E quajti argat të Beogradit, reagon Hashim Thaçi: Sali Berisha ka ndihmuar Millosheviçin, unë e kam luftuar. E ftoj në debat televiziv

25 Shkurt 2019, 22:47Politika TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur ish kryeministrit Berisha, lidhur me deklaratën e tij drejtuar Thaçit si argat të Beogradit.

Presidenti Thaçi, i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ dhe i pyetur nga gazetari Ilir Babaramo se si e komentonte deklaratën e ish kryeministrit Berisha që tha se ‘Hashim Thaçi është argat i Beogradit dhe shefi i tij është Aleksandar Vuçiç’, presidenti i Kosovës u përgjigj se nukk merret me politika ditore dhe stërkëmbësha politik.

Sali Berisha ka deklaruar se projekti për shkëmbimin e territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit është një projekt i Serbisë. Ish-Kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt.

Thaçi e ftoi në debat televiziv, por Berisha refuzoi dhe tha se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Vuçiç. Sonte nga emisioni ‘5 Pyetjet nga Babaramo”, kreu i shtetit të Kosovës tha se kur ai e luftonte Miloshevicin, Berisha e ka ndihmuar.

“Nëse dikush ngre hipoteza dashakeqe dhe djallëzore, nuk do të pijnë ujë as tek unë, as te qytetarë e Kosovës dhe në veçanti, ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milosheviçin, kur unë e kam luftuar atë, nuk do t’u funksionojnë idetë pseudonacionaliste apo të deficiteve të tyre patriotike. Shefi im është populli i Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, gjaku i derdhur për liri.

 Jam i gatshëm të diskutoj me secilin, të ballafaqohem. Kam bashkëpunuar shumë mirë si kryeministër, duke vrapuar bashkë me Berishën nëpër fshatrat më të thella të Dukagjinit, duke folur për bashkim kombëtar. Kemi pasur një bashkëpunim produktiv, për interesin e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Madje kam marrë pjesë edhe në fushatën elektorale të Berishës, në atë kohë kur ishte me Ramën, duke marrë pjesë në hapjen e tunelit në Kalimash. Edhe në takime të tjera.

Nuk kam parë ndonjë zemërim në atë kohë nga z. Rama, për arsye se edhe unë isha kryeministër edhe ai ishte kryeministër. Edhe kryeministri Berisha në atë kohë ka qenë në ceremoninë e hapjes së segmentit të autostradës së Kosovës. Kështu që idetë që dalin, për mua janë shumë të mirë se ardhura. Me secilin jam i gatshëm të ulem e të diskutoj, të ballafaqojmë idetë. 

Unë nuk jam nga bota shpellare apo e njerëzve që thërrasin për mejdan kanunor, por për ballafaqim idesh jam i gatshëm me secilin, në secilën studio, le të zgjedhin secilin gazetar dhe të diskutojmë për të gjitha çështjet që janë për t’u diskutuar, por natyrisht në fund të jetë një debat i civilizuar, jo i sulmeve, jo i etiketimeve. Unë nuk sulmoj dhe nuk etiketoj. Nuk dua të komentoj dhe nuk dua që të merrem me deklarimet individuale të askujt. Unë bashkëpunoj me secilin lider institucional. Kam pasur bahkëpunim shumë të mirë edhe me z. Berisha, edhe me z. Basha, edhe me të tjerë.

Në interesin tonë është që të kemi mirëkuptim, të kemi angazhime të përbashkëta. E theksoj që me secilin jam i gatshëm të kem ballafaqim idesh, debat. Lehtë është të etiketosh, por do të ishte në interes edhe të kulturës qytetare, politike dhe të debatit, të diskutojmë.

 Me secilin që ka ide kundër, unë jam i gatshëm të ulem në çdo studio televizive, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë. Le t’i zgjedhin ata studiot dhe gazetarët dhe të ballafaqohemi pastaj hapur dhe në mënyrë të kulturuar. Qytetarët e meritojnë një debat të tillë. Mund të kenë me bollëk etiketime apo që atributet e veta t’ia bartin dikujt, gjë që nuk do të ndodhë kurrë, por i ftoj për debat të gjithë, kushdo që dëshiron të diskutojë. Por të mos presë kush prej meje që do ta etiketoj. Në veçanti dëshiroj të kem debat me njerëzit që, kur unë e kam luftuar Milosheviçin, ata e kanë ndihmuar Milosheviçin” tha ai.

13 komente në “E quajti argat të Beogradit, reagon Hashim Thaçi: Sali Berisha ka ndihmuar Millosheviçin, unë e kam luftuar. E ftoj në debat televiziv”

  1. Lorenc Luka. Ish kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Rrofte Sali Berisha !
    Urrrraaaaaaaa

    Loli, Loli….

    1. Shpellari nga icidoli i Tropojes says:

      Lorenc Luka wafsh ne gop te asaj qe te ka dhjere ti me gjithe s-hale berishen tend more malok.

  2. ShkoDrani says:

    Thaçi, mire ban me ja kall çka ka ne shtepi ketij Gospodin Berishoviç

  3. Devoll Vardari - Gostivari says:

    O HASHIM DEFEKTI!
    DËGJO E RESPEKTO CDO ARBNOR, NGA SECILI CEP I AEBNORISË. DARDANIA NUK ËSHTË KOSOVO. QART QË KE MUNGESË EDUKATE, SË PARI NJERËZORE, E PASTAJ KOMBËTARE E POLITIKE.

    NË KËTË RAST SALIU FLET NGA SHQETËSIMI SI ARBNOR, ASGJË E KEQE QË TË QUAN ARGAT.

    E KAM VËSHTIRË TË PËRPIJ E KONSUMOJ MENTALITETE MENDJEMADHËSIE SI TI. UNË, IDEJA IME, IME, UNË…DHE AI NERVOZIZMI YT PROVINCIALIST KUR DEBATUESIT TË POZICIONOJNË (E VETËPOZICIONOHESH) NË SHAH.
    NA JEP KUNDËRARGUMENTE E JO DOKËRRA.

    DEVOLL VARDARI – KITA

  4. tarasi says:

    Po Thaci cpret , te pranoje Saliu ato qe ka bere ?? A!oma se ka kuptuar Saliun se kush qe dhe eshte ?? Qe eshte ndihmuar Sllobodani nga Berisha nuk ka lerendi dhe e mohon , bile ne nje interviste te hershme te dhene ne mediat greke e kane pohuar dhe dy ” lojtare “te tjere , njeri eshte ish kryeministri grek i atahershem Micotakis , dhe tjetri qe furnizuesi , sipermaresi miliarder Mamidhakis, bile e kujtoj shume mire intervisten e pronarit te kompanise se naftes Mamidhakis qe midis te tjerave tha : si mua dhe si kryeministrit Micotakis na beri pershtypje devotshmeria dhe deshira per te ndihmuar nga Sali Berisha etj etj etj …… e or Sal ska perendj te te laj gjynahet qe ke bere , po te pakten ri ne guacken tende mls irito kedo , mos provoko , kosovaret e lane me gjak truallin etyre , Sala u thot keni qene argat , e pidh te semes sa poshte ka rene .

  5. Zambi says:

    Ju doni edhe te shisni tokat shqiptare edhe te quheni heronj e mos t’ju shaje askush. Ne dac shajeni njeri tjetrin ne dac lavderojeni, historia do te mbaje mend si hajdut e tradhtar qe shite tokat shqiptare.

  6. Korcari says:

    Vëllai burrë i mirë je.Pse sthua se paske vrapuar dhe biseduar për shqiptarizmën me kolerën.Pse nuk e njihje ti si tradhetar të UCK atëhere.Dashuri e pjerdhur e.fëndur.Politikan Leshi.Pse nuk thua që të paska ngjitur virusin sërb të tradhtisë.

  7. loni says:

    uuu malok te pabese,qe te dy jeni zagaret e vucicit prandaj tall lesht serbia me ne dhe me kosoven se ka leshuar qente e pabese te kosoves dhe te shqiperise,jane dy qente e betuar te serbise,THaci i pabese,dhe Saliu malok dhe qen i pabese per shqiperine dhe nje qen i betuar deri ne vdekje per serbine.prandaj dhe lehin qe te dy kush eshte qeni me i mire i Vucicit,

  8. Naimi says:

    Qendrimet e Thaçit jane nje gje, po Sali Berisha te mos kete asnje iluzion: vendi i tij perkrah Esat Toptanit eshte ngulitur ne historine e tradhetareve Shqiptare dhe kesaj s’ka ç’i ben. Kja ka filluar te mesohet ne shkollat fillore dhe per te jane shkruar kenge;

  9. NNP says:

    Thaci eshte njemije here me i ndyre se Salushka i pjerdhur.

  10. I deshprumi says:

    Dy shkodran mendime te kunerta per tradhtarin e shqiptaris njani e mbron e tjtri e kritikon une prej kur e kom ndegjue ne vitin 1991 ne mitingjet e asaj kohe berishen kur bajke thirrje te gjitha do ti shkatrrojm e do te fillojm nga e para se I ka ndertue PPSH une kome than ky njeri asht anti shqiptar por se kuptune njerzit e shkatrroj shqiprin e mbrojn prap nuk e di se qfar logjike kemi o njerz

  11. Spinoza says:

    Te gjithe pro amerikanet Salimov Berishovi i quan agjente te Serbise

  12. Shkupi says:

    Dallimi mes Thaqit dhe Berishovicit eshte shum i vogel , ne realitet njeri eshte me i moshuar si dhelpera me bisht te gjate e laraman i cili akoma mundohet te ekspononet vetem per nje qellim , per ti mbrojtur pislleqet , tradhetite dhe pasurimin e periudhes ” demokratike ” ju garantoj qe do te shpallet armiku kombetare i shekullit , Thaqi eshte i njejte djathtist qe zbriti fshataret ne Prishtine dhe bejne petulla me uje qe ata e politizuan duke privatizuar policine dhe gjyqesine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje