Përgjegjësitë e Bashës, për dezintegrimin e listës pritëse

1 Mars 2019, 19:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh me mandatet në pritje të opozitës, nuk është një histori që vlen për të zgjidhur krizën e sotme politike, shkaktuar nga djegia e mandateve, por vlen për të kuptuar pse opozita përfundoi tek kjo krizë.

Në atë histori nuk kanë rëndësi teknikalitetet dhe Basha apo kushdo tjetër nuk mund ta mbajë listën në këmbë me truke administrative apo deklarata pa vlerë. Lista e opozitës mbahet në këmbë me integritetin e vendimit politik, dhe plasaritja e saj reflekton problemet e lidershipit të opozitës.

Secili prej atyre që ka firmosur se nuk e merr mandatin, mund ta marrë ditën që i vjen thirrja nga KQZ dhe plotëson formularin e dekriminalizimit, pasi askush nuk mund të heqë dorë paraprakisht nga një mandat që nuk e ka marrë.

Legjenda se nga PD akoma nuk ka deklarata që do të marrin mandatet është gënjeshtër, pasi ka shumë prej listës së PD, që mezi po e presin t’u shkojë letra e KQZ-së.

Por e theksoj që kjo nuk është se ka rëndësi për Parlamentin, apo shumicën. Ky është vetëm një tregues i rëndë i mungesës së frymëzimit politik të opozitës.

Pikësëpari, degradimi i listës pritëse tregon se sa klienteliste dhe e përciptë ka qenë vendimarrja për djegie mandatesh, përderisa nuk ka mundur të jetë bindëse as për listën e deputetëve. Ai vendim është marrë në një rreth të ngushtë mes Berishës e Metës dhe është përcjellë si urdhër lufte, që duket se nuk ka bindur as të vetët.

Dhe problemi nuk zgjidhet duke i deklaruar të përjashtuar ata që marrin mandatet, nëse hartuesi i listës nuk merr përgjegjësi për atë.

Ai nuk mund të jetë dy herë i fituar dhe kur bën listë klienteliste dhe humbet, dhe kur i dezintegrohet lista në betejën e parë.

Dhe kjo nuk është ndonjë fuqi e pushtetit, pasi pushtetit nuk i duhen ato mandate. Kjo është një dëshmi që tregon problemin e lidershipit të opozitës.

Dhe problemi i lidershipit të opozitës kuptohet më mirë kur shikon se çfarë ka të përbashkët mos djegia e mandatit nga dy deputetë me identitet politik që kanë refuzuar djegien e mandatave, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, dhe listës pritëse në tërësi anonime.

Të dyve u është përgatitur përjashtimi nga PD, Murrizit për të disatën here, dhe Rudinës, po të llogarisësh dhe përjashtimet e babait, për të tretën herë. Tani nëse për këta të listës që presin të marrin mandatetet, mund të ketë akuza si anonimë, akuza që në fakt i duhen bërë Bashës, për këta të dy akuza është që janë më të njohur se ç’duhet.

Por në fakt, e vetmja gjë që i bashkon këta që kanë identitet, me ata që janë në listën pritëse dhe nuk i njohim akoma, është fakti që nuk besojnë tek Luli. Këta nuk besojnë se kanë personalitetin e tyre, ata nuk besojnë, se Luli i ka tallur kur i ka vënë në lista. Pra, në kulmin e aksionit opozitar, problemi real që ka opozita, është se tek Luli besojnë vetëm ata që Luli u ka dhënë diçka konkrete dhe i gënjen se do t’ua japë prapë.

Të tjerët, si ata që kanë hyrë me emrin e tyre, dhe ata që i ka futur si mbushës topi, thjesht nuk janë gati të sakrifikohen për të. Dhe kjo është akuzë reale për opozitën, jo ato fyerjet, apo përpjekja për të bllokuar dezintegrimin e listës me deklarata qesharake që depozitohen në KQZ, dhe nuk kanë asnjë pikë vlere.

Një parti që beson se po bën një aksion politik me djegien e mandateve, bën aksion politik, nuk merret dhe me truke juridike e administrative. Ajo ka shpallur një qëndrim të saj dhe kush e mbështet, e mbështet vetë, nuk ka nevojë ta pengosh me firma e deklarata pa asnjë vlerë. Ata që nuk të mbështesin në këtë aksion, e gjejnë vetë mënyrën se si të sqarojnë pozicionin e tyre.

Opozita ka deklaruar se ky është aksion politik dhe si i tillë, ai nuk ka nevojë të përforcohet me truke banale. Se thjeshtë e dëshmon dhe më shumë pasigurinë dhe pafuqinë për të frymëzuar me fjalë dhe vepra.

22 komente në “Përgjegjësitë e Bashës, për dezintegrimin e listës pritëse”

  1. epo kjo pune says:

    O Mero, tani qe jane pa petk zyrtar sepse u deshi menderja dhe dorezuan mandatet, i bie qe nuk jane me faktor dhe ftesa e Rames per bisedime per njerez qe nuk jane faktor eshte njelloj si te ftoje Rama banoret e Astirit qe i kap plani unazes. Dhe meqe u iken dhe imuniteti deputetit, aq sa kollaj Rama dhe policia procedonin ordineret qe perdornin ca dhe nga halli korrentin falas, po aq kollaj duhet te arrestohen dhe ca nga keta plehrat qe e kane borxh 30 vjet me anarkite dhe tensionet me fatura publike te jashtezakonshme.

  2. Sit back and relaks■●▪□●○%^* says:

    E njejta gje do ndodhte me listen e Rames dhe PS ne rast se do ishte PS ne vend te PD duke braktisur mandatet, dhe te jeni te sigurte qe edhe PS qe sot ben si e virgjer do bente te njejten gje qe po ben PD sot. Sa per ate se pse PD iu merr firma dhe premtime anetareve te listes problemin mos e kerkoni tek PD por tek pushteti i cili po perdor per propagande figura te vecanta ne PD qe per interesa kryesisht personale kane dale kunder vendimit te PD. Rama dhe propaganda e tij po perdorin murrizet me shoke per te demotivuar opoziten dhe deligjitimuar kauzen e tyre, kjo ka bere qe opozita te kunder-reagoje duke u mobilizuar qe te sigurohet qe askush nga lista mos pranoje mandatin, ketu luan rol dhe idiotlleku i medias ose keqdashja e saj. Eshte argument debil te te behet qejfi qe murrizi rri ne parlament ashtu sic eshte konsum i kote kohe dhe energjie te luftosh te mbash jashte parlamentit ata qe nuk duan te rrine. Ne keto momente per Bashen, PD dhe elektoratin e saj behet e qarte se ke kane dhe ke nuk kane me vete dhe keto ngjarje jane filtri me i mire per te ditur se kush eshte kush. Azem Hajdari vertet ka pasur kundershti me Saliun apo lidershipin e pd ne momente te caktuara por kurre nuk ka thyer vendimet politike te PD dhe ti jete bashkuar PS qofte edhe virtualisht. Azemi sot do ishte ne balle te protestuesve kunder Rames e jo te ulej ne parlament me te nderkohe qe ne shesh protestohej, gjithsesi Rudina e di vete por nqs perdor emrin e te jatit dhe nje e dy permend qe do nderoje emrin e tij ath te pakten duhet te beje ate qe do bente ai ne kete moment. Pa emrin e Azem Hajdarit mbi shpine Rudjna do ishte askushi e as per sekretare nuk do e merrte njeri ne PD e jo me ta benin deputete. Sa per Murrizin, nuk ja vlen te harxhosh kohe per te.

    1. Fart back and relax says:

      PS nuk ben karrlleqet e PeDes. Prandaj fart back and relax

    2. Askush says:

      Si shume po flet ti “relaks”. Rudina, sic thote vete, eshte konsultuar ne Amerike me persona te rendesishem, se cduhet te beje. Ti “relaks” ashtu si meson Amerikanet ta shkruajne fjalen “relax”, ashtu ben edhe me keshillat qe i jep Rudines. Mire qe anglishten e di me mire se Amerikanet, por me sa duket di akoma me mire se ata edhe rregullat e Demokracise. Mbi te tera ti e di se cdo bente i ndjeri Azem! Mendimi im eshte se ti dukesh I fantaksur dhe merresh me “kush eshte kush” sikur na plaby per PD apo soj e sorrolop. Ne vend te flasesh per problemin qe autor flet, na tregon endera ne diell. Qe ma ke hequr trurin qe kur nuk e shkruan mire fjalen “relax”, ma ke hequr, por duke vazhduar me idete e tua idjote, po me ben te mendoj te mos lexoj me Temen.

      1. Sit back and relaks♤■♤♡●▪%^* says:

        Nuk eshte se ke humbur ndonje gje me rendesi, si me tru si pa tru same horseshit ngelesh. If i hit yo brain smwhr i’ll letcha know. Break a leg Pall……

    3. Petrit says:

      Jo jo. Po te ishte Azem e shume te tjere gjalle, Salehu do kishte vajtur ne Moske me kohe dhe familjarisht.

      Por ska problem se ja do shkojne tani!

      Rudina Azem Hajdari eshte PDja sot. Te tjeret jane keta te plackes se vjedhur qe do nisen ne Moske apo diku larg e s’do i shofim me! Ndaj ju popull qe mbeshtesni hajdutet tuaj ne vend se tu vini shkelmin bytheve, duhet te zgjoheni e te kuptoni se nuk ka partnere qe i duan te keqen shqiperise por vetem disa hajdute qe skane ku vene me per te mbrojtur placken e vjedhur e kane frike nga gjaku i shqiptareve qe kane derdhur keta armiq te shqiptareve ne gati 30 vjet!

      O ne Reç o jashte shqiprise dy zgjidhje kane!!!

    4. Komentuesi says:

      Bjeri legenit ti Relaks se po te degjon njeri.Rudina Hajdari nuk mund te perkulet para atyre fjaleve djallezore te tua,as kercenimeve te Berishes e te Bashes.Ajo e di vete si do veproi.Por ama ne nje parti me Berishen e Bashen nuk mund te rrish.Ata po e shkaterrojne partine per interesa te tyre se jane te inkriminuar.

      1. Sit back and relaks■●□●▪%^* says:

        ia ke pare te jemen Rudines, po Kiri e di kush eshte, keshtu qe mo na caj veshet shume se si majtas si djathtas mut jane e mut do jene, nqs pret nga velua i mamase dhe rudina e babase vari lesht. te dy palet po pergatisin te nxjerrin ne skene skalionin qe do marri stafeten per te ruajtur pushtetin dhe pasurine bashke me trashegimine. Te fala Nexhit se desh harrova…

    5. une says:

      Ky komentuesi “sit back and relax..duhet te njohe veten! Nje injorant gjysem analfabet!

  3. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Gongu ka rene,nderkombetaret deshmuan se deputetet e PD+LSI,kane rene ne nok dawn !!!
    Ne “ring” po pergatiten te garojne te tjeret,jo me pak te paafte,por me pak te besuar.
    Berisha po pergatit “qametin”,mbas largimit te tij,zjarri le ti bjere.
    Basha u fut ne loje,per te nxjerr me te kuqe Ramen,por e braktisi ndeshjen.
    Nuk eshte fundi i botes,me e mire do behet jeta parlamentare.

    1. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

      Problemi është se krimineli sali mund të mos ketë dosje krimi ose vjedhje për këta (sepse dihet që krimineli sali drejton me dosje), kështuqë këta i dalin nga rrjeshti dhe nuk i shpëtojnë dot lëkurën kriminelit. Ky është halli i vërtet dhe jo politika partiake, sepse krimineli sali e njeh më mirë se të gjithë politikën, por vetëm Edi Rama i ka dalë nga rreshti dhe prandaj krimineli sali deklaron se është bërë pishman që nuk e ka vrarë.

  4. Lili Gori says:

    O ti : sit back and relax, merre m’sume. Ik ore kopil. Pse ajo vajza e atij Hajdarit nuk e di kush ja nxorri ne prite te jatin, apo ka ardhur nga planeti Mars ajo. Te degjeneruarit e mutit.

    1. Sit back and relaks■●○●▪%^* says:

      Azemi eshte vrare ne 1998 kur ne pushtet ishin socialistet, Shikun e kishin socialistet, ministrine e brendeshme e kishin socilaistet dhe sot jemi ne 2019. Nga 1998 deri ne 2005 ishin socialistet ne pushtet dhe nuk kane ngritur apo gjetur asnje akuze apo fakt per sa po thua. Vete ata qe vrane Azemin e kane pranuar qe Azemi doli me kobure ne dore si trim qe ishte per te pare se mos dikush kishte ardhur per te hequr qafe doktorin apo vene bombe te selia e PD. Azemin mund ta kishin hequr qafe ne cdo moment haklajt e nuk kishte pse ta linin para selise per ta vra. Se ca pune e gishti ka berisha ketu vetem ti e di, haklajt kishin probleme me berishen, berisha i thote azemit qe nje makine e dyshimte eshte parkuar afer selise, e ca ben Azemi, ne vend te coje njerez ta kontrollojn shkon vet me kobure ne dore dhe mori ate qe kerkoi. Ca prisje ti te shkonte berisha te kontrollonte makinen? pse jeni kaq debila apo beni naivin me djallezi. Ishte ne favor apo jo te berishes vrasja e azemit eshte tjeter muhabet, perfitoi apo jo edhe ky eshte tjeter muhabet po nje gje te kesh sigurte, nqs sot qahesh prej Berishes une te them te sigurte qe po te kishe Azemin ne krye te PD sot Edi Ramen do e kishe shtatzene ne muajin e 9-te me binjake. Kuptove?

  5. TA says:

    mos komentoni kot edhe merua.kjo qe beri opozita nuk pranohet nga asnje qeveri se i bie qe sa here ka zgjedhje opozita nuk pranon zgjedhjet,dhe detyrimisht nuk do kete dhe qeveri?>////

  6. nord.al says:

    Fiks si thua ti eshte , Lili.

  7. Nebil Çika (i riu) says:

    I dashur Mero, duke lexuar këtë shkrim të jashtzakonshëm mbeta me gojë hapur, në gojën e hapur mu fut njl mizë, miza që më hyri nga goja më doli nga hunda.

  8. a.f. says:

    Ne vend qe Meroja te merret me ligjin antidemokratik elektoral qe na e kane servirur te dy palet, diskuton se kush do rrije dhe kush do ike nga parlamenti. Kjo eshte gjeja me e parendesishme ne nje vend ku mercenaret dhe antivlerat promovohen nga vete sistemi. Pa ikur kryetaret e te gjitha bandave te politikes me nje ligj detyrues per kufizim mandati (sikurse presidentet ne Amerike) ky sistem do te prodhoje vazhdimisht Murrize, Hajdare, e me radhe..

    1. Atdhedashesi says:

      a.f. Menjefjale kufizimi i mandateve duhet te jete me emer vetem per Murrizin dhe Hajdarin apo per filanin dhe fistekun? Ma cfare kriteri? Nje ligj kunder atyre te cilet nuk i vihen “90 grade” kryetarit apo kryetarit hije? Ky lloj ligji qe propozoni ju, quhet “ad personam” dhe bota njeh shembuj te shumte se si jane perdorur keto ligje dhe cfare fundi kane bere ata qe i kane miratuar. Ky rruzull dhe njerezimi kane njohur njerez pafundesisht me te keqinj se Luli, Saliu apo Mona dhe Iliri dhe me ne fund ka mbijetuar, ndersa ata; dikush vrau vehten, dike e pushkatuan pa gjyq dhe e varen prej kembesh,… etj etj. Le te zgjedhin te adhuruarit e tu menyren qe u pelqen me shume per te dale nga historia. Ky vend heret apo vone, me ju apo pa ju (pa Saliun, Lulin, Ilirin dhe Monen padyshim) e ka marre drejtimin e duhur. Ju duket sikur keni te drejte dhe jeni shume te dhunshem ju te djathtet, se nuk ju besohet dhe nuk e pranoni dot qe shumica e shqiptareve nuk i do me drejtuesit tuaj. E ke pare ndonjehere policine e qoftelargeve te rrije para protestuesve pa asnje mjet sulmues? Po Lazarati eshte i majte apo i dhajthe? Po Gerdeci, 21 janari, Rruga e Kombit, Armo, OSSHE… etj etj ju sjellin gje ne kujtese? Mos reflektoni pra. Jeni hipokrite ne palce dhe nuk ju intereson mireqeverisja e Shqiperise por ndarja e pushtetit. Shkoni e merreni se ate te gjatin aty e keni dhe nuk e kam fjalen per Edi Ramen!

  9. Lorenc Luka. Ish kryetari i Bashkise Shkoder says:

    Maje vdein .Nebil.
    Rrofte Shaban Memija ! Edhe Zef Gjoni.

  10. marku says:

    Ka nje ndryshim te madh mes PS-se dhe PD-se i dashur “Sit back…” Nese ne PS lideri aktual i dha rruget liderit historik (Nanos) saqe nuk i dihet adresa dhe as ne festen e krijimit te PS nuk e therrasin,ne PD Luli nuk kollitet pa lejen e Saliut! I ngjan atij djalit qe e ka martuar babai dhe kur e therrasin “cift” ne vend te nuses merr babain!

  11. realisti says:

    Nje nga problemet e ç”dokujt qe komandon eshte te dije se c’ka ne mendje i komanduari. Jane bere ne kohe te ndryshme perpjekje por asnjehere nuk ia kane dale ta zoterojne me siguri mendjen e tjetrit . Pergjime dosje bigbradher etj nuk kanedhene rezultat. Njerezit qe aderojne ne organizata apo grupime te ndyshme i qendrojne besnik grupimit per sa kohe qe te qenurit i veçuar preben rrezik dhe ngjall pasiguri. Ne momentin qe rrezuku eshte vete grupi ateher bien arsyet per te qene pjese e grupit. Sot me i rrezikuar je nga te qenurit pjese e veprimve te PD dhe LSI. Cilido qe i afrohet sot politikes dhe partive nuk me duket se ka ideal tjeter veç te rregullohet ekonomikisht me ndonje vend pune ne shtet. (LSI eshte nje shembull i qarte i kesaj ) Prandaj nuk mund te pretendoje besnikeri opozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema