Nga Mero Baze
Ka një sërë paradoksesh sot, në enturazhin mediatik të Lulzim Bashës, i cili për ironi të fatit është në shumicë një brez gazetarësh të majtë, që tentojnë të evokojnë atë që ndodhi pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, me atë që ndodh sot me djegien e mandateve nga opozita.
Paradoksi i parë ka të bëjë me përpjekjen për të barazuar zgjedhjet e 26 Majit, totalisht të grabitura me zgjedhjet e qershorit 2017.
Zgjedhjet e 26 majit janë më shumë se zgjedhje të vjedhura. Ato janë një proces i destabilizuar nga dhuna shtetërore, dhe opozita i braktisi ato në mesditë, duke mos u bërë pjesë e tyre. Dhe ajo nuk e njohu Parlamentin e dalë nga ato zgjedhje dhe nuk pranoi të merrte dhe ato dhjetë mandate që u la Sali Berisha.
Zgjedhjet e Qershorit 2017 u bënë nga një qeveri ku shumica ishte e opozitës dhe nuk ka asnjë ankesë zyrtare prej saj, pas përfundimit të procesit.
Në cilësinë e tyre ato janë zgjedhjet më të mira të Shqipërisë, pas një marrëveshje kurajoze të Edi Ramës që siç e ka thënë dhe Sali Berisha, më pas, vetë ai nuk do ta bënte kurrë.
Dy vjet më pas, opozita nuk është se ka kuptuar se i janë vjedhur votat, por ka kuptuar se nuk fiton dot më dhe tenton të rrëzojë sistemin. Ky është një vendim i guximshëm dhe radikal, fundi i të cilit nuk varet më as prej opozitës, as prej qeverisë, por prej mënyrës se sa shoqëria do ta besojë alibinë e re të Sali Berishës. Nëse zgjedhjet e 26 Majit, opozita i braktisi kur kishte shanse t’i fitonte, nëse do ishin të lira, zgjedhjet e Qershorit 2017 opozita i drejtoi vetë dhe i humbi, përballë një kryeministri që bëri fushatë “me tuta dhe batuta”, duke i mundur i vetëm, thellë. Ato jo vetëm që nuk kanë asgjë jolegjitime, por janë ndoshta suksesi më i madh politik i Edi Ramës, falë guximit të tij deri në papërgjegjshmëri, për ta përfshirë kundërshtarin e frikësuar në proces, duke i ofruar pushtet në tavolinë.
Pardoksi i dytë i po këtij enturazhi mediaktik, është qëndrimi i ndërkombëtarëve.
Në zgjedhjet e majit 1996, komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe Komuniteti Europian, ishin pa hezitim njëzëri në krah të opozitës. Sali Berisha, ishte jo vetëm i izoluar, por i shënjestruar për t’u larguar si një diktator nga SHBA e Europa. Komenti i parë i SHBA për zgjedhjet e 26 Majit, ishte se ato janë një hap mbrapa për Shqipërinë dhe se zgjedhjet duhet të përsëriteshin së paku në 40 zona.
Qëndrimi i sotëm i SHBA dhe BE, është njëzëri kundër opozitës, duke quajtur qeverinë legjitime dhe duke mos ja pranuar as në frymë, as në detaje, aktin e djegies së mandateve.
E vetmja gjë e përbashkët është se si më 26 maj dhe sot, Perëndimi është kundër Sali Berishës dhe pro socialistëve. Disa komente navie që tentojnë të krahasojnë Leni Fisherin, Groskruk, apo dikë tjetër si Perëndimorë, me deklaratat e sotme të përfaqësuesve zyrtarë të Europës, më shumë vënë në siklet Sali Berishën se sa e ndihmojnë atë. Leni Fisher mund të krahasohet sot vetëm me Doris Pack, në dëshpërimin e saj të sinqertë, për t’i dalë zot marrëzisë së Berishës.
SHBA, ODHIR dhe Komuniteti Evropian më 26 maj ishin në një gjatësi vale, për zgjedhje të papranueshme dhe i qëndruan atij vendimi, derisa Sali Berisha u rrëzua nga pushteti.
Pardoksi i tretë është dhe më banal, pasi kur i referohen 26 Majit bëjnë sikur ajo që ka ndodhur nuk ka lidhje me të njëjtin njeri që dogji mandatet e opozitës sot, me Sali Berishën. Si atëhere dhe sot, i njëjti njeri tenton të marrë ose mbajë pushtetin me forcë, duke hyrë në luftë me Perëndimin dhe shqiptarët.
Madje ky është thelbi i gjithë krizës së re që po tenton ti imponojë shoqërisë shqiptare sot opozita. E vetmja gjë që ka përparuar, është se grupi i Ilir Metës në atë kohë ka qenë pro Berishës, por jo hapur, kurse sot është hapur dhe zyrtarissht me të. Pra e vetmja gjë që ka ndryshuar nga 26 maji, deri më sot, është rrugëtimi i Metës nga “delfin” i Berishës, në aleat publik me të.
Qesharake është dhe dhe përpjekja për të bërë krahasime mes Sali Rexhepit dhe deputetëve të listës që po hyjnë në Kuvend, duke zënë vendet bosh të opozitës.
Sali Rexhepi në atë kohë ka bërë një akt politik personal, duke mos qenë njeri i rëndësishëm politik i opozitës dhe nuk i ka shërbyer për asgjë Sali Berishës, pasi ai ndërkohë kishte bërë 125 deputetë. Por Sali Rexhepi ka fituar vetë si deputet në garë direkte, dhe ka fituar përballë një makinerie politike dhe shtetërore të dhunshme.
Deputetët që sot po hyjnë në Parlament, janë autopsia e kalbëzimit të opozitës së Lulzim Bashës, janë njerëz të futur në lista nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta, të cilët nuk ndjejnë detyrim politik ndaj tyre, pasi janë në lista, për të eleminuar kundërshtarët real të Bashës në parti dhe për të krijuar një fluks jopolitik, që t’i mbyste ata.
Tani Basha e Meta po paguajnë çmimin me të cilin deshën të bënin pronë private listat e tyre. As ata nuk i shërbejnë për asgjë Edi Ramës në Kuvend, por janë një dëshmi diskretituese e mënyrës se si lidershipi i opozitës, ka mbyllur garën dhe ka prodhuar një sistem vlerash të dyshimta për interesa të tyre të ngushta.
Paradoksi i fundit është qëndrimi ndaj zgjedhjeve lokale. Edhe pse socialistët nuk e njohën Parlamentin dhe nuk pranuan zgjedhjet e Sali Berishës, tre muaj më pas ata hynë në zgjedhjet lokale.
Opozita e sotme është ende konfuze, se çfarë duhet të bëjë me zgjedhjet lokale dhe rri e mban me shpresa militantët, duke u thënë se do bëhen në një ditë me zgjedhjet parlamentare, duke çuar praktikisht drejt shkrirjes strukturat politike të opozitës dhe duke rrezikuar vdekjen klinike të saj
Por e gjithë përpjekja e Lulzim Bashës, për të përdorur historinë e suksesshme të socialistëve që bojkotuan kuvendin dhe hynë tek ai Kuvend, kur rrëzuan Sali Berishën, vlen vetëm për të kuptuar se Lulzim Basha dhe për mirë dhe për keq, mbështetet tek historia e Sali Berishës në politikën shqiptare.
Rasti që ka zgjedhur për t’u frymëzuar, i duhet kujtuar që është një rasti i keq për Sali Berishën dhe rast krenar për socialistët. Ai ndoshta nuk e di mirë, se atëhere iku me gruan dhe lekët e “VEFA”-s, për t’u sorrolatur në Hollandë gjoja me studime dhe ndoshta ka qenë vërtetë me socialistët, pasi familja e gruas ishte enveriste, por nëse e ka seriozisht se e adhuron atë që ka bërë opozita më 26 Maj, duhet t’ia nis punës, duke hequr qafe shkaktarin e 26 majit që e ka në krye të qoshes.
Nuk mund të jetë Sali Berisha i 26 Majit, frymëzim për Sali Berishën e djegies së mandateve. Se pastaj duket sikur është nisur të rrëzojë Edi Ramën e po varros Sali Berishën.
Te lumte z,Baze,
Ta zëmë se ne 2017-en votat e shqipëtarëve nuk jane tjetersuar qoftë kjo vjedhje apo blerje.
Ti si nje nga njerëzit me te ditur te atij vendi a mund ti thuash shqiptarëve se me çfarë prgrami elektora i fitoj Rama zgjedhjet.
Sepse shqipëtarëve ju kerkua vetëm tepsia dhe timoni pa iu paraqitur asnje alternative ne kembim.
Asnje premtim (siç ndodh neper fushata pavarsisht se kurre nuk mbahen) nuk u bë
Edhe marrëveshja qe u be me opoziten per pjesëmarrjen ne qeveri ishte sa per ti hedhur hi syve shqipëtarëve sepse edi rama e kishte planifikuar me heret vjedhjen dhe blerjen e votave ne bashkepunim me krimin e organizuar qe ai vetë e kishte istaluar ne gjithe vendin.
Keshtu qe shoku mero mos u lodh te krahasosh te pakrahasueshmen.
Kjo eshte nje qeveri e korruptuar, hajdute dhe tërësisht kriminale.
Sfidoj çdo njeri qe mund te parqesi fakte bindëse per te me kundershtua.
Fakt bindes 1… 2… dhe 3…. te dalin o Petrit?
Petro mavria ben nje film te tere pa fakte dhe pastaj kerkon te gjejne te tjeret fakte qe filmi Petritit eshte rrene me bisht.
O Petrit Ti Je FAKTI!
peththrit or peththrit na mbushe mendjen
Ti e paske kuptuar Petrit! Njerezit hane bar dhe nuk e kishin kuptuar kush eshte Luli.
Rama i fiton neser 100 mandate minimumi au dobet eshte opozita. Jane aq te diskredituar sa edhe nje qen rrugesh merr me shume vota.
Vjedhjet,Krimi,Blerjet e Vrasjet i shikon vetem ai qe eshte ne gjendje ose qe i ka bere bere, Sali Karaxhici sepse gjith partneret tane ne perendim thone te kunderten e ketyre akuzave.
Hi Petrit, do te perpiqem te te jap une disa spjegime edhe pse jo me PS dhe nuk jetoj aty.
1 strategjia per vendin
= Turizmi ai malor gjithashtu ku pas rilindjes urbane ne qytet investimet do te shkonin ne fshat
= Bujqesia,
=infrastructura
Vazhdimi i metejshem i reformave
-reforma ne drejtesi
– Reforma ne mjeksi
– Reforma ne arsim etc
– Infrastruktura 1 miliard per zhvillim
-reforma e ujit…ku do te investohej ne ato bashki qe mbidhnin te ardhurat dhe manaxhonin
Me efficiency.
Mbi te gjitha reforma ne administrate…ajo qe ishte dhe eshte thembra e akilit per
Te cilin ai kerkoi timonin sepse ka qene administrata ajo qe vuan nga korrupsioni
Dhe papaegjegjshmeria dhe qe gjithmone ka qene ndare sipas sektoreve nga partite ne koalicion.
Rama premotoi te qeverise me njerezit dhe qe diten e pare ndermorri nismen per shqiperiaqeduam
Ku cdo qytetar qe nuk sherbehet sic duhet nga administrata te mund te kete ku te ankohet dhe zgjidhet halli.
Kjo Petrit ishte nje permbledhje. Nuk di ku jeton por here tjeter perpiqu te marresh informacion pa
Te nxjerresh konkluzione…dhe nese si qytetar ke verejtje apo do qe qeveria apo rama vete te te pergjigjen
mund Te kerkosh spjegime ose ti therrasesh ne nje interpelance ne http://www.shqiperiaqeduam.al….pikerisht ate qe premtoi .
Po te me degjosh mua thirre ktyeministrin ne interpelance dhe kerkoji llogari cfare po ben por nje gje urrej…
Mos flisni ne hava sepse e keni kthyer ne kulture shpifjen dhe opinionet injorante pa baza…ty vella te bleu njeri…
Mesohuni te flisni nga experienca juaj…dhe gjykoni mbi fakte qe i keni…mos u beni dele…dhe behuni burra
Ne ke fakte …ja thua ne sy ..ta ka dhene kete mundesi jo si ai qe iu fuste plumbin.
…..
Gnight
O Petrit, po shiko andej nga tregu per ndonje paerxhane e lere politiken ti qe na spjegon ato qe i kemi pare me sy dhe degjuar me veshet tane e jo te tute. Po paski qene gedhenj fare o derezi, kur do behi njerez dhe ju qe te bisedojme shtruar si te barabarte e jo njeri maje pallatit e tjetri ne katua! Juve ju duket ky realitet se eshte i teri jashte deshires tuaj dhe eshte e ver-tete kjo, por ja qe ne demokraci njerezit e zgjedhin pushtetin me shumice dhe pakica nuk i nenshtrohet shumices, por punon per objektivin e pergjitheshem deri sa njerezit te binden se ajo mund te udheheq dhe te behet shumice. Ju jeni elifmatrake fare, huligane e te rjepur nga koka dhe trute, prandaj s’keni me per te pare drite pushteti. Meron e pergezoj per analizen qe na i bie ne kujtese ato gjera qe kane ndodhe me idhetaret tuaj kriminele.
Mero ke shume pasaktesi duke filluar qe nga ora e terheqjes nga komisionet qe ishte 1 ore para mbylljes se votimit, dhe qe aty nis strumbullari i kerkeses se osbe per perseritje ne 40 zona pasi pas largimit te PS nga komisionet e votimit komisioneret e PD e degjeneruan procesin ne mbushje haptas te kutive te votimit, duke e kthyer ne vjedhjen me qesharake te zgjedhjeve te ndodhur ndonjehere.
Sigurisht qe largimi i komisionereve te PS nga komisionet e votimit e detyruan faktorin nderkombetar te deklaronte qe zgjedhjet ishin nje hap prapa ashtu sic po deklarohen njesoj sot per djegjen e mandateve nga PD. Sigurisht qe pati vjedhje por kush i faktoi, a u denoncuan ligjerisht, a u shpreh gjykata dhe kqz per ankimimet nqs dikush u ankua, dmth a u ndoq rruga ligjore qe ndiqet ne demokraci ne nje proces te tille, jo nuk u ndoq sepse 1 dite me pas PS kaloi ne mosbindje civile dhe protesta antiqeveritare te paligjeshme qe degjenruan ne dhunen idiote te policise ne sheshin skenderbej, dhune e kerkuar dhe e provokuar ku sa me shume rriheshin aq me shume kenaqeshin e merrnin poza para reportereve te huaj te akredituar prane selise se PS. Ku e dinte PS rezultatin ne kuti pa u hapur e numeruar kutite akoma, pse nuk qendroi e te shprehte mendimin e saj kunder ne procesverbalet e votimit qofte duke mos i firmosur ato apo duke kerkuar pranine e vezhguesve nderkombetare. Largimi nga komisionet eshte si te braktisesh ndeshjen e futbollit ne fund te saj se nuk te pelqen arbitrimi, epo nuk funksionon keshtu sepse edhe sikur arbitri te kete pasur gabim nqs braktis ndeshjen ai qe ndeshkohesh nga Fifa je ti e jo arbitri, po e marr per paralelizem si shembull te asaj te ronaldos qe ka qejf te perdori si paralelizem Naltegjatesia e tij. Pra paralelizmi me 96 ekziston, sigurisht ne kontekstin e sotem esht e veshtire ta kuptosh ku bashkohet 96 me 2017, kur vjedhja e zgjedhjeve apo deformimi i rezultatit eshte bere shume me i kamufluar, kur deformim rezultati sot quhet edhe fake news pse mos quajme edhe blerjen e votes, presionin me vende pune, me nje leje ndertimi, me nje tender per x kompani me 1000 punetore etj etje etj. Se sic thote nji burre i respektum i artit tone ne nje skec, mire roja qe duhet te ruante zgjedhjet e te kapte hajdutin diten e zgjedhjeve ka faj qe nuk e kapi ne kohen e duhur, po ai qe i vodhi nuk paska faj fare?!
Zoti SIT BACK !
Ne vitin 96 -ten une personalisht kam votuar tek 4 DESHMORET dhe e dini ju zoteri qe as ne regjimin e Pinoçetit nuk di qe ne Qendrat e votimit te kete pasur presence ushtarake siç kishte ne 96 -ten .Nuk e di ne te kujtohet apo ben sikur nuk e mban mend ,por ne qendrat e votimit kishte ushtare me kallashnikov zoteri ! Me thuaj po kjo quhet paralele atehere me lejoni t’ju them qe Zoti Baze nuk e ka bere kete analize per Ju dhe shume te tjere si Ju .Zoti BAZE eshte i vetmi gazetar me memorie elephanti .
Faleminderit zoti Mero per kete analize fantastike !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te kush ” 4 Deshmoret ” ke votuar LiloLabja ?? Te shkolla afer rruges “Bardhyl” ?? Ja qe mashtron per prezencen ushtarake ,ashtu siç mashtron Mero Baze i cili per nevojat e vera financiare ( mire ben ) eshte kthyer ne Elefantin e Mashtrimit ??
Lexo Mero Bazen e 96 nese ke dyshim !!!
Zgjedhjet e 96 ishin te sigurta qe do fitoheshin nga PD ,nisur dhe nga efekti i firmave piramidale ne aspektin financiar !!
Zgjedhjet e 96 eshte e sigurte qe PS kishte marre vendim ti bojkotonte nje dite me pare ne udhezimet qe ju derguan gjithe Komiteteve Socialiste te rredheve .PS e mesuan te vepronte keshtu .Se kush o LiloLabe ,kujto histerin kafsherore te shtypit grek dhe ooinionit grek kunder Sali Berishes .
Zgjedhjet e 96 Partia Socialiste dhe te kishte mundesi nuk do donte ti fitonte .E dinte shume mire qe rrezimi i firmave piramidale do tu jepte pushtetin shume shpejt .Kishin llogjikuar qe gjithe Shqiperia do merrte zjarr por kur protestat u lokalizuan vetem ne Vlore ,atehere u vu ne skene skenari i revolucionit me perkrahjen e hapur te Asfalias dhe te fshehte te CIA s .
Nen influencen e lobit grek ,qeveria Klinton ishte shprehur hapur kunder Sali Berishes per ceshtjen e gjyqit te 5 minoritareve .Ne zgjedhjet e 96 amerikanet kerkuan perseritjen me 40 zona dhe ketu fillon traplleku i Berishes i pafalshem qe nuk pranon.Berisha ju kundervu Zotit ,por me Zotin nuk kruhesh .
Bythqimlliku i socialisteve ishte se me te huajt flisnin per “vjedhjet e votave te 26 Majit” ,ndersa me shqiptaret per vjedhjen e parave te firmave nga Berisha ,te cilat do ti kthenin 100 % .Fakti eshte qe ja u futen shqiptareve 100 % komplet ne goje ,siç e meritonin .Ndersa Berisha i keqi me vendim Qeverie u ktheu 55 % nga Xhaferri dhe 60 nga Populli ,shuma te cilat mbas revolucionit ” o me dele ,o me kapele ” u harruan .
Ne Tetor 96 zhvillohen zgjedhjet lokale ku cuditerisht merr pjese PS dhe aleatet e saj dhe del i njejti rezultat si i Majit 96 !!! Askush nuk flet per kete se u pelqejne mashtrimet dhe qelbesilleqet komuniste.
Keshtu qe perrallat me LiloLabe e Safa Imeri shko tregoji te organizata baze e gazetes Tema o LiloLabja se eshte mbushur chati me karat e Rlindjes qe cdo trapllek te Meros e gelltisin direkte.
Sa per kete bojkotin e demokrateve mund te them vetem nje gje ….te shikosh Moniken qe proteston per voten e lire eshte njesoj sikur te shikosh Mata Harin qe proteston per virgjerine .!!
Ju zoti “Ulu n’bythë dhe rehatohu” thoni me të drejtë, që socialistët në ’96-tën nuk duhet të largoheshin nga qëndrat e votimit. Dakord. Po për largimin e deputetëve të PD, 23 vjet më vonë, nga parlamenti, ç’mendim keni i nderuari zotëri? Pra, flasim për gati çerek shekulli më vonë. Dhe jo për komisioner qëndrash votimi, por për deputetë, të cilët presupozohet që janë “ajka e kombit”.
Ti zotëri dhe ata që ju përfaqësoni, sajoni një hajdut dhe pastjaj e akuzoni. Akuzoni një hajdut që e keni sajuar vetë. Atë që nuk egziston.
Ty more klysh i saliut nuk te ka nxjerre policia qe ne 7 te mengjesit per krahesh nga qendra e votimit se ke qene me spiunat e shikut ne ato qendra ku rrije bashke me ta per te na pritur kur te conim pv e votimit ne oren 12 te nates prane kzazeve te asaj kohe.DHE KEMI IKUR NE OREN 16 e 30 nga qendra votimit se nuk rrinim me dot aty,nga presionet e civileve te shikut, te forteve te lagjes dhe te uniformave te policise.Dhe e gjitha kjo ne TIRANE .Kam qene komisioner i vetmi nga opozita se te gjithe te tjeret ishin te qeverise.Me kane nxjerre me force dhe 3 here te tjera polcia nga qv,sigurisht me propozim te kryetarit te komisionit te qv qe ishte nje spiun i rendomte i lagjes.Kam kapur me dy flete votimi n/ kryetaren e komisionit qe ishte e qeverise or ti Shit back dhe relaksohu!
Flm qe konfirmove qe Mero e ka gabim kur thote qe PS u terhoq ne mesdite…
Dy gabime beri ne jete satrapi Berishe!Se pari qe u prish me Ju Mero,dhe se dyti qe desh ti bente gropen Izet haxhis!Ndryshe nuk do te demaskohej kaq keq jeta e tij prej perbindeshi te montuar enkas per te shkateruar kete vend!Luli eshte kopia e tij e shemtuar,pasi ka marre huqet e tij por nuk ka egersine e perbindeshit Sali!
Leni Fisher i dhuroi 250 milion D. Marka Berishes me kushtin qe ai te pranonte sa me shume emigrante shqiptare te kthyer me dhune nga Gjermania. E provoi edhe me Polonine por ata nuk pranuan kthimin e asnje emigranti. Berisha eshte nje vemje e ndyre qe nuk ka turp te beje pazare me kedo ne kurriz te popullit.
Shume bukur!!!
Pa polemike.Kurjoz te lexojsh analizat e Meros pas 26 Majit.
kush jane keta idiot qe bejne krahasime te tilla ose do te jene qorra ose militantizmi ju ka mbyllur syte ne 26 maj makineria shteteroreme grusht te hekur kishte pregatitur qe fitorja do te ishte e pa diskutushme dhe me rezultate te thelle dhe kjo ne te vertet ndolli sic ishte planifikuar ne shume qendra votimi ugjeten ne kutit e votimit p.s nga 500 votues ne kuti ishin 1000 deri ne 1500 flete votimi pra u be nje terore shteterore kunder popullit te tij ne krye ishte shiku dhe policia e kriminelit te kurizos.
Per ato kohera eshte deshmitar vete zv kryeministri sot,Erjon Brace,e kam pare vete cfare i kane bere policet e Saliut,masakruar,pse nuk e fton te tregoje Mero,te ritregoje e rikujtoje ?per ata qe kane harruar,e per keta qe s’kane paguar!!
E ke qarë…dhe ajo që të bind është se ti shkruan me fakte, jo me lajme analistësh. Faleminderit.
skam llafe shum bukur po kujt i shpjegon qenve te ngordhur bravo mero fm mero
Mero, jam shumë i mërzitur. Më duket se me insistimin tim idiotesk për të më bërë personazh të antenës dashur pa dashur po ja lë përgjithmonë Jarit atë fat.
Shkelqyeshem! ?
SHUME SAKTE Z.MERO BAZE.UNE QE PO JU SHKRUAJ JAM DESHMITAR FAKTIK I ZGJEDHHEVE TE 26 MAIT 1996,NE FIER.
-DUKE QENE KOMISIONER I PS U FUTA NE BURG 24 ORE (SI DHE PRTRO KOÇI E L.SHEHU TE CILVE JU QETH KOKA)PASI NUK FIRMOSEM PROÇES-VERBALIN FIKTIV NE FAVOR TE PD PA U PERFUNDUARE ZGJEDHJET.SIÇ U VEPRUA NE GJITHE VENDIN KU PS TERHOQI KOMISIONERET E SAJ PSE U PERDORE DHUNE.Ç NDODHI:
-NE OREN O1 TE 27.05.96,PAS PRESIONESH TE SHUMTA ME PARE,ERDHEN 3 FALANGA TE PD TE ARMATODUR GJER NE DHEMBE DUKE BERE PRESION E DUKE OFENDUAR ME LIBER SHPIE,SI SALIU-TE GJITHE NE,POR SIDOMOS N/KRYETAREN E KOMISIONIT NJE ZONJE TE NDERUARE.DIHET SE ÇFAR NDODHI,POR KUR DEGJOJ SOT SE ÇFAR SHPIFIN LULI,SALIU,MONA ETJ,ME VJEN PER TE VJELLE..!
-PAS FITORES SE ZGJEDHJEVE NGA PD-KRYETARI QV I PD U SHPERBLYE ME DYQAN TREGTIE PREJ BETONI DHE NE TE PS NUK MOREM ASNJE LEKE.PERKUNDRAZI,HORRAT E MANIPULIMIT TE NATES MOREN PASURIT ME TE MEDHA NE QYTETIN TONE..!
-ISH SHEFI POLICISE(NUK PO JA PERMEND EMRIN QE DI)BASHKE ME 7 POLIC TE TJRRE VODHEN PARAT E FIRMES POPULLI.DHE SHEFI U BE DEPUTET I SB DHE NDERTOI NJE BISNES NDERTIMI NE NJE QYTET TE MADH NE VEND.KTO DIHEN TASHME BOTERISHT..POR:
-MUA ME SHQETSON FAKTI QE NE 29 VITE PARAT E POPULLIT ME MILJARDA JANE VJEDHUR NGA HORRAT E PD,LSI…POR EDHE TE ÇDO KRAHU POLITIKE DHE PASI DIHET SE KUSH I KA VJEDHUR,SI PSH ARDIAN FULLANI..ETJ,DHE DREJTESIA ASNJEHERE NUK KA MARR VENDIM PER TE KTHYERE GJENE E VJEFHUR NE BUXHET TE SHTETIT.
-SIÇ DEKLARON EDHE BABA-TAKU PER SPIUNIN “BISTURIA”,EDHE UNE JAM GATI TI SHPJEGOI ME MIRE KTO MARRZI TE SALIMORTJES..!
Ne vitin 1996 unë kam qene oficer policie.
Eshte e vertete qe eshte ushtruar dhune shtetërore.
Por e verteta eshte qe kishte shume pak dhunë.
Duhej te kishte te pakten 10 here me shume ne menyre qe pjella e keqe komuniste te asgjesohej nje here e mirë.
Dhe per fatin tone te keq ndodhi ajo qe pritej.
Kolera komuniste u riaktuvizua dhe tani ta gezojme te gjithe bashke.
Kolera e rrezukshme komuniste organizoj rremujën totale ne ‘97-en dhe ne zgjedhjet e organizuara ne ‘98-en I gjithe faktori kriminal iu bashkua ps-së.
Keshtu u riorganizua edhe nje krimi komunist.
Ne ‘98-en te gjithe kriminelët te armatosur shume here me mire se sa policia futeshin ne qendrat e votimit e benin ç’te donin e askush nuk mund ti pengonte.
Ky ishte momenti historik kur demokracia ne shqiperi vdiq dhe vendin e moren ne dore krimi dhe mafja.
Tani jane rritur edhe kelyshet e komunistëve dhe vendi po shkon drejt nje diktature te re.
Shpresoj dhe uroj me gjithe zemer qe populli ta kuptojë sa nuk eshte akoma vone dhe ta shporri nje here e mire kete pjellë te keqe.
PS-rilindje= komunizem= kriminelë
Buona giornata dalla ITALIA
Vado lavorare perché non ho più tempo da perdere con voi
Robt ku ti kesh o ish polic.O fashist qe na flet dhe italisht.
Petfit….
Bëre mirë që e nxore kokën nga strofkulla dhe na the kush je.
Nëse të gjithë ne kemi mangët ndonjë Lekë për të shkuar muajin ,ti ke mangët TRUTË brënda kokës.
Që je mangët nga trutë e tregon se na je konvertuar dhe pipino.
Si polic që ishe po të tregoj atë barcaletën kur bëje shërbimin në Presidenvë.
Si të shkonit orën të thotë kolegu :mush me xhet sa cigare kam po t’i fal të dhetat.Ti i përgjigjesh :pesëmëdhet.
Petrit, të të rrojë koka ,se trutë të kan vdekur.Të fala samarxhinjëve
Sigurisht kur flet per komuniste te ndyre ke
perballe teje superkomunistin me pozite
sekretar komunist i shokut Enver!!!! Sali kriminili 25 karade superkomunist eshte frymezimi yt kunder komunisteve?!!!!! A ju u befshit lapidare per shkaterrimin qe i beni te ardhmes femijeve tuaj nga verberimi qe keni pesuar duke adhuruar kryekomunistin si kryeantikomunist!!!’!!!
O Petrit, ti je nje koqe i verbet. Po kush e do me komunizmin? Po Sali muti cfare ishte dhe eshte? Komunist dhe kaluar komunistit qe punon akoma per Kominternin me qendre ne Moske(dhe Beograd). Kur Edi Rama kacafytej me baben e vet publikisht kunder komunizmit, Sali Berisha ne mitingun e studenteve (une kam qene present), i sillte njerezve pjesemarres pershendtjet e Ramiz Alise.
PD dhe PS Jane dege nga i njejti trug,u ngjizen ne preherin e komunizmit dhe vazhdojne te njejten linje politike duke zhdukur cdo element demokratik qe ipengon ne rrugen e tyre te pasurimit nepermjet shperdorimit ,grabitjes se pasurive publike dhe private te shqiptareve.Forcimi I tyre ekonomik dhe lidhja me krimin e organizuar Jane te pandalshem.Shpresa e vetem eshte lufta brenda llojit,lufta ndermjet bandave politike per pushtet dhe ndarje te pasurise qe i bene shqiptaret e zhgenjyer te braktisin vendin… Ekucionin mund ta shprehim :PPSh=PS+PD=(PS Rilindje+PD Pseudodemokratike)1Berishaecom.1Ruciecom=ERamaecom.+LBashaecom.
Komentues te mjerë.
Niveli juaj qe duket nga meyra e te shkruarit tregon qarte se kush jeni.
Me nje smartphone ne dore nuk do te thote qe jeni te afte te komentoni polotiken.
Per me teper une dhashë vetem mendimin tim pa ofenduar njeri.
Ndersa ju …….lasciamo perdere
Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve
PROF. DR. SALI BERISHA eshte njeriu me i madh i kombit shqiptar ne 500 vitet e fundit