Nga Mitro Çela
Mero Baze na ftojë familjarisht në Peshtan. Sebepi? Është “pagëzuar” fshat turistikë.
Rrugës nisa të flas me Ezmerkën.
Unë:-Qeveria në 100 fshata ka ngulur një tabelë:”Fshat turistik.” Tabela më kujton Nolin:”Llafe, imzot..llafe.”
Ajo:-Nihilist?!
Unë-Po. Qeveriu u thotë turistëve: Shkoni. Bëni qejf. Harxhoni para në katund.
Ajo:-Ide e bukur. Tutistët nga Çekia, Polonia, Franca- e duan katundin. Janë deri në lëfyt me qytetin.
Unë:-E drejtë. Por sot fshatrat janë tharë. Rinia? Në kurbet. Pleqtë nuk lidhin dot ushkurët.
Ajo:-Kur u martuam të gjeta në Tiranë. Pse flet kaq serbes per katundarët?!
Unë:-Linda në Mbrezhdan në vitin 1948. Ne vitin 1962 zbritëm nga katundi në Tiranë. Në ato vite Mbrezhani kishte rreth 350 shtëpi. Fshati kishte “piacë”:Dyqani. Shkolla. Kopështi. Poshtë shkollës-kisha. Një hajat dhe një oborr të madh rreth kishës. Çdo te diel, burra e gra të veshur e të stolisur mblidheshin në kishë. Dëgjonin priftin. Ndiznin qirinj. Pastaj uleshin në hajat. Bisedonin. Qanin halle. Me kryeplakun dhe bekshiun zgjidhnin probleme. Bëheshin mblesëri. Shuheshin mëri brenda familjeve. Ne fëmijët luanim me cingla. Me peta. Kaladibrançe. Me llastiqe në bigë, gjuanim zoq. Mirmbaheshin rrugicat që lidhnin lagjet. Vedosej grsfiku për ujitjen e kopshteve në fushë, tek Boboshi, Arrët dhe Përtëkonjë.
Kishte një rrugë për në Këlcyrë. Një pacarellë mbi lumë. Këtej kalonin njerëzit me “automjetet “e kohës: gomerë e mushka. Bëhej pazar. Mbrezhani kishte edhe “agroindustri”. Kazanë për të “pjekur” raki. Bazho për djathë. Mullirin e Shtikës për bluar grurë. Mokra për bollgur. “Sera” për të tharë domate, fiq, vadheza, thanë, speca., lëkurët e bagëtive. Çdo shtëpi bënte zahire: trahan, peta, pastërma, kole të tymosura, qep e hudhëra në varg. Mblidhnim sherebel. Kamomil. Lule kuqe. Hithra. Kokra dëllinje. Bile dhe hashash, për të vënë në gjumë kalamajtë dhe për ti bërë hamshorë burrat!
Ajo:-Po sot?
Unë:-Fshati ka mbetur jetim. Ka karabina per shkolla-por nuk ka nxenës. Kishat e xhamitë janë tharë. Shtëpive u ka rënë flama. Rrugët i kanë mbytur ferrat e drizat. Toka është vidhisur. Ku do mbyten turistët?
Arritëm në urën e Peshtanit. I them Ezmerkës.
-Kjo urë është me mit, si kalaja e Shkodrës. E nisi në vitin 1982 një dhëndër nga Peshtani: Shane Korbeci, ish ministër i Tregëtisë. Ju sosën paratë. Mbeti ura gërmadhë. Një këmbë ja mori Vjosa. Por doli një djalë nga Peshtani, Mero Baze dhe në vitin 2007, u pre shiriti i inagurimit. Pardon! Gjatë ndërtimit, Vjosa mori me vete një vinç?! Ishte thartuar lumi dhe nuk pranonte samar?…Kërkonte fli?!…Nuk di. Punë perëndie?!
Kaluam urën. Ecëm me makinë në rrugë të asfsltuat. Bëmë disa zig-zage dhe ndaluam në oborrin e një shtëpje. Aty bëmë konak.
Rreth oxhakut: Në krye të hollit me dy kate. Katër dhoma gjumi me banja brenda.
-Marr guximin të të them me gjuhën e Shvejkut: Mos ke shpenzuar pa u llafosur me haxhinë?!
-Jo. Bile janë pak. Dhomat duhen për miqtë dhe turistët.-tha i zoti i konakut.
Natën nuk më zinte gjymi. Nisa të flas me vete: Ura solli rrugën. Rruga pruri dritat. Dritat sollën televizirin dhe internetin. Të gjitha bashkë kthyen njerëzit. Sot në Peshtan ka 50 shtëpi, me oxhak me tym.
Mëngjes. Dola në ballkon. Parajsë e shkuar parajsës. Peshtani është mes dy lumejve-Vjosa dhe lumi i Zagories. Mes pesë maleve: Trebeshinë, Thëmbel, Zasten, Shëndëlli, Golik. Rrethuar me pyje si virgjërrshat. Majat e maleve kishin vënë qeleshe. Ja Gryka e Këlcyrës. 13 kilometra e gjatë. Nga më te bukurat në Ballkan.
Kafen e pimë tek bujtina e Mirës. Rreth bujtinës një shesh. Poshtë bujtines busti i Trifon Xhagjikës,-u pushkatua në vitin 1963 për një grusht me vjersha.Beqar.Ndoshta i virgjër?!… Ka gjysëm shekulli që nuk i gjënden kokallat?!
Bujtina nuk është vetēm për kafe e raki. Ëdhtë edhe muze. Në foto të varura në mur. Ushtarë italianë e grekë. Paqësorë në foto. Të egër në luftë. Në vitin 1941 u vranë mijra ushtarë. Italianë e grekë. Bombarduan dhe bënë gërmadhë fshatin.
Jashtë një ekspozitë me armë. Kobure. Bomba. Pushkë.Thika. Pushkë. Predha. Gaveta. Lugë.Të mbledhura nëpër fshat. Të ndryshkura. I shohin dhe ëndërrojnë turistët.
-Jetoja në Tiranë,-nisi tregimin Mira.-Në kufirin e marrëzisë vendosëm të kthehemi në Peshtan. Sherr e shamata edhe me rrobat e trupit. Vajza në universitet. Djali nga kryeqyteti në katund. Hapëm bujtinën. Beharin e parë ndodhi çudia: erdhen turistë. Francezë dhe anglezë. Tifozë të shpellave dhe guvave. I kishim me shumicë. Dje pa vlerë. Sot prodhojnë para. Burri i shoqëron turistët. Shteg më shteg. Në Kala. Në luginën e Zagorisë. Në Çajup. Rreth e rrotull ka shpella, guva, burime, pyje, arij, derra të egër, lepuj. Unë shërbej në bujtinë. Gatuaj. Turistët e duan ushqimin me vete. Sivjet po mbjell pemë. Do shtojmë një shesh: ka turistë që vinë me çadra.
-A mund të bëhet Peshtani qëndër për turizmin?Një Theth për Jugun?-Më pyeti Ezmerka.
-Sot fantazi. Nesër realitet. Dëgjomë dhe gjykomë. Peshtani në qēnder. Gjirokastra një vrap pele: 25 minuta. Po kaq larg kanionet e Langaticës dhe Lixhat. Më afër Përmeti. Pak më karg Nemërçka. Tek ura e Peshtanit, Vjosa harbohet-për kanitazh. Ka edhe një plazh të bukur. Një ditë mund të marrin jetë Sarajet e Ali Beut. Bredhi i Hortovës, teqeja e Alipostivanit, kishat me famëshume në Kosinë, Leusë e Badëlonjë; kalaja e Tepelenës që shihet pa dylbi nga Peshtani; guzhina e njohur përmetare. Shto trëndafilat, lulet e verdha të xanës, blinin kanonet, guvat dhe dy shtigje nga 20 kilometra për të vrapuar drejt maleve. Së fundi: darkë tek hani i Coles; drekë në Grykë të Këlcyrës; gjumë në shtëpitë e peshtanakëve. Nuk besoj se turistët mund të gjejnë më shumë në Theth a Valbonë!
Shum bukur tamam ashtu është. Un peshtanin e kam bredhur në këmbë që kur kam qenë I ri ashtu ishte dhe në socializëm qetësi apsolute dhe pak njerëz imagjino tani. Kam gjuajtur në një shpellë guve në të majtë të peshtanin ku rinin pëllumba të egër. Natën e vitit të ri vramë dhe një kaproll. Vende shum shum të bukura në atë kohë tani nuk e di.
Une jam prej andej me orgjine dhe jetoje ne Amerike prej 25 vjet dhe ne te vertet kame mall per ato vende te bekuara. A thua dheu ka magji?
Bravo, Z.Cela e lexova me shume kenaqesi, mu duk sikur Isha edhe une atje, nje pike loti me rrodhi nga malli per vendin Tim, qe eshte okupuar nga nje klike kriminelesh qe i kane kercyer ne qafe dhe nuk e lene rehat ate popull te vuajtur qe ti veje buka ne bark.
You lumte Zoti Cela .Shqiperia jone po kalon nje ndryshim to madh demografik, kulturor, ekonomik, jemi pak me vonese , por kam shume besim se do e marrim veten.
Kete shkrimin e Mitros ta marim si reportazh te kohes se enverit kur punonte te ZP me fahri balliun apo ta marim per kritike te dhjerokracise.
Deri ne 62 thote Mitro kishte gjithecka ne ato fshatra(madje deri ne 90) derisa erdhi qofte largu sali qe shkatrroi cdo gje deri edhe besimin se ne kete vend mund te jetohet….
Dhe shoku Mitro i ngrinte hymne dhe lavde qofte largut komunist sali per kete shkatrrim….
Mirpo me sa duket Mitro po shikon se Edi po ben dicka per fshatin ,dhe ka filluar te bej reportazhe si
dikur……
Vetem nje gabim: Thua se me kryeplakun e bekshiun e fshatit zgjidhnim prbleme! Atehere s’ka pasur kryeplak, ka pasur kryetar keshilli, megjithate nuk ja humbet bukurine kjo shprehje gjithe asaj bukurie natyrore e njerezore….por dhe pasqyrimit qe i keni bere ju.
Bukur!!! Megjithese une jam nga zona e Dangellise,kam shume mall per ato vende te jashezakonshme qe na ka dhuruar natyra!!! Urime per shkrimiin!!!
Faleminderit o Mitro!
Me solle aromen e asaj lugine se bashku me kujtimet e femijerise.
Atij Meros duhet t’i behet nje monument tek kodra e pare sapo kalon uren!
Me penen dhe inisiativen e tij po rilind fshati Peshtan dhe jo vetem.
Ures ja kemi vendosur emrin” ura e Shanes”,(Shane korbeci).
Respekt .
Pavarsisht se per ju Mitro km neveri si Berishist,shkrimi qe mjaft i bukur.
Vetem sonte me bere me ate vende e me ata njers,lus zoti te me jaape mundesi ta vizitoj.
Rrofsh Mitro , per ket e pershkrim te shkelqyer , qe I ke bere turizmit bujqesor , posacerisht ne fshatin Peshtan . Qeverria po e zbaton ate qe ka thene , per 100 fshatrat . Turizmi bujqesor nuk do shume investime , po thuaj fare . Mjafton , qe disa familje te vine nga kurbeti dhe te krijojne nje qelize prodhuse , sepse turistet nuk do vene ne zbor . Nga kurbeti do te kthehen edhe disa mosha te thyera . Mitro , qysh sot e paraqiti situaten shume premtuse . Ashtu eshte . Fshatrat malore te Shqiperise , kudo qe jane , barazohen me Thethin , Bogen , Cajupin . Ana tjeter e Peshtanit , qe shikon nga vargmali , ndodhet ne shpine te asaj , qe ka pershkruar Mitro . Mb Cajup , bri Zagories , jane nje varg me pllaja , qe vazhdojne sa te ha syri . Eshte pllaja Bisej Nuk besoj se ka diku ne Ballkan , nje natyre aq te bukur dhe clodhese . Ndonje I ikur nga fshati , mund ta gjeje veten , me ndonje investim te thjeshte , sic eshte bujtina . Puna eshte sa te hapet rruga , qe ka pershkruar Mitro. Zgalem
Foli syri i keq i Mbrezhanit Nuk di tamam edhe emrin e vendit ku ka lindur. Te ishte koha e Enverit do e kishte futur Meron ne grope per xhelozi professionale.
Peshtanin ta bejme kryeqytet, vari leshte Tiranes. rrofte Katuni turistik.
Ne Mbrezhan fjalen Bekshi nuk e kam degjuar ndonjehere .Pse dhe atje ka patur Myslymane? Bekshi =Bektashi ???? Anuk eshte Mrezhani fshat Ortodoks ??Ai qe e di te ma thote Ju lutem
Rendesi ka qe eshte fshat SHQIPTAR. Se ka ortodokse, bektashinj a katolike nuk na prish asnje pune
Exemplar je or mike pene te holle ke
Pershendetje i dashur Mitro!
Ke qene gjithnje i kendshem, i vertete, njerezor dhe qe e ke veshtruar e pershkruar realitetin me menyren tende te thjeshte dhe terheqese. Keshtu na e ke prure edhe Peshtanin e Meros (te cilit i lumte per ate qe ben per ate fshat), permes fotove dhe pershkrimit per ndryshimet me sens edukues dhe shlodhes qe kane ndodhur ne keto kohe aty. Lugines se Vjoses, Dragot-Kelcyre, i duhej nje shembull i tille, i cili shwrben pwr mire edhe per fshatrat tona ne Zonen e Kelcyres, doemos edhe per Deshnicen time, per te cilen ndjehem i keqardhur qe ne 45 vfshtrat e saj nuk eshte piketuar asnje ne numerin e 100 fshatrave agroturistike. Por kjo eshte pune tjeter. Fundja, “i zoti e nxjer gomarin nga balta…”. Te pershendes Ty dhe Meron.
Mbrezhani eshte fshat teresisht i krishtere, ndersa Peshtani eshte i perzier.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria o njerez. Po si te lexosh derdellitjet e Mitro Peles normalisht ate kenge do kendosh. Turp te flasesh per paragjykime fetare ne 2019!
Shyqyr qe ato vende i ka bere zoti dhe natyra te bukura. Te ishte per ty si kazanxhi apartcik qe te kemi pasur gjithmone as do merrja mundimin ta lexoja
O Tema po nxirrini komentet se u bete si censura sovjetike……