Ndryshoni pikëpamjen tuaj mbi Universin, 5 teoritë e diskutushme

10 Mars 2019, 08:30Lifestyle TEMA

A keni parë ndonjëherë yjet lart në qiell, dhe keni nisur të mendoni se si filloi gjithçka? Të gjithë kemi dëgjuar për Teorinë e Big Bengut, dhe jemi të vetëdijshëm se universi ynë po zgjerohet, por cilat janë teoritë e tjera?

Një Univers i Ricikluar

Një teori, është se universi ynë vazhdimisht vetë-riciklohet. Çdo trilionë vjet, universi shpërthen në jetë, ashtu si Big Bengu, por jo vetëm një herë. Është një cikël i pafundëm i rilindjes, dhe i vdekjes. E ashtuqujtura “Teori e Universitetit Ciklik”, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse universi nuk po zgjerohet aq shpejt, sa sugjerohet nga teoria e Big Bengut.

Në fakt, ajo gjithashtu mund të mbështesë një teori të hershme të Albert Ajnshtajnit, lidhur me “konstanten kozmologjike”. Ajnshtajni e përshkroi këtë si një zonë statike në hapësirë, ​​e cila nuk po zgjerohet. Kjo konstante njihet si “llambda”, por u refuzua si një teori kur Edvin Habëll zbuloi se universi, është duke u zgjeruar. Teoria është se kjo “llambdë”, degradon me kalimin e kohës, duke detyruar kështu natyrën ciklike të vdekjes dhe rilindjes.

Universi ynë është një Hologram

Çfarë është një univers holografik? Ne nuk jetojmë në një lloj ferri të tipit “Matrix”. Universi ka më shumë dimensione. Astrofizikantët, kanë shqyrtuar disa anomali në zhurmën kozmike të mbetur në sfond pas Big Bengut. Ata gjetën dëshmi që mbështesin tezën e një universi holografik.

Ne ekzistojmë në tre dimensione, por shkencëtarët propozojnë që në fakt jetojmë në një gjendje dy dimensionale. Kjo është e vështirë të imagjinohet, por mjfton të mendoni pak për kartën tuaj të kreditit ose debitit dhe hologramin në të. Është një imazh 3D në një sipërfaqe 2D.

Ose si të shohësh një film 3D, në një televizor 2D. Kur shohim diçka në një ekran të sheshtë, truri ynë e përpunon atë në 3D, pavarësisht se e dimë që ai është i sheshtë. Dallimi në universin tonë holografik, është se ne mund të prekim, ndiejmë aromën dhe shijojmë.

Teoria e Fijeve

Një nga teoritë tona më pak të debatueshme të Universit, por që nuk është më pak e çuditshme, është Teoria e Fijeve. Edhe kjo e fundit, merr parasysh dimensionet e hapësirës dhe kohës. Por Teoria e Fijeve, pretendon që Universi ynë është vetëm një pjesë e vogël e një multi-universi shumë më të madh.

Ky multi-univers është 9-dimensional, por ne mund të shohim vetëm 3 dimensione . Për më tepër, Universi ynë do të duket i sheshtë, si një fletë letre. Kjo do të thotë që universet e tjera mund të qëndrojnë poshtë nesh ose në krye, ato mund të ndryshojnë përgjatë vijave të kohës, hapësirës ose madhësisë. Ajo që sugjeron kjo teori, është se çdo Univers është i ndryshëm nga yni.

Për shembull, disa mund të jenë gati identikë, ndërsa të tjerët mund të mos ekzistojnë fare. Shkencëtarët që e besojnë këtë teori, mendojnë se nëse mundemi të udhëtojmë aq larg, ne mund të përfundojmë duke takuar versionet paralele të vetes sonë.

Universi si Flluskë

Imagjinoni një vakuum, dhe energjinë brenda tij. Kjo energji zhvendoset në të gjithë hapësirën. Pastaj imagjinoni që boshllëku është një tenxhere me ujë, që nxehet mbi sobë, dhe energjia është flluska në ujë. Disa nga këto flluska zhduken, të tjerat goditen me njëra-tjetrën, dhe disa bëhen më të mëdha e të tjerat më të vogla. Por secila prej tyre është një univers. Kjo është teoria e Universit si Flluskë. Kjo teori, buron nga ajo që dimë mbi normën me të cilën universi po zgjerohet.

Universi u krijua për ne njerëzit

Planeti ndodhet në atë që quhet zona e banueshme e Universit. Por a mund të ishte edhe në një zonë tjetër? I quajtur ndryshe si Parimi Antropik, kjo teori sugjeron se kushtet e përsosura në univers, janë projektuar posaçërisht për të mbështetur jetën njerëzore.

Për shembull, nëse llambda do të ishte shumë e madhe, universi do të ishte shkatërruar menjëherë pas Big Bengut. Megjithatë, llambda është jashtëzakonisht i vogël. Si e tillë, vetëm qeniet inteligjente, pra njerëzit, mund ta respektojnë dhe ta vlerësojnë atë për atë që është. Me fjalë të tjera, universi duhet të krijohet për ata që kanë inteligjencën ta respektojnë atë./“Learning Mind” – Bota.al

9 komente në “Ndryshoni pikëpamjen tuaj mbi Universin, 5 teoritë e diskutushme”

  1. mik says:

    Gjithsesi, kush e verteton Big Beng-un ?! Big Beng-u asht nje hipoteze qe nuk njihet si fakt. Asht nje pike referimi ku shkencetaret e ushqejne per te zberthyer ket teori, mbi te cilen ata mbeshteten.
    Ne nuk njohim Planetin tone, e kerkojme te njohim Gjithesine !!

    1. Y p says:

      Ti nuk njeh trurin tënd më keq se ky gazetati qe ka shkruar këto qe nuk di as ti përkthejë le më ta ketë idenë për çfarë flet.

      Big Bang është universalisht e pranuar pasi te gjitha hipotezat perputhen me matjet. Për më tepër, ekziston microvala cozmike ne sfond qe parashikon gjendjen aktuale te universit bazuar mbi hipotezat iniciale mbi big bang.

      Shkencëtarët jane ne gjëndje te llogarison temperaturën e universit 10^13K, 0.0001 seconda pas big bang.

    2. ora e malit says:

      Big bang eshte teori dhe jo hipoteze. Pra kerkimet shkencore kane dhene disa rezultate pozitive dhe teza eshte konsideruar teori sic jane te gjitha studimet ne astro fizike apo fizike teorike. Me aq sa kam kuptuar Big bang konsiderohet teori shume e forte per faktin se vezhgimi i rrezatimit te universit bashke me llogaritjet matematikore ka treguar se ka nje pike 0. Mos u merrni me artikuj qe kerkojne klikime duke polemizuar. Nese do emigroj ndonjehere nga shqiperija nuk do jete per shkak te varferise por per shkak te injorances.

  2. E verteta says:

    Te fillohet nga e para.Arsimi larg skemave ruse,edukimi ne vlerat e traditat me te mire e te shendetshme,larg skemave por nyjet,pikat kyqe rruget parimet,nomat.
    Menazhimi administrativ shteteror demokraci e drejtperdrejte i kombinuar me specialiste me pervoje,kolegje specialistesh ne cdo fushe.Shkaterrimi i partitismit nje here e pergjithmone.o me parti por grupe interes iqe vetofrohen per menazhim te zgjedhurnga grupet e tyre te interesit e te miratuar nga publiku.Familjaepashperbere megjyshernipambesa.Planifikimi i ndertimeve hapesirave nefunksionte diversitetit te jetes familjare.Puna jo roberuese,perzgjedhese sipas aftesive ,favorizuese per nenat ,permes programeve solidarizuese jete familjare e grupimeve e aktiviteteve te shendetshme argetuese informuese,mobilizuese. Permes formave te larmishme te organizimit asnje i ri e re apo i moshuar te mos mbetet pa pjesmarrje.Te gjithe te kene kendin e tyre te veprimtarise e perfshirjes.Per te pamundurit sherbime familjare e komuntare brenda familjes.Zhvillmi ekonomik dukeu mbeshtetur ne zhvillimin e flores,faunes ,te resurseve e arritjeve bashkohore ku eshte shkretia te kthehet ne vlere.
    Marrja fund e cmendurise : sukses,mit, konkurence,vip.Te mos jete me qendra tek intiligjenca artificiale por te zhvillimi dinjitetit njerezor me ndihmen e teknologjise si
    mbeshtetese e veprimtarise njerezore qe sherben ne at mase qe nuk ngushton jeten dhe veprimtarine e njeriut.Hapesite meditimit ,besimit.Clirimi i njeriut nga mbingarkesa
    mesimore dhe e punes.Zhvillmii aktviteteve sportive ,mbremjeve defruese te shendetshme,pa pije po me gjadheri e hare dhe ritme muzikore te shendetshme.Zhdukja e elementit psikik po bej kete se fitoj shume para.hdukja e
    konceptit fitime zevendesimi me konceptin jete e shendetshme.Zhvillim harmonik i cdo
    fushe te veprimtarise njerezore sipas motivimit pjesmarrjes permbushjesh.Kjo nuk eshte bese as lidhje por ” Beselidhje” qe fillon nga fjala Un besoj ne Ty o Zot.Le te mesojme nga e para fjalen atdhe meme ,vellezer ,paqe! Atdheu fillon nga zemra.Ne thellesi te saj Ati yne,Hy i gjithpushtetshem dhe i amshuar! Kjo eshte rruga dhe e verteta e vetme e njeriut! Le te behet!

    1. Y p says:

      Patjetër, si urdhëron. E paske gati formulën për nje diktaturë të re. Per ate kemi nevojë.

  3. nardi says:

    Jemi teper te paperfillshem ne univers per te perkufizuar universin!!!
    (nese imagjinoni kohen e universit 1ore, koha jone eshte 0,00000….000 infinit milisekonda);
    Ende nuk ka nje teori te sakte mbi elentet kryesore qe perbejne universin: energjia, koha, hapsira dhe materia.
    Problemi lidhet me anjshtajnin: i vetmi qe realizoi nje teori duke u nisur nga supozimet dhe
    shkencetaret e sotem qellojne me teori fantazioze me shprese se hyjne ne histori si AI.

    1. Y p says:

      Problemi zotëri nuk është se mungojnë teoritë, është se pjesa më e madhe janë injorantë kundrejt teorive (përfshi gazetarin me këtë tentativë për te përkthyer nje artikull shkencorë)

      * Energjia – fillo me katër forcat berthamore e dobet, berdhamore e forte, elektromanjetike dhe e gravitetit.

      * Koha – studio spacetime (hapesira dhe koha) te teoria e relativtetit

      * Hapesira – përveç faktiti qe sipas Einstein në teorinë e relativtetit koha dhe hapësira jane te pandara, hapësira është përshkruar shumë qartë qe nga teorite newtoniane qe akoma qendrojne.

      Dhe se fundmi ‘materia’ provo me teorine e mekanikes quantike per infinitisht te vogel përndryshe studio tabelen e mendelejevit

      1. nardi says:

        koha, materia,energjia,hapsira qe ti percepton dhe idete e tua jane aq primitive sac je ti parpara universit.
        mekanika kuantike vlen per ate hapsire qe tokesoret jane gjendje te krijojne kontakt direkt o indirekt dhe mund ta cojne ne infinit sa here te duan.

  4. piku says:

    E bukura eshte se te gjithe ju qe shkruani ne krahasim me shkencetaret, keni nje ndryshim te madh. Ju kerkoni qe te gjeni fundin apo fillimin e gjithckaje. Kurse shkencetaret (shumica e tyre) e dine qe fundin fhe fillimin e gjithckaje nuk kane per ta gjetur dot, ata thjeshte mundohen ti japin sqarim dhe te zbylojne ceshte shume komplekse por qe nuk japin pergjigjen mbi gjithckane.

    Parimisht kemi pranuar shume fakte shkencore, por te jeni te sigurte qe edhe shkenca ka gabime te medhaja ne konceptim ashtu si edhe besimi ne fe te ndryshme qe ka futur ne qorsokak nje bote te tere me mendimet absurde 2000 vjecare te konceptit ZOT. Te pakten shkenca pranon faktit qe gjerat vijen duke u permiresuar dhe kjo i ben shkencetaret te besojne ne shkence dhe ne shtyllat qe ka ngritur. Kurse feja eshte varferia me e madhe qe ka ngritur mendja njerezore ne hapat e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. M
    Meri Zefaj

    E ke gabim, edhe shkenca e ka vertetuar ekzistencen e zotit , nepermjet 7 gjendjeve te materies, nje nder te cilat eshte vala mentale, nepermjet se ciles u krijuat te gjitha sendet; ne fillim ishte fjala....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje