Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë

20 Shkurt 2019, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berishës nesër i duhet një arkivol. Së paku një i vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në Bulevard, ai tërhoqi zvarrë deputetët e opozitës drejt djegies së mandatit të tyre, jo vetëm për të degraduar standardet e demokracisë shqiptare dhe përpjekjen për shembjen e sistemit, por mbi të gjitha, për ta përdorur këtë akt, si “karburant” për sprovën e tij të fundit për gjakëderdhje, ose për t’i vënë flakën Shqipërisë.

Ka shumë keqkuptime mes atyre që sot dorëzojnë mandatet, shumë pasiguri dhe pikëpyetje për të ardhmen e tyre, por e vërteta është se ka pak rrugëzgjidhje.

Askush prej tyre nuk është një deputet që e ka merituar atë vend në Parlament. Atë vend e kanë marrë si dhuratë për të qenë ushtarë, dhe sot thjesht po bëjnë detyrën e tyre.

Parlamentarizmi nuk humbet asgjë nga mungesa e tyre, por humbet nga keqpërdorimi i mandateve të tyre, për ta dhunuar atë. Ata nuk kanë pas zgjidhje tjetër, përveçse t’i binden Sali Berishës, pasi për këtë gjë janë përzgjedhur si deputetë.

Por Sali Berisha ka zgjedhur t’i dorëzojnë sot mandatet, me shpresë që kjo të jetë “karburanti” për të ndezur nesër zjarre dhe për të prodhuar së paku një arkivol, me të cilin pastaj do të ketë shans të shëtisë rrugëve të Tiranës.

Vdekja e tij politike është firmosur sot në zyrat e SHQUP, ndërsa detyroi të çarmatosen ushtarët e tij nga mandati  i deputetit, por shanset që ai të iki në një rrugë pa kthim, janë nesër.

Dështimi i skenarit të tij për të vrarë njerëz dhe për të prodhuar viktima para Kuvendit, do të jetë fundi i tij real.

Ai është i vetmi që ka artikuluar me zë dhe figurë kërcënimin për të vrarë Edi Ramën, rivalin e tij politik. Jo se kjo e rrezikon Edi Ramën, por kjo është një nxitje për çdo ushtar të tij, të vrasë kundërshtarët, një premisë e gatshme për vepër penale, për të cilën duhet të thirret urgjent në Prokurori.

Çdo viktimë e prodhuar nga kjo protestë është përgjegjësi e tij penale, pasi ai është frymëzuesi verbal dhe politik i saj.

Me djegien e mandateve, ai ka konsumuar gjithë mundësitë që ka për të destabilizuar sistemin.

29 vjet pas rënies së Enver Hoxhës, ai përdhosi atë që shqiptarët e fituan me një çmim shumë të shtrenjtë, duke ecur me devizën e tij të njohur “pas meje, qameti”.

Meqë ai nuk ja doli do të rrijë në pushtet dhe duke parë që nuk ka shanse të rikthehet, ai sot vendosi të hakmerret pikërisht ndaj sistemit që e solli në pushtet.

Por kjo është vetëm një kafshim nga një ujk i plagosur i tranzicionit. Demokracia shqiptare nuk vdes nga kafshimi i tij, ashtu siç nuk ka vdekur Shqipëria nga masakrat e tij.

Shpresa e tij se nesër mund të derdhë gjak për të mbijetuar në politikë me arkivol në krah, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka më gjak për të derdhur për Sali Berishën.

Makthet e tij për të shkuarën, frika nga e ardhmja dhe përballja me drejtësinë, dhe dëshpërimi se në horizont nuk shikon më shanse për të dhe familjen e tij, për t’u rikthyer në pushtet, janë arsyet reale përse ai ka vënë para si delet deputetët e opozitës të dorëzojnë në tepsi mandatet e tyre, për kokën e tij.

Të gjithë ata që mendojnë se po heroizohen për t’u rikthyer, duhet të llogarisin se kanë prerë një biletë një drejtimëshe, pasi janë përdorur nga një njeri që mendon se pas tij, Shqipëria duhet të digjet në ferr.

Pas kësaj, Shqipëria do ta ketë më të vështirë ta menaxhojë këtë krizë të demokracisë, më të vështirë për të pasur një klimë pozitive për investime dhe punë, por nuk do të ketë kthim mbrapa.

Ashtu si Gruevski në Maqedoni, mendonte se Maqedonia do të vdiste pa atë dhe partinë e tij, ashtu dhe PD dhe Berisha duhet ta kuptojnë, se Shqipëria bën dhe pa ata.

Një kriminel më pak në politikë, nuk është dhe aq pak.

63 komente në “Karburanti i fundit, për të djegur Shqipërinë”

      1. Amy says:

        Te lumte MERO, i ke vene pikat mbi ate plak kriminel qe kerkon ta shikoj shqiperine dhe shqipetaret te djegur dhe te sakatosur, ai nuk e do shqiperine, ai do te mbroj veten dhe familjen e tij nga krimet qe kane bere, Nje kriminel me pak, mire do jete !!

    1. ben says:

      Berisha
      Ka ikur nga pushteti ne 2013 dhe nuk kthehet me.
      Po kjo loja me gogolin berisha ,qe rilindja te grabisi edhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptareve nuk ju shkon me jo.
      PS: berisha po te ishte gogol si shkruani ju nuk e dorezonte ne paqe pushtetin ne 2013 duke bere dhe zgjedhjet me te mira te 30 viteve te fundit.
      Eshte e dhimbshme te ikesh nga pushteti sidomos kur ke hesape me miliarda euro te grabitura.

  1. Prind says:

    Fjalia e fundit nje perle – me ate me pak ,merr fund shpellarizimi i klimes shqiptare ne te gjitha dimensionet e saj. Se sa demokrat ishte komunisti Sali keto 29 vjet, po e tregon me se miri sot , duke i vene kazmen themeleve te demokracise.

  2. Aspirantja says:

    Arkivolin e ka marre per veten e tije. Gazetari i pd ja kishte marre masat mire dhe e publikoi.
    nje minute e me pare dhe populli teshpetoj nga ky kriminel.

    1. Komentuesi says:

      Kur do vij ajo dite qe Sali Berisha te futet ne arkivol.Ajo dite do jete dite feste per kombin ton.Saliu me ato mijra te zeza qe i ka punuar ketij populli,as ne litar nuk mjafton por nje vdekje te ngadalt e me vuajtje.Ato pamje qe pam sot se disa njerez e pershendesni,dhe nje grua çile e puthte,eshte agonia e Saliut qe tregon se atij i ka ardhur vdekja.Salin nuk e do njeri,por ato qe puthin jane te çmendura dhe marin para,vetem te bejn nje veprim te mire Saliut.Saliu e ndjen vehten ngusht dhe i duhen keto para popullit,te duket sikur nuk ka bere gje.

  3. Emigranti Londer says:

    O Mero je analisti me i mire qe ka kombi shqiptar.

  4. Flutura says:

    Ne zjarrin qe po ndez do digjet vete.

  5. LILOLABJA says:

    MERO !
    Ai eshte ARMIKU ZYRTAR I SHQIPERISE ! Do te bej dhe ca ore kakerdhi dhe ne te semes do shkoje .
    Me zjarrin qe do te vere sma merrr mendja se do te bredhi ne mes te Tiranes ,por mos do i sherbeje per tu arratisur ne drejtim te pa ditur .
    Duhen mbyllur kufijte ,qe te mos i shpetoje ndeshkimit !

    1. Albani says:

      Bravo, komenti me pelqeu

  6. N.VJOSA says:

    Koplimente Mero!
    Jo vetëm nuk i heq asnje presje Editorialit tend, por e shohë ate si aktakuzen me realiste ndaj Varrmihsit te Shqiperise ,
    Kryekriminelit qe i ka venë perpara si delet deputet e Opozitës,
    per interesat e Familjes se tij
    dhe duke masakruar jeten politike dhe shoqerore te shqiptareveprej 3 dekadash.
    Më sakt nuk thuhet!
    I mbyturi do te mbahet pas flokeve te tij!
    Shqiperia nuk ka më gjak per të derdhur per Sali Monstrën!

  7. ???????????????????? says:

    Ca kriminel më pak ,do të ketë nesër .
    Policia duhet të arrestojë dhunëushtruesit .
    Drejtësia e re, së shpejti, do të na heq syve dhe këmbëve
    kriminelët politik . Njerëz , mos u përdorni nga politika .!
    Demokrat, mos u nxitoni!
    Udhëheqsit tuaj kanë frikë nga drejtësis .
    Zgjedhjet, janë shprehja e vullnetit tuaj .
    Bëjeni me votë luftën .
    S’do të guxojë kush, t’ja u vjedh sërisht .

  8. Vertetesia says:

    O Mero,
    Si perhere je i qarte, i drejtperdrejte dhe realist ne perfundimet e tua. Do te sygjeroja miqesisht qe te dilje , jo me nje, por me disa shkrime sensibilizuese kunder dhunes dhe pro paqes brenda dites. Vendi eshte ne rrezik te dhunohet nga poltikane te deshtuar, qe kane mbijetuar vetem permes dhunes dhe krimit. Ndaj duhet vene kushtimi: Atdheu ne rrezik! Kohet medha kane nevoje per njerez te medhenj dhe udherrefyes te mencur. Ti Mero je njeri prej tyre. Ndaj mos prit te reagosh, neser mund te jete vone! Nga ana tjeter, verej nje mungese reagimi te forte nga qeveria kunder dhunes. Eshte detyre e figurave me peshe ne jeten publike te dominojne me mesazhet paqesore ne media perballe histerise irracionale per dhune.

  9. Timi says:

    Dite fesye per Shqiperine…kriminelet po ikin vete nga parlamenti!

  10. Timi says:

    Dite feste per Shqiperine…kriminelet po ikin vete nga parlamenti!

  11. blerta says:

    KY DO TE JETE FUNDI I KRIMINELIT NON GRATA SALI RAM BERISHA, FAMILJA ME KRIMINALE NE BALLKAN.

  12. Askushi says:

    Mero ka bere gati arkivolin e tij…. sepse po pati viktime do te jete veta Sali vicidolli

  13. Lani says:

    Llafe, llafe, llafe, ll… Meroooooo!
    Ai mund te jete si thua ti, por te dhjere dhe pergjegjes per kete gjendje mos harro se jane jo me pak ata qe e paten dhe e kane ne dore e nuk ua mban ta prekin.
    Meru dhe me me ata qe i kane shkuar e i shkojne pas. Dhe keta te fundit jane po aq pergjegjes sa dhe udheheqesi i tyre shpirteror. Te gjithe ata jane nga nje çike berishë brenda vetes. Nuk e kane kot idhullin e tyre.

  14. Qytetar says:

    Asnje tolerac per shkelsit e ligjit !
    Gjakftohtesi perballe provokimeve.
    Zbatoni Kushtetuten .

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Je bere shume i parashikueshem Mero dhe monoton me keto monologjet nekrofile me vrasje pa te vrare. E kupton edhe bufi ku e ke hallin, nqs ne fillim te merrnin seriozisht tashme te eshte kuptuar loja dhe nuk komplekson me asnje me keto parashikimet shantazhiste dhe kercenimet boshe me arkivole, vrasje etj etj. Edhe ti e di mire qe si te kete si te mos kete viktima merita ne te dyja rastet i shkon atij qe ka ne dore te shkaktoje viktimen, pra policit, gardistit apo ushtarit te qeverise.
    Po te ecim me llogjiken tende, ath i bie qe fajin per 4 te vraret ne 21 janar e paska Rama qe kerkonte gjak dhe viktima per ta nxjerre Saliun gjakatar dhe jo atyre qe dhane urdherin apo terhoqen kembezen, sipas llogjikes tende ishte Edi Rama ai qe perdori karburantin e fundit ne 21 janar per te fituar simpatine e nderkombetareve dhe zgjedhjet nderkohe qe ne syte e europes saliu doli si njeriu gjakatar autoritarist.Dhe ndoshta mund te kesh te drejte, Edi Rama ndoshta ate dite te 21 janarit kerkonte viktima per karriken e tij!

  16. Pato says:

    Do bejne nje mut te madhe neser… Keto i fryn vete media i pame kush ishte grupi I zjarrit pleq e plaka te rrjedhur qe kercenin valle e gjuanin me shtize dyert e kryeministrise. Keto jane lodra te Rames qe do ti deskrititoj dhe ti poshteroje perpara se ti fus brenda ose ti detyroje te marrin rruget neper Evrope. Nuk ka Sali dhe as bir kurve te kercenojne kete vende me, por keto jane lodra politike.. Rama nuk duhet ti shpetonte me marreveshje ti linte jashte parlamentit qe para 2 vjeteve tani degjon pordhet e ketyre debilave ne media

  17. peter says:

    Po mor zotni. do te ti djegin 5 letra qe bere. se shqiperia eshte e djegur shume kohe perpara, qe kur kooperatizuan dhe oboret e shtepive. Po ka dhe bretkosa ne shqiperi qe i fut ne kusi te uje te ftohte ne zjarr e ziejne avash avash bashke me ujin. Keshtu ju dhe shqiptaret qe ju pelqen idete e tua..Saliu mbase eshte bretkose qe kerceu nga kusia se nuk do qe te zihet i gjalle. Kendi qe shikojme gjerat ndryshon hapjen e syut…..Me shume hapet syu me shume drite mer truri. Me mire dhe drejte dhe analizat…Do besh me mire dhe per bretkosat dhe per shqiptaret qe jane bere njerez dhe duan te jetojne te lire dhe te pasur ne tokat e tyre qe bejne shqiperine. Mos u tremb,letra jane shkojne dhe vine, Shqiperine nuk e djeg askush, ,kane provuar te gjithe me te gjithe qe i kini miq dhe ju japin letra se e pane qe me te djegur nuk fituan dot ne mijra vjet…. Mbase dhe demokratet, duan te behen tamam demokrate dhe ju kane ardhur trute,, Ndoshta kane mesuar te hapin syte,se me letra shpejt vine dhe shpejt ikin…

  18. Flutura says:

    Sapo ka filluar vallja e ujqerve…pra nuk do jete larg dita kur do hane njeri tjetrin dhe ne fund fare do katandisen me nje grusht njerezish.

  19. Ilir says:

    Nje gje eshte e sigurte,po pati sukses kjo proteste ,Rama mund te rri ne Shqiperi,ti do ngresh plackat me grua(po te erdhi se kam dyshim) dhe femije .
    Ah ,do nderpritet bursa e tet biri qe e hoqen per horrlleqe nga Austria.
    Nuk ta falin shqiptaret qe i ke bere tifo krimit ,varferomit dhe korrupsionit, qe ke bere tifo per nxjerrjen e njerezve nga shtepi dhe burgosjen e njerezve per nje furnelle elektrike,
    Apo e mendon fundin si te Gebelsit?Azgje e cuditshme!

  20. REZI says:

    Në momentet që ne i humbim shpresat, hyjmë në faqen e Temës të lexojmë dicka që nuk errëson dritën në fund të tunelit, përkundrazi me shkrimet realiste të Meros, mendojmë se nuk duhet të humbim shpresën për një Shqipëri me më pak antishqiptarë të tipit Berisha.
    Faleminderit për analizën realiste që përcjell tek ne.

  21. SHQIPE-ETNIKE says:

    Mero:Plani B-i UDB-se ne Shqiperi…Neser Sali Berisha “Vrete” po me Njerez te Paguar ,mbas Shpine….qe ti thote Botes
    “Nuk jame vetem une Vrases”::::::::::::::::::::::::::
    NA MBYTEN SPIUNET E UDB.se….lol

  22. kombi says:

    KJO PROTESTE ESHTE E DIRIGJUAR NGA KARAKURVA , ME NJE GUR VRASIN DY ZOGJ . PROTESTA MBYLL DEREN SHQIPERISE PER NE EUROPE DHE HEQJA E MNDATEVE GJITHAHTU ESHT NJE KURTH I MIRE, QE I BEHET HAJDUTEVE TE PD DH LSI , GATI PER NE BANKEN E TE AKUZUARVE .

  23. Tepelenasi says:

    Jo nje kriminel me pak ne politike, por KRIMINELI. Sali Berisha duhet te zhduket nga faqja e dheut, fatkeq, shqiptar. Nuk i a vlen, as qenia e mosqenia e Lulit e as e Monikes mbi toke dhe as ne politike.
    Sali Berisha e vetem ai, eshte e keqja, fatkeqesia, ne cdo fushe te jetes ne Shqiperi.
    Askush, po e perseris, askush tjeter nuk i ka sjelle, nuk po i sjell e do t’i sjelle fatkqesi Shqiperise se mbas 90-es
    Para 90-es po, e kishte modelin ne krime. Mesoi prej tij duke iu ngjitur si kepushe mbrapa nga i cili mesoi shume.
    Te mos miremi me te tjere. Nje Jago, jo vetem per te thurur intriga, por nje Jago qe intrigat ika materializuar e do t’i realizoje me…arkivole.
    Robi nuk ben dot gje, ndoshta Zotit do t’i vije keq per shqiptaret qe, ta mare kete te marre e te qetesohen. Sepse sa kohe, ai do te jete gjslle, nuk do kete qetesi ne Shqiperi.

  24. Lloji says:

    Pasoja e krimit-politik qe ndodhemi vend numero, PD PS LSI nji hale jane!
    Kush do qe do te qeverise me krimin do beje koalicion, i kemi pare me ze e me figure!!!

  25. Alumi says:

    Faleminderit Mero per kohen si merr per shkruar per kete perbindesh dhe bande terroriste nen siglen e PD. Une te lexoj rregullisht prej 8 vitesh dhe gjithmone shikoj perpara per artikullin tjeter. Je i paperseritshem. Bjeri edhe Rames sepse nuk justifikohet impotenca e tij per te ja shkurtuar litarin ketij antishqiptari.

  26. AM says:

    Keta po e tregojne hapur qe as nuk i intereson mender demokracia shteti e rregullat. I kane dale shtetit ne shteg dhe i kerkojne gjobe. I kerkojne te zbrase xhepat e te hape çantat. Duan para e placke. Jane si ujq te babezitur. Keta opoziten e kane mburoje ku mund te bejne c’fare u do barku. Kush i del perpara e vrasin e presin e heqin zvarre dhe i qellojne me plumb.

  27. niki says:

    I BEJ THIRRJE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR QE TE NGRIHEMI NE NJE DEMONSTRATE TE FUQISHME PER TI TREGUAR BERISHES ME HORRAT E TIJ QEPOPULLI NUK I DO. ESHTE NJE MOMENT MJATF DELIKAT PER DEMOKRACINE TONE TE BRISHTE ,KU KETO VEMJE KERKOJNE TI HEQIN TE ARDHEMEN FEMIJEVE TANE.JU LUTEM MERO BAZE ME GAZETEN TUAJ TE NDIHMOJNE SHQIPERINE TONE TE DASHUR.

  28. Demi says:

    Po a kanë turp këta, vallë e dinë se për cfarë shkojnë në parlament këta . Unë do doja ti bëja një pyetje: po një pensionist që mer pesëmijë Lek në muaj cfarë do bënte , po prindërit e një familje të numërt cfarë do bënin? Po pse nuk zhdukeni ju megjithë farë e sojin tuaj more fëlliqësira..pthuuuuu..

  29. Koli says:

    Asgje sdo te ndodhe as neser dhe as pasneser kur Sali bajga me pjellen e tij, Like&Mona Floririn dhe Lulin do te shkojne ne burg. Asgje sdo ndodhe se ska as alibi qe te fsheh qellimin e te banditeve te me siperm qe njerzit te hidhen ne zjarr per ta dhe ne fund nuk ka as trima qe te mbajne plumbin ballit. Puna eshte qe perballe tyre eshte spordhjaku Edi Rama. Prandaj ne fund edhe ky do ike bashke me keta nga politika se sdo kete mendere tju qendroje perballe, por do leshoj dhe leshimi do e marr me vete.

  30. Kaltra says:

    U djegte ne ferr .

  31. E fundit says:

    Faleminderit z Mero
    Analize e shkelqyer si kurduhete ,je fantastik
    Nuk na ke lene gje per te thene
    Nuk e marr vesh si nuk e kuptojne keta njerez qe vazhdojne ndjekin kete kufome se nuk demtojne Ramen qe ai e do ne Lane po demtojne vendin demokracine Ku vicitolas qe gjoja dorzoi Pd vazhdon e konsideron prone te tijen nga i jati apo Sheqerja per ta perdorur si ja do interesi Ai s pyeste ne 97 se vendi digjej po mes flakeve e te vrareve bente betimin si president, nuk pyeti per te vraret ne Gerdec , ai vazhdun mburret per te vraret ne bulevard , ai eshte fatkeqsia me e madhe e keti vendi qe lengon per 30 vjet si pasoje udheheqjes e keqe nga ai
    E vetmja gje qe uroj me gjithe shpirt eshte
    QOFTE CMENDURIA E FUNDIT NUK JA KEMI PER BORXH MJAFT

  32. Genc says:

    O Mero e ke shum gabim. Gruevski ishte ne pushtet dhe iku nuk iku opozita qe kerkonte ta largonte gruevskin. Une e kuptoj pozicionin tend. Sinqerisht kam qene nje simpatizant yti per penen jo per gje tjeter. Natyrisht jam i djathte dhe kemi disa miq te perbashket, por deri dje cfare nuk ke vjell nga goja jote kundra edi rames tani po e ben te njejten gje kundra berishes. Kjo eshte pa shtylle nuk ka ku te rrije. Te lutem qofte dhe njehere te vetme tregoju i sinqerte ne raste kritike krizash.

  33. bena says:

    Mjaft e goditur!!! Respekte Z.Mero!!!

  34. Emigranti says:

    Me keta skanar ogurzinj qe kerkon te zbatoi Sali Krimineli, si ish, sekretari i byros i partis te punes, komunisti me i felliqur, nje kriminel me damke, qe ka vrar e abuzuar me pushtetin.
    Per te zezen e ti, ky kriminel, sesht ngopur me gjak shqiptaresh, prandaj, vazhdon e ben thirje, per armatosje
    dhe revolucjon me dhun, per teheqje zvar , hedhje ne lume dhe plumbin ballit kryeministrit.
    Qytetaret e ndercem, doti ven drune dhe kercun, keti maskarai. Le ta provoi te djek parlamentin , ta shoh te semes, spse kur isht kryeminister, thoshte, kush kalon gardhin e objekteve te rendesis te vecant , mer plumbin ballit. Jo tre, por, tremij dote vras. Provojeni dhe nje her, i thoshte opozites te atehershme, pa ua bej si me 21 Janar, thoshte kriminel Berisha.

  35. Tami says:

    Shume qarte dhe sakte!
    Sa me shume Mero Baze te kete Shqiperia
    aq me mire per kete vend ,
    Qelbesirat e kane mare peng kete vend, uroj nje fund te turpshem dhe te dhimbshem.
    Ky eshte urimi i cdo shqiptari!

  36. Gogo says:

    o sali te mori lumi,vdiqe pa te marr plumbi…….”..me moniken cu matrtove ” ,vajte te pillnje po deshtove.

  37. MACOKU says:

    bravo MERO nje shkrim me vende

  38. Popull says:

    Edhe pak durim o popull, se arriti edhe dita kur do kete pak diell ne politiken shqiptare.

  39. Korkodili says:

    Mero dhe gjith te tjeret
    Shqiperia ka kushtetute .
    Kerkesa per qeveri teknike ose tranzitore eshte antikushtetuese.
    Nuk eshte parashikuar ne as nje rast.
    Cesht kjo qeveri e pa votuar dhe e pa besuar nga populli.
    Cfar detyre dhe programi ka. dhe ku jan parashikuar funksionet ne cilen ligj ose nen kushtetute
    Sa do zgjase qeverisja dhe ku eshte parashikuar.
    Po nese ka ngjarje te jashtzakonshme si i zgjidh dhe cfar pergjegjesie ka
    Ku e ben betimin
    si ndahen portofolet
    Etj,etj etj.
    Kjo eshte shkelje kushtetute e paster

    Demostratat me dhun nuk i organizon Partia qe pretendon pushtetin por shoqatat

  40. demo says:

    kam pershtypjen se do vetesakrifikohet sala me nje ndihme te vogel nga ish partia

  41. ALBAN DEGA says:

    LUFTA PER KOKEN !

    – Lufta me mizore… Lufta per ekzistence !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Opozita shqiptare eshte hedhur ne nje sulm te terbuar jo vetem kunder qeverisjes se Rilindjes se palindur akoma, por se pari kunder Shqiperise dhe se ardhmes se saj euro- amerikane.
    Pervec luftes me zjarr e me hekur kunder selise se qeverise shqiptare dhe shantazhit edhe me djegie mandatesh deputetesh kamikaze te SaLike Floririt me shprese per nje Mukje tjeter ala maj 2017, ajo i ka shpallur lufte edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pra “imperializmit amerikan e Evropianoperendimor”, qe diten qe ata ia hoqen vizen kreut te kesaj kucedre megakorrupsioni e megakusarie 25 miliarde euroshe, antishqiptare e antiperendimore, Sali Berishes dhe familjes se tij vampire.
    Te vetedijshem per krimet e tyre pa fund te renda deri ne krime kunder njerezimit si mbytja ne tortura dhe zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes, kontrabanda dhe shkelja flagrante e embargos nderkombetare te naftes per makinen e luftes dhe genocidit te Milloshevicit ne Bosnje, Knin, Kosove me qindra mijera viktima ne Shebrenice, Prekaz, Recak…, grushti fashist i Shtetit Sali Milloshevic i 14 shtatorit 1998, masakra barbare e Gerdecit, 21 janari 2011 me kater protestues krejt paqesore te vrare, qindra te plagosur e 4000 plumba te shkrepur kunder turmes …, te denja per Gjykaten e Hages jane te fresketa e te paharrueshme per nje popull te tere deri sa te marre fund pandeshkueshmeria dhe jepet drejtesia per regjizoret dhe autoret e tyre.
    Ata e dogjen e poqen, e plackiten e rrenuan, e zhbene si shtet Shqiperine 15 here ne 15 vite te sundimi SaLikekracie!
    Jo vetem e kthyen ate ne nje ciflig te tyre e familjeve te veta e oligarkeve te vet, por edhe lane mbrapa minat e tyre me sahat ne cdo qelize te shtetit e shoqerise shqiptare duke kercenuar popullin e vet me skenarin e katrahures ekonomike e financiare greke, per cka ka fakte e deshmi pa fund.
    Pasi deshtoi skenari kobezi i 16 shkurtit i kesaj opozite te vetdjegur e te shpartalluar keqazi me votat e popullit ne tri pale zgjedhje nacionale e lokale, tani ben shantazh me djegjen e mandateve te deputeteve te SaLike Floririt ne Kuvendin e Shqiperise per te djegur edhe anetaresimin e saj ne familjen natyrore te vet, Bashkimin Evropian.
    Pse !?
    Sepse ky hap historik e i stervonuar nga kjo opozite me emrin e vertete SaLikekraci kerkon domosdo jetesimin e plote te Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit.
    Cfare do te thote ky jetesim!?
    Do te thote jetesim per here te pare ne historine shqiptare te shtetit ligjor, shtetit te se drejtes pa te cilin nuk mund te kete kurre shtet demokratik te popullit, me popullin e per popullin.
    Sapo deshtoi skenari ogurzi i kesaj Bande per gjakederdhje e vellavrasje me 16 shkurt, kryebanditi Berisha dhe qehajai i tij ne krye te cifligut te Sales PD , shpalli urdherin e Sali Babes per djegjen e mandateve te deputeteve te opozites ne Kuvendin e Shqiperise. Menjehere Mona Cizmja iu bashkua Berishes ne kete vetdjegie politike.
    E kujt i plasi se po djegin mandatet kamikazet e Berishes dhe Metes, kur dihet se mandatet e shume prej tyre do tua djegin prangat ne duar nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit per krimet, vjedhjen, korrupsionin e tyre masiv ne kurriz e dem te popullit shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja kryesore pse kapobandat vendimarrese te kesaj kupole mafioze jane lemerisur e cakerdisur aq keq e terbuar deri ne egersi !
    Eshte ky shkaku kryesor pse e gjithe Banda e Gangstereve dhe dora e zeze e ketyre mercenareve te Beogradit, Athines dhe Putinit eshte hedhur ne sulm e ne nje lufte te eger per jete a vdekje per te minuar e zhbere krijimin dhe jetesimin e SPAK-ut dhe BKH-se .
    Eshte nje lufte mizore, lufta me e eger nder te gjitha luftrat per te shpetuar me cdo kusht e me cdo cmim sundimin e tyre despotik, kriminal e te sterkorruptuar ne cdo por e qelize te tij.
    Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje e ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve
    Eshte lufta per koken !
    Ndaj vellezer e motra shqiptare braktiseni ate anije piratesh qe po mbytet cdo dite e me shume nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja, shkurt nga Ligji e Shteti i se Drejtes!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare mos u beni mish per topat e tyre te ndryshkur nga padrejtesia, krimi, vrasjet e kusaria e perbindshme e djerses e gjakut tuaj !
    Vigjilence! Syceltesi !
    Lerini te digjen ne sketerren e krimeve dhe zezonave te tyre te perbindeshme ndaj jush dhe Shqiperise sone te bukur !… Boll me !
    Hengshin kokat e njeri-tjetrit dhe te vetvetes!

  42. joni says:

    Artikull mjaft i goditur dhe pasqyrim i gjendjes se mjere te opozites

  43. ALBAN DEGA says:

    LUFTA E FUNDIT E HUMBUR NGA NJE KRYEKRIMINEL SERIAL ….
    – Unanimitet …. apo kthim ne origjine !?
    – Parti kazerma me pronare kucedra krimi dhe
    vrases seriale!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Urra ….. Urra… Urra…..
    Parti …. Enver !
    Jemi gati kurdoher!
    Kjo ishte cfare pame ne tufen e deleve te Sali Berishes, shendevere, ne Grupin e pseudodeputeteve dhe Komitetit Qendror te PDSH-se.
    Unanimitet mercenaresh e ushtaresh, numetoresh pa asnje vlere intelectuale, qytetare e demokratike te bindur te Shokut Sali Berisha me dy perjashtime!
    E njeh ta pamje qesharake, zbavitese sa edhe e peshtire deri ne krupe, neveritese deri ne te perziere te LSI-se , Partise se Tepesise se Like Floririt dhe Mona Cizme Lalezit !
    Deri tani vetem me nje perjashtim shembullir e burreror Z. Lefter Koka, qe nuk mund ta lejonte veten te krhehej ne nhe lepitke, me nje gallishe te nje kucedre kirrupsioni e kusarie Like Mona Cizmja !
    Nje shembull demokracie e qytetarie per tu ndjekur e nderuar !
    Parti kazerma !
    Parti Gatitu … Qetesou …. Para marsh!
    Parti cifligje te pronareve te tyre !
    Parti pasqyra te SaLikekracise ala Luigi i 14-te “
    “ Ligji jam une !“ !
    Partia Demokratike e Shqiperise si gjithnje ne keto 29 vjet kthehet ne origjinen e babait e pronarit te vetem te saj Sali Berisha dhe partise se pare te tij, Partise se Punes se Shqiperise,
    Unanimitet edhe pasi nena e demokracise boterore Shtetet e Bashkuara te Amerikes ia hoqi vizen liderit te saj e krejt familjes se tij…. ne prag te heqjes se vizes qytetare nga Ligji dhe drejtesia, te cilat ai i ktheu ne topuz dhe kobure per te mbrojtur sundimin e tij despotik ala Papa Doku i Haitit, Dyvalje ne nje njeri shtet, kusari, vrasje seriale te kryevrasesit serial te Shqiperise Sali Milllosh Chinchizkhani !
    Eshte orvajtja, perpelitja e fundit e ketij Shtrigu Vicidoli per te shpetuar koken e tij e te bandes se tij politike, familjare, oligarkike nga Ligji dhe drejtesia, nga SPAK-u e Byroja Kombetare e Hetimit per krimet e perbindshme te tij ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese !
    Eshte lufta per koken !
    Lufta me mizore !
    Eshte lufta e humbur e fundit te turpshem te atij perbindeshi !

    1. Mali says:

      Ncccc ncccc ?????
      Sa budallai eshte ne kete bote!

  44. Gjorku says:

    Mè duhet tè shprehem me emocione tè frenuara, por jam i mendimit qè kur futesh nè kètè artikull ndjehesh i pèrkèdhelur nga çdo fjalè e tijè. Ti vazhdon èmbèlsisht tè lexosh me njè ndjenjè symbyllasi, sikur po ecèn nè majat e gishtèrinjève e nuk dèshiron kurrè tè mbarojè… Megjithatè Shqipèria ka keq, ka dreq, ka dhe ca pleq shpellash. Sa e rèndè duhet tè jetè qè tè quhesh shqipètarè si ‘Ai’ ?!? Po kur mendoj qè èshtè edhe mè e rèndè tè mbash njè mbiemèr si ‘Ai’ apo tè kalosh pranè tijè, e tè rrishè pranè tijè e kulmi i tè gjithè kèsajè tragjedie tè jetosh pèr Saliun ! Zhduku èndèrr e trishtuar, èndèrr e kèrysur, èndèr e zhgaravitur si tè gjitha ditèt e jetès tènde skèterè !!!

  45. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Krimineli serial SB kete here s’duhet falur nga USA dhe BE-ja,boll e kane toleruar.Me ngritjen e SPAK dhe BKH kjo kerme erekeqe,gangrene kanceroze e ketij vendi duhet te ulet ne stolat e prokuroirise dhe te filloje procedimi penal per te.Mbaruan genjeshtrat.Kushtetuta e vjeter me nje nen ku thuhej se “Saliu eshte mbi ligjin,eshte vete ,ligji dhe ai eshter i paprekshem–Romeo Karaj” skadoi.Hyn ne fuqi kushtetuta e re demokratike ku thuhet me germa te arta “LIGJI ESHTE I BARABATE DHE PARA TIJ TE GJITHE JANE NJESOJ.KRIMINELET DHE TRADHETARET E KOMBIT E KANE VENDIN NE BURG”.Pas tij dhe kryevrroma e LSI-se dhe e atij qe sic thoshte dikur vete Salihu “ai atje ne fund nuk eshte Ilir Meta,eshte Ilir floriri”

  46. Alban Dega says:

    SALI BERISHA ME FAKTE TE GJALLA

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    —–Original Message—–
    From: Alban Dega
    Sent: Tue, Apr 6 , 2018 2:31 pm

    Mendime me gjuhen e fakteve

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Flake per flake

    Vetem 8 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
    Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit, ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
    E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por Edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
    Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
    Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
    Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !

    Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito

    Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
    Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
    Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
    Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
    i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
    Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
    Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.

    Dy zogj me nje gur !

    Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen, por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
    Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
    Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
    Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
    Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
    ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
    Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
    Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Tito ka, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
    Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !

    Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes

    Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
    Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
    Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
    Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister e Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
    Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
    Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
    Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…

    Nga keq ne keq e me keq

    Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
    Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
    Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive.
    Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
    propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kim Ike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
    Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
    Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
    para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te
    gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,

    Ogur apo skenar i zi antishqiptar i Putinit !?

    Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
    Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
    Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
    Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e lidhjeve te tyre me Mosken.

    “Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit-Fatkeqesia e Shqiperise !

    Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
    Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
    Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
    Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
    Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
    E sa a sa here te tjera me pas,
    Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
    Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
    Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit !
    Syceltesi

    1. Joseph says:

      Ky tipi Altin duket se jeton me food stamp ketu ne Amerik. Se nuk mund ta kuptoj se ku e gjen kohen per te komentuar shkrimet e mjeros.

      1. Alban Dega says:

        MOS I QAJ HALLIN KALORESIT
        SE I VAREN KEMBET ( POPULLI )

        …. O KOKE NGA KEMBET!
        Te shkruarit e kam defrim, shplodhje, kenaqesi, pushim… qysh 11 vjec jo vetem ne shqip por edhe ne 7 gjuhe te tjera…
        Kjo sa per te hequr merakun !

  47. Vertetesia says:

    O Mero,
    Te kerkojme te dalesh ne median vizive parballe ketyre legenave analiste se e dime permendesh se cfare do thone.

  48. Vatra says:

    Krejt e kundërta Salihit nuk i konvenon zjarri se ai i pari do të pjeket i gjallë i dinë ai borxhet e tij por ati i intereson paraliza e funksionimit të shtetit dhe që ai prap të jetë aty ose të paktën aty afēr

  49. xxxxx says:

    Nga urrejtja patologjike qe ke per Berishen kam frige se do te vdes ti para tij!
    Do ngel mileti pastaj pa sharje ditore dhe shfyerje shtazarake!

  50. marjani says:

    ajo qeshja e tij nuk me chudit ai ne momentin qe qesh demostron mashtrimin me te madhte gjithe hajdutet te mbledhur se bashku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje