Ambasadori i Zvicrës është bërë hero i popullit të Kosovës, ndërsa ministri që kërkon dëbimin e tij është – një injorant

29 Mars 2019, 09:17Rajoni TEMA

Një me-nder-me-thënë ministër, një injorant i qeverisë së Kosovës paska kërkuar që të dëbohet ambasadori i Zvicrës. Duhet të ndodhë e kundërta: të largohet injoranti nga qeveria. Sepse ambasadori dhe shteti zviceran gëzojnë respekt të madh në Kosovë.

Nga Enver Robelli

1.Zvicra ka qenë vendi i parë që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nënvizuar se për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër përveç pavarësisë.

2.Vetëm 10 ditë pas shpalljes së pavarësisë Zvicra e ka pranuar shtetin e Kosovës, duke hyrë kështu në grupin e parë të shteteve që kanë vulosur mëvetësinë e Kosovës.

3.Që nga fillimi i viteve ’60 rreth 300 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia shqiptare, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi kanë punuar apo gjetur strehim në Zvicër. Pa ndihmën e këtyre njerëzve Kosova nuk do të ishte kjo që është sot.

4.Që nga viti 1999 mijëra ushtarë zviceranë kanë ruajtur paqen në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

5.Që nga viti 1999 Zvicra ka financuar mbi 20 projekte për furnizim me ujë të qytetarëve të Kosovës. Për këtë qëllim Zvicra ka ndarë rreth 50 milionë franga – para të taksapaguesve. Mijëra taksapagues në Zvicër janë shqiptarë. Ministër-injoranti me thirrjen e tij për dëbimin e ambasadorit zviceran i fyen edhe shqiptarët e Zvicrës.

6.Vetëm në tri vitet e fundit Zvicra për projekte të ndryshme i ka dhuruar Kosovës mbi 60 milionë franga.

7.Në prill 1999 në kuadër të aksionit «Glückskette» (Zinxhiri i fatit) qytetarët zviceranë dhuruan 49,5 milionë franga për refugjatët e Kosovës.

8.Në vitet 1998/99 Zvicra ka pranuar rreth 50 mijë refugjatë nga Kosova. Pjesa më e madhe e tyre u kthyen në Kosovë pas çlirimit – dhe kthimin e tyre e përkrahu financiarisht Zvicra.

9.Gjatë viteve të luftës nga Zvicra kanë ardhur në Kosovë për të ndihmuar në çlirimin e vendit qindra shqiptarë. Pothuaj asnjëri prej tyre nuk e ka humbur lejen e qëndrimit në Zvicër.

10.Edhe tani kur autoritetet serbe lëshojnë fletarreste kundër ish-ushtarëve të UÇK-së me banim në Zvicër, organet zvicerane të drejtësisë refuzojnë ekstradimin e tyre.

11.Ministri injorant kërkon dëbimin e ambasadorit të Zvicrës, ndërsa nuk guxon t’ua përmend emrat ambasadorëve të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, të cilët pothuaj çdo ditë e përshkruajnë këtë pushtet si të ndyrë, nepotist dhe të korruptuar.

12.Ambasadori i Zvicrës në Kosovë është ndër më të zëshmit në kritikat ndaj BE-së, e cila po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar.

13.Zvicra ka dhënë kontribut të madh në themelimin e mediave publike të Kosovës. (Nuk është faji i Zvicrës që partitë politike të Kosovës i kanë shndërruar këto media në megafona të propagandës).

14.Por si ambasadori ashtu edhe çdo qytetar zviceran ka të drejtë të pyes: ku dhe si po harxhohen paratë tona? Të cilat nuk ia kemi borxh Kosovës. Siç nuk ia kemi as Moldavisë. As Maqedonisë. As Serbisë. Ministri injorant i qeverisë së Ramush Haradinajt nuk e di çka domethënë para e taksapaguesve, sepse mentaliteti i tij qeverisës është i cubit që fut dorën në vegshin e pushtetit për të marrë sa më shumë që të jetë e mundshme.

15.Për dallim nga Kosova ku askush nuk kërkon llogari gati për asgjë, në Zvicër mediat, partitë politike, opinioni vazhdimisht i bëjnë presion qeverisë të tregojë se si i ka harxhuar paratë e parapara si ndihmë për vende në nevojë.

16.Ministri injorant nuk e di se gjatë luftës armët më moderne në duart e ushtarëve të UÇK-së kanë qenë edhe të ushtrisë zvicerane. Si kanë ardhur ato në Kosovë është çështje që i mbetet historisë, por këtu po e përmendim edhe këtë fakt për të demaskuar një injorant kolosal me kapacitet mendor të trumcakut.

17.Zvicra dhe bashkë me të mijëra shqiptarë me shtetësi zvicerane janë krenarë me punën dhe me qëndrimet e ambasadorit në Prishtinë. Njëkohësisht mijëra shqiptarë jo vetëm me qëndrim në Zvicër, por edhe shumica e shqiptarëve në Kosovë janë të turpëruar që një injorant i tillë si ministri nga radhët e AAK-së e keqpërdorë hapësirën mediale për të lëshuar në eter deklarata absurde.

18.Presidenti i Turqisë e ka fyer publikisht kryeministrin e Kosovës, por ministri injorant nuk bërë zë fare. Tash bëhet si trim në rastin e ambasadorit zviceran, i cili ka folur siç flet edhe çdo qytetar zemërplasur i Kosovës, i lodhur nga një kotillë primitive që vjedh popullin dhe shkatërron shtetin.

19.Natyrisht që ambasadori zviceran nuk do të largohet dhe as që ka takat një injorant ta largojë atë. Por deklaratat skandaloze vetëm tregojnë se nga çfarë lëngate politike po vuan Kosova.

20,Ambasadori i Zvicrës ka të drejtë të kritikojë keqqeverisjen në Kosovë, ka të drejtë të pyes se si ndodhi që si me magji u shtua numri i veteranëve të luftës, si u bë që në buxhetin aktual të Kosovës të ndahen vetëm 3,9 milionë për rregullimin e furnizimit me ujë, si u bë që kryeministri ta quajë vjedhës një prokuror, i cili nisi hetimet kundër vjedhësve të vërtetë – atyre që u futën në lista të veteranëve për të marrë një rrogë dhe pastaj për të votuar për partinë e shefit. Secili ambasador ka të drejtë të pyes se prej nga i mori paratë kryeministri i Kosovës për të kaluar pushimet në njërin prej hoteleve më të shtrenjta në St. Moritz të Zvicrës, ndërkohë që qindra-mijëra kosovarë mezi mbijetojnë për shkak të kushteve të vështira të jetesës. Ndihmat financiare që ka dhënë Zvicra që nga viti 1999 kalojnë qindra milionë, plus disa qindra lopë të sjella me aeroplanë në Prishtinë. Por as këtë nuk e ka parasysh ministër-injoranti që nuk ka ëndrra të tjera për Kosovën përveç se për të futur ndonjë familjar në punë.

9 komente në “Ambasadori i Zvicrës është bërë hero i popullit të Kosovës, ndërsa ministri që kërkon dëbimin e tij është – një injorant”

  1. ¿ says:

    U therr një vogëlush para disa ditësh në Zvicër.

    1. Mo says:

      Kan fut ministra hajvana. Aj duhet shkarku direktTa fyesh ambasadorin e nje shteti qe mban 200.000 shqiptar qe vetem nga zvicra ne kosove dergojne aq shum para saqe kosova ja del te mbijetoj. Ateher aj duhet shkarku direkt dhe kryeqveritari duhet te kerkoj falje. Zvicrani thot gjithmon te verteten

  2. prishtinasi says:

    Te lumte per kete pasqyrim realiteti qe kemi mbi 90 % e popullit tone.Zvicra ka ndihmuar aq shume sa jemi falenderues per jete per popullin dhe shtetin Zvicran.Injorantet me siguri se nuk e kane gjate sepse gjerat po shihen tashme shume me shume e me qarte dhe se edhe ne do te pyesim per kuleten tone,per taksat tona se ku po shkojne se mjafte u vodhem.Ky popull duhet te zgjohet nga letargjia dhe te ndryshojme sistemin e kalbur sepse tashme po kemi perkrahje edhe te ambasadoreve e shteteve te fuqishme e shume mike tona……..

  3. rexha 10 says:

    EDHE AHMET ZOGUN E SHPALLEN TRADHETARE ,PORE E REABILITOI SALIU DHE ILIRI.KY ESHTE SHPERBLIMI QE DISA SHQIPEFOLES TA KTHEJNE NDERIN.PO TE GJITHE ATA QE DHANE JETEN PER ATE VENDE ,CFARE DO TE BEHET ?APO DO TE VEPRONI SICE VEPRUAN HALABAKET E QEVERISE SHQIPTARE.PERSE U ZHDUKE FAMILJA E LEGJENDARIT ADEM JASHARI?PERSE THACI PRESIDENTE I KOSOVES VENDOS KURORA NE VARRIN E TIJE .NE NDERIM TE KUJT MOTIVI?APO CDO GJE ESHTE FORMALE. EDHE TE PASURIT NDIKOJNE SADO PAKE PER TE ULUR VARFERINE E NJERZEVE.psh BEXHED PACOLLI QE DO TE BEJE NE QERRET TE DURRSI NJE KOMPLEKSE REZIDENCIAL AFER ILIRIT , PRESIDENTIT TONE.

  4. Njutoni says:

    Zvicerrant jan shkerdhqima.
    Ata duan fuqi pune pra marrin t huj
    Thjesht gamor me punu.
    Jan komb i degjeneru drognisht.
    Jan shtet mafjoz kriminel.
    Ato kokrra leksh qe kan hudh n kosov jan si hicgje per lavatricen gjigande historike te pareve t pista.
    Si ata king pin te droges n amerik latine qe ju jepnn ca pare varfanjakve.
    Por benin miljarda per vete.
    Zvicrra esht shembulli me i mr sesi nje shtet mund te ndertohet nga mafja. Ku mafja edht pushtet,parti,qeveri,ushtri,polici,drejtsi,ekonomi,bank,….ku mafje esht gjith poplli narkotik,
    Desh t behej edhe shqipnija kshtu por se lan
    Sepse shqiptart kan dhun.dhe sepse esht von per kte gje tash.
    Se la perndimi.
    I mjafto nji zvicerr.sepse e kan nen hyq.te bindur

    Si bicim kurve kolektive.
    Kushdo nga perndimoret qe don me bo korrupsjon ,gati i ka bankat zvicerrane per me ja mbulu paret e pisllikut.
    Epo t gjith njers jan dhe do padurohen.
    Si bicim qe meshkujt shkojn n pidhtore me shfry bolet.
    Dhe e respektojn kurven per sherbimin qe ju ben.
    Kshtu respektohet edhe zvicrra nga perndimi.si nji kurv qe kurvnon perulshem.dhe me kualitet.

  5. Martini says:

    Në kujtoni se qeveria e vëllezërve kosovarë kishte vetëm një idiot sifilitik atë zvkryeministrin Hoxhaj që u mërzit nga “ndërhyrja” e Tiranës dhe Edit në punët e Prishtinës.Epo ne u justifikuan e thamë që nuk ka shtëpi në botë pa një hale (Wc).Por siç.del ju po e bëni shtëpinë me shumë nevojtore.

  6. A says:

    Jam plotesisht dakord me shkrimin dhe komentet me pika qe ka bere ENVER ROBELLI ne kete shkrim. Ku me detaje ka treguar ndihmesen qe kane dhene zviceranet si mbrenda ne Kosove, por edhe ne Zvicer duke treguar numerin e madh te shqiptareve te Kosoves qe jetojne, banojne, punojne ne kete shtet.
    Vetem nje gje te beje Zvicra sikur ti perzeje kosovaret per ne vendin e tyre se çfare katastrofe ekonomike, ne mireqenie do ti shkaktonte shoqerise kosovare.
    Prandaj me te gjithe ata qe te kane ndihmuar kur ke patur nevoje duhet te jeshe MIRENJOHES dhe JO BUKE SHKALE dhe MOS MIRENJOHES sepse nuk ta ka njeri per borxh.
    Si ky palo minister i Kosoves dhe ky komentuesi Njutoni qe meshifet pas nje emri te madh jane legena. Kuptohet keto i bejne fresk TURQNISE qe i ka shkerdhyer deri me 28 NENTOR 1912.
    Elementet qe kane pushtet dhe flasin kodra mbas bregu dhe kush mçifet pas tyre duhet shkarkuar ne çast.
    ZVICRA si shtet i ndertuar me KATER KOMBESI ka ditur te menaxhoje dhe te administroje me shekuj vendin dhe shtetin e vet duke mos patur luftra prej qindra vitesh dhe duke ecur me nje zhvillim te pa pare politik, ekonomik, ne mireqenie ne te gjitha aspektet e jetes.
    Si thoni te behemi si ZVICRA apo si KOSOVA ne zhvillim dhe begati.
    Me injorance, me brek gris, me pa bukesa nuk hecet perpara. Tung.

  7. Labi says:

    Sa kollaj e shan Shqiptarin o Enver, ku ishe ti kur ai gazetari Zviceran i trajtoi Shqiptaret si kafshe, keto hartime beji per atje ne Shqiperi se ne qe jetojme prej shume kohesh ne Zvicer e dime mire kete pune, eshte integruar mire dhe Zvicerani me emrin Enver, dili zot vendit tend se Zvicres ka kush i del zot o gazetar.

  8. Njutoni says:

    Po u bo Serbija si Zvicerr,gjith kosovart n Serbi shkojn.
    Si bythqimat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje