mundesia per ti shpetuar ndeshkimit eshte pothuaj e sigurte, ne te kundert , ata duhet te ballafaqohen me drejtesine per tu ndeshkuar per krimet e tyre. Duket qe fatkeqesisht, tani po vihet ne jete ky plan, nga i cili si gjithmon populli ka per te dale i humbur. E vetmja shprese dhe mundesi eshte, ndergjegjesimi i popullit per kete skenar ogurzi dhe reagimi i fuqishem per ndaljen e tij Mbi te gjitha detyre e organeve ligjzbatuse te ketij shteti, qe ne kohe dhe me efikasitet te parandaloje, e te veprojne ndaj ketyre vrasesve, ne te kundert ata do te jene te pameshirshem me te gjithe ata qe guxuan dhe i akuzuan. Njerez jini vigjilente!