Kur grupi i Genc Pollos po ndahej nga Sali Berisha në fillim të viteve 2000, Murrizi ishte një prej maktheve të Berishës se mos bashkohej me Pollon dhe makthi i Pollos mos bëhej me Berishën.
Në listën e emrave që kalonin sa në një anë në tjetrin, shpesh përmendej dhe emri i tij.
Murrizi bënte shumë humor me këtë gjë, por edhe me ata që akoma nuk e kishin ndarë mendjen.
Dhe në përpjekje për të bërë humor me urrejtjen e Pollos për Berishën dhe atë të Berishës për Pollon, ai gjeti kohë të bënte humor të zi me një deputet nga më fjalëpaktit dhe seriozët e Kuvendit, Ylli Vejsiun.
Ishte një eksperiment social se çfarë besonte realisht PD. Ju ul në kafe dhe me përgjërim i kërkoi të ruante një sekret të madh.
-Më thuaj,– i tha profesor Vejsiu.
-Doktori më ka caktuar të të vras ty,- i tha. Me këtë Azemin nuk na eci shumë. E vramë por se morëm dot pushtetin. Duhet një viktimë më cilësore.
Profesor Vejsiu, një themelues i PD-së dhe tejet serioz për të përballuar këtë humor të zi, kishte shtangur.
-Mos u shqetëso profesor,– i tha.
Do të qëlloj këmbëve. Rëndësi ka që ai ta marrë vesh që të qëllova, se ndryshe më vret mua.
Nuk vonoi shumë dhe pak çaste më vonë, Ylli Vejsiu hapi derën e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe pa pritur të ulej ju drejtua Berishës:
-Kriminel! Me gjakun tim do që të vish në pushtet! Kriminel, kriminel… i ke duart me gjak!
Destabilizimi i profesorit ra si bombë në sallë. Askush nuk e dinte çfarë kishte ndodhur përveç Murrizit. Berisha po ashtu u ndje keq, por e kaloi si lajthitje të moshës së profesorit ose më së paku si bashkim i tij me Pollon dhe Tritanin, gjyqi ndaj të cilëve po bëhej në Këshill.
Vetëm disa orë më vonë, Murrizi tregonte me humor bisedën me profesor Vejsiun dhe gjithçka ishte e qartë. E kishte destablizuar dhe e kishte dërguar përjetësisht në pension politik, duke e bërë hasëm me Berishën.
Por kishte zbuluar përmes inskenimit të tij, atë që besonin më shumë në PD. Dhe ajo që besonin më shumë ishte se Berisha të vriste po të ishe i dyshimtë.
Është pak a shumë njësoj si tani. Shumica e deputetëve nuk janë dakord me atë që ka ndodhur, por bëjnë sikur janë dakord, ndërsa ai ka dalë hapur.
Dhe ka dy arsye të forta.
Përvoja e tij e gjatë politike e bën koshient se nuk ka rëndësi për karrierën në PD se kush e tradhëton partinë dhe kur.
Shumica e njerëzve që janë sot në PD, janë tradhëtarë të PD. Imami ka hipur mbi tank kundër saj, Pollo ia ka vjedhur edhe vulën, edhe siglën për t’i vjedhur votat dhe ka kërkuar burgosjen e Berishës. Edhe rrethi i tij i ngushtë kanë qenë mercenarë të Fatos Nanos, ndërsa të tjerët që kanë ardhur pas vitit 2009 dhe enturazhi i Bashës, janë kryesisht të majtë.
Myslim Murrizi është një veteran që ka ikur e ka ardhur në PD, kur ka dashur vetë.
I ardhur nga shtresat e të persekutuarve politikë, ai u bë për herë të parë deputet i Partisë Demokratike në Lushnje në vitin 1997, duke çuar i pari në selinë e PD-së jo vetëm mandatin e tij por edhe dy mandate të tjera, atë të Ilir Banos dhe Maks Cikulit.
Ishte aq e papritur ajo që ndodhi, sa PD mendoi për disa orë se po fitonte edhe një herë në atë rrokopujë që po merrte. Por vetëm pas disa orësh u kuptua se në Lushnjë nuk kishte fituar PD, por Murrizi i cili kishte kuptuar si mund të bëheshe deputet në ato zgjedhje.
Ato janë dhe të vetmet mandate të PD-së, poshtë lumit Shkumbin në ato zgjedhje.
Deri në vitin 2001, ai ishte deputet i PD-së por kurrë nuk ishte i sigurtë në rresht.
Në fund u bë makthi i PD-së në zgjedhjet e vitit 2001, pasi në përpjekje për të fituar në zgjedhjet e dhunshme të Ilir Metës, në zonën e tij elektorale në Dushk u anulua rezultati. Në vend të mandatit të Murrizit, aty u prodhuan dhjetë mandate prej tre partive të vogla proqeveritare duke krijuar kështu atë që quhet “Fenomeni Dushku” në zgjedhjet shqiptare.
Pra, e para që ai ka kuptuar dhe është i qartë se në politikë të mbajnë votat e tua dhe personaliteti dhe jo përjashtimet apo pranimet. Azem Hajdari themelues i PD u përjashtua dy herë për 8 vjet.
E dyta që ai e di mirë, është se akti i tij në fakt nuk shkakton zemërim brenda PD-së, pasi askush nuk është i sigurtë që ky ishte një vendim i duhur por një tërheqje zvarrë nga Sali Berisha. Dhe e vetmja gjë konstante e Murrizit në 30 vite ka qenë distanca nga Sali Berisha.
Duke qëndruar në Kuvend, Murrizi është duke u zbavitur me PD-në si me Ylli Vejsiun. Thjesht në këtë rast Berisha ka çuar Lulin që të vrasë PD-në, i cili po premton se nuk do ta vrasë, por do ta qëllojë nga këmbët se i dhimbset. Dhe këtë radhë turma nuk i drejtohet Saliut, duke i thënë “vrasës, kriminel”, por Murrizit duke i thënë “tradhëtar-tradhëtar”. Dhe ai shkulet gazit.
A eshte kushtetuese qeveria teknike ose tranzitore? .
A parashikohet ne kushtetute?
Me cfar ligji zgjidhet.
Ku e ben betimin.
Si e mer vot besimin?
Cfar detyrash ka ?
Si e ka perberjen.
Kush parti mer pjes? te gjitha ?
A fut duart ne ekonomi?
A bern marveshje etj, etj, etj
Para vitit 2000 vbenim si te donimin pasi kishte dispozita kalimtare , Po tani ka kushtetute
Te miratuar me referendum
Mero! Kuqua pollo kur u largua nga dobici sale e pati akuzuar dhe per nje vile nje milion dollarshe ne Amerike!nuk e di ne i qendron kuqua asaj qe ka thene apo jo sepse dobici serb kur ja permendi kuqua vielen 1 miljon ju ulen veshet.
EDHE SHOKET E MI E KANE KUPTUAR QE SALIU ESHTE VRASES……
NUK E KANE KUPTUAR VETEM SHPELLARET DHE ATA QE KANE FRIKEN E DREJTESISE….
E bukur kjo!
Ky po, humor, me se humir i zi. Jemi pjese e nje tragjedikomedie. Kaq duhet te kuptojme…Po ekonomia, heta ku eshte?! Le te shohim, te luajme dhe te shkaterrohemi perfundimisht si fundi i kesaj tragjedikomedie?! Por, jo. Ne nuk kemi nevoje qe dikush, qofte edhe te quajturit lidership politik qe te na sundojne. Ne, populli, gjithmone kemi qene ne gjendje dhe do te jemi ne gjendje qe te gjejme rrugen tone, te jetes me ndershmeri e pune.
Dredhak, i helmet, lavrak, bajonete perdredhese ne nje plage te majisur, sarkastik deri ne poshterim, talles deri ne peshtyres, i pameshirshem edhe ndaj qenies ne shtratin e vdekjes, i pashpirt si acari i majave te kurveleshit, i embel si muhabeti lab, analize e paralelizem qe model ka veten.
Ndaj te lexojne o Mero Qerozi, te lumte.
Pse nuk publikon komentin?!
Sa kam qeshur o Mero Baze.Mos vdeksh kurrë!
Mero, ti e di shume mire qe nuk eshte keshtu historia e mandateve te 97-tes ne Lushnje. Murrizin edhe Cikulin i nxorren Bano dhe lushnjaret, megjithese gjysmen e zones e kishte matane shkumbinit bashke me Kalane e Turres dhe Rreth-Gredhin. Se te ishte per te as procervebalet qe ja shkruajten ne Lushnje nuk i sillte dot. Po ai e di shume mire sesi e kishte rezultatin e vertete ne kuti pavaresisht se si u shkruajten procesverbalet. E di edhe shume mire qe murrizi edhe ne zgjedhjet e 2017 ka marre rekordin historik negativ qe PD ka patur ndonjehere ne Lushnje. Ai birbo i di shume mire rezultatet e tij dhe qe ska asnje vlere ne Lushnje e kudo. Ai thjesht eshte nje cope muti qe te ben pis po ta ngacmosh, dhe ajo qe di te beje me mire ne jete eshte te shese ndonje gje, qofte edhe baben e vet, ashtu sic shiti zgjedhjet ne dushk e ashtu si po shet tani mandatin se e di qe sdo jete me deputet e te kape cfare te kape. Dhe i persekutuar ska qene se nese do ishte i persekutuar nuk mund te merrte shkolle te larte per zooteknik ne vitin 1987 nga sistemi komunist, edhe traktorist nuk ta bente njeri baben po te ishe i prekur sic thuaj ne ate kohe ( persekutim) Ose vetem ne rastin qe komisioni i verifikimit te figurave eshte ngaterruar kur e ka dhene te paster, sic kishte dhene te paster gjyqtarin Kozma Jano nga Lushnja qe kishte qene bashkepuntor sigurimi. Po pasi votoi per Gramoz Ruçin per kryetar parlamenti Murrizit ju dha mandati i paster nga Komisioni Verifikimit te figurave per tu perdorur ne nje rast ekstrem si ky i tanishmi. Tani po i hap vend Elisa te kali Skenderbeut.
Me Lymin kam kohe qe nuk flas. Eshte hera e pare qe e vlersoj.Kjo jo pse nuk dorzoi mandatin e deputetit por menyra se si po perballet me te tijet.
Shume prekës ky humori pa kripë i shokut mero.
Po te ishte aq e lehte të vriten njerëz i pari qe do ishte vrarë do ishe ti shoku mero.
Por me ty eshte e rëndë te harxhohet nje shpulle e jo më një plumb.
Por ti si gjithe dituri i kombit qe je që duhet te falenderojme zotin qe te kemi a mund ti thuash diçka atyre pak lexuesve qorra qe ke per ekonomine ne renie, per korrupsionin per krimin per vjedhjet galopante te pushtetarëve e njemije te zezat qe Po ndodhin ne ate vend.
Apo varja.
Delet durojne.
Mjafton tu hedhesh pak nga ai grzhdi i qelbur qe jane mesuar ta hane sa here ti mbushet mendja nalt gjatesise.
Sa te shpifur qe jeni.
O ZOT
DERI KUR !!!!
Petrit,
Ekonomia eshte rritur 4,3 %
Shqiperine filluan ta vizitojne shume perendimore, pra 1,5 Miljard Euro me shume ne duart e cdo lloj Bisnesi shqipetar.
Korrupsioni eshte shume e vertete qe ekziston ne Shqiperi……por do te ekzistoje edhe 300-vjet per arsyen e vetme se ashtu deshiron Populli shqipetar……eshte e ngulitur ne Tru te shqipetareve qe po mos dhe Lek nuk te mbarohet Puna si duhet. PIKE.
Vjedhjet galopante te Pushtetareve eshte dicka shume e pergjithshme Zoti Petrit…….Meqe ti i ke numuruar te gjitha vjedhjet galopante dhe je ndoshta deshmitar, atehere o Burra shpejt ne Prokurori…….psh. ajo e 40-miljon eurove per 2 km Rruge eshte matematike shume e dobet e PD…..sepse e shumta qe mund te futej ne Xhepin e Ministrit apo te dikujt tjeter eshte disa mijra Euro(edhe kjo shume e rende per Shtetin shqipetar)……por te thuash se ata rrembyen 30-40 miljon Euro kjo eshte qesharake sepse i bie qe rrugen duhet ta ndertonte Zoti nga Qielli dhe keta bukuroshat ti fusnin ne Xhep miljonat e siperpermendur. Per mendimin tim ne BURG dhe per shume Vite bile kush ka shperdoruar Fondet e Shtetit shqipetar kushdo qofte dhe te kete Siglen e kujtdo Partie Politike.
Njemije te zeza, qe shkruan, mund te jene edhe 10.000 te zeza, por ceshtja eshte kush do ti pakesoje ?
Une mendoj se ato pakesohen kur njerezit te ndergjegjesohen se pa levizur Bythen asgje nuk vjen nga Qielli…….Komunizmi qe ishte per te gjithe aty ( vende pune te sigurta) ka gati 30-vjet qe na ka marre te keqen…….shqipetaret eshte bile shume mire te shikojne dhe provojne punen ne Perendim se ju hapen syte dhe e kuptojne se si fitohet Paraja……..Ju jane erresuar syte ngaqe jane enderrimtare pa Limit…….Kafe , Raki, noi cop Mish ene Demostrate ne Tirane………Ballkan Taze………
TUNG
Tani qe lexova e mesova nga Meroja, biografine e Murrizit, besoj se ky Murrizi (nuk e paskemi ditur) qenka hero i Myzeqese dhe pse jo, le ta bejme z/kryeminister te qeverise (tranzitore) bashke me Bracen. Si thua o Mero djali?
Ka nje paasaktesi te madhe per zgjedhjet 97. Lushnja kishte 4 deputete. Dy fshati e dy qyteti. Te kater mandatet i fitoi thelle PS. Por dy mandatet e Lushnjes u ndryshuan me dhune me arme ne tavoline nga banda e Karbunares PD. Dhe fituan per turpin e tyre Bano dhe ai poeti ne kurriz te shokeve te tyre te PS. Nje nga ata ishte poeti Haliti.
Ka nje paasaktesi te madhe per zgjedhjet 97. Lushnja kishte 4 deputete. Dy fshati e dy qyteti. Te kater mandatet i fitoi thelle PS. Por dy mandatet e Lushnjes u ndryshuan me dhune me arme ne tavoline nga banda e Karbunares per PD. Dhe fituan per turpin e tyre Bano dhe ai poeti ne kurriz te shokeve te tyre te PS. Nje nga ata ishte poeti Haliti.
Ka nje paasaktesi te madhe per zgjedhjet 97. Lushnja kishte 4 deputete. Dy fshati e dy qyteti. Te kater mandatet i fitoi thelle PS. Por dy mandatet e Lushnjes u ndryshuan me dhune me arme ne tavoline nga banda e Karbunares per PD. Dhe fituan per turpin e tyre Bano dhe poeti Zhiti te PD ne kurriz te shokeve te tyre lushnjare te PS. Nje nga ata te PS ishte poeti Haliti.
Z.BAZE TE LUMT.KJO E SOTMJA ESHTE NJE HUMOR I BUKUR DHE UNE E MAR TE VERTET,PASI SB TE VRET NATEN E TE QAN DITEN PER PUSHTET.KETE E ARGUMENTOJ:
-NE 2 PRILL 1991 NE SHKODER ORGANIZOI VRASJEN E ARBEN BROCIT ME SHOK-4 VETA DHE JA HODHI FAIN GRAMOS RUÇIT.ATA QE E DININ SKENARIN E UDB”VRIT NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT..” U DERGUAN PER “KURIM” NE TE NJEJTIN SPITAL-ITALI.DHE P.ARBENORI,ALI SPAHIA,B.GAZIDEDE…9 VETA VDIQEN ATJE.AZEMI QE DEKLAROI SE “UNE JAM NJESHI DHE NJESHI I DI TE GJITHA..ARKIVOLI TIJ U PERDOR PER TI MARRE KARRIGEN F.NANOS.DHE E MORI POR MARIZA LINO E ZURI PER VESHI…!
-SB KERKON TASHME NJE 97,98 TE DYTE DUKE NXJERR SI ALIBI KRYESORE SE “RAMA KA VJEDHUR VOTAT NE 2017 KUR ATO NGA OSBE U CILESUAN SI ZGJEDHJET ME TE MIRA.DHE KETE E ARGUMENTON ME NJE INFO TE DERGUAR NGA GAZETARJA KLODIANA LALA(SIPAS PETRO KOÇIT NE TOPÇENELL-TAK TOP) TE VOA E TROPOJANIT ELEZ BIBERAJ,QE SULMOI E.HOXHEN PER 50 VJET.DHE KETE LAJME SHPIFS E SHFRYTEZON SB SIKUR SHBA DHE VET PRESIDENTI POHON VJEDHJEN E VOTAVE NGA KM RAMA.DHE SB SHTYN LULIN NE AVENTURA TE PAPARA NDONJEHERE.
-KERKESA BERISHISTE QE ME RAMEN KM NUK FITOJME DOT ZGJEDHJE ESHTE E DREJTE.POR JO SE AI VJEDH VOTA,POR SE AI ESHTE ME I ZOTI SE AI,SE ESHTE PUNETOR,VIZIONAR,SHTET-BERES,RRITI EKONOMINE QE E GJETI NE KOLAPS…POR MBI TE GJITHA ME INISIATIVEN E TIJ PO BEHET REFORMA NE DREJTESI , KU SHBA+GJERMANIA KAN INVESTUARE SHUME..NDAJ IKJA E RAMES DO TE THOT KTHIMI I DREJTUESISE TE KORRUPTUAR SALIST PERSERI KU ISHIN.DHE RAMA DO IKI ME ZGJEDHJE,NE 2021 DO JA DOREZOIBL PS+KM LALI ERIT DHE SB+LB+MK+IM DUHET TE HAN S U P E NE REÇ.NESE NUK BEHET KJO-KY VEND KA MARR FUND.JU PERSHEN DES NGA MALLAKASYRA TRIME.24.02.2019,11.00.
Profecia e juaj z . Lalaj dhashtë Zoti të bëhet realitet .Zoti Veliaj është njeriu i duhur që i duhet ketij vëndi , në se Zoti Edi Rama e shikon të arsyeshme lënjen e stafetes besoj se do jetë zgjedhja e duhur dhe dhumë atdhetare .
Si ka mundesi te shkruhet ndryshe ne procesverbalet ,nuk ka multi komision?
Shum i madh z. Murrizi!
O Mero?
Tregim me te bukur (me ka kenaq boll) kisha kohe pa lezuar.Te kam perfytyruar si nje” Zeus”te ulur ne maje te Golikut qe vrojton analizon dhe komandon” zotat”
Je flori e shkuar floririt ,Rofsh e qofsh!
undefined
Murriz mer masat për të ruajtur murrizin nga ndonjë atentat ndaj teje prej krimiinelave të SALI serbit dhe Lulushes. Koka e mafies në Shqipëri vepron.