Shkencëtarët kinezë zhvillojnë eksperiment biologjik në Hënë

19 Shkurt 2019, 10:10Lifestyle TEMA

Në anën e largët të Hënës po zhvillohet eksperimenti i parë biologjik.

Shkencëtarët e Universitetit të Chongqingut dërguan një ngarkesë të vogël eksperimentale biologjike në sondën hënore “Chang’e-4”, ku përfshihen farëra të ndryshme, sipas CRI-së.

Projektuesi i përgjithshëm i eksperimentit Xie Gengxin u shpreh se ky eksperiment do t’i ndihmojë ata ta njohin më mirë kushtet e rritjes së bimëve e kafshëve në mjedise të ndryshme.

Ai bëri të ditur se uji në ngarkesë është lëshuar dhe farat mbinë.

Xie Gengxin-i konfirmoi gjithashtu se eksperimenti nuk do të ndotë mjedisin hënor.

“Në Hënë nuk ka ajër ose oksigjen dhe temperatura është gjithmonë shumë ekstreme, mbi 100 gradë celsius gjatë ditës dhe nën minus 100 gradë celsius gjatë natës, edhe nëse do të dekompozoheshin në Hënë bimët nuk do të shkaktonin ndotje.

6 komente në “Shkencëtarët kinezë zhvillojnë eksperiment biologjik në Hënë”

  1. ¿ says:

    Nuk kanë të drejtë të përdhunojn gjithësinë.

  2. Popull says:

    Lerini more keto idiotizma. A po tallni b… me njerezit? Hena nuk ka truall sikur toka, E

    1. Cudira kineze says:

      Foli specialisti….eshte ne mjedis te kontrolluar qe e kane cuar nga toka o Zhos Profesionisti

  3. nardi says:

    kinezet po mendojne te popullojne henen?

  4. Galileo Galileu says:

    Po pergatitet truall per me dbu shqiptaret per n Hen.
    Esht plan sekret amerikano kinez.te dy palet ish vllezrit kinez dhe miqt e mdhenj,bab amerika,kan marrvesht qe ti degdisin shqiptaret ne faqen e pasme te henes si qoftelarg qe jan.
    Paskeyaj vendoset demokracija pa pengesa n planetin ton.

  5. shabani says:

    Nuk ka shkelur njeri ne hene prijini profkat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje