Gomat e djegura dhe mandatet e “djegura”

10 Mars 2019, 20:40Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët për opozitën e Partisë Demokratike , natyrisht do të jenë dy momentet pikante që lidhen me gomat e djegura, dhe mandatet e djegura. Në pothuajse gjithë aksionet e saj opozitare Partia Demokratike e Lulzimit ka patur si “adet” të fundit djegien e gomave, që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë  në fund të protestave.

 Kjo ka ndodhur në rastet e bllokimit të akseve rrugore, bllokimit të bulevardit, në protestën para kryeministrisë, Parlamentit, dhe raste të tjera, ku Lulzimi premton se “populli do të marrë në dorë fatet e tij”. Duket sikur gomat e djegura janë kënaqësia e Lulzimit, duket sikur janë finalizimi i dufit të asaj ç’ka ai dhe shpura e tij dështake, nuk arrijnë  ti bëjnë kësaj qeverie me votë. 

Gomat e djegura , dhe së fundi mandatet e “djegura” nga ligjvënësit e Lulzimit, mbeten simbolika e një opozite e cila e nisi dhe e bitisi rrugëtimin e saj gjysmak, duke lënë në mes të rrugës, misionin e saj, detyrimet e saj ndaj votuesve, duke djegur përfundimisht shansin e të bërit politikë një grupimi që aksidentalisht u mandatua. Kjo pasi ata që “dogjën” mandatet e Lulzimit, vinin pikërisht nga listat e Lulzimit, vini pikërisht nga rruga  dhe schauma-party, dhe jo llogoret politike të PD.

 Ata që sot ndërsejnë turmat me hallexhinj, që djegin gomat, dhe që dogjën edhe mandatet e (pa) merituara, nuk e kanë idenë e politikës, nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, nuk kanë asnjë ndjesi me dhe për elektoratin e saj, dhe nuk u dhimbset fare fati i një partie të lodhur, që sot u katandis si mos më keq. 

Djegia e gomave dhe djegia e mandateve, janë sot filozofia e kësaj PD, janë sot të vetmet “armë  dhe mjete demokratike” të Lulzimit, me të cilat ai shpreson të rrëzojë qeverinë Rama, dhe t’u imponohet edhe ndërkombëtarëve. Mungesa e një diskuri të pranueshëm për politikat qeverisëse, si dhe mungesa e argumentimit llogjik të veprimeve të opozitës, janë vetëm disa prej shkaqeve pse ndërkombëtarët nuk e besojnë më Lulzimin. 

Protestat e PD, treguan dhe nuk prodhuan asgjë, dhe nuk do të prodhojnë asgjë edhe në 16 mars , veç djegies së gomave, hedhjes së flakadanëve, dhe  ndonjë sulmi me kapsolla ndaj policisë. Një tjetër arsye pse skema e qëndrimeve ndërkombëtare, nuk ka ndryshuar ndaj vlerësimeve që ata kanë për PD, Lulzim Bashën dhe veprimin ekstrem të “djegies” së mandateve, mbetet edhe mungesa e argumentimit nga blloku opozitar.

 Ajo çfarë shihet qartë deri sot, mbetet fakti se protestat e Lulzimit (sepse ai ka marrë përsipër autorësinë e tyre) e kanë të sigurtë dështimin, jo vetëm nga mosmbështetja e brëndshme, por veçanarisht nga ajo e jashtme. Injorimi  i faktorit ndërkombëtar, dhe veçanarisht sulmi i paprinciptë ndaj tyre, përbën një skandal me suport të dyshimtë, që vë në rrezik integritetin dhe fatet e vendit. 

Veprimi i barazvlefshëm i PD, mes djegies së gomave dhe djegies së mandateve, kërcënimi që eksponentë të saj u bëjnë çdo ditë deputetëve të rinj që po mbushin vendet e tyre bosh në Parlament, mungesa e argumentimit të veprimit më antipolitik, në grup , ai i dorëzimit të mandateve, tregoi sa e pafat mbetet e ardhmja e një partie e cila jo vetëm shkeli rregullat e lojës, por edhe shkoi  me krenari drejt vetasgjesimit elektoral të saj. 

Ajo ç’ka ka mbetur sot nga Partia Demokratike, janë bestytnitë dhe përrallat që u tregohen në oborrin e SHQUPI-t , gjithmonë pas çdo proteste, atyre që ende besojnë se Lulzimi është vërtetë “lider perëndimor”, por në fakt me vizion të theksuar lindor.

4 komente në “Gomat e djegura dhe mandatet e “djegura””

  1. e vetmja gje qe i ka mbetur lulushit jane te djege gomat dhe breket e PD

  2. kastriot says:

    Nuk e di se cfare doni te thoni me ate qe pd e la ne mes misionin e saj.Mua me duket se qe kur pd ra ne dore te pardesyve te bardhe pd e ka kryer me se miri misionin e saj.Te gjitha fushat e jetes shqiptare u shkaterruan,terapia shok dha rezultate te jashtezakonshme.Filloi me shkaterrimin e te gjithe ekonomise,te te gjithe kursimeve te popullit,te bregdetit,te tokes bujqesore,te rezervave te shtetit,te ushtrise,te unitetit te popullit,te arsimit ,te pronesise,te drejtesise.Krimi i kryer nga banda e pd e sabotoi vendin ne te gjitha fushat ku ne mund te konkuronim me fqinjet.Keto veprime jane baraz me tradheti te larte dhe vetem keshtu duhet te gjykohet.Kjo bande vazhdon akoma punen e saj duke kryer dhe grushte shteti dhe asnje nuk ka dale para gjyqit.Dhe tashti vazhdon me kete grusht shteti te bute pa u ndeshkuar.

  3. PD U DOGJ PLOTESISHT TUROOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje