"Për Lulzim Bashën kanë ardhur letërporosi nga SHBA dhe Skocia, për pastrim parash"

5 Mars 2019, 17:35Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha në “Report TV” se dy letër porosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia, kanë mbërritur në Prokurorinë shqiptare sa i përket një hetimi që po kryhet në të paktën tre shtete sipas tij, ndaj Lulzim Bashës për çështjen e lobimit rus në financimit e fushatës elektroale të PD-së nëzgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report TV, deputeti socialist tha se janë duke u kryer hetime në SHBA, Skoci dhe në ishujt Belize.

“Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. 

Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. 

Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. 

Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. 

Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. 

Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. 

Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. 

Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht“, tha Balla.

I pyetur nga gazetari dhe moderatori Denis Minga, se sa vende janë të përfshira në këtë hetim, Balla përgjigjet:

“Hetimi që përfshin edhe Lulzim Bashës për historinë e kompanisë guackë është një hetim që zhvillohet njëkohësisht në tre shtete të paktën, për të mos thënë edhe në Belize, vendi i një prej kompanive offshore. 

Një shërbim që është kryer në favor të porositësit Basha në Tiranë, kemi një kompani të hapur për këtë transkaksion “Biniata Trade” në Skoci, dhe një shërbim të kryer në SHBA. Për SHBA ky është një krim federal që hetohet nga byroja federale e hetimit,. 

Nuk dua të bëj komente sa kohë janë duke u bërë hetime, ne rezervohemi për të vijuar akuzat publike, kemi plot informacione”,theksoi Balla.

Balla e akuzuar edhe më herët liderin demokrat për transferta të paligjshme, pa asnjë deklarim që PD ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Sipas kryetarit të grupit socialist, lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Është zbuluar se paratë për shërbimet ndaj PD kompania e lobingut i ka marrë nga “Biniatta Trade LP”, e cila rezulton të jetë kompani “fantazëm”.

13 komente në ““Për Lulzim Bashën kanë ardhur letërporosi nga SHBA dhe Skocia, për pastrim parash””

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Balla eshte bo si xhevded mustafa, zbarkon si diversant aty ku ka nevoje partia.

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Balla eshte bo si xhevded mustafa, zbarkon si diversant aty ku ka nevoje partia. .

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Balla eshte bo si xhevded mustafa, zbarkon si diversant aty ku ka nevoje partia. …

    1. une says:

      Sit back and relax! Meso ship o gjysem analfabet dhe merr mesime nga Saliu se si perdoret kompjuteri! Meso dhe disa gjera nga Grida apo Salianji!

    2. Mire balla po na je bete edhe ti nje beqir qe na i ve nga 3 here ato pordhet me rigon te tuat qe te duket lulashi me saliun si heronjt e turkoshakeve

    3. kodra pas bregut says:

      “Sit back and relaks” !
      Edhe pse nuk ndaj me ty mendime te njejta , do te thoja se komenti yt eshte brilant .
      Mos komento më per nje Vit !

  4. V says:

    Saliu vrau mijera shqipetar ne 97. Akoma me gjueti “jo po kshu, jo po guacka, jo po Rusi”. Ca dreqin dashka më ky mut Beluli ?

  5. Toni.D. says:

    Ore Lul [email protected]@@a po ti ke perkrah Mediun e Gerdecit qe shiten miliona arme.

  6. anastasi says:

    Te dy keta zhapinje, te dy keta pisanjos njerez,duhen zhdukur,nuk duhet lene gjalle,sa me shume te jene gjalle aq me te poshter behen,shteti dhe qeveria duhe ti eleminoj keta dy fashista dhe tradhetar,rruge tjeter nuk ka.Populli shqipetar duhet ti asgjesoje keta dy fashista se nuk bene.

  7. syri says:

    e dim mir kush esht basha po dhe ju ne mos e luani topin mjeshterisht .DO shohi pas 3ditesh cdo nxirni me kto shashka …………………….

  8. emigranti says:

    e o balla fjalet e shumta jane fukarellek thote popupulli duhet te veproni ajo kye prokuroria marku duhet te veproje

  9. Malo says:

    Ore qe Basha ska cfar ti jape me ketije Mileti kete e dime,por Ketu nuk ngeli gje sa per Bashen vete,se nuk lame me Edhe reren e lumenjeve gerryen keto dy mandate,por gjithsesi ne qe kemi mundesi vetem te LLAPIM se sna e vare njeri kumboren bejme krahasimin midis asaj cfar nxjerin mediat si zeri i Amerikes Edhe asaj cfar Ky bicim Deputeti Balla.
    Ah qe mos te harroje eshte edhe nje ndermarje riciklimi ne Fier,gojet e Liga thone qe i perkete nje deputeti,pale se kujte por aty qarkullone me shumice ajo para qe ne trgetareve na i mbajne per TAM te Plasrikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje