Nga Mero Baze
Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetëruar dhe pa profil publik. E vetmja mënyrë që të hapje debat kundër tyre, ishte t’i shpallje “qeveri hije” e Berishës. Dhe unë e bëra këtë në gazetë në mes të Marsit 2004. Ndër “të emëruarit” avokat Ngjelën “e kisha emëruar” Ministër të Pushtetit lokal, posti më pak i vlerësuar.
Të nesërmen pati një furtunë të vërtetë. Berisha ishte mërzitur pse kisha deinkurajuar njerëzit të vinin tek mitingu i tretë, duke ja bërë ministra, gjithë idiotët që mbante përreth, ndërsa avokati, ishte mërzitur për “postin” e ulët që i kisha caktuar, pasi e mendonte këtë listë të Berishës.
Pas debatesh të forta me Berishën, i cili përpoq ta zbuste, avokati më në fund i tha:
-Dëgjo këtu. Unë nuk mërzitem nga ajo qeveria hije, se kam qenë pesë herë kryeministër dhe pesë herë ministër i jashtëm. Sa herë bëhesha kryeministër, Pjetri mblidhte jezuitët dhe më rrëzonte dhe bëhej vetë kryeministër. Mua më çonte Ministër të Jashtëm. Po ama ishim në qeli. Nuk kishim çfarë të bënim, bënim qeveri “hije”. Pastaj herë herë më bënin kryeprokuror dhe unë bëja listën e atyre që do fusja në burg. Ndaj i kam bezdi këto listat kot…se këto janë për të shtyrë ditët në burg, jo në liri.
E gjitha kjo histori sa gazmore dhe dramatike e Avokatit, është aktuale sot kur shikoj çfarë po bën Lulzim Basha.
Lulzim Basha po përpiqet të bindë mbështetësit e vet se është në rrugë të drejtë, duke shpikur rezultatet e para të bojkotit. Ka dy ditë që ka udhëzuar strukturat e Partisë Demokratike të bëjnë gati listat e reja për kandidatë. Madje i ka porositur të mos bëjnë më gabimet e herës së parë, a thua se ky respektoi mendimet e bazës.
Kështu ka nisur puna degë më degë në gjithë Shqipërinë, të bëjnë lista deputetësh, me shpresë se zgjedhjet janë tek dera dhe qeveria ka rënë.
Këtu në qendër, ku ka më shumë skepticizëm, ka filluar e bën dhe qeveri “hije”. Dhe nuk është pa gjë, pasi njësoj si në listat e deputetëve, dhe këtu, u çon fjalë dhjetë vetëve për një post ministri.
Për ta tërhequr vemendjen sot mbasdite mori dhe rolin e kryeprokurorit dhe shpalli arrestimin e Dakos. Ishte aq i trashë diversioni, sa donte t’i bindte të vetët, se arrestimin po e bën vetë Rama, për t’i shpëtuar furtunës së tij. Me këtë rast hodhi dhe nja dy pushkë kundër presionit të Perëndimit mbi PD.
Rreziku i gjithë kësaj është vetëm rasti kur disa nga këto gënjeshtra mund të besohen dhe bëjnë shumë dëm.
Fjala vjen nëse besohet vërtet nga dikush që po bëhen lista dhe e shikon veten në listë ose jo, mund të prodhojë, më shumë energji negative për opozitën se sa të mos e thuash fare këtë gjë. E njëjta gjë për qeverinë “hije”, apo shpikjet për arrestime.
Problemi që ka opozita është se duhet të ndeshet me pasojat relae të bojkotit dhe jo të fusë kokën si struci në rërë për të mos i parë ato.
Ideja se nga bojkoti opozita duhet të marrë patjetër një shpërblim është një pritshmëri që e shkatërron opozitën. Bojkoti është një akt ekstrem që prek sistemin dhe jo kundërshtarin dhe si i tillë ai do të marrë vetëm ndëshkim. Opozita dhe elektorati i saj, duhen përgatitur ta përballojnë ndëshkimin. Nëse nuk u thuhet e vërteta dhe rriten pritshmëritë për mashtrime ordinere si këto, pasojat do jenë dhe më të këqija.
Opozita duhet të rrisë pritshmërinë për t’u përballur me Perëndimin dhe shumicën këtu, për të mbijetuar deri në vitin 2021 si forcë jashtë sistemit. Kjo nuk do të thotë që deri më 2021 ta shtysh duke gënjyer, por duke luftuar. Dy vjet më pas, do të shikohet, nëse ka funksionuar qëndresa, apo harresa.
Lista të tilla dhe lëvizje të tilla bosh, vlejnë vetëm kur je në qeli, i izoluar në burg si historia me avokat Ngjelën, dhe përpiqesh të mos çmendesh sa të dalësh prej qelisë. Opozita sot është vetëfutur në burg dhe i vetmi shpjegim pse Basha mund të bëjë këtë budallallëk që po bën, është që të mos i çmenden njerëzit derisa ta nxjerrë opozitën nga burgu. Por problemi që ai ka është se çelsat e burgut nuk i ka Edi Rama, por Sali Berisha. Dhe ai nuk i dorëzon lehtë, vetëm duke e raportuar me zë të ulët përtej Oqeanit.
???I madh je. E forte kjo me listen ne hije.
Te shohim si do perfundojne.
.
Mero, i ke lene per ne fund “embelsirat”. Dasme e madhe; para ca ditesh na nxorre ate te Murrizit qe “deshi te vriste” Ylli Vejsiun, ndersa sot na nxorre kete te Ngjeles qe behej kryeminister ne burg e kryeprokuror…Nuk e di , por ne se jane me te vertete te verteta, je fantastik qe i nxierr ne kete menyre se dhe ata, Lulezimin me gjithe taborrin e tij, i ben qesharake, po fare aman, megjithese i laguri s’ka derte nga shiu; ata jane mbytur fare dhe marrin fryme me kallam, por nuk e shohin. Pas pak kohesh do tu a degjojme kujen , por pa ze se s’ka kush te ulurije, vetem po e beri Pollua ose Grida me Salinjanin ose ai kerriçi qe u be 15 dite minister drejtesie, Bardhi. Megjithate , une nuk dua te komentoj politiken e mbaruar, por me jep kenaqesine ti me keto qe nxierr; neser prese donje gje me te lezetshme se kemi nevoje ne kete dimer demokratik. Pershendetje.
Mero djali, te dija qe i kishe dy fije mend. Merru me Ramen qe po iken dhe jo me opoziten. Te ka humbur racionalitetin dhe logjiken urrejtja ndaj Berishes. Shko futi nja dy viza dhe fillo te shikosh qe Rama do te behet mbret. Nga anet tona ne themi je bere: Lolo Vagalati.
..berishen e urrejme te gjithe….akoma edhe sot mban peng vendin..po paguajme cdo dite ate..Kush nuk ka perballe berishen eshte pjese integrale e tij “berishizmit”..boll me me me kete batak !!!
Oooo,more Lame bregu!
Mero ka fije mençurie pa fund,doemos, per ata qe kane mend,sy e vesh…
Rama ,Ka ardhur dhe s’mund te iki ,ngaqe doni ju larot e sali gjirizit dhe lulash menderit, me M te madhe… Do iki kur nje miljonshji i njerzeve majtas,por edhe djathtas do e rrezojne me vote. Kjo s’ka gjasa,o lum zotnia jote / pa kokerr gruri ne karroqe…
Per ty ore LAME QE FLET SI KODRA PAS BREGUT!MERO KA JOD FIJE POR ME SHUME NGA TE GJITHE JUVE!SA PER REKOMANDIMIN QE I JEP MOS HARRO SE RAMA DI IKI KUR TE PRISHET ME MERON,NDOESE MA DO MENDJA QE NUK BENE KURR GABIMIN QE BERI BERISHA I PARE,PASI NUK KA TE NGJARE ME TE NE ASNJE PIKE!NE ANA ANET TONA O LAME THEMI TI RUAC BITHEN SI MEROS EDHE EDIT E TE KESHILLOJ TE VAZHDOSH TI SHKULESH QIMET BITHES SE BERISHES SE ESHTE NE KALBEZIM E SIPER!
“Il potere logora chi non c’è l’ha” (pushteti konsumon ata që nuk e kanë)- thoshte Giulio Andreotti.
Kujtojani Lulit, para se të vdesi si një dëshmor…..i stonuar.
O Meroooo, je njeçikë “shkërdhatë” apo siç i thonë në Shkodër ” i fije zog kurvet”Haaaaaa.Ke shkruajtur nje kryeveper.
Rama do largohet.Kjo është e sigurtë.Pooorr kur reforma në drejtësi të përfundojë.Atëhere Rama do largohet që Berishës,Ximit,Monës,Likes ti ikë dhe fija e fundit e kashtës për tu kapur kur ti mbysin të 7 penxheret për vjedhjet,vrasjet dhe krimet e tjera që i kanë bërë këtij vendi.
Do shkojnë si Çeçua se nuk do thonë dot se po i fut Rama!
Cfare ju thoni per Berishen jane te verteta,por aresyet e Ngjeles nuk jane te mesipermet.
Ngjela kerkonte te ishte dominues ne PD, njelloj si ne tavolinat e debateve televizive ku shperndarjen e vemendjes se drejtuesvevte debateve ne te gjithe debatuesit,Ngjela e merr si fyerje personale.
Shprehje e kesaj jane theniet e tij absyrde gjate debateve: nuk bej debat,bej monolog; ik qerrohu: shporru; thyej qafen etj..
Sa per konsistencen politike te Ngjeles…te lutem Mero…Ngjela krijoi nje parti fetare bashke me Liderin Suprem vite me pare…
Prape per konsistencen e Ngjeles: shih intervisten e fundit qe i ben Baton Haxhiu…Ky mbrojtes i mosprekjes se kufijve ,ne minutat e fundit eshte thuajse i hapur per ndryshim territoresh. Fjala konsistence per personazhe si Ngjela, nuk ka vlere.
Per t’a mbyllur, nuk u lodhet duke iu referuarvnje individi qe ben google per tu dukur interesant?!
Pelqej me shume nje bari apo bujk qe identifikon nje problem dhe jep zgjidhje sipas njhurive te veta te cekta,se nje individ qe thote aq shume gjera sa pretendimi : Prisni,do t’u dalin keto qe them …merr vlere sepse thote aq shume gjera dhe aq pak konsistente,sa dicka edhe del.
Ajo qe ju beni( shtypi) ju i referoheni pak gjerave qe i dalin Ngjeles dhe harroni qindra gjera qe nuk i dalin.
Le t’a pranojme,Ngjela eshte bere personazh publik me “aureolen “ e te atit ,Kicos.
Gje qe tregon se nostalgjia apo kersheria shqiptare per lideret e se shkuares ,nuk ka marre fund.
Nuk e meritojme kete trajtim si lexues dhe shikues, po n’a impononi(jo vetem ju) nje corbe bajate c’do dite.
Nuk ka njerez interesante Shqiperia te padale ne media ne menyre te perseritur?!
Nuk e di cfare mund te shkruash pas kesaj?
?
Futi te gjithe ne qeli mbylli e veru zjarrin se ate meritojne
Rrofsh Mero Baze se na ke bere skllever te intelegjences tende, pa diskutim je i pa arriteshem,ty nuk tu droth qerpiku per te verteten,me gjith kurthelleqet e shkatwrimet qe te ngriti shpellari berisha, te lumte ajo mendje qe te komandon ate dore.
Rrofsh Mero Baze se na ke bere skllever te intelegjences tende, pa diskutim je i pa arriteshem,ty nuk tu droth qerpiku per te verteten,me gjith kurthelleqet e shkatrimet qe te ngriti shpellari berisha, te lumte ajo mendje qe te komandon ate dore.
Bravo Mero! Je i sakt.
Me arrestimin e Dakos,(qe do beje Luli),me kujtoi sekretaret e pare te komitetit te partise…Larg qofte!!!!
Ja ke fut kot plako, dhe jo nga injoranca por nga partizanlleku dhe interesi personal. Nuk eshte e veshtire te gjesh histori me humor te zi per ta perdorur si paragon apo metafore per KM dhe gjethet e tij qumeshtore qe ka ne qeveri. E verteta eshte qe cdo opozite e pergjegjeshme ka detyrimin te jete gati per te qene pjese e qeverisjes apo te marri persiper ate ne cdo vend demokratik. Te kesh nje plan backup per cdo situate te papritur eshte gjeja me llogjike dhe e pergjegjeshme per cdo force apo koalicion opozitar, sepse fundja opozita eshte alternativa ndaj deshtimit te qeverisjes se pozites. Mbyllja e nje procesi zgjedhor eshte momenti i fillimit te pergatitjes per zgjedhjet e ardheshme. te koheshme apo te parakoheshne qofshin ato. Opozita eshte jo me vonese por ne limitin kohor per te ndertuar programin, strategjine dhe perzgjedhur ekipin qe do marri persiper barren e qeverisjes ne situaten hipotetike te berjes se zgjedhjeve te parakoheshme qe supozojme se do i fitoje opozita, supozojme pasi mund ti fitoje serish Rama dhe Luli ngre baulet per hollande. Largimi nga parlamenti sigurisht qe eshte akt ekstrem, (megjithese une kam pasur gjithmone dyshimin qe nen rrogoz po behen negociata dhe vendimi i fundit i kqz per te kthyer mbrapsht kerkesat e doreheqjeve ne parlament ma perforcon kete ide) por eshte gjithsesi brenda llogjikes se demokracise dhe ligjeve te shtetit shqiptar, eshte nje opsion apo nje levizje e pranueshme ne fushen e shahut te politikes shqiptare dhe llogjiken sesi ecin gjerat ne shqiperi. ne kete rast opozita eshte per tu pershendetur sepse po ben pikerisht detyrat e shtepise qe duhet te beje. Se sa do jete i zoti lulka se di po gjitheshka do varet nga marreveshja dhe negociatat nen rrogoz qe po behen. Por Mero duhet te jete i kenaqur qe te pakte. opozita ka nder mend te ndertoje nje plan-program, se jam i sigurte qe nqs do ishte ndryshe Mero do thoshte qe opozita la mandatet pa pasur asnje plan apo vizio se ku po shkon dhe nje opozite te tille nuk ke si ti besosh te ardhmen.
SIt back andreal…
Po i referohem vetem nj e fjalie :”… E Verteta eshte qe cdo opozite e pergjegjeshme ka detyrimin…. ”
Une u pyes ju i nderuar Sit Back dhe…,
A jeni ju i ndergjrgjshem qe kjo opozite eshte e pergjegjeshme?!
Kur tashme dihet gjithandej, qe kete me keta mostra,si sal gjirizi and Lulash menderi, jane vjedhsa,vrases dhe tradhetar.Duhet te korigjohen(Ka vend më ketu per korigjim!). Ata,qe vertete benin opoziten ne Pd. e salehit s’jane me.Jane ne opozite me kete “Opozitare”
Gjithesesi,une ruaj respekt per komente tuaja,te pershendes…
Disa, disa, jane impotente nga organet gjenitale.
Lul Basha, eshte impotent nga trutë.
Perendia, dikujt i merr koqet, Lulit i merr trute.
Dynjaja behen synet nga koqet, Lul Bashen e ka bere synet nga koka Sali Berisha.
Mbasi bëra zapping nëpër kanalet e shumta për të dëgjuar ndonjë gjë interessante nga gazetar e analistë të shumtë në studiot televizive, ku secili arikullonte mendimet e idetë e veta, asnjeri nuk ma dha kënaqësinë për të dëgjuar me të vërtetë një analizë bindëse jo vetëm për shijet e mia, por edhe që kjo ditë dhe veprimet politike që po
bën opozita dhe ç’po ndodhnë Tiranë thashë këtu po è mbyll, po shkoj të fle. Nuk ma merrte mëndja që Mero mbasi kishte shkruar editiorialin è mënjesit dhe me gjetjen fantastike “nuk po shkulin fokët” do arrinte të shkruane një perlë tjetër, e pra Mero, kam qeshur me të made e nuk pushoja së qeshuri nga perla tjetër e jotja në orën 00:30 të natës. Kjo është tragjikomedia një opozite, por më e bukura është dalja e lulit me seriozitetin e një kryeprokurori që tashmë I ka zbuluar dhe kapur të gjithë. Bravo Mero.
Jam më tepër se dakort me shkruesin më sipër, Skëndërbeu, thënia e një politikani të madh si Giulio Andreotti “Il potere logora chi non c’è la” i shkon për shtat pseudo politikanëve të dështuar si luli, monika e gjithë atyre që ata përfaqsojnë, njerëz pa ide e integritet.
Ti je K Toni
Kjo puna e Meros eshte si puna e djalit te beut qe thosh meqenese topi dmth gazeta-eshte e Meros te gjithe duhet te mendojne e veprojne si ai C’ti besh Nuk heq dore kollaj shqiptari nga maskaralleqet bizantine.- I jane stamposur ne gen tani.
Jam shume dakort me keto editoriale..po mero ka zgjedhur rrugen e lehte se ka argumente pa fund ti biesh kurrizit te lulit e sales. Mero meqe je pene e forte na bej nje artikull mbi ramen sepse une qe nuk jam ne shqiperi nuk arrij te kuptoj pse po ngrihen kaq shume zera kritik ndaj tij dhe nuk e kam fjalen per opoziten sepse fati i tij eshte qe ne shqiperi nuk ka opozite….Pershendetje Mero Baze
Brilant Mero. Si ishte kjo lista hije? Po vete a ishe minister?
Osit bace,ke program ka pd ate te 97apo te vjeljes se xhepave apo te gerdecit apote 21 janarit??? A jane te njejtit persona c’fare kane ndryshuar??? BRAVO MERO DJALI!
Se me liste, se pa liste
Aman Mero, mbaje doren
Se pastaj Merzitet Luli
Dhe mbetet pa vene “kuroren”
Çfar do vlente ai mund?
Sa do vlente perbetimi?
Nese Ramen “nuk e zbojme”
Çdo na duhej Perendimi…!
Çfar te presesh nga ky soji
Qe i ka mare mendjen era
Mburren me rrugaçerite
Krenohen qe jane gangestera
Pak “mwshirw” pwr bac Saline
Burrin qe vjen era kerme
Eshte bere meit se gjalli
I ka dale purtha nder kembe
Derma do bere per Moniken
Eshte grua presidenti
Po “vuan shume” per fukarenjte
E gjen gjë, dhe vjen qameti…!