SHBA: Reforma në Drejtësi, sipas planit! Së shpejti do të keni një sistem të ndershëm

Ambasada Amerikane në Tiranë rithekson mbështetjen e plotë për Shqipërinë në zbatimin e reformës në drejtësi.

Zv. Shefi i Misionit në detyrë i SHBA në Tiranë, Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas garantoi qytetarët shqiptarë që të jenë të sigurt, pasi gjithcka po ecën sipas planit për drejtësinë e re.

“Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi “Ëndrrën Amerikane”- idealin me të cilin mundësia dhe prosperiteti janë të disponueshme për të gjithë. Këtu, me ju, po ndërtojmë perspektivën e një “ëndrre shqiptare” për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të shqiptarëve. Ka shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që të jetë më mirëpritëse për investitorët. Korrupsioni pengon çdo nivel qeverisjeje. Krimi i organizuar dëmton aktivitetin e biznesit. Dhe një gjyqësor i kompromentuar i largon investitorët. Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar “ëndrrën shqiptare” është ende e gjatë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar atë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të goditur rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar. Së bashku, ne kemi bërë progres që tashmë mund të nxjerrim në pah. Është përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt për investitorët.

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon” deklaroi ai.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “SHBA: Reforma në Drejtësi, sipas planit! Së shpejti do të keni një sistem të ndershëm”

  1. Një nga budallenjtë e popullit says:

    Këtë urojmë edhe ne!
    Se deri tani përveç lugës bosh dhe premtimeve prej 6 vjetësh, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.
    Shkëlzen Berisha mbretëron i qetë mes luksit dhe vazhdon pushimet dhe pazaret nëpër botë, duke shkërdhyer lekët që ju vodhi shqiptarëve, që i poqi të gjallë në Gërdec.

  2. ¿ says:

    Sa një kryeqitetet i Amerikës e kemi popullsinë.

    1. Muca says:

      Vertet po ketu ne shqiperi Jan 3 million te koruptuar
      Me nje fjal te gjithe ne kemi fajne

  3. IVONI says:

    AMERIKANET JANE SHKAKTARET E SHKATERIMIT TE DREJTESISE NE SHQIPERI DHE KUDO NE BOTE..!

  4. Eh ! E veshtire te kemi drejtesi.
    Ne budallenjte keshtu besuam edhe ne 90ten,por erdhi saliu me shpellaret e tij komunist dhe na rrafshoi cdo gje deri tek besimi ne te ardhmen
    Thua se do genjehemi dy here?!!!!!

  5. J says:

    Derisa të shikoj berishat , metet , nokat dhe frrokat në burg , unë nuk besoj të ketë reformë në drejtësi.

  6. asd says:

    Me pelqen fjala “sipas planit”. Shpresojme qe plani te jete ai qe kemi ne mendje edhe ne… populli.
    Flm per perpjekjet tuaja. Na shpetuat nga lufta, ndoshta edhe nga kjo “paqe e molepsur”, per nje paqe te vertete.

  7. PLEPAT ll says:

    Lloqe Kavaje. Po me vajzën e Sali baglës dhe vajzën e Fahri qurrës do vazhdoni t’i përgatisni gjykatësit e rinj?! Ndrikulla e gjobave dhe ndrikulla e Gërdecit të paprekshme dhe të pashkulshme nga fakulteti i drejtësisë, që e kanë kthyer pron familjare. Mirë që ja ndrruat gjith kostumin drejtësisë, po harruat ti nderroni çorapet që i qelben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *