Kombëtarja është momenti i krenar isë për çdo futbollist. E kush më mirë se një ish-kapiten, një ish-portier dhe një ish-legjendë që e ka veshur prej dekadash ngjyrën kuqezi mund ta dijë këtë.
Kristian Panuçi ka mbajtur një standard të lartë, edhe kur është bërë fjalë për një portier të Serisë A, i cili javë pas jave merr elozhet nga mediat italiane.
Trajneri i Kombëtares la jashtë grumbullimit Thomas Strakoshën, i cili humbi avionin për të mbërritur në mbrëmje në grumbullim në Durrës.
Për këtë, pas publikimit të lajmit, “Panorama Sport” ka kontaktuar edhe babain menaxher të portierit, Foto Strakoshën, ish-kapitenin e Shqipërisë.
Në bisedën telefonike, ish-gardiani i kuqezinjve kërkon me çdo mënyrë të shmangë keqkuptimet për situatën e krijuar, pasi në kryefjalë të asaj që thotë është Kombëtarja, edhe kur bëhet fjalë për të birin.
“Më mirëkuptoni, por e kam të vështirë të flas. Pavarësisht gjithkujt, Kombëtarja është mbi të gjithë”, shprehet Foto sapo nis fjalën e tij.
Si menaxher i Tomasit, cili është komenti juaj për vendimin e trajnerit në lidhje me të?
Edhe në karrierën time, por në të gjithë jetën time, mbi çdo gjë, ka qenë ekipi kombëtar. Dhe për të respektuar edhe momentin e ekipit kombëtar që ka ndeshjen të premten, duke marrë shkas edhe që unë jam prind, babai i Tomasit, nuk do të jem i bindshëm për asnjë. Kështu që, unë jo vetëm e kam për detyrë, por sinqerisht që e respektoj vendimin e trajnerit.
Çfarë ndodhi ekzaktësisht?
Tani nuk dua që të futem në ato debate. Që në momentin që rregullat e trajnerit janë ato, përderisa është thyerje disiplinore që për x arsye të mos arrish në orën e duhur, unë e mbështes dhe e respektoj vendimin e trajnerit.
Po cilat ishin arsyet e Tomasit për të mos u paraqitur në orar në grumbullim?
Juve jua kanë thënë. E keni bërë me dije.
Po, gjithsesi ju mund të keni versionin tuaj edhe si menaxher i tij…
Sado që unë mund të marr vendin tim si menaxher dhe si prind, nuk do të jem dot i bindshëm për njerëzit. Ndoshta ata që më njohin, edhe mund të më kuptojnë. Sado që të marr pozicion unë, të mirë apo të keq, nuk do të jem i bindshëm për opinionin publik. Kështu që, më lejoni me sinqeritet që duke qenë edhe në të mirë të ambientit të ekipit kombëtar të mbetem me kaq.
“Panorama Sport” ka shkruar sot (dje) se vonesa e Tomasit ka ardhur për shkak të një bllokimi në trafik dhe mosarritjeje në orar për avionin. E konfirmoni?
Pse ma bëni këtë pyetje? Po cila mund të jetë arsyeja tjetër? Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj. Ishte vonesë. E them me sinqeritet, nëse ishte faji i lojtarit që u vonua, le të mbajë përgjegjësi dhe të dënohet.
Ju personalisht a keni komunikuar me trajnerin Panuçi?
Jo nuk kam folur. Nuk kam as të drejtë
Para disa ditesh nje lojtar po i kombetares beri nje deklarate jo bindese duke dekpalur se:sa te jete Panuçi si trainer une do te refuzoj te vij ne ekipin kombetar!Klikova per te pare se nga vinte e kusht ishte ky “star” qe nuk e gjen ne asnje yll futbolli kete deklarate,qe ndoshta edhe ekipet perfaqesuese varen nga keta yje!Me rezultoi fatale siç e mendoja,po mos ta njohesh kete “yll te shuar” e ti shkikosh fotot te gjitha zanatet mud me ja dhan por ate te futbollistit ,kurr!Ai qe ka ndjenje e qe kerkon te luaj per kombin nenshtrohet edhe sikur trainieri i kombetares te kete bere gabim,jo qe une nuk shoh ndonje faj per te pasi nuk eshte e thene qe tthirrjen e pare duket tia bente atij!I uroj fat te mbare e ma do mendja qe mund me luejt edhe me perfaqesuesen e Kosoves!I uroj sukses Kosoves por jo nga ky fare lojtari kaq i pazevendesueshem!Edhe Strakosha qe ne fund te fundit e meriton e eshte sot per sot i pazevendesueshem nuk na beri ndonje deklarate alla Lenianne!Imagjinoheni te kete me shume ne dore ky djalosh i stermunduar ne karieren e tij ,duke e trajtuar vehten sikur te jete nje-shi ne Europe!
Bravo Foto-ikone ke qene dhe ikone do mbesesh. Nuk thone kot andej nga jugu: “beme baba te te ngjaj”
TOMI DUHET TE KETHEHET NE GJIRIN E EKIPIT KOMBETAR , PO QE SE ESHTE BLLOKIM TRAFIKU , GJERA QE NDODHIN ..!.. PANUCI ESHTE ME LLOGJIKE ..!
Foto ngelet nje sportist dhe njeri model . E kam takuar sopo kish lidhur kontrate me Olimpjakosin dhe ishte po ai djale modest si gjithmon .Djali eshte me i talentuar vetem do lutesha ti ngjante te atit ne karakter .
Cdo ekip duhet te kete disipline, dicka qe ne shqiptaret s’e kemi shume qejf. Shume mire ja beri, nuk eshte per ta marre personalisht, por per ta kuptuar qe ekipi ka rregulla qe duhen zbatuar. Askush nuk eshte mbi to. As Lenjani, as Strakosha, as Panuci. Edhe ai po theu rregullat me apo pa dashje, duhet t’i kerkoje llogari vetes.
E kam thene edhe ne nje tjeter koment qe Panuci eshte nje kar me te madhe. Problemet me trafikun jane te perbotshme. Ketu problemi eshte presidenti i FSHF. A e din Ai rrote tranieri qe lojtare te tille jane emblema, jane institucione qe pjerdhin trainer e president. Por ne Shqiperi nuk ka opinion dhe tifozeri qe do benin shkarkimin e ketij tranjeri fodull. Ky portier eshte ne Shqiperi sikur Messi tek Argjentina. Dhe Messi hyn e del nga kombetarja sa here i teket bytha.