Për Rudinën, si “bija e babait”!

12 Mars 2019, 12:55Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Rudina Hajdarin e kam takuar vetëm një herë, në një emision televiziv. Sapo ishte kthyer nga Amerika, si simbol i “Rilindjes” së PD-së së Lulzim Bashës.

Ishte një vajzë e ndrojtur, gati naive, pa atë “ligësinë” që i karakterizon njerëzit e rritur në një vend të vështirë si Shqipëria, dhe padyshim, e pamësuar për të folur si “profesioniste” në publik.

Të linte një shije të mirë me qetësinë dhe mirësinë që transmetonte, pa atë agresivitetin që jemi mësuar të shohim te politikanët tanë.

Dy ditë më parë e ndesha për herë të dytë në një kafene pranë Ambasadës amerikane. Ndryshe nga hera e parë, nuk dukej më ajo vajza që transmetonte qetësi. Ishte, ose së paku ashtu mu duk, nervoze, e shqetësuar, dhe që shihte sa majtas, djathtas, se mos po e “vëzhgonte” ndonjë sy kureshtar.

Ishte ky shqetësim, që më stepi për të shkuar ta përshëndjesja për mirësjellje.

Dhe kishtë të drejtë të ishte e shqetësuar.

Një ditë më pas, ajo do të shpallte vendimin për të mos e djeguar mandatin e deputetes, dhe e dinte furtunën që do të shkaktonte vendimi i saj.

Nuk vonoi shumë, dhe një “demokrat” safi si Gaz Bardhi, shpalli se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në, pasi sipas tij, ajo në fakt, nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e PD-së.

Të tjerët pas tij, thanë se Rudina jo vetëm nuk ka qenë pjesë e PD-së dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për të, por u afrua në parti dhe u bë deputete, vetëm se është vajza e Azem Hajdarit.

Ndërsa përmendej ky argument, në TV u shfaq sërish “regjisori” Ervin Salianji me një tjetër video në dorë, dhe bërtiste “skandal, skandal”.

Dhe për momentin më lindi pyetja, mirë Rudina u afrua prej të atit, po Salianjin kush e afroi në PD?

E afruan dijet dhe kontributi i tij, apo milionat e babait kryetar komune, me të cilat ai u katapultua buzëqumësht në majat e PD-së, edhe pse garën politike në këtë parti e kishte humbur (beteja me Këlliçin për kryetar të forumit rinor)?

Po Klevis Balliun (shkollëpak, siç i pëlqen Petrit Vasilit të quajë ata që nuk kanë arsimim), e afruan në PD për kontributin dhe vlerat e tij, apo për shkak të babit Fahri?

Po Grida Dumën, e afruan në PD vlerat e saj, apo milionat e hedhur nga lobe të ndryshme biznesmenësh?

Po Agron Shehajn, e ofruan për kontributin e tij të dhënë ndër vite për PD-në, apo e ofruan milionat si biznesmen?

Apo vetë Lulzim Basha, që në politikë hyri si shok i vajzës së kryetarit, jo si një njeri që kishte kontribuar për Partinë Demokratike.

Dhe lista mund të vazhdonte pafund!

Tani krahasojini këta me Rudina Hajdarin, një vajzë e rritur dhe shkolluar në Amerikë, e papërfolur dhe e pa zhytyr në llumin që i ka bërë pis shumë politikanë këtu, e bija e njeriut që themeloi PD-në (që natyrisht ka dritë-hije në politikën shqiptare, por për PD-në është një simbol bashkimi), që vendos të ndjekë një tjetër rrugë, ndryshe nga ajo që ka zgjedhur Basha me Berishën, vetëm se është e lirë të marrë vendime dhe nuk është e kapur nga këta, dhe e mendon ndryshe betejën politike. Siç mendojnë gjithë ata që janë perëndimorë, në Parlament dhe institucione.

Ndryshe nga ajo vajza e ndrojtur e fillimit, që ngatërrohej kur fliste dhe kishte emocione, Rudina tashmë nuk është më vetëm “bija e babait”. Tani ajo është një politikane me idetë dhe qendrimet e saj, dhe pse jo, mund të jetë shumë shpejt një alternativë opozitare në vend!

Dhe ndryshe nga fëmijët e figurave të njohura, që mbeten peng i “hijes” së prindërve të tyre, në këtë rast ajo mund të tejkalojë të atin, duke bërë atë që ai nuk bëri dot, të kthehet një alternativë politike, jo të presë më sytë nga Berisha e Basha, për përdorimin e radhës!

34 komente në “Për Rudinën, si “bija e babait”!”

    1. Leo says:

      Lexoji Rudina me shume qetesi. Po te lavderojne ata qe nuk kane lene gje pa thene per babain tend dhe per ty deri diten qe fillove t’u nevojitesh.

      1. Hoxh Armandi says:

        Imagjino ca niveli…ne turkoshqiperi azem hajdari eshte pishtar i demokracise. Mendoj se ka dhe fise majmunesh ne xhungel qe kane perfaqesues me dinjitoz se hajdari.

      2. Leonardi says:

        Ne fakt, per babain e saj nuk kane lene gje pa thene SË PARI shoket e tij te idealit, dmth trimat e PDhit ?

    2. Un says:

      Legena, as nje lajm per fukarejt qe po ju shembni shtepite . TE MALLKUM !

      1. TARASI says:

        Nuk jane “fukarenj” ata qe kane 20 vjet qe kane zaptuar pronen e tjetrit dhe kane ndertuar vila trekatshe!
        Jane HAJDUTE ?

  1. Sali trimi says:

    Jane disa gjera te tjera qe e bejne Rudinen te ndryshme nga ata qe permendet ne artikull. Ajo nuk eshte kapur nga agjentura Serbe dhe Ruse. Ajo eshte e edukuar ne Amerike dhe nuk ka vjedhur. Ajo ka nje edukate familjare patriotike dhe jo si basthardet qe ju permendni ne artikull. Te mos keqekuptohem: nuk po flas per Azemin, por Azemi ishte si ishte ishte shqiptar mbeti shqiptar dhe vdiq shqiptar. Jo si keta te sotmit e PD qe nga shqiptare u bene spiune, mbeten bastarde dhe do vdesin tradhetare. Eshte fati i madh per Rudinen qe u shkollua ne Amerike. Brumi i saj shqiptar i trazuar me kulturen amerikane do e beje ate version me te mire se babai i saj. Une vetem I uroj suksese .

    1. ideali says:

      Jeni vetem idioter. Gjithcka e mbuloni me shkollim ne Amerike, pa cilesuar me cfare? Ajo nuk di as historine, as gjeografine, as letersine e vendit te saj. S behet fjale fare per shkencat e sakta. O qyp? Per cfare shkollimi ben fjale. Thua nuk ka vjedhur. Vaj hallit te ishte keshtu. Po a mbron vjedhjen? Po Fatmira c ka bere keto vite? Nen cilin presion eshte e bija? O qyp! Rrojme ne Albanistan, qe kacakeve, kusareve, pirateve u ka ngritur monumente vetem se qene pashallare ne sherbim te Portes. E hapen nje shkolle shqipe thua? Kurre. Atehere? Duhet ta mesosh historuine e ketij vendit tone ndryshe, ose te pakten te ngresh zerin qe te mesohet ndryshe, me te verteta. Vetem atehere do ta meritojme Europen.S kemi pse futemi ne Europe si nevojtore e saj. A jemi te zot ta pastrojme kete nevojtore? Dhe pislleku ndodhet kudo, edhe nga e djathta, edhe nga e majta.I ka rrenjet thelle ne histori. Shiko sa dashuri kemi akoma per pushtuesin 500 vjecar…

  2. Gjeloshi says:

    Lugeterit, hienat dhe vrasesit, Sali Berisha dhe pjella e tij Lulzim Basha, e kane futur ne mes Rudinen dhe tani duan ta shqyejne dhe ta gllaberojne, madje edhe me kete nuk jane te kenaqur, e duan te vdekur, ashtu sic ia bene babait te saj, Azem Hajdarit!

  3. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Mentaliteti fshataresk del qarte ne kete shkrim. Pompimi dhe rendesia qe i jepet ne menyre jaq hipokrite e fshatareske nga shtypi prane Rames te ben per te vjelle. Kuptohet qe kazani i rames perpiqet te mbaje te ngrohte gjellen e kazanit te rilindjes duke u shtuar ingrediente apo perberes si Rudina apo Murrizi etj. Rudinen nuk e larguan nga PD por u largua vete, PD e afroi dhe e katapultoi atje ku eshte sot duke mos pasur asnje lloj kontributi politik apo social ne jeten e vendit. Shkolle ne amerike kane bere shume e ndoshta shume me te afte se Rudina por Rudina pervec shkollimit ishte dhe e bija e te jatit dhe per te nderuar te jatin i dhane mundesine se bijes qe te kontribuoje ne partine qe themeloi i jati, me sa duket ajo nuk paska qene dakord keshtu qe u largua, ndoshta per tu kthyer prape me vone ose per te ngritur nje force tjeter te djathte ose per tu kthyer serish ne amerike. Ndoshta Rudina ka marre mision te pervetesoje e perfaqesoje ndonje levizje studentesh votat e te cileve me vone i bashkohen PD, ku i dihet, politika eshte as ugly as an old bitch. Pra kujdes me entuziazmin ju te Temes.

  4. vdiq baba, rrofte baba says:

    Mire e ke ti z. Lumani, por e keni pyetur Kirin, vellane e Rudines, i cili edhe pse e di se te atin ia vrau Saliu, thote: vdiq baba (Azemi), rrofte baba (Saliu).

  5. Ku ku nana! says:

    O Sali o rrot kari, ik or zog gomari se le nam!
    Je ti qe duhet te ikesh, jo Rudina o merhum!

  6. Sit back and relaks.
    Si gjithmone ne karakterin e tij dalin tek origjina .Ti SIT BACK AND RELAKS KE QENE NOMEKLATURE E SIGURIMIT TE SHTETIT.
    TI VAZHDON NE TE NJEJTEN RRUGE.
    LARGOJU QELBESIRE SE QELBE DYNJANE

  7. Sali trimi says:

    @sit back …
    Me mire fshatar, se sa as mish as peshk si puna jote. Meqe ra fjala tek pjesa “sit back and” je Amerikan kurse me posht tek “relaks” je shqiptar qe mundohesh te behesh Amerikan. Ti flet per merita te Rudines sikur te jet Sali Berisha. Ajo eshte mbesa ne moshe me Saliun dhe as qe mund te behet fjale per meritat e saj. Fjala ketu eshte ne se ajo ka brume apo jo per tu bere nje nga varijantet qe dhe ti sugjeron, por qe nuk spjegon. Sa per mua, duke pare se Shqiperia eshte mbushur me tipa “as mish as peshk” varjanti me i mire eshte te kethehet ne Amerike. Le t’ju lere juve qe keni merita para se te lindni per ta bere Shqiperine Rumpalle.

    1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

      Po se promovohen njerez pa asnje lloj vlere personale prandaj dhe punet ne ate vend shkojne aq mbare, qe nga spirdhopali dhe shoqet e shoket e saj majtas e djathtas. punet shkojne aq mire ne shqiperi sepse ata qe behen deputet e ministra e kryeministra e mesojne zanatin rruges ne menyre empirike ose tu pa tu bo. Rudina eshte nje person normal qe ia shtruan rrugen me tapet te kuq dhe kapi majen pa bere asgje, te mbarosh shkolle ne amerike nuk do te thote asgje, te punosh per kongresin amerikan nuk do te thote asgje sepse jane mijera qe punojne, te jesh goca e azemit e ti perkasesh klanit hajdari qe beri milionere shume persona perfshire dhe veten sa ishte gjalle po, kjo eshte dicka. Rudina eshte perfaqesuese e nje klani te caktuar brenda PD qe me sa duket mendon se ka ardhur koha qe klani berisha te leshoje drejtimin e PD dhe nga nje klan i tropojes PD te kaloje ne duart e nje klani tjeter tropojan. Te jesh i sigurte qe mbrapa vendimit te rudines qendrojne te tjere politikane te PD qe nuk e kane bashen me sy te mire, Xhozi mund te jete njera Patozi tjetri, klani olldashi etj etj. Politika ne shqiperi eshte thjesht lufte bandash per pushtet dhe lufte brenda vete bandave per kapje te komandes e kjo behet duke bashkepunuar nen rrogoz edhe me kundershtarin. Sic po leviz fijet brenda PS-es PD-ja po njesoj po ia kthen edhe PS-ja. Ketu zihen ujqerit se kush do da haje tufen e deleve nderkohe qe delet bejne tifozllek per njerin ujk apo tjetrin.

      1. ghj says:

        ke te drejte kur sheh qe ata qe moren mandatet jane figura qelbesirash perjashto rudinen qe 3esdhe kjo mund te jete ose mundesia me e madhe te jete vegel e berishes per te mare ca vota qe jane kunder berishes shqipewtaret jane te prioshur qe ne veze eshte shume e vogel rudine ti dale kundra udb kgb asfalise janullatosit berishes rames metes etj

  8. aleko says:

    Mos harroni se Amerika eshte e pa mundur te mos njoh lidhjet e Berishes me kompani me sherbimet e fsheta sebo ruse.ne vendimin e saj duhet te kete dhe influence amerikane pa diskutim..

  9. Detari says:

    Nuk e kuptoj, kush eshte kjo? babai ka qen ne nje parti edhe? Cfare ka bere kjo per vendin? Ka ndonje plan per vendin? Apo si te gjitha partite jane bere prona fmailjare futet cdo kopil

  10. Xhamlliku says:

    sit back , me ndoshtat e tua sngjallet me pd-ja. Ajo eshte nje parti, qe i ka kaluar koha, me intriga e mashtrime te salehit te pare eshte mbajtur gjer ketu. Por ama gjer ketu dge te lypset se e mbajti peng 30 vjet kete vend.

    1. Sit back and relaks says:

      ne pith te semes te vene qe nga berisha basha e pd deri ke rama ruci e ps edhe likja me monen e me lsi e trapit. ke rrapi te gjithe me rradhe se e kane shkaperdhyer keq ate vend sa as turku 500 vjet nuk ja doli ta zbraste shqiperine, po ja ia dolen pionieret e enverit qe duan te jene padrone te shqiperise dhe kane dhe ca dele administrative qe i qesin me votu sa me thone qe kemi dhe ne votime. Botes nuk i plas hajdari se si qeverisen delet ne shqiperi per sa kohe delet hane bar dhe blegerijne e nuk bezajne kur i mjelin e i therin.

    2. Sit back and relaks says:

      ne pith te semes te vene qe nga berisha basha e pd deri ke rama ruci e ps edhe likja me monen e me lsi e trapit. ke rrapi te gjithe me rradhe se e kane shkaperdhyer keq ate vend sa as turku 500 vjet nuk ja doli ta zbraste shqiperine, po ja ia dolen pionieret e enverit qe duan te jene padrone te shqiperise dhe kane dhe ca dele administrative qe i qesin me votu sa me thone qe kemi dhe ne votime. Botes nuk i plas hajdari se si qeverisen delet ne shqiperi per sa kohe delet hane bar dhe blegerijne e nuk bezajne kur i mjelin e i therin. .

  11. atdhetari says:

    Pa koment:

    Sali Berisha, në ’96: Azem Hajdari spiun i sigurimit, vrasës, pjesë e bandave kriminale dhe vegël e Ramiz Alisë.

    Shpallja e Azem Hajdarit “Dëshmor i Kombit” dhe “Heroi i Demokracisë” nga Sali Berisha, duket se është thjesht një farsë. Për 8 vjet në pushtet, ish kryeministri Sali Berisha nuk e përmendi aspak dosjen e Azem Hajdarit, ndërsa ceremonia duket akoma më e pabesueshme kur kujton akuzat Berishës në ’96 për të ndjerin Azem Hajdari. Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin se ishte i përfshirë në lidhje të shumta kriminale dhe se i kishte shërbyer Ramiz Alisë.
    “Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azema. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.
    Deputeti Azem Hajdari, hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versione të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë”, është shprehur Berisha për Azemin në ’96, ndërsa sot në fund të pushtetit e shpall “Dëshmor i Kombit”.
    Ish kreu i PD, ish kryeministri Berisha, e cilëson Azemin vrasës. “Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë: Në “kafenenë e Xhelës”, thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumt&euml, vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë”, është shprehur Berisha.

  12. K9 says:

    Deri tani Rudina Hajdari personalisht për mua nuk kishte asnjë vlerë. Më dukej një nga gjithë ata teveqel pa fund, që ka në çdo parti dhe që mendojnë për aq sa duan pronarët e partive. Më dukej pjesë e asaj rinie me shpirt të vdekur, që vetëm shton peshën inerte që po fundos partitë tona politike, që nuk ndryshojnë kurrë. Më dukej një pinjolle e asaj fryme tribale që dominon tërësisht PDnë. Më dukej një orendi zbukuruese, që ashtu sikurse edhe lapidarët e pafundë dhe statujat e shëmtuara të Azem Hajdarit, shërbejn vetëm për të ushqyer kultin e Sali Berishës. Më dukej si çdo politikane tjetër femër, një instrument pa tru me të cilin abuzojnë dhe ushtrojnë pushtetin e tyre, burrat bajraktarë. Më dukej një nga shumë çerrat që i shërbejnë parisë trashëgimtare të PDsë, dizenjuar rreptësisht nga Berisha, asaj të Shkërdhenit, Shkërdhitës dhe Shkërdhulit.
    Sot Rudina Hajdari i ka dhënë vetes vlerën dhe peshën më të madhe politike, që ndonjëherë ndonjë politikane femër i ka lejuar vetes në këtë vend. Sot Rudina Hajdari me qëndrimin e saj mund të fundosë plotësisht kontrollin histerik 35 vjeçar të Sali Berishës dhe familjes së tij mbi PDnë. Sot Rudina Hajdari ka dënuar me vdekje Sali Berishën, por edhe rilindjen dhe partinë familjare të Metës dhe Kryemadhit. Sot i ka kundër të gjithë edhe një pjesë të familjarëve të vet. Nesër kush nuk do të përfundojë në arkivolin e Berishës, do ta braktisë në fundin e tij këtë merhum plak, për t’ju bashkuar Rudinës dhe së ardhmes.
    Uroj të gjejë forcën dhe të vazhdojë përpara, duke kuptuar se armiqtë i ka të deklaruar dhe se nuk duhet t’i përballojë me justifikime por me luftë të hapur. Luftë kundër korrupsionit në PD. Luftë kundër merhumëve. Luftë kundër trashëgimisë kriminale. Luftë ndaj tribalizmit gjeografik që po fundos partinë e parë intelektuale kombëtare. Luftë ndaj mentalitetit antiperëndimor taleban që ka marë peng PDnë. Luftë kundër kukullave teveqele që ju sajohen demokratëve për lider. Luftë për lirinë e mendimit dhe ideve, që Sali Berisha varrosi me dhunë për t’i zëvendësuar me bindjen qorre dhe venerimit e kufomës së tij.
    Sot Berishajt, Ramat, Metat, Bushatët, Lubonjat, Fahriballinjt, Gjekët, Pekët e çdo lloj llumi janë të gjithë plehu që duhet varrosur për të mbjellë farën e re. Janë armiqtë e Rudinës si grua, si politikane, si njeri që ka respekt për veten dhe dinjitetin e saj. Janë melma e komunizmit, feudalizmit, mafjes ,pandoflalëpirjes , bajraktarizmit, sodomizimit, lavirllëkut dhe harbutërisë.
    Mjafton t’i shpallësh dhe luftosh si armiq për të pasur me vete gjithë Shqipërinë!

  13. Black Eagle says:

    Dihet shihet se nuk e njohin unitetin dhe dialogun keta!

  14. 88 says:

    Ku janë gratë e këtij vendi?!
    PSE ËSHTË VETËM RUDINA HAJDARI?!
    Ku është Majlinda Bregu?!
    Ku është Jozefina Topalli?!
    Ku është Flutura Açka?!
    Ku është Rudina Xhunga?!
    A ka gra ky vend?!
    Një grua sot vetëm se vendosi me mend e saj, po sulmohet, po poshtërohet, po përjashtohet, po denigrohet dhe është braktisur vetëm. Krejt vetëm. Frikshmërisht vetëm.
    Fatkeqsisht ky vend ashtu sikurse nuk ka burra, nuk ka as rini, nuk ka as gra. Ka vetëm zakone të frikshme dhe heshtje varri.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Grate ne shqiperi kane te drejta te barabarta me burrat, pra dhe lavderimet i marrin njesoj edhe kritikat po njesoj. Po te ishte Kiri ne vend te Rudines ca do thoje, ku jane burrat e shqiperise se po ju keqtrajtojne Kirin? debil me zile.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Grate ne shqiperi kane te drejta te barabarta me burrat, pra dhe lavderimet i marrin njesoj edhe kritikat po njesoj. Po te ishte Kiri ne vend te Rudines ca do thoje, ku jane burrat e shqiperise se po ju keqtrajtojne Kirin? debil me zile..

    3. Sit back and relaks■●▪ says:

      Grate ne shqiperi kane te drejta te barabarta me burrat, pra dhe lavderimet i marrin njesoj edhe kritikat po njesoj. Po te ishte Kiri ne vend te Rudines ca do thoje, ku jane burrat e shqiperise se po ju keqtrajtojne Kirin? debil me zile…

  15. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Me behet qejfi kur shikoj nostalgjiket e Enverit ti thurin lavde Azemit. Eshte e pabesueshme por ja qe ndodhi. Kane per borxh ti thone derrit daje vec te qendrojne ne pushtetin e tepsise nen drejtimin e Timonierit, bile jane gati ti japin rudines ,kirit e fatmires teseren e rilindjes.

  16. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Me behet qejfi kur shikoj nostalgjiket e Enverit ti thurin lavde Azemit. Eshte e pabesueshme por ja qe ndodhi. Kane per borxh ti thone derrit daje vec te qendrojne ne pushtetin e tepsise nen drejtimin e Timonierit, bile jane gati ti japin rudines ,kirit e fatmires teseren e rilindjes..

  17. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Me behet qejfi kur shikoj nostalgjiket e Enverit ti thurin lavde Azemit. Eshte e pabesueshme por ja qe ndodhi. Kane per borxh ti thone derrit daje vec te qendrojne ne pushtetin e tepsise nen drejtimin e Timonierit, bile jane gati ti japin rudines ,kirit e fatmires teseren e rilindjes…

    1. lali says:

      Ta gezosh laptopin or rrush dhe kujdes se tastiera i konsumohet shpejt.Keshtu si e ke nis ke me e hudh ne plera shume shpejt e s’kena me arrit me e mbush faqen me klikimet e tua!

  18. ideali says:

    Jeni vetem idioter. Gjithcka e mbuloni me shkollim ne Amerike, pa cilesuar me cfare? Ajo nuk di as historine, as gjeografine, as letersine e vendit te saj. S behet fjale fare per shkencat e sakta. O qyp? Per cfare shkollimi ben fjale. Thua nuk ka vjedhur. Vaj hallit te ishte keshtu. Po a mbron vjedhjen? Po Fatmira c ka bere keto vite? Nen cilin presion eshte e bija? O qyp! Rrojme ne Albanistan, qe kacakeve, kusareve, pirateve u ka ngritur monumente vetem se qene pashallare ne sherbim te Portes. E hapen nje shkolle shqipe thua? Kurre. Atehere? Duhet ta mesosh historuine e ketij vendit tone ndryshe, ose te pakten te ngresh zerin qe te mesohet ndryshe, me te verteta. Vetem atehere do ta meritojme Europen.S kemi pse futemi ne Europe si nevojtore e saj. A jemi te zot ta pastrojme kete nevojtore? Dhe pislleku ndodhet kudo, edhe nga e djathta, edhe nga e majta.I ka rrenjet thelle ne histori. Shiko sa dashuri kemi akoma per pushtuesin 500 vjecar…

  19. studenti pa late says:

    E thot nje fjale te urte populli “Prej ferret del lulja” ..po a eshte ky rasti???. 99% esht ferre.Por na duhet ne socjalistave me la m*t me shu**!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje