Haberet e Mitros: Foto me Enverin

19 Mars 2019, 21:00Politika TEMA

Nga Mitro Çela

Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. Me këtë rast, populli, edhe pa dijen e tij, i ndërtoi një vilë në zemër të Bllokut. Me dy kate. Me pishinë brenda. Me një duzinë me dhoma. Me një sallë për mbledhje.

Ndërkohë kinostudjo po xhironte një dokumentar për jetën e liderit të komunizmës. Një pjesë e dokumentarit do “thurej” në vilë.

Sipas skenarit në mes të podjumit zuri vend shoku Enver. Në një anë kryeministrit, shoku Adil Çarçani. Në krahun tjetër zëvendëskryeministrit, shoku Besnik Bekteshi.

Salla e mbushur me naftëtarë dhe minatorë. Mes gazetarëve isha i ftuar edhe unë, në atë mot shef i sektorit ekonomik në “Zerin e popullit”

Çdo mizaskenë xhirohej nën syrin vigjilent te shoqes Nexhmije.

Për ta përtypur më mirë tregimin, duhet të them, se në atë mot, shoku ynë Enver, vuante nga skleroza.
Kur u ndezën kamerat e mori fjalën shoku Enver:

-Sot dua ti flas popullit tim, trim dhe liridashës për naftë. Pse do të thoni ju? Ua thom unë: Nafta çan bllokadën. Nafta në memëdhenë tënë shtrihet në formë trekëndëshi: Tomorr, Kuçovë, Cakrran, Vlorë, Shëngjin.

-E dini sa naftë prodhuam në vitin 1980? Ua thom unë: 1.3 milionë tonë. Një vit më vonë, në vitin 1938…

-1981, shoku Enver,-ndërhyri me takt shoqja Nexhmije.

-Edhe ne të udhëheqjes i lajthitim vitet,-tha buzëgas, shoku Enver.- Një vit më vonë u prodhuan 200 milionë tonë naftë….

E mori ferra uratën. Shoqja Nexhmije u bëri me shenjë kamerave. Mori mikrofonim:

-Tani, bashkë me shokun Enver do bëjmë një xhiro në kopështin e shtëpisë.

Kamerat punonin. Herë pas here shoku Enver pyeste shoqen Nexhmije:

-Si dola?

-Shkëqyshëm!

Sipas skenarit, personazhi do rikthehej në vilë për të pirë kafe.

Në hyrje të vilës ishin katër-pesë shkallë. Unë u ndodha tek dera. Çifti po ngjiste shkallët. Shoku Enver më zgjati dorën:

-Ky është Mitro Çela. Gazetar- tha shoqja Nexhmije.

-Ouu! Të kam lexuar? Shkruan në gazetën “Le Monde”? Foli frëngjisht…

-Jo shoku Enver. Mitroja është gazetar tek “Zëri i Popullit”…

U futëm në sallë. Shoku Enver takonte punëtorinë. U afrova edhe unë. Më përqafoi dhe më foli në rrëzë të veshit frëngjisht:

-Më dërgo telegram, kur ta botosh reportazhin. Jam i abonuar në “Le Monde”…

Shënim.

1.Dy vite më vonë shoku Enver vdiq.

2.Tre vite më vonë, mua më vunë “fshesën” nga “ZP-ja”. Nisa punë korrespodent i gazetës “Bashkimi” në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd..

25 komente në “Haberet e Mitros: Foto me Enverin”

  1. O Mitro po fahri balliu i shoqeruar nga hekuran isai ku ishte ,po bashkim hoxha qe eshte kaq i pikelluar kur i shajne saliun beri ndonje skenar.
    Po dr saliu ,ai antikomunisti ku qendronte ,tek oxhaku.
    Po si ore te gjithe ju qe jepnit edhe jeten per partin dhe shokun enver na dolet antikomunista dhe u bet milioner…..

  2. Jeniceri says:

    E kujt i plasi c’bere ti, o sharlatan. Te vune fshesen apo te bene mutin. E paner qe ishe jeshil qe atehere.

  3. tqn says:

    Gjithmone QENEF ke qene e mbetesh.Sa ishte gjalle PPSH-ja e rropet si dele.Nga fundi i botes erdhet e zute vend ne Tirane me opinga ne fillim e pak. nga pak si gjarper u kacavoret neper poste e miradina qe nuk i meritonit
    Kam njohur vellane tend si mjek.Ne profesion qe profan megjithate gjithe jeten qe pedagog e punoi ne qender te Tiranes nderkohe qe mjeket ekselent u kalben neper fshatrat e thella te vendit pa patur asnje pretendim.E zotrote dole demokrat i flakte se tu mbarua tagjia e komunizmes -sic thua zotrote-e doje ta provoje edhe ate te demokramutit.Ju zente gryken e frymen e drejta e asaj kohe. Nuk e vkupton se nukje gje tjeter vecse nje kopje e shemtuar e sojit tend e pratickes tende plehre.

  4. i merzitmi says:

    Ehhh funderrina si Mitro Cela ishin nga ata qe bene c’eshte e mundur qe Shqiperia te behej germadhe dhe halabakeri ?

  5. Komunist i Penduar Thellë says:

    Si duket Shokut Enver nuk i pelqeu shume reportashi jot tek Le Monde o Mitro palla.

  6. Meti says:

    Mitro, me thuaj aman a ke mesuar te kercesh se ne nje dasmen e nje te afermi tuaj late nam, s’dije te hidhje kembet. Ate kohe ti ishe i ri, por sot ke ecur perpara, je bere personazh dhe na tregon perralla me mbret.

  7. Pinoku says:

    Ku e pe pishinen ti ne ate shtepi o Mitro genjeshtra .Po dyzinen e dhomave me sa numura e di ti ?Fallsifikator

  8. Shkullaku Uturaku says:

    Edhe ti Mitro pordha Besnik i Partise paskeshe qene!!!!!
    Fatin e Enverit paci bashke me Sali bajgen

  9. Toma says:

    Qeke keput ne both

  10. Shkodrani says:

    Bravo Mitro ia ke dhi enveristave, tani na trego ndonji gja me Salih Mutin

  11. Martini says:

    ZORAXHI si shumica e themeluesve të PD.

  12. Nardi says:

    ??????.I presecutuar edhe Mitro.Çfare paska hequr i shkreti.E meriton
    qe ka qene ose eshte antare i Pd-es.

  13. Shqiptar says:

    E çfar deshe te thoshje ..?

  14. qytetar says:

    Mitro Cela kallajxhi nga mbrezhdani i permetit, nuk prisja qe te mos genjeje.E keni ne gen kete semundje.Pse more stergjysh tani e gjete dhe ti si arta dade te rikonfirmohesh ne politike.Ju jeni tamam skorjet qe thoshe ai shoku yt enveri per takemin tend

  15. samo says:

    dmth o shoku Mitra me kete shkrim te shkurter e hoqe qafe te qenurit prane partise dhe e nxorre budallain te shoku Enver, bukur dhe cfare zgjuarsie…te te pyes cfare moshe kini tani ate te komandantit ne 1983…???

  16. Bes Brani says:

    Njè rèfenjè pèr moshèn e tretè ose pleqèrinè kur bèhet pèr tu tallur èshtè njèllojè bumerangu. Ti zoti gazetarè paske pèshtyer lartè dhe prite kur t’ju vijè sy. Enveri ka vetèm Ditèlindje ! Lindi gjirokastrit si shumè tè tjerè, por vetèm Ai u bè Burrèshteti qè e nderoi Shqipèria e tèra. Njè gazetarè po tè jetè i mirè lè gjurmè nè media. Njè shkrimtarè i mirè lè gjurmè tè thella nè kohè dhe hapsirè. Me njè udhèheqès tè mirè populli jeton i lumtur dhe kurrè nuk vdes ! Shkruaj Mitro edhe pèr ata pleq tè shkretè qè pas ’90 varosèn djemtè e tyre, si nè kohè lufte.

  17. andri says:

    Turp per ty o Mitro qe shkruan keto edhe sikur te ishin te verteta, kujt i vlejne keto!!!!!!!!!!! Po spate kurajon te thuash cfare ishte mire ne ate kohe, se ca gjera ishin me mire se sot! Arsimi ku mbarove shkollen ti nuk ishte karikature si sot…… Keqardhje per ty! Sa vjec je ti, se duket Enverin e zuri ne 75 vjec skleroza, po ty……???????

  18. Fati says:

    Ik o Mitro se nje cope palaço i neveritshëm. Sa larg vëllai tënd, mjekut te nderuar, je.

  19. fshatari.pafshat says:

    Ore Mutro edhe pas 28 vitesh loqe mbete. Po ne ZP si hyre??? Refeje zagar rrefeje. Lebetitje intelektuale.

  20. Arti says:

    … dmth, prandaj tu prish mitra, o shoku Mitro? ??

  21. prind says:

    po fiks ta paskan gjetur , librazhdin e kishe shume. Kushedi sa net nuk ke fjet gjume ne ate kohe nga qejfi ,nga fjalet e Enverit te rrjedhur, te dukej vetja vertet si gazetar i le Monde, ndaj u merzite shume kur te hoqen nga ZP.

  22. Ano Nimi says:

    Qe paskeshe qene atje shoku Mitro, ne peqi te Enverit e te Partise do te thoshte se ja paskeshe bere fora si gazetar i talentuar dhe i devotshem i propogandes se diktatures dhe i mesimeve te liderit, pa do te thote qe edhe qe ja paskeshe lepire mire dikujt qe ishte fare afer me familjen dhe me Byrone.

    Qe punetoret i paskeshin ndertuar Enverit (jo dhuruar, sepse vila ishte dhe mbeti prone e shtetit me gjithe orendite) pas 40 viteve ne krye te vendit “pa dijenine e tij”, nje vile me pishine brenda dhe me nje dyzine dhomash, bashke me nje salle pune-mbledhjesh, nje vile qe as qe mund te krahasohet me vilat e Gjirit te Lalezit, prona personale e te trashegueshme, te gjithefare kopukeve dhe hajduteve te sotem te demokracise, edhe kjo nuk eshte ndonje gje per tu perfolur e aq me pak per te bere sarkazem, sidomos nga dikush qe ishte ftuar aty, dmth nga dikush qe kishte kredencialet e duhura te ishte prezent ne evente te atilla per te cilat do te enderronin dhe jargezonin edhe shoke komuniste si doktori i atehershem Sali Berisha, ky. Saliu yne i sotem me shtate tuje e tete turpe.

    Qe njeriun e ze skleroza, nje simundje si cdo semundje, ne te 70-tat a ne te 80-tat e perpjete, edhe kjo eshte natyrore dhe qe gjendja apo fjalet ne skleroze nuk eshte nje tregues i aftesive apo veprimtarive te atij njeriu dhe as nuk eshte ne nderin dhe etiken e askujt ta beje humor e te tallet me te, sidomos nese ai “askushi”. te kete qene prezent si i perzgjedhur dhe i besuar i lidershipit te asaj kohe.

    Shkurt hesapi shoku Mitro Cela, shkrimit tend, ne cdo plan qe ta marresh, i mungon morali, i mungon etika i mungon sensi dhe shpjegimi i vetem per motivet e ketij shkrimi do te ishte se vjen dita qe, gjithesesi, njeriu do e tregoje nese eshte i qene apo i paqene.

    Ose, shkrimi mund te merret si prove e se vertetes se njohur qe nga skleroza e personalitetit nuk eshte askush i imunizuar, perfshire edhe ate qe tallet me sklerozat e te tjereve.

  23. moni says:

    Mitro zvarranik ke qene ne rini, ashtu vazhdon edhe sot e kesaj dite. Turp per ata qe te dhane ty te drejte shkollimi dhe punesimi si gazetar! Edhe nje nxenes i fillores do e shkruante me bukur nje hartim…

  24. Mbrezhanaku says:

    O mitro, me vjen ndot te ta shkruaj me te madhe emrin. Po te kesh miliona here turp, more zagar i felliqur. Mo me dalc perpara ndonjehere se ta kam bere me kohe gati, gelbazen ne fytyre.

  25. Zgalem says:

    Eshte llogjike , qe shqiptaret te dine ne se Mitro ishte drejtor I kompanise ” Shqiponja ” , te Pd , qe conte nafte te Milloshi . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje