“Gërdeci” amerikan i Shkëlzen Berishës

16 Mars 2019, 18:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shkëlzen Berisha nuk ja ka dalë dot të shpëtojë nga akuzat se ka qenë i përfshirë në trafikun e armëve me origjinë kineze nga Shqipëria në Afganistan, si sekser i një palë trafikantësh shqiptarë, që ja kanë imponuar kontratën dy blerësve amerikanë. Ai po ashtu ka dështuar të heqë nga shpina akuzat se qëndron pas biznesit vdekjeprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një gjykatë në Florida i ka hedhur poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës, duke analizuar gjithë faktet e publikuara dhe duke i konsideruar ato të besueshme.

Në përshkrimin e fakteve, gjykata pasi ka përmendur si referenca gjithë raportet e medias ndërkombëtare me autoritet, ka përmendur po ashtu dhe dëshmi konfidenciale që persona të përfshirë në këto histori, siç janë dy biznesmenët amerikanë, apo vajza e Kosta Trebickës, kanë dhënë për të.

Vendimi i gjykatës për të pushuar çështjen, pas padisë së bërë nga Shkëlzen Berisha kundër Guy Lawson, autorit të librit “Armët & Çunat”, për të cilin kishte kërkuar 60 milionë dollarë dëmshpërblim, është një leksion drejtësie.

Nesër gazeta TemA do ta botojë të plotë vendimin, por paraprakisht vlen të veçojmë disa përfundime rreth kësaj historie.

Së pari, Shkëlzen Berisha ka shkuar deri në Amerikë “për të gjetur drejtësi”, jo sepse ai nuk ngrinte dot padi në Shqipëri. Por ai ka shkuar atje, me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtën taktikë, siç bën babai i tij zakonisht në Shqipëri.

Me kërcënim!

Shkëlzeni ka menduar se, duke kanosur gazetarin Laëson, do arrijë të fitojë gjyqin.

Shkëlzeni ka kërkuar 60 milionë dollarë dëmshpërblim për prishjen e imazhit, sikur ai të ishte Robert de Niro, Brad Pitt apo Pamela Anderson, dhe Guy Lawson të ishte Mark Zuckerberg, Elon Musk apo Bill Gates.

Falë bëmave të babit dhe bëmave të veta, Shkëlzeni është bërë personazh në Shqipëri, por në Shqipëri imazhi i tij, përfshi dhe Arminën, nuk vlen më shumë se dyqani i brekëve luksoze në Bllok.

Shkëlzeni ka kërkuar 60 milionë dollarë, sepse Guy Lawson duhet të ndjehej i kërcënuar: ose 60 milionë dollarë, ose marrëveshje jashtëgjyqësore, pranim i fajit dhe heqje e pasazheve për të nga libri! Ndryshe nuk shpjegohet shifra astronomike e kërkuar para një gjykate amerikane për një personazh të huaj provincial, të cilin në Amerikë nuk e njeh dhe nuk e konsideron njeri.

Së dyti, ky arsyetimi me dy “alternativa”, të dyja fituese, është tipik i njerëzve që mendojnë se drejtësinë e kanë në xhep dhe nuk e konsiderojnë idenë se drejtësia mund të dalë jashtë skemës së tyre. Sikur qoftë për një moment të kishte menduar skenarin e humbjes, Shkëlzeni (ose babi) do kishin zgjedhur modestinë si taktikë, në vend të kanosjes, do kishin kërkuar kompromisin si me palën kundërshtare, ashtu dhe me gjykatën, do kishin shtrirë dorën, në vend që të ngrinin grushtin.

Në vetvete, vendimi i gjykatës është model i një arsyetimi brilant. Për këtë, ai meriton të përkthehet dhe të studiohet si kazus në shkollat tona juridike. Gjykata ka rrëzuar padinë, pas një analize ligjore dhe faktuale të shkëlqyer dhe tepër serioze, mbështetur në dy shtylla:

Mbrojtja e reputacionit nuk bëhet me përzgjedhje, por kurdoherë dhe ndaj çdo sulmi që i vjen atij. Gjykata ka kuptuar se gurin e parë kundër “Kryeministrit dhe djalit të tij mafioz” e ka hedhur New York Times, pastaj Rolling Stones, Al Jazeera dhe një numër mediash të tjera. Ne dimë nga historia e politikës shqiptare se “kryeministri mafioz” e quajti New York Times “letër higjenike”, ndërkohë që Gjykata e Distriktit Jugor të Floridës na tregon se të gjitha shkrimet dhe publikimet e mediave të shumta nuk janë kundërshtuar kurrë juridikisht as nga “kryeministri, as nga djali i tij mafioz”.

Në gjykatë, Shkëlzeni ka thënë se vende- vende ka nisur emaile dhe ka kërkuar korrigjimin e shkrimeve kundër tij, por gjykatës nuk i nxorri asnjë sms për provë, lëre pastaj emaile apo ankesa proceduriale.

Diveroli, çuni i famshëm amerikan që mendoi se mund të bëhej i famshëm duke bërë pazar me mafian shqiptare, Kosta Trebicka, denoncuesi fatkeq i Shkëlzenit, Delijorgji, partneri i çunave të Zenit në biznesin famëkeq të demontimit, Pinari, ish- drejtori i dënuar i MEICO-s, të gjithë këta, kanë tërhequr, korrigjuar dhe mohuar akuzat ndaj Shkëlzenit, si i përfshirë në trafikun korruptiv të armëve me mafian shqiptare. Dhe kjo flet shumë për gjykatën, se me kë kemi të bëjmë. Për ta ilustruar këtë fenomen, gjykata citon deklaratat e bëra nga Luan Hoxha, ish- shef i Shtabit, në Ambasadën amerikane në Tiranë kundër Shkëlzenit, por që nuk guxonte t’i bënte në gjykatë.

Gjykata amerikane, megjithatë, arsyeton se këto rrethana nuk mjaftojnë për të të çliruar nga e keqja, nuk të bëjnë automatikisht çun të mirë. Gazetari amerikan, në përcaktimin e rolit të djalit të kryeministrit në historitë e mëdha të korrupsionit, kishte shfrytëzuar burime të tjera informacioni. Kishte dy çunat e tjerë amerikanë, ortakë të Diverolit, Packouz and Podrizki, të cilët i mbajtën në këmbë akuzat e tyre, kryetarin e Bashkisë Tiranë, që besonte se Shkëlzeni ishte i lidhur me aferën korruptive të demontimit, vajzën e Kosta Trebickës, e cila i kishte thënë se i ati ishte hequr nga biznesi i ripaketimit për t’i hapur rrugën djalit të kryeministrit, kishte Andi Belliun, punëtor tek punishtja e Gërdecit, i cili e e quante djalin e kryeministrit “hija” që fshihej pas aferës mafioze me demontimin në Gërdec.

Gjykata amerikane thotë në vendim se nuk janë dëshmitë çliruese apo ato rënduese që e mbajnë në këmbë, ose e rrëzojnë një akuzë, por janë dëshmitë e besueshme dhe ato të pabesueshme. Gjykata amerikane i ka quajtur dëshmitë e grupit të dytë, të besueshme. Prandaj ka vendosur në favor të gazetarit amerikan dhe në dëm të Shkëlzenit.

Së treti, gjykata ka arsyetuar me shumë përgjegjësi dhe për periudhën pas akuzave dhe sjelljet e personazheve. Në këtë aspekt, Shqipëria e pas vitit 2013, kur pushteti ka ndryshuar, duket se është vite drite larg, qoftë dhe Maqedonisë, në mënyrën se si ka vepruar ndaj ish- zyrtarëve problematikë. Zaev brenda vitit arrestoi ish- kryeministrin, dhe bëri marrëveshje të mëdha me fqinjët, ndërsa personazhi në fjalë, ose i ashtuquajturi “paditësi”, udhëton çdo fundjavë drejt Vjenës, apo botës arabe, pasi prej dhjetorit nuk ikën dot në SHBA, duke demonstruar me arrogancë se është në gjendje të harxhojë milionat e veta, pa i hyrë gjemb në këmbë nga drejtësia, ndërkohë që përflitet si pronar informal i disa portaleve, ku shumat e harxhuara për propogandë politike, janë marramendëse.

Së katërti, ky vendim i gjykatës amerikane është mirë që të studiohet në shkollat juridike shqiptare si kazus drejtësie, jo vetëm se vjen tek ne si drejtësi amerikane, por së pari sepse vjen tek ne si drejtësi për një çështje dhe për një personazh, përpara  të cilët drejtësia shqiptare ka thyer hundën.

Nuk them që këtë lëndë ta japë doemos në universitete, Argita, por shoqet e saj.

Siç e thotë në arsyetimin e vet Gjykata e Floridës, ky njeri, “paditësi”, siç i referohet ajo, dhe Fatmir Mediu, nuk shkuan kurrë para drejtësisë për Gërdecin, por u mjaftua gjithçka me burgun e Delijorgjit e Pinarit.

Në këtë aspekt, ky vendim gjykate, duhet të shërbejë si një indicie e re për SPAK, për të rihapur hetimin mbi rolin e këtij personazhi në dy aferat e mëdha të Gërdecit, atë të demontimit dhe atë të trafikut të armëve, dy histori ku ky ka vepruar me të njëjtin grup pune. Provat janë pa fund dhe shumë më tepër se ato që i kanë mjaftuar kësaj gjykate amerikane. Mjafton të arsyetosh dhe punosh me standartin e kësaj gjykate, dhe drejtësia vjen vetë.

Ky vendim gjykate, është “Gërdeci” amerikan për Shkëlzen Berishën, jo se kanë gjë personale me të, por se ata nuk lënë kurrë të lirë një njeri të përfshirë në korrupsion si ky. Partnerët e tij amerikanë, që ky i detyroi të paguanin për të, drejtësia amerikane i futi në burg, ndërsa ky është i lirë dhe si “gjeli majë plehut”, mendon se mund të kërcënojë dhe ata që shkruajnë të vërtetën në SHBA. Ndaj e ka hedhur veten në erë nga ky “Gërdec” amerikan, që po ashtu e ka bërë vetë. Siç bëri Gërdecin shqiptar.

35 komente në ““Gërdeci” amerikan i Shkëlzen Berishës”

  1. Alban Dega says:

    TRAGJEDIA E GERDECIT DHE QEVERIA NOTERE E XENIT

    ” I NDERSHEM” SI SALA APO KRYEHAJDUT SI BERISHA E CO, !?

    – Kryekriminelet e kryekusaret e Shqiperise kane emer e mbiemer…

    – Deshmite jane pa fund… me ze e me figure, ne kamera e kudo

    – Qeveria e Sales ne sherbim te familjes Berisha … Shkelzen Berisha zevendes-kryeminister i pare fuqiplot i babait te tij.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po c’faj ka Sali Berisha pse vjedh Ilir Meta, mund te pyese dikush !
    Vallahi bilahi Sali Berisha eshte i ndershem, hidhen te tjere .
    Shihni ku jeton !?
    Ne nje apartament te zakonshem si gjithe te tjeret… e terrci e verrcii…. e verrci e terrci!

    Si eshte e verteta!?

    Cfare thone faktet !?
    A e dini se para se ti nxirrte ne publik Dritan Prifti ia kishte treguar 86 video te tjera me vjedhje e korrupsion jo vetem te Metes e LSI-se por edhe te ministrave e zevendeministrave e zyrtareve te Sali Berishes si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Ridvan Bode…. dhe Ilir Metes !
    Berisha jo vetem kishte heshtur, por e kishte keshilluar Dritanin ta mbyllte ato afera megakusarie multimilioneshe ‘?
    Jo vetem aq… !
    A nuk ishte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij garantuesi i suksesit te cdo kontrate qe i kerkonte
    Argita e Shkelzeni si “Tokat e Helmatisura” te Damir Fazlicit, Gerdeci, qe gjoja “nuk e dinte ku
    binte”, megjithese Keshilli e Sigurimit Kombetar te SHBA, sherbimet e sigurise se Departamentit
    te Shtetit dhe ambasades amerikane i kishin kerkuar qe te nderpritej puna ne Gerdec gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane e Fushe Kruje!?

    Keta as te genjejne nuk dine !?

    Vetdemeskohen keqazi !
    A nuk i shkaktoi 100 milione euro investim te humbur te nje multiimilioneri pakistanez e bija Argita me kerkesen per 3 milione euro qe do te fuste n xhepin e saj si shperblim per suksesin e paragarantuar te miratimit te kontrates nga i jati dhe qeveria e tij !?
    A nuk ishte Sali Berisha e qeveria e komanduar prej tij, qe i shkaktoi mbi 620 milione dollare humbje shtetit e popullit shqiptar me marreveshjen antishqiptare e antikombetare te CEZ-it vetem qe i biri Shkelzen Berisha dhe sekseri shqipfoles Nue Kalaj i tij te fusnin ne xhepat e tyre 7 milione dollare me nje dore e nuk dihet sa miliona te tjere nen dore, per cka ka dokumente e tabulata, mesazhe e prova pa fund!?
    A nuk ishte dhenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi, qe i shkaktoi nje humbje prej 150 milione dollaresh te Bankes Boterore per projektin madhor te turizmit ne zemren e tij Bregdetin Vlore- Sarande dhe rrenoi me dhjetra shtepi te banoreve te zones e jo vetem nuk iu fut nje ferre ne kembe, por sot eshte nje nder kandidatet kryesore per te zevendesuar kryehajdutin e Autostrades se Kusarise se Kombit, Lulezim Bashen me mbi 600 milione euro te vjedhura e plackitura siqptareve qe e rrenoi ekonomine e financat shqiptare !?
    A nuk ishte qeveria e Sali Berishes qe me nje afere teper te dyshimte e tipike mafioze me sponsorin e Shoqates se bashkeshortes Lirie Berisha per Femijet Talasemike, qe nuk e kalojne numrin 250 ne Shqiperi, Rezart Taci, i shkaktoi nje humbje te paster prej 650 milione dollaresh, te nje kompanie kineze, shume e garantuar nga qeveria e superfuqise ekonomike e financiare e Botes ajo kineze, ofroi dhe u mund nga megamashtrimi i ketij hajduti e aventurieri qe ofroi 850 milione dollare leshi me dokumente te falsifikuara e rrena !?
    Qeveria e Sales ishte ne qendrim gatitu ne sherbim te familjes Berisha … Shkelzen Berisha ishte zevendes-kryeminister i pare fuqiplot i babait te tij qe komandonte krejt ministrat e te jatit !

    A nuk mjafton vetem kaq ….?

    A nuk mjafton vetem njeri prej ketyre fakteve qe Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli e co. te denohen me burg te perjetshem pa te drejte faljeje per demin kolosal qe i sollen popullit e shtetit shqiptar!?
    A nuk mjaftojne vetem keto 5 midis qindra fakteve te tjera qe Sali Berishes e Like Flori Tepsise sa Sheshi Skenderbej te LSI-se te denohen me burg te perjetshem e konfiskim edhe te Kulles se Drakules se Vicidolit e te Sarajeve te Xenit, Argites, Monikes e Berishes ne Farke e ne Gjirin e Lalezit, vilat e pallatet e Lulezim Bashes ne Tirane, Vlore e Hollande te blera me para e gjak, me vrasje vetvrasje piramidash e shitje deri mandatesh deputetesh nga 250 000- 500 000 euro ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017!?
    A nuk mjaftojne keto pese fakte dhe cifligjet e Aleksander Frangajt e vilat qindra mijera auroeshe te gazetareve te Kazanit te Sali Berishes dhe te Tepsise sa Sheshi Skenderdebej te LSI-se Ilir Metes jo vetem tu konfiskohen pasurite por edhe tu hiqet e drejta e ushtrimit te mbulimit, fshehjes se ketyre krimeve, dizinformimit dhe shtremberimit te ketyre fakteve skandaloze e rrenimtare per shqiptaret e Shqiperine, nje pjese e te cilave eshte perdorur per te blere mediat e korruptuara po aq sa edhe politika shqiptare !?

    25 miliarde dollare kusari ne 27 vjet Salikraci !

    A e dini vellzer e motra shqiptare sa eshte shuma e vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne keto 27 vjet nga kjo “Bande Gangsteresh” e nga kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!?
    Nga 20 – 25 miliarde dollare!?
    Ku shkuan !? Kush i mori!? Cfare u be me mbi 2 miliarde dollaret evetem te Piramidave !?
    Ne xhepat e kujt e ne cilat parajsa fiskale kane perfunduar !?
    Prandaj Shqiperia eshte ne kete dite halli !!!
    Prandaj shqiptaret jane ne varferi, ne papunesi, ne rruget e kurbetit!
    Eshte mekat !
    Eshte megakrim!
    Eshte tragjedi qe nje popull si shqiptaret te linde, te rritet, te plaket e te vdese fakir mbi nje truall flori, me bukuri natyrore hyjnore, me nje klime fantastike !
    E keshtu ishte, keshtu eshte e keshtu do te jete derisa populli do te duroje, derisa tia hedhim fajin, derisa do te ndjeke, derisa do te shkoje ai ne burg ne vend qe te coje ne burg shkaktaret e fatkeqesise se vet pa dallim feje, ideje, partie, krahine, ideje !

    Zgjidhja: fuqia e ligjit !

    Ata kane emra e mbiemra konkrete!
    Eshte koha qe ne vend qe behemi mish per topat e tyre, tua veme “topat e uraganit” popullor ketyre kusareve e vrastareve, ketyre hajnave me cizme, e vrasesve me fjale e vrasesve me plumba, ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve te hurit e litarit !
    Eshte koha qe ashtu si francezet iu versulen Basitjes edhe populli shqiptar jo me vare e bidona me benzine, por me fuqine e votes dhe forcen e ligjit tu versulet Sarajeve e dugajave, Gjirit e Lalezit e Farkes, blloqeve te tyre, para te cileve ai i Enver Hoxhes duket si Kasollja e Galigatit,
    Parate, pronat e pasurite e vjedhura popullit duhet ti kthehen pronarit te ligjshem te tyre – popullit !
    Nuk eshte koha qe populli te paguaje tarifat e kusarise se Sali Berishes e Lulezim Bashes se autostradave jo autostrada e rrugeve pa rruge te Like Floririt e Monika Kryemadhit e co.
    Eshte koha per ligj e drejtesi
    Parate e vjedhura popullit dhe te sekuestrimit te pasurive te kusareve dhe vrasesve te tyre e te Shqiperise te perdoren per tarifat e rrugeve dhe per nje jete me te mire e me te begate te popullit !
    Nuk eshte as e drejte dhe as njerezore, nuk eshte demokratike qe 3 milione shqiptare te paguajne per hajnine, per korrupsionin, per luksin e 4 – 500 banditeve, gangstereve dhe mafiozeve qe e moren peng dhe kthyen ne ciflig te vetin Shqiperine
    Hajnat me cizme ne burg !
    Te shkoje haka tek i Zoti, populli !

    1. Dyrrahu says:

      Sikur Shkelzeni t’i kishte kerkuar 60 milion euro nga gazetari, gjykata ia kishte dhene. Ai i kerkoi 60 milion dollare, gjykata nuk ia dha sepse Amerika nuk jep dollare ne duar te pista.

    2. M t q r says:

      Avash o Dego .,merr i qike fryme se mos po ngulfatesh kund!

      1. Lasgushi says:

        ne gjuhen shqipe thuhet; “merr pak fryme”, ne djalektin e shqiperis se mesme; “merr i çik fryme”, prandaj shko e meso gjuhen shqipe, se na e bastarduat fare!

      2. Shqip says:

        Qfar thua mer shqipe, se nuk je i kuptueshem. Lum si ne me shqipe si ti e vllezerit e tu nga mali

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mblidhuni o miq
    ku jeni
    se sebepin
    ka Shkëlzeni
    Se, si koqe
    e si trap
    i plasi
    Gërdeci prap.
    .
    Ky sy-tope
    ky burrec
    që rrafshoi
    një Gërdec
    ky buz-pid
    e ky mam-qi
    që rrafshoi
    aq shtëpi
    ky fytyrē
    e vrerosur
    që shkaktoi
    aq të plagosur
    ky incest
    e ky kusar
    që shkaktoi
    aq të vrar
    Për sojllëk
    e për burrni
    paska ngrit
    dhe nji padi.
    .
    O gjys gocë
    e gjys djal
    t’u ka dhjerë
    nusja n’kal
    se gjykatsi
    Amerikon
    nuk osh Llall
    nuk osh XhinXhon!
    .
    Tik tak ora
    po troket
    drejtësia
    po të pret
    aty dil
    e bilbilos
    o nont ujë
    e nji kos.
    se si shum
    u pasurove
    do hash munë
    që gatove.

    1. Monteskie says:

      Gopisti, je talent i madh, Arben Duka para teje eshte nje mushkonje!
      Respekte !

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        I falem nderit
        Monteskie
        për respektin
        që më dhe
        ndonëse unë
        nuk mendoj
        se Ben Duka
        ësht’ mushkonj…

        Anës Hudson
        “i palarë”
        pranë
        Manhattan
        i paparë
        se në fund
        jemi shqiptarë
        të uroj
        një Ditë të Mbarë! ???

  3. bureto says:

    Arsyetimin e Vendimin të gjykatës së Floridës, prokuroria shqiptare mund ta marrë si provë kryesisht, për të hapur dy proceset e pagjykuara nga drejtësia shqiptare: Gërdecin dhe municionin kinez për ushtrinë amerikane. Që dmth se ato që Zeni i ka konsideruar shpifje, nuk paskan qenë të tilla, përkundrazi kanë qenë të vërteta. Që këtu fillon puna dhe ajo vetë do të nxjerrë në dritë dhe shumë ‘xhevahire’ të tjera. Zeni është mësuar që me spekullime bën miliona. Këtë mendoi se do të fitonte ‘dobiçi’ i Salës dhe me padinë për shpifje ndaj gazetarit amerikan Guy Lawson. Dhe kërkonte jo pak qerratai, por fix 60 mln. $. Por ja që nuk thonë kot se zullumi këputet nga trashja. Ditë të këqia duket se po e presin ‘sypeshkaqenin’.

    1. Detari says:

      prokuroria shqiptare hahahahahahahaha

  4. NjeQytetaroptimist says:

    Nuk e dija qe Shkelzen Berisha paska hedhur ne gjyq amerikan autorin e librit te Gerdecit. Sic thote nje fjale e urte popullore: Vajte te heqesh vetullat, nxorre syte.. Nuk ka reference me te bukur se kjo e Florides ku Shkelzen Berisha eshte ekspozuar kaq hapur. Kjo gjykate I ka marre deshmite te verteta = qe kane peshe ligjore dhe konsiderohen si prova. Ky tutkun (sypeshkaqeni) sa I hapi gropen vetes dhe deshmoi qe ne nje gjykate te pamvarur dhe demokratike, do te perfundonte ne burg po te ishte I pandehur.. You just open a highway of legal trouble in the feature you freaking moron !!! Hajde karavidhe hajde !!!
    PS.. Sa I kerkove shkrimtarit o idjot 60 miljon dollare huh ?!?! Kujtove se ishe I rendesishem…

  5. Tani says:

    Bravo gopisti je njish.

  6. Drejtedi says:

    Kuriozr te njihem me kete vendim gjykate
    Dora qe e ka shkruar kete shkrim e bukur pershkruar?

  7. Zigur Qarri says:

    Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë gjyqësore me familjarët e viktimave të Gërdecit, për çështjen e dëmshpërblimit,
    në Gjykatën Administrative. Gjatë seancave gjyqësore, Ministria e Mbrojtjes ka mbrojtur të gjitha vendimet dhe aktet në lidhjet me
    fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.Megjithatë,pavarësisht pretendimeve të stafit të zonjës Kodheli,Gjykata Administrative
    ka pranuar padinë dhe kërkesën e familjarëve për dëmshpërblim.Por,Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të vijojë betejën në Gjykatën
    e Apelit. Ndërkaq, qeveria “Rama” ka nisur edhe një proces paralel gjyqësor me familjarët e viktimave të Gërdecit në Gjykatën e
    Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nga ana e tij, kryeministri Rama ka angazhuar Avokatin e Shtetit, për të rrëzuar
    familjarët.Qeveria “Rama” ka mbrojtur zyrtarisht alibinë e Sali Berishës për Gërdecin.Berisha e ka konsideruar Gërdecin një aksident teknologjik. Por, edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mendon se Gërdeci ishte një aksident teknologjik.Për shumëkënd ky fakt
    mund të tingëllojë i pabesueshëm, por ky është një argument me të cilin Mimi Kodheli po u kundërvihet familjarëve të Gërdecit në
    gjykatë. Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kërkuar Gjykatës së Tiranës të rrëzojë padinë e familjarëve të viktimave të
    Gërdecit me argumentin se shpërthimi ishte një aksident teknologjik. Gjithsesi, pavarësisht rivrasjes së viktimave nga gjykatat e
    degraduara shqiptare, nuk ka asnjë dyshim se shpërthimi i Gërdecit, nuk ishte një aksident teknologjik, por një biznes i mirëfilltë
    qeveritar, në shërbim të të cilit u vunë ministra,ushtarakë etj.Fatmir Mehdiu eshte “opozitari” me i dashur dhe i rrespektuar nga
    ”rilindasit”!7 Dhjetor 2017.”Ruçi në SHBA, takime me zyrtarët e lartë:Shqiptarët nuk e harrojnë kurrë…Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë
    Gramoz Ruçi, ne kuader te vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës me ftesë të kongresmentit Robert Pittinger, u prit në
    një takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, Robert Pittenger.Zyra per shtyp e
    Ruçit ben me dije se gjatë këtij takimi Ruçi shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga
    kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane Fatmir Mediu, përfaqësues i opozitës, dhe nga deputeti Anastas Angjeli”.

      1. Zigur Qarri says:

        Ky eshte realiteti shqiptare!

        1. sirt1 says:

          Ne baze te ketij informacioni del qartasi (jo se kisha ndonje dyshim) qe shalgjati ben opozitarin vetem per aparence nderkohe qe ne prapaskene eshte adashi i shokut Sali. Ne fakt avokat Ngjela e ka thene me kohe qe keta dy horra i bashkon lufta kunder sistemit te ri te drejtesise. Turp per nje popull te tere qe e mban veten per trim qe lejon shurraq te ketij niveli te tallen me avenirin e Shqiperise dhe shqiptareve.

          1. Zigur Qarri says:

            “Korrupsioni eshte Kryeministrore”,thote Zoti S.Ngjela,dhe kjo eshte 100% e vertete.Asgje nuk behet pa aprovimin e Kryeministrave,
            fakt qe i ben ata fajtoret kryesore per te gjith aferat korruptive.Te gjith Kryeministrat denim me vdekje.Rama ne karrike elektrike,te
            tjeret me pushkatim.Rama perveçse eshte hajdut si te gjith Kryeministrat,eshte edhe pevers,dhe kjo ka ndikuar ne degjenerimin
            moral te rinise shqiptare,qe eshte edhe humbja me madhe per kombin tone,gati e parikuperueshme.Ne kemi nje Kryeminister qe
            genjen per gjithshka dhe eshte perdorues droge,dhe shum kujt,kjo nuk i ben pershtypje,sikur te jete nje normalitet!!!

    1. j says:

      Me ato tru maloko-gomari qe te kane hedhur,heren tjeter do thuash
      se tragjedine e gerdecit e shkaktoi rama.
      Sa defrehet zeni me berishen kur shef sa debila ka mes shqiptaresh
      dhe sa koqe kanari i besojne atij edhe kur flet kodra mbas berg.
      Ngjan me shume me lesh plepi o zagar qorri.

    2. Nick says:

      Nese nuk e besoni kete sa shkruan, mund edhe te kontrolloni me burime te tjera, nuk eshte nevoja te ziheni neper forume se dreqi na mori, nuk kemi se ç’fitojme! Nese qeverise aktuale i bejne me shume dem ca pará qe do paguaje per gjakun e atyre qe i shkrumboi saliu & son, atehere kjo eshte per tu grindur e per te uleritur!

    3. Tiranare says:

      Ketu nuk flitet pse shpertheu por Cfare Ishte ndermarja Gerdec. Mos ngatero dy gjera te ndryshme. Besoj se e kupton ndryshimin. Nese jo, atehere me vjen keq qe harxhova disa minuta nga jeta Ime.

    4. te rroj partia says:

      Duhet te dalesh nga politika e dites dhe e xhepit, qe te kuptosh qe kur kerkon drejtesi kerkon fajtoret ne burg. Familjaret kerkojne drejtesi, kerkojne qe te jene ne burg vrasesit. Kerkojne qe saliu dhe shkelzeni te jene ne burg. Ne strazbug kerkojne qe te rihapet ceshtja.
      Gjyqet civile per demshperblime mund te vazhdojne me qindra vjet sepse kushdo mund te ngrej nje padi civile. Ajo nuk eshte drejtesi por eshte ushqim per avokatet. Vdekja nuk blihet me lek.

      1. Zigur Qarri says:

        “Vdekja(gjaku) nuk blihet me lek”?
        Familjet e kater viktimave te protestes se 21 Janarit 2011,Edvin Rama i demshperbleu pa asnje proce gjyqsore,mbi 2 milion Euro,
        mbi 500 mije Euro per Familje!!!Rama nuk ka ngritur asnje padi kundra Qeverise Berisha(as per tragjedine e Gerdecit),megjithese
        premtoi se do ta bente kete kur ishte ne opozite.Me 1 mars 2019, familjarët e 26 viktimave të Gërdecit, i kërkuan takim kryeministrit,
        me datë 15 mars, ora 10.00,dhe Rama pranoi.Por ky ishte mashtrim,sepse i gënjeu.Me 15 Mars drogaxhiu Rama ja mbathi në Berat!
        “Kryeministri i Finlandës dhe i tërë kabineti i tij qeveritar kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të dështimit për ta zbatuar reformën e sigurimeve shëndetësore”!Ndersa Rama,ka deshtuar ne te gjitha premtimet(reformat) e tij,ka mbi supe afera korruptive
        pa fund,e ka kthyer Shqiperine ne Kolumbine e Europes,eshte i vetmi Kryeminister ne Bote perdorues droge,gati te gjith qeveritaret
        e tij jan te inkriminuar…e megjithate,ai nuk largohet!Rama duhet te denohet ne karrike elektrike,dhe eshte pak.

    5. une says:

      Zigur Qarri, analfabeti, paska mbaruar Kristalin per “jurist”?

  8. xen says:

    Keto lloje kermash, me soj e sorollop, berishiane e cfare jane, qe kane pire gjak njerzish dhe femijesh, duhen djegur ne ferr

  9. Drini says:

    DREJTËSIA DO TË BËHET.
    DO TI SHOFIM NË BURG, KRIMINELËT .

  10. Black Eagle says:

    Ky eshte halli me i madh qe ka Sali Berisha qe rri akoma rrugve duke protestuar, Cadra e Lirise dhe sheshi i Lirise Jane te dyja te urdheruara nga dhoma e gjumit te Saliut nga Liria ,me kercenimin se po ma preken Zenin gjej vend te futesh! Ka marr peng partin demoktratike dhe mbi te gjitha Integrimin Europian duke kerkuar qe ne fillim te pengojne DREJTESIN.

  11. O says:

    Problem nuk jane faktet. Problem eshte akti dhe zbatimi.

  12. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    O zigur kari, aksidenti mund të jertë terknollogjik, por biznesi ishte i paligjshëm, sepse ligji Amerikan nuk lejon biznes me armët kineze, qofshin këto edhe fishekë. A e kuptove tani aksidentin teknologjik, fute në byth me gjithë sali halenë.

  13. Sqepari says:

    60 miljon $, por sa ka derdhur ne gjykate paraprakisht per shumen, po per shpenzimet e gjyqit te humbur?

  14. Koci says:

    Argumentim brilant, kjo lloj drejtesie po vjen ndaj ngeli rrugeve opozita.
    Zen toci e pesoi si te zeste kolonjare, vajten per caj e moren rigon(arigjinali, vajten per .ith e moren .are.

  15. PD says:

    PD- Partia Destruktive 30 vjecare e Familjes Berisha me e pasura ne Shqiperi ! E lidhur me shfrytezimin e pasurive publike shqiptare ! Igjithe arsenali i Ushtrise i vlersuar ne miliona miliona milina dollar shkoi per skrap per tu shitur ! Dhe i konvertuar ne pasuri personale ne menuren me abuzive nga Familja Berisha ! Plasi Gerdeci dhe u mor vesh se sa uje te zi kishte ne aferat e Ministrise se Mbrojtjes e DJALIT Berisha !
    Kjo pasuri eshte nje e 100 aferave ku familja e Berishajve eshte e perfshire ! Te gjitha keto ne emer te PARTISE Demokratike DESTRUKTIVE !
    P-artia
    D-estruktive

  16. Detari says:

    mutin po i hani berishave, jane bere pasanik, kane vrare njerez pa fund dhe akoma bejne cfare te duan.

    Kaluan plot 30 vjet do kalojn dhe 30 te tjera, saliu do ket vdek nga mosha por i lir, shkelzeni i moshuar do jet akoma i lir dhe femijet e tij do jen te pasur dhe pse jo, do ken akoma pushtet.

    Shqiperia e Kastriotit do ket nje xhami per cdo bllok.

    1. am says:

      Do hane njeri tjetrin, njerez kaq te babezitur per para e pushtet ne nje moment fillojne e i bien njeri tjetrit

  17. am says:

    Ku ka gjyq prej verteti qe i le te lire keta berishet dhe bashet. Idjot sic jane kane perdorur shtetin dhe as jane munduar te fshihen. Vetem ne Shqiperi mund te mbijetojne keta krimba sepse prokuroria i ka frike. Gjykatesit i kane frike. Njerezit e zakonshem i kame frike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje