Nga Mero Baze
Opsioni i djegies së mandateve, nuk ishte një opsion politik i opozitës para së shtunës. Para së shtunës ishte opsion, rrëzimi i Edi Ramës, përmes protestës.
Dështimi i përpjekjeve për të prodhuar viktima në Bulevard, me gjithë përpjekjet e bëra, kaloi befas opozitën në një skenar të ri, i cili më parë ka qenë opsion i disa komentatorëve politik radikalë, kryesisht me frymë marksiste, të cilët nuk duan vetëm përmbysjen e Edi Ramës, por duan një klasë të re politike në vend.
Kalimi i opozitës nga opsioni i rrëzimit të Edi Ramës me dhunë, tek djegia e mandateve, është në të vërtetë vazhdimi i opsionit të parë me rrugë të tjera, pasi nuk dha efektin që pritej dhuna në Bulevard.
Pas gjithë kësaj historie qëndrojnë dy politikanë, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
E vërteta është se ata kanë disa muaj që po i çojnë mesazhe kancelarive Perëndimore për mungesën e garancive që po ndjejnë nga reforma në drejtësi, si dhe nga dështimi i përpjekjeve për të ngritur Këshillin e Lartë të Emërimeve në drejtësi, Këshilin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilët janë duke formuar shumë shpejt SPAK, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë etj.
Kjo ka shkaktuar alarm real. Në disa raste Presidenti ka bërë hapa konkretë për të anashkaluar procedurat e reja që burojnë nga reforma në drejtësi, siç ka qenë rasti i Shkollës së Magjistraturës apo KLD-së, si shenjë karshillëku ndaj tyre, ndërsa Sali Berisha është vendosur nën presionin publik të izolimit të tij dhe familjes së tij, në emër të betejës që Perëndimi i ka kushtuar luftës kundër korrupsionit dhe konspiracionit anti-Perëndimor në Shqipëri.
Acarimi i dy prej faktorëve më të rëndësishëm opozitarë në Shqipëri, ka kohë që ndjehet, dhe duket se arroganca e Perëndimit ndaj tyre ka bërë dëm. Ka bërë dëm, pasi i ka detyruar ata të bëjnë veprime ekstreme, shpesh herë dhe duke koordinuar jo aq aksidentalisht aktet në Tiranë, me akte të tjera në rajon kundër “ndërhyrjeve” Perëndimore.
Në të njëjtën ditë në Tiranë dhe Podgoricë, u paralajmëruan dy protesta me pritshmëri të madhe pikerisht kundër ndërhyrjeve Perëndimore në vend, që si në Tiranë dhe në Podgoricë, lidhen me emra ambasadorësh, kryesisht të SHBA e BE. Dhe siç është e qartë, në Podgoricë e drejtojnë hapur këtë tendencë pro-rusët e atjeshëm, ndërsa në Tiranë të “terrorizuarit” nga Perëndimi.
Të dy aktorët realë opozitarë në Shqipëri, duket që kanë diktuar strategjinë e opozitës, pasi ajo jo vetëm që nuk ishte opsion i Lulzim Bashës dhe Kryemadhit, por dhe ishte injoruar prej tyre. Madje Kryemadhi i ka cilësuar mandatet të fituara me gjak, që nuk do t’i dorëzonte kurrë, kurse Basha i ka cilësuar ide ekstremiste të disa gazetarëve…
Duket që diçka përtej dy të deleguarve të opozitës, ka vepruar. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të qartë edhe në rrugën proceduriale që po ndjekin.
Fjala vjen, të heqësh dorë nga mandati, të mjafton 5 minuta kohë për t’u ulur në tryezë, shkruan një deklaratë, e çon në KQZ dhe gjithçka është procedurë e KQZ. Nuk ka nevojë të konsultohesh apo të mbledhësh forume.
Me këtë nuk dua të them që opozita nuk e ka seriozisht heqjen dorë nga mandatet, por që në këtë histori ka një përpjekje të qartë për të pritur një pazar.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë duke i dhënë kohë Perëndimit për “Besën e Madhe”, me kusht që ky proces të anulohet.
Dy efektet e para të vendimit të opozitës për djegie mandatesh, janë shanset minimale që Shqipëria ka tashmë të hapë negociatat, falë këtij vendimi, dhe po ashtu shanse të pakta të opozitës për të hyrë në zgjedhje. Të dyja janë pasoja të rënda në standardin e demokracisë shqiptare dhe rrugën europiane të saj.
Ata e dinë se me këtë akt prej kamikazi i bëjnë një dëm të madh vendit, duke u vetëvrarë dhe vetë. Por shpresa është se këto akte do të krijojnë premisa për trazira dhe atë që nuk e arritën në Bulevard, do ta arrijnë përmes një procesi më të gjatë destabilizues, dhe largimit të Shqipërisë nga rruga europiane.
Mungesa e sigurisë që ata kanë nga Perëndimi për të ardhmen e tyre, i ka bindur ata, se vetëm një Shqipëri jashtë Europës dhe jashtë kontrollit të Perëndimit, është një Shqipëri e sigurtë për ta. Dhe kjo është një axhendë konkrete, e sinqertë, motivuese, dhe jetike për ta.
Ata nuk mund ta lënë fatin e tyre në duart e një drejtësie të re, që atyre u është mbushur mendja që po lind kundër tyre. Aq më tepër ta lënë fatin, në duart e një shumice për të cilën janë të sigurtë se nuk e mundin dot më.
Ata nuk kanë rrugë tjetër. Duhet t’i mirëkuptoni për atë që bëjnë. Janë si ata njerëzit depresivë që ngjiten majë vinçave në Tiranë dhe nuk hidhen menjëherë, biles nuk hidhen kurrë, por bërtasin “mbamëni se do hidhem”.
Duan një siguri për të ardhmen e tyre, duan një “besë”, një pakt mos-ngacmimi. Dhe e dinë që këtë nuk e ka në dorë Edi Rama, por dikush tjetër që ka marrë punët e Shqipërisë në dorë.
Në pamundësi të merren vesh me Perëndimorët, po përpiqen t’u heqin Shqipërinë nga duart.
Por mos e merrni me frikë. Çdo kamikaz lë pasoja në vendin ku shpërthen, por më pas bota shpëton prej tyre.
Këta nuk janë kamikazë që duan të shpërthejnë. Duan të rrinë me dinamit në brez për të hedhur një herë në dy vjet zgjedhjet në erë, me kusht që të bëjnë pazar.
Dy vjet më parë, kur hynë në çadër, Perëndimi nuk u dha pazar dhe urdhëroi zgjedhje pa ata. Por Edi Rama e zgjidhi pazarin me Lulzim Bashën dhe e futi në zgjedhje. Problemi është se e mundi.
Ata nuk duan thjesht pazar, por duan pushtet në tavolinë për të hequr makthin që kanë nga Perëndimi dhe kontrolli i Perëndimit mbi reformën në drejtësi. Dhe këtë e zgjidh një “kundër-revolucion” ndaj Perëndimit në Shqipëri. Kur nuk bëhet në Bulevard, tenton të bëhet në Parlament.
Ky shkrim nuk le vend per komente.l ke then te gjitha.Dy fytyrat me te peshtira per te gjitha kohrat i pafte perendia ne pamundesi te ksaj klase politike te koruptuar
Sali Berisha dhe Ilir Meta jane dy njerzit me t poshter,dy kriminelet qe nga frika e burgosjes se sigurt,po bejne ç’mos te sabotojne reformen ne drejtesi.Te gjithe katrahuren ne shqiperi e sjellin Berisha dhe Meta.Edi Rama te qendroi i forte se ka popullin me vehte.
Mero shkruaj per 5 miljon eur qe u dhane kompanise qe po nderton djegesin e Fjerit paradhenje pa filluar pune,shkruaj per 2 million eur qe u rregullua teatri I Korces shkruaj per 2 km rruge 40 miljon eur kur nje km shkon maksimumi 1.3 million eur,shkruaj per rrugen e Arbrit qe kinezet e benin per 100 miljon eur dhe Gjoka shpk po e ben per 200 miljon eur,shkruaj per cekapin qe qytetaret marrin sherbim ne poliklinikat e shtetit etj etj.Shkruaj per nje 1km rruge ne Pogradec eshte tenderuar 10 miljon usd per mbikalimin ne Elbasan qe po ndertohet te shembja 4,5 miljon dollare
Perse u shpiken PPP vetem per te marre Rama 30 – 40 % te investimit dhe ne kete menyre nuk mund te kapet nga drejtesia sepse letrat behen ne rregull eurot ja japing Oligarket cash ne dore .
abc eshte pd-ist mero mos e lejo komentet e tij
Rroftë USA, nuk kanë ku shkojnëDo shpëtojë Shqipëria një herë e përgjithmonë, n.q se lënë mandatet.Pd -LSI e keqja më e madhe per Shqipërinë.
Nuk është kaq e thjeshtë. Kjo situatë politike e katalizuar nga drejtësia e re që po instalohet medeomos do të kërkojë kurbanë nga të dyja palët e llogores.
Kokat e Berishës dhe Metës peshojnë shumë për “ofertat” që mund të bëjë Rama.(për bela as plaku dixhital dhe as i plakuri para kohe nuk kanë ku dhe si të arratisen)
Në këtë pikë vijmë te teoritë e avokat Ngjelës…….
Te lumte ajo pene Mero Baze,me pelqen shume analiza juaj.
Mero me vjen keq por I ben dem vendit me tifoozllekun qe I ben gjithmone qeverise
gazetari analisti publicisti ndoshta edhe militant I partiak tepakten minimalisht duhet te jene kritike me q’do qeveri qe eshte ne pushtet por ju nuk ndryshoni pozicion
Me duket mua apo eshte fiks koha per te arrestuar saliun e mjere?
Mero shkruaj nje artikull per aferen e Astirit, per PPP-te…..
Pse, problemi i Astirit luhet ketu?
Keni harruar burrin e Monikes. Ne momentin qe behet djegia e mandateve, IM shperndan parlamentin per te garantuar gjasme kushtetuten dhe ne mungese te Gjykates Kushtetuese socialistet do te vihen para faktit te kryer. Qeveria Rama do te quhet e paligjshme dhe ne rastin me te mire do te nderhyjne nderkombetaret me thirrje per dialog dhe krijimin e qeverise tranzitore, ne rastin me te keq perplasje civile por qe Rama nuk e con vendin ne kete katastrofe. SPAK eshte kafshate shume e veshtire per tu kaperdire nga Birishi, Lulushi, IM dhe Mona dhe nderkohe Serbise (Rusise) ne keto momente vendimtare per Kosoven i duhet nje Shqiperi e dobet, e destabilizuar. Fatkeqesia e socialisteve eshte qe duke menduar qe President Hajduti nuk mund ta beje dot nje skenar te caktuar nuk mbrohen, dhe kur gjenden para faktit te kryer e pranojne sepse nderkombetaret ne bisedime apo negociata gjithmone kembengulin ndaj atij qe mund te haje arsye, pa u perkujdesur se cfare eshte e drejte. Duhet te hidhet menjane njehere kriza, pastaj flasim thone gjithmone te huajt. Kujtoni vjedhjen e mandatit te Tiranes ne 2011 apo moshapjen e kutive ne 2009. Totalisht te paligjshme, totalisht te toleruara nga te huajt meqe socialistet pranojne edhe tu cenohet e drejta ne shkelje flagrante te ligjit. Mos me thoni qe nuk ju paralajmerova. Rrofte Azemi, Hajdari i demokarcise dhe Ahmet Zogu i Kurves.
@malokeria=qeneria.
E kuptoj shume mire shqetesimin por Ilir Meta nuk e shperndan dot kuvendin pasi kjo qeveri i ka numrat.
Presidenti e shperndan parlamentin vetem kur qeveria ska numrat.
O laluc katunari, cke me maloket o rob I degjenerum, o plehre, o katunar me gjyshin bari, me shumta qe te ndriti enveri, o sh……… k……. . Po dil me emer dhe EC se flasim. Kot e ke per vendin e punes I ke te numerume ditet.
Pergjigju me emrin e sakte o katunar. Duke me vendos dhe shenjen e barazimit mor plehre. O hermafrodit.
Po ku di ti mor loluc I meros
O Indrit po pikerisht kjo eshte malokeria qe do te vrase per nje kritike dhe po te kesh 2 gram tru do te shohesh se perse vetem maloket ngujohen?Kafshe …
RRUGA ME E SHPEJTE DREJT THEQAFJES SE SALIKEKRACISE!
– Mandatet e djegura dhe Mandata e prangave te munguara qe po shfaqet perdite e me shume ne horizont…!
Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e ketyre gangstereve, kusareve, vrasesve sériale te 15 fishte te Shqiperise dhe shqiptareve !
Eshte koha qe ligji dhe drejtesia tua presi mandaten e burgut kesaj “ Banda Gangsteresh”, sipas gazetave me ne ze te Botes “ The Times” e “Independent” te Londres e “.. kesaj Mafia qe ka dale krejt jadhtejadhte kontrollit” e Mbretit te shtypit te lire e te pavarur me Bote “ The New York Times” qe Lugati i Vicidolit e quajti “ nje leter higjienike” !
Eshte koha qe prokuroria te vendosi sekuestro paraprake per te gjitha burilar e sarajet, pállateve pronat si dhe parate e tyre te vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise se rrenuar 15 here ne 15 vjet SaLikekraci !
Na i rrofsh topet !
SA KEQ E JE MALLKUAR VETEN !
Ti je tope nga trute o Topi i tópeve te Saleh Ramollah Milloshevicit !
Njerezit me te poshter ne historine e Shqiperise, kaluar edhe diktatorit Enver Hoxha. Ju shkofte shpirti ne hale dhe shura do ju behet mbi varr!
ai pusht sali serbi, keshtu ka qene qe ne 90. mortje per shqiperine.
Artikull qe e shpjegon shume qarte e drejte realitetin.Vetem se nuk duhet ti quaje politikane, por mafiozet Berisha e Meta.
Mos flisni kot. Ka arrestime brenda disa ditesh
Keshtu si e shtron Mero ceshtjen na shfaqet para syve vetem njera faqe e opozites, ajo qe njohim te gjithe. Por opozita ka dhe nje faqe tjeter , ate te sherbetorit te bindur te Rusise, e cila i paguan dhe pret bindje pa kushte nga ata.
Këtë lëmsh nuk e zgjidhin dot Berisha, Basha, Meta, e më the e të thashë. Këtë nyje e zgjidh vetëm unë me inteligjencën gjeniale dhe vizionin prej politikanl dhe gazetari brilant që jam. Jo tani. Pas pak kur të bëhem President i shqipërisë.
Une propozoj , nje DEMONSTRATE te fuqishme ne TIRANE, sa me shpejt, per te mbeshtetur reformen ne drejtesi nga e cila ne njerzit e ndershem po presim aq shume , ndersa Basha ,Berisha,Meta etj ne keto momente po qendrojne pa gjume . Te tregojme dhe ne FORCEN tone te mos na marrin prej te ndenjurash.
NJE ANALIZE GJENIALE !
Nje Cut Scan skanim i persosur i strategjiise dhe taktikave serbo- greko- putiniste te SaLikekracise kunder Perendimit dhe SHBA-se, aleateve strategjike dhe mince tane te natyrshem!
Nje “ Bande Gangsteresh” thellesizht e thelbesisht antishqiptare qe e rrenoi dhe zhberi shtetin shqiptar 15 here ne 14 vjet te sundimit te tyre SaLikekracise !
Nje Editorial nga nje planet tjeter!
Kjo eshte fuqia e lirise dhe pavaresise se mendimit dhe shtypit te lire dhe botuesve e kryeredaktoreve te guximshem demokratura dhe atdhetare, qytetare dhe mendimtare !
Mero Baze eshte njeri prej pak atyre qe kane mbetur akoma ne mediat tona !
Shkurt nje analize gjeniale!
Nje perle e gazetarise shqiptare!
Po perseris nje vleresim per nje tjeter notice te analizes shqiptare Viktor Malajn edhe per ty Mero Baze:
Te lexoj fort ma ka enda
Silur te ish Sulzberger brenda!
Shenim: Sulzberger eshte babai i “ The New York Times” dhe i gazetarise bashkekohore boterore !
Me syrin e se vertetes
NJE ANALIZE GJENIALE !
Nje Cut Scan skanim i persosur i strategjiise dhe taktikave serbo- greko- putiniste te SaLikekracise kunder Perendimit dhe SHBA-se, aleateve strategjike dhe miqte tane te natyrshem!
Nje “ Bande Gangsteresh” thellesizht e thelbesisht antishqiptare qe e rrenoi dhe zhberi shtetin shqiptar 15 here ne 14 vjet te sundimit te tyre SaLikekracise !
Nje Editorial nga nje planet tjeter!
Kjo eshte fuqia e lirise dhe pavaresise se mendimit e shtypit te lire dhe botuesve e kryeredaktoreve te guximshem demokrate e atdhetare, qytetare dhe mendimtare !
Mero Baze eshte njeri prej pak atyre qe kane mbetur akoma ne mediat tona !
Shkurt nje analize gjeniale!
Nje perle e gazetarise shqiptare!
Po perseris nje vleresim per nje tjeter notice te analizes shqiptare Viktor Malajn edhe per ty Mero Baze:
Te lexoj fort ma ka enda
Silur te ish Sulzberger brenda!
Shenim: Sulzberger eshte babai i “ The New York Times” dhe i gazetarise bashkekohore boterore !
Jemi 2 vjet mbas maqedonise atje filloi lufta ne bulevard midis politikes gjersa gruevski u arratis
Ndersa arratisja te ne do filloi pas dy vitesh nuk ka destabilizim ajo nuk ndodhi ne maqedoni qe akoma nuk ishte ne nato
Nqs spak fillon kete vit punen te pakten 80% e politikes shqiptare nuk jane te kandidueshem pra keta qe llapin do vazhdojne edhe per pak sa tu dale emri ne shtylle
Po shkruaj nje here per njerzit e varfer o mero, mjaft ju lepive qeverive
Eno; vëllai ju jeni një komentator i madh! Ju mund t’i lexoni mendjet e Meta dhe Berisha dhe ata nuk mund ta mohojnë. Këtu unë fajësoj Edi Rama vetëm sepse ai nuk i tregoi këta njerëz në ferr para. Ai veproi shumë i moderuar dhe konstruktiv. Në fakt ata u shkatërruan politikisht pak vite më parë. Rama nuk bëri asgjë. Tani ata përpiqen të fitojnë përsëri pushtetin për të goditur Rama. Mendoj që këta dy njerëz duhet të largohen nga jeta e njerëzve në Shqipëri. Unë mendoj se koha për të ndaluar ‘Kompania Partia’ në vend.
Nese opozita i shkon deri ne fund djegies se mandateve Shqiperia shpeton perfundimisht prej tyre. Uroj dhe shpresoj qe kjo te ndodhe, por besoj se opozita nuk i djeg mandatet.
Edi Rama e ka provuar qe eshte shume here me I zgjuar por edhe me kokderr se Saliu dhe Meta bashke.. I vetmi burre qe ka shqiperia sot, mire a keqe historia do ta gjykoj por qe do behet ajo qe do Rama as qe nuk e luan topi. Kane marre funde si Meta dhe Berisha, ata qe marrin veshe nga politika e dine shume mire qe 1 million vota qe ka Rama sot nuk bir kurve ti dale perpara.
Protesta e dates 16. deshmoi edhe njeher para botes dhe shqiptareve , kudo qe jan, se sa, dashakeqese , esht kjo opozita e sotme, ndaj rreformave ne drejtesi, shtyrjen si dhe pengimin e strukturave te posacme qe dti hetojn keta mashtus, hajdut e vrases, pere kriment qe kan bere, gjat 28 vjeteve.
Te gjith e dine se, autoret kryesor, te bllokimit te rreformes dhe organeve pekatese, qe dote hetojn keta mostra e te tjer, politikan, jan Berisha, Meta, dhe vasalet e tyre Basha, Monika,
Pamvaresisht nga propaganda, mashtrimi, urejtja ndaj qeveris Rama, thirjet ;Se dote rrethonin kryeministrin, se dote hynin brenda, dhe dote terhiqnin zvar Ramen e ta hidhnin ne lumin Lana.
Nese kjo sdo ralizoheshe , Monika dhe Lulezim Basha te nesermen , me dat 17 SHkurt, do largoheshin nga politika. etj procka….., Pse su larguan, apo u dhimbesen priviligjet. Ku esht premtimi para shqiptareve dhe botes.
Por nje objektiv e ralizuan. Ndeshkimin e SHqiperis ne syt e opinjonit nderkombetar, nxitjen e dhunes, tek falangat destruktive. Kur shikonin nje turme te vogel vandalesh, gezonin, qeshnin dhe prisnin momentin te shperthehej dera e kryeministris, qe te ralizonin objektivin, per pushtimin dhe shkaterimin e saj.
Fal sigurimit te protestes, organizimit dhe menazhimit te shkelqyer te kesaj proteste nga, Ministria e Brendeshme, Garda e repubikes, denancimit nga miqt nderkomnetar, qe denuan ashper dhunen dhe inicjusit e saj.
Berisha, Basha, Monika u detyruan te largohen me bisht n der shal. Protesta la mbrapa, vetem deme materjale ddhe kurseu jet njerzish, ndryshe nmga 21 Janari 2011, ku askush spreku gardhin, por Saliu dhe Luli, vran kater demostrus dhe Berisha bente dklarat; Se kush prek gardhin, e kryeministris, dote vrasim , JO, tre e kater , por 300 e me shum, sepse keshtu esht ligji dhe regullorja e mbrojtjes te objekteve te rendesis te vecant. Ky esht Berisha.
Mbasi deshtuan edhe ne kete kauz, tani, su ka mbetur gje tjeter, vecse ta futin vendin ne krize politike, por edhe ketu , dote deshtojn, si gjithnje, Jo vetem se, se, sdo ti lejoj faktoori nderkombetar, SHBA, BE, por, as vet deputetet e opozites sduhet ti ven pas qefit, Bashes apo Monikes, sepse, para se gjithash, ata perfaqesojn popullin , qe , ka votuar dhe jo, Berishen, Lulin apo Meten e Moniken.
Populli, pret te shhkojn ne parlament, per te diskutuar gjithcka qe, lidhet me te sotmen dhe te ardhmen e permiresimit te jetes se tyre dhe jo, per te mbrijtur interesat Berishes, Lulit, Metes< Monikes dhe gjith kastes politke qe kan vjedhiur e kan ber krime.
VETINGU I TMERRON !META DHE BERISHA DO LUFTOJNË DERI NË FUND KUNDËR REFORMËS NË DREJTËSI .
NDRYSHE, SI MUND TË HYJNË NË BURG PA ASNJË RREZISTENCË. ?
realisht eshte me se e vertet kjo qe shkruhet ne artikull nga mero baze .. e pershendes sepse shumica e shqiptarve nuk e kuptojne ku flen lepuri , prandaj ju preket interesi dy zoterinjve te lart permendur ..
ju pershendes mero baze me te vertet ju trajtoni tema shume reale …
OK Mero,
Tablloja jote sinoptke qendron, ne vija te pergjitheshme.
Vetem se aty ti i jep shume peshe faktorit nderkombetar.
Ngjarjet zhvillohen ne Shqiperi, nje teren krejt tjeter dhe, per me teper, ne nje teren te helmuar nga monstra Berisha, kryeagjenti i UDB-se ne Shqiperi.
Sic na ka treguar tranzicioni yne, zhvillimet ne vend, ne situata te tilla, mund te mos jane edhe aq fine dhe te parashikueshme.
Sa per te kujtuar: Asnje ambasade nuk do te kishte parashikuar ne 1998 kthimin e varrimit te Azem Hajdari ne nje grusht shteti, me arkivolin e tij si comange per te thyer deren e kryeministrise, per ta djegur ate, per te pushtuar TV shteterore dhe per te deklaruar e rrezimin te shtetit.
Berisha kerkonte koken e Nanos.
Berisha eshte nje nekrofil i lindur, i pandreqshem.
Ky eshte Berisha. Keshtu e nxorri ai egersine dhe dufin e urrejtjes se permbysjejs se 1997-es.
Kete kerkon te beje edhe tani.
Te kthehemi ne 2019.
Pushtimi i kryeministrise me 16 Shkurt deshtoi.
Deshtoi plani A i opozites, i ideuar nga Andi Bushati, pushtimi i KOD-it dhe kthimi i katit te pare te Kryeministrise ne Seline Permanente te Opozites dhe instalimin aty te te gjitha mediave opozitare.
Dukshem, kontigjentet e sulmit, paramilitaret xhupazinj e kokepalare te PD-se jane pakesuar mjaft.
Gjashte vjet ne opozite po i shterin edhe financat e pedeiste te krimi dhe korrupsionitt, dhe tani, me pak mund te paguajne dhe me pak mercenare e mish per top mund te rekrutojne dhe nxjerrin ne detashmentet e sulmit.
Por, pushtimi i kryeministrise ne 16 shkurt, deshtoi edhe per dy arsye te rendesishme, “teknike”:
– Ndertesa e kryeministrise eshte tip keshtjelle, si te thuash gati e vetmbrojtur nga turmat pa antitanke.
-Ministri i Brendshem aktual Lleshi, eshte gjeneral dhe si ushtarak, lehtesisht organizoi nje mbrojtje te shkelqyer
pa viktima, te kesaj ndertese.
Por, ndryshon rrenjesisht problemi te Enjten, me 21 Shkurt, me rrethimin e Parlamentit.
Dhe keshtu fillon zbatimi i Planit B te opozites, edhe ky i ideuar prej kohesh nga Andi Bushati.
Ndertesa e Parlamentit eshte shume me vulnerabel ndaj nje sulmi agresiv te rreth 300-500 paramilitaresh me mjete te forta, molotov, leva dhe hekura.
Nuk ka nevoje te jene 10 mije apo 20 mije protestues per te pushtuar parlamentin dhe per ta djegur ate.
Djegja fizike e parlamentit eshte nje simbol qe do te shkoje paralelisht dhe do ta beje nje akt natyror djegjen e manadateve te deputeteve te opozites, qe u shpall sot nga grupi parlamentar opozitar, PD-LSI & Co e sorollop.
Ne kete menyre, kuvendi, simbolikisht dhe juridikisht do te kishte rene.
Dhe tamam ne kete cast, ne kete tablo hyn, ne loje burri i Mones, Ilir President,i i propozuari nga Rama, i cili menjehere do ta legalizoje kete akt te opozites.
Ilir Meta do te shperndaje Parlamentin
Nuk ka Gjykate Kushtetuese per ta kontestuar kete maskarade.
Pa parlament, pa sistem drejtesie, dy nga deget e pushtetit, shteti eshte i paralizuar.
Rames nuk do ti mbetej gje tjeter, vetem te jape doreheqjen dhete pranoje zgjedhje te parakohshme.
E vetmja menyre per t’i vene nje barriere ketij orteku qe e fut Shqiperine ne nje vorbull pasigurie, eshte qe te mos nenvleftesohet Plani B i rrethimit, pushtimit dhe djegjes fizike te parlamentit te Enjten, ne 21 Shkurt.
Duhet te mbrohet Parlamenti, me cdo kusht, si shtepia e deputeteve qe prodhon ligje.
Garda e Republikes duhet te jete aty.
Grupi parlamentar i Maxhorances duhet te qendroje aty te enjten, te organizoje dhe miratoje pergjigjen zyrtare ndaj djegjes se mandateve te opozites, per ti treguar vendit dhe popullit se parlamenti funksionon, se egekutivi funksionon dhe se boshlleqet e drejtesise do te plotesohen dhe se procesi i zgjedhjeve lokale eshte ne zhvillim dhe se keto zgjedhje jane te garantuara.
Ata duhet te bindin dhe ti tregojne vendit e botes se, ne fakt, qe prej zgjedhjeve, opozita nuk i ka perdorur mandatet e saj te deputeteve dhe ne menyre destruktive i keqperdorur dhe faktikisht, i ka djegur ato prej kohe.
Vendosmeria eshte treguesi i zotesise per te qeverisur.
Nderkombetaret do te ndjekin e mbeshtesin forcen qe tregon zotesi qeverisese.
Ata nuk do te jene ne anen e bojkotuesve dhe vandaleve, ne anen e forcave destruktive.
–
Eshte moment ideal per Spak te filloj!
Nese merr keta te dy, futja ne Europe eshte e sigurte! Vari leshte mandateve!
Nuk ke se cfare te shtosh ne kete analize, te lumte pena brilante o Mero.
Respekte per punen qe ben.
E keqja e ketij problemi per shqipetaret e mjere z.Baze eshte se keta jane pjelle e lojrave te pista te perendimit e per pasoje kane imunitet per bajgat qe hedhin here pas here!Saliun e shpetoi perendimi ne 97-98,Toto Liken, perseri lojrat e perendimit!Lulin e shpetoi perendimi nga ankuzat per aferen e rruges se Kombit ,ndaj edhe kjo treshe nuk ka te ndalur por here pas here i gjen te bashkuar!Aresyeja se perendimi nuk do t’ia dije per kokpalare por per para dollare e euro e kush pergjigjet per to edhe perkrahet!Ndaj mjerr ky popull ne dore te kujt ka rene e ne preherin e kujt fle!Qeni Lesi premton me shume per te enjten pa iu dridhur qerpiku pas nje te shtune deshtake!Kjo eshte dhjemokracia qe kerkuam e ndertuam fale jenave te perendimit!
Edi Rama i ka mbetur ne fyt Sali Berishes..
Jemi perballe nje grushti shteti institucional feudofashist .Shume i ngjashem me ate te Musolinit ne tetor 1922 ,por ne rrethana te ndryshme historike ,shoqerore dhe nderkombetare .Megjithe zhvillimin ,ne SHQIPERI ka nje numer jo te vogel njerezish qe nuk kane asnje miligram te ndergjegjes shoqereore kombetare ,jane thjesht masa agresive ,lumpenproletare ,primitive perderisa ndjekin pas shkaterruesin total te SHQIPERISE kriminelin Berisha dhe dy hajdutet me te medhenj planetare Basha dhe Meta.
Ka dy rruge per RAMEN ne situaten aktuale .
Epara…perplasje totale me demonstrim force .Te shtunen ,me 23 shkurt te organizoje ne Tirane nje manifestim kunder grushtit feudofashist te Berishes dhe Metes.Jami sigurte qe edhe pa autobuza ,pjesmarrja do te jete disa here me e madhe se ajo e 16 shkurtit ..ATY LE TE JEPET MESAZHI I QARTE …FASHIZMI NUK DO TE KALOJE …DHE NATYRISHT BOTA DO TE JETE NE GJENDJE TE BEJE DIFERENCIMIN .Pastaj Rama le te vazhdoje legjislaturen deri ne fund ,pavaresisht histerise se primitiveve shpellare .
E dyta …te shpalle megjehere krize qeveritare ,edhe pse ka shumicen dhe te detyroje presidentin te shperndaje parlamentin ne funksion te zgjedhjeve politike ne daten me te afert .Nuk duhet te pranoje asnje kusht ,asnje nderhyrje ,vetem zbatimin e ligjeve ne fuqi . Opozita deri tani ka sabotuar cdo nisme per permiresimin e kodit zgjrdhor sepse ne fakt ka frike te futet ne zgjedhje .Ne asnje menyre qeveri tranzitrore sepse voten e ka marre per te qeverisur i vetem .Nese toleron ,do te kete nje humbje te madhe sepse njerezit diten e votimit do te rrijne ne shtepi.
Der me tani faji bie mbi Ramen.Perse?
Sepse siç e thua dhe ti Mero,ishte Rama qe e futi lulin ne zgjedhje pavarsisht se perendimi i tha lulit & co ik e qiuni.
Me e keqe se kjo e para eshte zgjidhija e metes president.
Qe te dyja mbajne eren e mutit dhe ndjesine e “beses se madhe”,por e dhene kjo jo nga perendimi por nga Rama.
Ku eshte Rama ne keto momente delikate?!
Perse ne te gjitha tv-rat ka mungese totale nga njerzit e ps-se?
Perse Rama e le vendin ne nje ndjesi depresioni?
E shume e shume persera…
Po tallen….!!!
Po te ishte Rama ai qe na thote dhe sidomos nga ana e atedhedashurise,nuk do pranonte kurre qe vendi te katandisej ne kete pike.
Shume I sakt ,pergezime Mero
Djalli është ai që vendos mbretërinë e gënjeshtrës dhe i detyron njerëzit e tjerë të jetojnë në të. Djalli nuk është vrasësi, ai është Diabolos, është shpifësi, eshte Zoti në të cilin gënjeshtra nuk është frikacake, si ne mardheniet ndernjerzore , por pushteti i tij. Ai perdor mjetin e fundit atë te dëshpërimit te njerzve, per realizimin e qellimit te tij per sundim, duke krijuar perandorine e çmendurise, sepse është çmenduri te ndertosh nje mbreteri te tille, ku genjeshtra triumfon.
Sfera e gënjeshtrave sigurisht është vetëm një fushë e ndërmjetme per një purgator që zgjat derisa nje popull të zhduket. Prandaj zgjohu o popull pa te ardhe fundi akoma, prandaj mos ndiq nga prapa predikuesit djall te ketyre 30 viteve vetvrasje!
Per te shumtet komentues qe thone per djegien e mandateve.
Dje ne darke Dashamir Shehi u shpreh qarte dhe tha;
Djegia e mandateve nuk eshte nje gje reale por nje presion nje mujorsh qe do i behet rames.
( keto qe tha shehi sepse nuk i boton askush nuk e di…apo po ti botojne çfare do shkruajne tere muain?!)
Ka dhe nje ndryshim midis “te terrrorizuarve” te perendimit dhe pro ruseve te malit te Zi. Ne Mal te Zi ata jane me shumice Serbe qe jetojne atje dhe e duan me shpirt Rusin si Serbe qe jane. “Te terrorizuarit” tane te perendimit jane nje amalgam muterie qe veshtire te dish origjinen e tyre. Shumica e tyre jane hajdutet, kriminelet dhe vrasesit qe mundohen ri shpetojne drejtesise qe “mund” te vije dhe pakica e tyre jane spiune te Serbit, pra te Rusit qe paguhen rregullisht nga sherbimet sekrete. Ndersa grupi i pare i te “persekutuarve” jane pro Rus “nga halli”, grupi I dyte bejne detyren dhe keta jane pjesa me e qelbur e te “persekutuarve”. Ata ne asnje menyre nuk mund te krahasohen as me pro ruset e Malit te Zi sepse keta te fundit ashtu mendojne dhe ashtu dashurojne. Soji Shqiptar i spiuneve te “persekutuar” mendojne per para dhe shesin edhe vatanin per to. Jane po ata qe shiten vajzat dhe grate ne prostitucion, vrane dhe vodhen por ecen me tej: gjeten rrugen e spiunit si metoda me e mire dhe komode per te bere para. I pari i tyre eshte Saliu dhe i dyti eshte Basha qe e kane nisur karieren politike ne Shqiperi, thjesht nga fakti qe kane qene spiun. Iliri me sa duket eshte bere I tille me vone. Dihet qe Rusi ka perdorur karemin per te kapur Ilir peshkun duke perdorur krimba prej floriri. Ilir peshku ka shume qejf floririn.
Perfundimisht zoti Mero mos u bej nder “te persekutuarve” tane ti krahasosh me pro ruset e Malit te Zi. Pro Ruset e Malit te Zi nuk punojne per para. Keta tanet jane shume te zgjuar dhe i vene ne maje te k.. ata te Malit te Zi.
Mjero!
Ka nje lajm te bujshem per vjedhjen e Elisa Spiropalit,
Apo cpune ke ti me vjedhjen e shqipove?!
Ti je aty per te lepire koqet e Rames dhe te maresh kocken ditore?! Mjero “trimi” ,
Mjerua qe “ mbron” interesat e shqiptareve …
Bejini nje perkthim ne anglisht dhe dergojani nje kopio Departamentit te shtetit ne USA dhe nga nje kopio te gjitha kancelaarive te Evropes. Nuk ka analize me reale se kjo qe ka bere Z. Baze.
Analist dhe politolog njekohesisht.
Faleminderit Z. Baze sepse pasi lexova disa here artikullin tuaj u kjartesova per te gjitha dilemat qe kisha.
Na mbyten analistet qe bejne vetem politike dhe nuk thone asgje.
Jam dakort me komentuesin qe te thote “Mjero”Gazeta juaj vazhdon te jete buletini ditor i PS.
Nuk shkruani per skandalet e rivdekjes,por na cate trapin me Salen dhe Liken,dy figura historike te shqiptarit te pavarur e trim.Nuk dorezohemi perpara burokrateve te EU dhe USA qe kane mbushur cantat si ne asnje vend tjeter ne bote,ne Shqiperi.Ku ishin kur u shkatrrua ushtria,rezervat e shtetit,industria ,vete shteti.
Apo ishte loja e tyre per te pasur nje Shqiperi inekzistente perballe fqinjeve te saj,dhe ata te benin lojen e tyre?
-Na bej nje analize ndonje dite,po te lutem mos e permend shume “liderin” e ballkanit,KM aktual si figure kyce.
Sakte ing. Mero .