Pas pritshmërisë së mijëra demokratëve se Rama do të rrëzohej të shtunën, Jari vendosi të bëjë disa kritika të lehta për Bashën, me qëllim që të justifikohet shtyrja e rrëzimit të Ramës, për Festën e Pashkëve
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron.
Protesta e djeshme shkoi shumë mirë dhe demokratët treguan veten e tyre si njerëz të sakrificës dhe qëndrestarë. Por fakti që Rama nuk u rrëzua, është thjeshtë çështje teknike.
Arsyeja e parë ka të bëjë me faktin, se ndërkohë që ne u bëmë gati ta rrëzonim, ai ishte në Poliçan. Aty është strehimi i Byrosë Politike dhe fabrika e armëve dhe ju trembëm rrezikut të një kundër revolucioni duke armatosur njerëzit e duke u nisur drejt Tiranës. Për të shmangur gjakderdhjen e lamë për herën tjetër.
Së dyti, Zeni si besimtar i devotshëm, e porositi Lulin, që duhen bërë shtatë xhiro rreth kryeministrisë, që të të bekojë Allahu. Luli ka disa boshllëqe në formimin fetar dhe bëri vetëm tre xhiro rreth kryeministrisë. Kjo për shkak se ja besoi Mul Nokës këtë gjë, i cili beson më shumë tek shprehja, “E treta e vërteta”, se sa tek Allahu.
Dhe ky gabim ka peshën e vet, se nuk e bekoi protestën.
Gabim i tretë ishte shkuarja tek Parlamenti kur aty, nuk kish deputetë. Përleshja e demokratëve heronj me policinë, bëri që ata të harxhojnë 130 kapsolla luftarake kundër policëve, ndërkohë që duruan dhe gazin lotsjellës. Kjo krijoi shpërndarje të energjive opozitare dhe shpërqëndrim të forcave duke ulur eficencën e goditjes. Armiku, siç kemi mësuar ne në Shkollë të Bashkuar, goditet në pikën më të dobët, me intesitetin më të lartë. Ne goditën me intensitet të ulët, në disa pika të forta. Kjo nuk dha rezultat.
Gabimi i katërt është emërimi i Gaz Bardhit drejtues proteste. Kjo krijon shumë konfuzion. Sa herë që njerëzit thoshin “Forca djema, se erdhi Gazi”, demonstruesit largoheshin, se mendonin se erdhi gazi lotsjellës. Kjo shkaktoi shumë panik dhe na shkaktoi dëme të mëdha. Për këtë arsye propozoj që Gazmend Bardhin mos ta thërrasim shkurt Gazi, por Mendi. Të paktën kur të thonë “Erdhi Mendi” ka më shumë shpresë, se duket sikur erdhi Mendja.
Së pesti ishte gabim mbajtja e telefonit hapur nga Luli. Sa herë që ai mban telefonin hapur na i prish planet. Lideri kur niset në luftë nuk e mban telefonin me vete. Dhe në Shkollë të Bashkuar, ne e kemi pas bërë në leksion, se komandanti mban korrierë dhe vetëm ai sjell lajme. Duke mbajtur telefonin hapur, ai humbi vizionin dhe qartësinë dhe nga 48 orë protestë na e katandisi në as në 4.8 orë.
Pavarësisht kësaj, shpresoj që herën tjetër t’i përmirësojmë këto gabime dhe ta përmbysim Edi Ramën.
I juaji Jari!
Luli gabime ban gjithmone.