Anija kozmike japoneze zbarkon në asteroidin e largët miliona kilometra

23 Shkurt 2019, 10:59Lifestyle TEMA

Anija kozmike japoneze Hayabusa zbarkoi në asteroidin Ryugu, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor (JAXA), njoftoi se Hayabusa 2, e cila planifikohet të arrihet në gjurmët rreth formimit të Sistemit Diellor nga mostrat që do t’i mbledhë në Ryugu, dje ka zbarkuar për herë të parë.

Sinjalin të cilin Hayabusa2 e dërgoi pas zbarkimit në asteroidin të largët 280 milionë kilometra nga toka, u duartrokit nga punonjësit në JAXA.

Anija ishte programuar të zbarkoj 3 herë në asteroid dhe në çdo zbarkim të mbledhë pjesë nga sipërfaqja e asteroidit. Hayabusa2 me këto mostra do të kthehet në tokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje