Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

19 Mars 2019, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha do të shkojë ditën e enjte në Prokurori, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që drejtësia amerikane ka për atë dhe bashkëpunëtorët e vet, lidhur me një financim të paligjshëm prej 500 mijë dollarësh, që një kompani me pronarë rusë, “Biniatta Trade LP”, ka paguar për llogari të Partisë Demokratike në llogarinë e lobistit të saj, Muzin, në Uashington. 

Shqetësimi amerikan është i madh, pasi lobisti i Lulzim Bashës, Nick Muzin, është nën hetim në SHBA për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, mes të tjerash për infiltrimin rus në SHBA dhe një çështje delikate të vjedhjes së të dhënave kompjuterike për të goditur kundërshtarët e Emirateve të Bashkuara.

Sipas “New York Times”, ai prej disa muajsh është nën hetim. Drejtësia amerikane ka refuzuar të dërgojë në Prokurorinë shqiptare deklaratat e Nick Muzin për këtë rast, duke mos i dhënë mundësi Lulzim Bashës të rakordojë opsionet dhe të gjejë një mundësi të re për të gënjyer.

Pra, Lulzim Basha duhet të japë një version zyrtar për drejtësinë amerikane, nëse është keqpërdorur nga rusët dhe njerëzit e tyre, apo e ka bërë këtë me vetëdije.

Por kjo është çështje që Lulzim Basha tani e ka me drejtësinë amerikane dhe për të qenë më i qartë, se çfarë mund ta gjejë me të, le të pyesë Shkëlzenin.

Ajo që është e rëndë në këtë histori, ka të bëjë me Prokurorinë e Shqipërisë.

Tashmë Lulzim Basha ka shkelur zyrtarisht ligjin shqiptar të financimeve të partive politike, duke mos i deklaruar këto shuma pranë KQZ-së. Kur plasi skandali në fund të vitit 2017, Oerd Bylykbashi deklaroi  në Parlament se: “Këto janë financime të partisë politike dhe do te raportohen sipas ligjit deri në mars te vitit tjetër”.

Këto deklarime nuk u bënë kurrë dhe PD është në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, po aq sa atij amerikan.

Por meqë flasim për një shumë 500 mijë dollarë pa adresë, Lulzim Basha këtu ka dy qëndrime dhe ka ndryshuar dëshminë publike për to.

Qëndrimi i tanishëm është që ai nuk e di pse lobisti i tij Nick Muzin, thotë që i ka marrë këto para nga kompania me pronarë rus. D.m.th ja lë përgjegjësinë lobistit të vet, i cili ka deklaruar që këto para janë paguar për llogari të PD-së.

Por më 21 dhjetor 2017, në emisionin “Opinion”, Lulzim Basha ka dhënë një qëndrim tjetër. Ai thotë se këto 500 mijë dollarë janë para të mbledhura në një “fundraising” nga shqiptaro- amerikanët, në dijeninë e tij mbi 100 vetë, të cilët ja kanë dorëzuar lobistit të tij.


D.m.th bëhet fjalë po për 500 mijë dollarë, por njëherë Lulzim Basha e di si ku janë gjetur e kush i ka paguar, dhe tashmë nuk e di kush i ka paguar.

E gjitha kjo ndërkohë është e padeklaruar në KQZ, por vetëm në TV, dhe përbën një rast të pastër për fillimin e hetimeve nga Prokuroria shqiptare.

Që Lulzim Basha ka konsumuar një krim në SHBA, kjo është e qartë, por për këtë nuk duhet të shqetësohemi, se aty drejtësia bën punën e saj.

Ajo që ne duhet të shqetësohemi, është përse ndaj Lulzim Bashës nuk nis hetimi në Shqipëri, kur ka shkelur haptazi ligjin shqiptar, kur ka bërë deklarime publike kontradiktore, që provojnë ekzistencën e një pagese 500 mijë dollarë, paguar pa u deklaruar, ose që nuk tregon si janë transferuar këto shuma nga PD tek paguesit.

Ai një herë thotë që e kanë paguar disa shqiptarë që nuk ua di emrat as Lulzim Basha, e një herë dy rusë që po ashtu nuk i njeh as Lulzim Basha. Për më tepër që një prej rusëve, bashkëthemelues i “Biniatta Trade”, kompanisë fantazmë që pagoi për llogari të Partisë Demokratike në vitin 1988, ishte një funksionar i lartë i KGB-së.

Kjo nuk e bën Lulzim Bashën automatikisht bashkëpunëtor të rusëve, por një njeri të paguar prej tyre, është e sigurtë që e bën. Që ta heqë këtë dyshim, Lulzim Basha duhet të deklarojë në Prokurori, dijeninë e tij për fondin prej 500 mijë dollarëve, që ka deklaruar se e kanë mbledhur shqiptaro- amerikanët për lobistin e tij.

Po ashtu, Prokuroria shqiptare duhet të dërgojë letër porosi për Nick Muzin, që të pyetet për rrethanat që mori 500 mijë dollarë në emër të PD. Dhe kjo kërkon një proces të pastër penal ndaj tij në Shqipëri, pavarësisht atij në SHBA. Një proces, që ai nuk mund t’i shmanget më me procedurë, apo duke marrë raport mjekësor, si në rastin e “Rrugës së Kombit”.

Vetëm nëse nxjerr raport që është budalla, mund të shpëtojë.

23 komente në “Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë”

  1. TR says:

    Lojrat teatrale te Lulzimes , i han dhe i kalon prokuroria e Shqiperise ,por kur flitet per Amerikane , duhet te shohim se cfare do te ndodhi me 100 versionet e ulta te Bashes.

    1. Amy says:

      PROKURORET KETU PER NJE INCIZIM QE NUK ISHTE PER SAIMIR TAHIRIN BERI NAMIN DERI SA MUNDEN TA DENIGRONIN, POR NUK MUNDEN DOT SE AI DOLI I PASTER NE ITALI, NDERSA NE KERE RAST QE BASHA PO HETOHET NE AMERIKE KA NJE PROCES TE PASTER ATJE, DHE PO ASHTU SHKEL LIGJIN ME TE DY KEMBET KETU, TANI PROKURORIA JONE DUHET TE HAPE CESHTJE PENALE PER TE, NDRYSHE DO DUHET TE THEMI KA LIGJ POR KA EDHE MALIQ,
      PER KETE ARSYE DHE SHUME TE TJERA KETA DERDIMENE DOGJEN MANDATET, SE MENDUAN QE DO TA FUSIN NE LUFTE KETE VEND TE NATOS, DHE KETA DO SHPETONIN PA U LAGUR, POR JO, SAPO KA FILLUAR KALVARI PER METEN, BASHEN, BERISHEN E FAMILJEN E TIJ,

  2. Ina says:

    Kesaj radhe ske ku shkon o ditezi!

  3. MACOKU says:

    l pse ozoti mero ja vune ne vesh punen e budallait se do shkoj te doktorr karamani te mari kartelen per skizofren sic e mirshim ne ier me nje koh mos te ikshim ushtar por megjithate ktit i takon se icik rrot kari eshte hahahaha lulka po i hapet suma avash avash nga siper

  4. Orli says:

    O sa kam qeshur me kete frazen e fundit por eshte per te plasur se cfare bejne keto plehera.

  5. Tiranare says:

    Nuk do te shkoje te enjte se eshte i zene me rrezimin e Rames. Mero ka mundesi qe prokuroria ta therase nje dite tjeter se perndryshe prishet plani dhe Rama do te na rije kryeminister deri ne 2021. Flm per mirekuptimin.

  6. Partizani i Sheqeres says:

    Prandaj i duhet demostratat dhe rrezimi i qeverise TIK TAKU po i afrohet Lules , Saliut ,ILirit , Monalizes, dhe Nick Muzinit , po te mjeret militant si hane groshe dhe pilaf dhe besojne se LUlushi do vije ne pushtet dhe i ben ca deputet e ca shefa Policie

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Nuk me besohet qe kjo Prokurori nuk ka fuqi te ndjeki nje hetim serioz penal per cdokend. Prokuroria qe te burgos per momentin por nuk ndjek procesin ligjor deri ne fund kur nje person denohet me vite. Rast I hapur ku jane dhene plot 500 mije dollare nga Partia Demokratike me letra dhe te firmosura dhe prokuroria thirri nje here ish sekretarin e saj Arben Ballkazanin dhe c’do gje ra ne heshtje sikur skishte ndodhur asgje.. Ceshtja e CEZ-it ne ajer. Gjithshka serjoze qe ka te beje me shuma te medha monetare qe prek drejtpersedrejti xhepat e taksapaguesve shqiptare jane te mbajtura ne ajer pa nje zgjidhje te saj.. Asnje akuze vetem pyetje qe te sqarohen ne Prokurori sikur eshte ky institucjon zbutesi dhe udherrefyesi I situatave.. Punon njeri ne ate institucjon ose ceshtje qe te shkojne deri ne fund ndjekjeve penale deri ne gjykate ?!?! Habitem..

  8. Tiranare says:

    Nje tjeter fakt qe prokuroria eshte blere nga Rama. E theret diten qe Luli do rrezonte Ramen.

  9. Alban says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA NUK RREJNE KURRE PA FOLE !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale …

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 10 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-
    kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori i tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    Sa per te genjyer, Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !

  10. Black Eagle says:

    Luli mor trim,pa an trego si i bleve day kate pallati?

  11. Komentuesi says:

    NE SHQIPERI NUK KEMI PROKUROR DHE GJYKATES TE ZOT,TE PERGATITUR PROFESIONALISHT.Prandaj ndodh kjo qe Lulzim Basha e hedh shurren perpjete gati sa nuk u lag syt ketyre prokurorve dhe gjykatesve.Ata jane helmuar nga Sali Berisha,dhe kane keqardhje qe Berisha nuk eshte akoma kryeminister.

  12. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    BASHA DUHET TË HETOHET.
    ËSHTË KANDITATI I FORCËS MË TË MADHE OPOZITARE, DHE PRETENDON VENDIN E KRYEMINISTRIT.
    POPULLI DO SQARIME .
    DREJTËSIA DUHET TË SHPEJTOJË .

  13. Boston says:

    Kur flet ku bircja duket qe genjen, gjuha e trupit e tregon zbuluar…..
    Kam vite ne Amerike po nuk kam degjuar qe shqiptaret te japin ndihma $5000 per person. Nje genjeshter me bisht….E po hu me hu dhe erdhi rasti ti ngulet mire….Tani le te bertase me force qe amerikanet nuk kuptojne se cfare behet….Duhet te tregoje per agjentet e Rusise Sali dhe Like floriri, se do te kete lehtesira

  14. Liri says:

    O MERO DJALI,A NA THUA DOT SE CFARE PAZARESH BERI BASHA ME RAMEN PER 5 ORE VETEM SE NA CAVE TRAPIN CDO DITE TE NJEJTIN MUHABET.DHE JAM I PAVARUR THOTE MERO KOKE DAULLJA.I DUKEN BUDALLENJ NJEREZIT.

  15. Korcari says:

    Laraska hu më hu,do ti hyjë një hu në bythë një herë se zbë[email protected]

  16. Sit back and relaks■●▪ says:

    Mero duket qe ste mbajne me veshkat, aq nxitimthi ke shkruajtur sa kam dyshime ne ke arritur ne kohe apo ke mbaruar pune ne rruge e siper.
    Nqs lul bajtha ka shkelur ligjin do te pergjigjet deri ne nje, por kete e vendos gjykata dhe jo globi magjik prej kristali qe mban Mero.
    Propaganda eshte propagande, deshirat jane deshira, por ne fund eshte drejtesia ajo qe vendos dhe cdo tentative per ti bere presion drejtesise nepermjet artikujsh 5 leksh vetem sa e kthejne nje proces gjyqesor nga proces juridik ne proces politik ku cdokush qe e di se si funksionon pengmarrja e sistemit te drejtesise per llogari te politikes do mendonte se ky eshte eshte nje proces me nje fund te paracaktuar nga politika.
    Lereni drejtesine te beje punen e saj sepse nqs pushteti pokitik vazhdon ti nderhyje pushtetit gjyqesor duke perdorur si doras pushtetin mediatik ath ketu jo vetem qe i kemi bere nje dem te madh sistemit demokratik por ka mundesi qe shkelesit e ligjit nga kriminele te na kthehen ne heronj.
    Ne lidhje me drejtesine Amerikane, drejtesia atje funksionon me avokat dhe avokati i Muzin te jesh i sigurte qe e ka deklaraten e Muzin bere ne prokurorine Amerikane dhe nqs e ka avokati i Muzin te jesh i sigurte qe e ka edhe Basha. Pra rakordimi do ekzistoje qe cke me te dhe nuk besoj se do kete ndonje gje kontradiktore ne deklaratat e Bashes. Avokatet dhe kontaktet underground punojne gjithe kohes per sa kohe te jete e nevojshme.
    Lidhur me ngjarjen, Nik Muzin thote qe ja kane paguar ruset e biniatta per PD, PD thote qe nuk ka autorizuar Biniatta Trade per te bere te tilla pagesa ath e thjeshte fare, duhet te gjehet dokumenti ku pd autorizon biniatta trade te beje pagesen 500 mijeshe ne emer te pd drejt nik muzin. Nqs nje dokument i tille ekziston ath kjo do vertetoje dyshimet qe pd ka bere pagesa te padeklaruara etj etj etj ne shkelje te ligjit shqiptar, nqs nuk ekziston ath nuk ka asnje mundesi reale faktike juridike qe te vleje si prove ne gjykate ne lidhje me akuzat dhe dyshimet per nje collusion si i thote ameriqoni te pd me biniatta trade. kaq dhe pike. pastaj supozime, hamendesime, teori konspirative mund te ngreme plot bile mund te bejne edhe ndonje liber me titull “Collusion Dudes”.

    1. Popull kot says:

      @sit back e relaks.
      Ke bere nje shkrim fantastic. Ne te ka shume llogjike dhe plot dredhi. Me plote llogjike na spjegon se duhet te egzistojne dekomenta per keto pune. Me plot dredhi na thua qe nqs keto dokumenta nuk egzistojne ahere akuzat bien. Keto qe thua ti jane spjegime per biseda nen goten e rakise. Ne thelb ky personi i quajtur Muzin eshte nen akuze per spiunazh ne Amerike. Ketu fle dhe mbrojtja jote stoike qe I ben Bashes dhe PD. Kerkon dekomenta qe nuk egzistojne dhe nuk spjegon se ne boten e spiunazhit dokumenta te tilla shpesh nuk egzistojne sepse punet behen me devotshmeri….Ne tere keto qe shkruan, tregon se je shume I djallezuar dhe mendja jote eshte ne sinkronizim te plote me situaten. Sidoqofte ideja per te shkruar nje liber per “spiunet qe rrezuan Ameriken” eshte e mire. Me siguri ne Amerike do dale nje tjeter shkrimtar I ngjashem me ate qe shkroi “qente e terbuar”, per te spjeguar Ameriken, por per te na spjeguar ne shqiptareve do duhet pena e Ismail kadarese. Besoj ai eshte duke menduar te beje romanin e te vertetes shqiptare:”Keshtjella e Spiuneve”

  17. Shqiptar says:

    “Zgjidhe lëmshin Bajraktar..”

  18. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, të lutem mos e bëj Lul Bashën personazh të antenës. Sado të tmerrshëm ta ketë raportin e budallallëkut nuk ma kalon mua për gomarllëk.

  19. Flutura says:

    Po budalla eshte, kjo duket. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje