FOTOT: Brenda aeroplanit privat më të shpejtë në botë, kushton 5.3 milionë dollarë

6 Mars 2019, 11:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda aeroplanit privat më të shpejtë në botë,

Ky është aeroplani më i shpejtë në botë privat me vetëm gjashtë ulëse nga HondaJet Elite.

Ai  kushton 5.3 milionë dollarë.

Brenda kabinës katër metra të gjatë gjendet kuzhina me të gjitha pajisjet, karrige lëkure, tavolina për takime si dhe ka një tualet me hapësirë të mjaftueshme.

Pasagjerët gjithashtu mund të informohen me më të rejat, duke përdorur Ëi-Fi.

E në kabinën e pilotit janë më shumë se dy karrige si dhe pajisjet me moderne të instaluara në instrument tabelë.

Për të ndezur motorët e aeroplanit, mjafton të shtypni vetëm një buton, ndërsa të gjitha veglat tjera kontrollohen nga ekrani i ndjeshëm në prekje.

Me vetëm një rezervuar të mbushur, HondaJet Elite mund të fluturojë mbi 2,660 kilometra, kurse shpejtësia maksimale e kësaj fluturake është 782 kilometra në orë. (TemA)

 

1 komente në “FOTOT: Brenda aeroplanit privat më të shpejtë në botë, kushton 5.3 milionë dollarë”

  1. Artan from Montreal says:

    O zoti gazetar ! Po c’fare thua o njeri ??? Avioni me i shpejte privat dhe kushton 5 milion USD ??? O mik futu e lexo ne Google para se te nisesh te shkruash se po ja fut kot. Bombardier Global 7500 eshte po ashtu nje private jet qe ka nje autonomi fluturimi prej 13000 km, dhe shpejtesi 0.9 Mach ( afersisht 990km/ore) dhe cmimi fillestar eshte 75 million USD. Kjo Honda qe thua zotrote duket si barake perpara Bombardier Global jets.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje