Presidenca reagon për pajisjen me pasaportë shqiptare të indianëve: S’pati të dhëna problematike

Presidenca ka dhënë sqarim lidhur me dhënien e nënshtetësisë  shqiptare vëllezërve indianë Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Zëdhënësi i presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron  se “janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, sqaron më tej zëdhënësi i presidentit, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Dy vëllezërit Sandesara kanë hapur biznese në Shqipëri madje mësohet se ata po ndërtojnë edhe në jug të vendit.

Ata kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech.

Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali u bë publik në janar të vitit të kaluar kur Agjencia e Krimit Ekonomik në Indi arrestoi Drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi.

Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India. Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe, vende me të cilat India nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Por gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri. Në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur ishin në kërkim ndërkombëtar, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, gje që i bën të paesktradueshëm në vendin e tyre megjithëse në 19 mars gjykata indiane ka autorizuar shpalljen në kërkimi.

Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Presidenca reagon për pajisjen me pasaportë shqiptare të indianëve: S’pati të dhëna problematike”

  1. tori says:

    like po te vjen fundi.Reci po te pret

    1. Korrupsion ne presidence - Duhet hetuar says:

      Si mund te japesh qytetari dy biznesmeneve qe kane vetem disa vjet qe po punokan ne Shqiperi? Ky eshte korrupsion ne presidence dhe duhet hetuar. Keto gjera nuk duhet kaluar lehtas. Dikush ka paguar per qytetarine. TURP!

    2. Zabiti says:

      Pyesni Fahri Balliun se ai ia ka rekomanduar Likes.

  2. lisi says:

    Nuk e kuptoj pse shqetesoheni per presidentin.Kush nuk e ka qejf mjaltin!?

  3. ME EMER says:

    c`behet more … pa papapa.. vend pa zot ..! kush i ka pjelle..!

  4. Zigur Qarri says:

    Përgjegjësia bie mbi shërbimin sekret shqiptarë dhe Ministrinë e Brëndëshme.
    Me 6 shkurt të vitit të kaluar,kur dy shtetasit indian kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë
    shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë, nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të
    rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në
    kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.Por skandali i dështimit të
    autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar
    Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet
    e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e Liqenit të thatë të
    Tiranës. Pikërisht në buzë të Liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare,
    sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.

  5. Lili says:

    Bashke me nje kompani shqiptare?cila qe te kuptojme kush eshte paguar

  6. Like Bachella says:

    Mos te marrin “Monen”?
    Ku te te gjejme tjeter te mire sa kjo

  7. Ideali i bythës says:

    Po pse do e linte avazin e bllokut Likja në Presidencë?!
    I thonë lekë vëlla!
    Nga një anë teatër me Mona ordineren, nga ana tjetër i bën hyzmet lekut dhe rehatin.
    Nga një anë bën sikur do vetflijohet ose do japë dorëheqjen si president, nga ana tjetër nuk është aq budalla sa të lërë për atdheun, lopën e milionave që mjel me nënshtësitë dhe rehatin e pushimeve luksoze për 4 vjet në Presidencë, të paguara nga shqiptarët.

  8. E verteta says:

    Emanuel
    Akuzoj po ku te trokas :- Kur shkruaj ,mesazhi me pare shkon te sekti e gjenerata X. Google,Facebook,Amazon,Cel,You tube, e gjithe teknologjia ,fuqia e parase dhe pushtetit jane te elitat e korruptuara politike dhe krimi qe drejtohet menaxhohet e drejtohet ne cdo pore te shoqerise njerezore kunder dinjitetit njerezor, familjes,kultures,muzikes,letersise artit duke na diktuar cfare te hame, cfare te vishemi,si te edukohemi .Duke kontrolluar mendjet tona permes mijra menyrave por si tendence e nje vrapi te shfrenuar inteligjenca artificiale qe don te shperbeje krejt njerezimin.
    Keto jaka te bardha,doreza te bardha pa dinjitet pa familje,pa komb super te pasuruar sa s,dine tashme cfar te bejne me pasurite maramendese kur vetem nje kopilce e tyre ka nje pasuri 1.000.000.000.000 leke ne banka te botes, te gatshem per ta shfarrosur racen njerezore permes nje hibridi – raca ariane; duan te ndertojne nje njeri sipas cmendurise se tyre gjenetikisht ne kopshte eksperimentale,pa atesi,amesi,tradita,kujtese,me seks te shfrenuar ku te munden sa te munden me ushqime gjenetikisht te formesuara. Kane te hapura me miliona llogari fallse ne internet qe klikoje njera tjetren duke fituar shuma maramendese,qe permes kesaj lirie kibernetike qarkullojne lirisht mallra ,para arme,njerez,teknologji, duke depertuar ne cdo qelize te jetes njerezore duke vene daren ne fyt cdo individi.
    Keto burra e gra te cmendur pas egocentrizmit te tyre na imponojne filozofine e tyre me plan te detajuar te kontrollit mendor,material duke zhbere te drejten njerezore dhe mardhenjet e tyre dhe mardhenjet nderkombetare.
    Na imponojne humbjen e kohes sone te shendetshme ,veshjen stilistike deri ne kotesi e perdorim te femres si mjet fasade qe josh ,ndjedh . Ky grup bastardhesh ,neveri njerezore shoqeruar me gra e vajza pa asnje dinjitet qe zvarriten si neperka neper shurren e tyre dhe spermen qelbanike,si automate seksi deri ne nivelet me te larta te shoqerise na imponohen me muziken e tyre qe vetem luan instrumentet nga poshte,duke i bere njerezit te habiten nga ritmet boshe qe habisin , na imponohen me filmat e tyre duke na “Argetuar”deri ne shkaterrim te brendise sone.Kjo race boheme te korruptuarish me damat e tyre mijra kepuceshe, sandaleshe ngaqe s,dine cfar te bejne me me parajsat fiskale,na shpikin cdo dite mall tregu qe shkaterron njeriun ,dinjitetin e tij,identitetin e tij.Keto mostra vdekje na japin cdo dite kallepe imitimi qe na vdes perjete.Gjithcka qe shfetojme ne internet kontrollohet prej tyre. Te kjo bote shkaterrimtare e nje grushti te babezituresh, jeta njerezore eshte bere nje ferr me ritem te cmendur,me konkurence te eger,me cinizem e indiference ,me interesa qe perplasen ,hegjemoni,zona influence,kercitje dhembesh,ne injorance totale se kush jemi,pse ekzistojme dhe si duhet te jetojme, te trajtojme veten ,tjetrin ,familjen, shoqerine ,kombet .
    Ky eshte fundi i nje permase epokale thellesisht demoniake.
    Jo me!
    Kjo e ashtequajtur rilindje-vdekje eshte e humbur dhe cdo dite ne te gjith globin humb e shprishet ne menyre atomike .
    Ne kete pellg ku noton ky sekt ne nivel global , vegjeton ne nivel kombetar edhe i perhumburi me citane e klika sekt e tij e mbarsur me marrveshje shaterrimtare per vendin e tij me gjith pisllekun e mbledhur ketu nga pjeset me te cthurura te popujve.
    Pamvaresisht parase,pushtetit ,djallezise ,manovrimevete pafund ,per te mos humbur pasurite,ofiqet,zoterimet; jane ne grahma vdekje te perjetshme. Jane te humbur me humbje…
    Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherrefyes,qe hap vedijen, qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance te njerezimit.
    Po kthehen njerezit duke lene pas kete vello shkaterrimtare duke jetuar ne cdo sekond me frymen e Krijuesit ,me qartesine e mendimit ,me zemren qe shendoshet pak nga pak e shpirtin e lire qe kupton se jeta fillon e mbaron vetem ne Zotin ku pa te s,ka jete.
    Po clirohen nga makthet e helmatisjes duke kerkuar Krijuesin tek vetvetja,tjetri ,njerezimi dhe gjithcka c,ka na eshte dhene.
    Shpirti i Zotit ne cdo grimce ekzistence !
    Tani eshte vetem NJE : EMANUEL !
    BESONI!

  9. EJ says:

    Shqipëria vend rrumpallë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *