Nga Mero Baze
Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krijimi i këtij sistemi zgjedhor, ku ne zgjedhim vetëm kryeministrin dhe ai gjithçka tjetër, është një nga paranojat e mëdha dhe burimi i gjithë teorive konspirative për ekzistencën e një pakti të heshtur për të ruajtur bipolarizmin në politikën shqiptare. Paranojën më të madhe rreth ekzistencës së këtij pakti e ka pasur LSI, e cila më 2009 hyri në një grevë urie pikërisht kundër këtij pakti. Ideja fikse se ai qe një pakt kundër saj, dominonte brenda LSI-së, por dhe në pjesën tjetër të shoqërisë, dhe kjo ishte arma më e fortë morale e LSI, në luftën ndaj dy partive të mëdha, derisa në zgjedhjet e 2009, hyri në vathën e pushtetit të Berishës.
Pas kësaj, LSI e braktisi këtë luftë, pasi kuptoi se ky sistem është i mire për dy partitë e mëdha, por ka vend dhe për një të tretë, që mund të mjelë herë njërën, e herë tjetrën, dhe të diktojë shumicën. Kështu që dhe LSI, u bë pjesë e këtij sistemi, bile mbrojtësja fanatike e tij, pas vitit 2013.
Të vetmit që tani janë të interesuar të ndryshojnë këtë sistem, janë partitë e tjera të vogla dhe opozita e re e PD-së, e futur në Kuvend.
Të gjithë ata që tentojnë të marrin joseriozisht betejën e Rudina Hajdarit në Kuvend, kundër monopolit PS-PD në politikën shqiptare, duhet të kuptojnë se në mënyrë paradoksale, shpresa për shembjen e këtij sistemi elektoral, është vetëm opozita e re në Kuvend.
Ata që janë aty si të nënvleftësuar dhe poshtëruar nga PD dhe LSI, për të mbushur listat, tashmë kanë vetëm një objektiv të qartë politik për t’u faktorizuar dhe mbetur dhe më tej në jetën politike, dhe ai është përdorimi i votës së tyre për ndryshimin e sistemit.
Nervozizmi i Edi Ramës pas diskutimit të Rudinës, lidhur me sistemin zgjedhor, buron nga fakti se ai e ka kuptuar se opozita e re, e vetmja pikë e besueshme ku mund ta shënjestrojë Edi Ramën, është ngritja e paranojës se ai është në një pakt të heshtur me Lulzim Bashën, për të mos ndryshuar sistemin.
Ky sistem nuk mund të ndryshohet më kurrë nga Rama e Basha, pasi ata më shumë se sa sistem zgjedhor, këtë sistem e kanë zgjedhje politike. Biles Basha akoma më keq, e ka të vetmen pasuri politike dhe mënyrë për të qenë i rëndësishëm në PD. Ndryshe nuk e lënë të hyjë as në oborr të SHQUP-it.
Rudina Hajdari ka kapur thelbin e fuqisë së saj politike në Kuvend dhe betejën më të rëndësishme që mund të bëjë dhe t’ia dalë si deputete, t’i heqë pushtetin që ka në duar Lulzim Bashës, duke shembur paktin e tij të heshtur me Edi Ramën, për mos ndryshimin e sistemit.
Të gjithë ata që i servilosen Lulzim Bashës dhe sulmojnë Rudinën, akoma më keq, ata që kanë blerë diploma tek “Kristali” dhe tentojnë të tallen me kolegjin e saj në Nju Jork, të cilët ngjasojnë me Lulzim Bashën, që ka master, por nuk ka bachelor, janë njerëz të poshtëruar, pasi ky sistem i detyron të kalojnë nga Kunati për të hyrë në politikë.
Beteja e Rudina Hajdarit kundër sistemit, është e vetmja betejë reale kundë tij. Është reale, se ka të bëjë me të ardhmen e saj politike, pasi ajo nuk ka më ndërmend të kalojë nga arka e Kunatit, për t’u bërë deputete.
Është betejë e vërtetë, pasi ajo ka në dorë një mekanizëm votash që mund t’i imponohet shumicës së sotme për ta bërë këtë ndryshim, ose për t’u diskretituar.
Është betejë popullore, pasi është një betejë që e kërkon shumica e shoqërisë. Njeriu më i votuar sot në Shqipëri është ai që do udhëheqë realisht një betejë kundër këtij sistemi. Dhe Rudina Hajdari është në vendin e shanseve të duhura.
Mos prisni nga Rudina apo të tjerët, të bëjnë në Kuvend opozitën e shpifur të Sali Berishës, fjalimet erotike të Gridës dhe diarenë e Salianjit. Kësaj opozite parlamentare do t’i mjaftonte të hynte në histori, nëse ja del të gjunjëzojë shumicën, të ndryshojë sistemin, ose ta damkosë atë si bashkëpunëtore të Lulzim Bashës, për sistemin.
Në të dyja rastet, ata e kanë bërë historinë e tyre dhe kanë dalë nga ky Parlament me identitetin e tyre anti-sistem.
Pas sistemit komunist, sistemi i partitokracisë, është më i rëndësishmi që duhet përmbysur. Dhe Rudina Hajdari po tregon se është e qartë për këtë.
Shume efikas dhe korrekt.Keshtu duhet te behet.Bashke me Rudinen eshte dhe Murrizi si dhe Z.Lefter Koka :U qofte per mbare per te miren e Shqiperise.Ndryshimi i sistemit rrezon Autokracine dhe Spurdhjakllekun.
S’ka njeri që nuk e kupton të keqen e ndryshimeve që bëri Rama-Berisha në vitin 2008. Në këtë pikë pothuajse ja konsensus të gjerë që ato ndryshime të abrogohen dhe të thera të bëhrn më mirë. Po si bëhen? Me Rudinën etj nga ata që përfaqësojnë sot në parlament opozitën ? Ja ta zemë se të gjithë ata janë dakord, po nuk është dakord PS se. A nuk duhen 93 vota për amendinet kushtetuese dhe 84 vota për ato në ligjin zgjedhor? Dhe ato bëhen vetëm po të dojë Edi Rama, ai që siç thuhet ja qenë dhe inisiatori që ia propozoj Berishls dhe atij i pëlqeu. Në mungesë të predispozitës së oligarkëve politikë Rama, Basha (Berisha) dhe Meta kjo nuk arrihet. Pa vullnet politik të gjerë dhe sidomos pa kërkesa të artikuluara qartë dhe vendosura popullore kjo nuk mund të arrihet. Sigurisht dhe të ndo një presioni ndërkombëtar si një mjet për të zgjidhur krizën. Kjo mund të ulë palët në tavolinë dhe i hapet rruga kompromisit. Në fund fiton demokracia. Po kjo mund të fillojë vetëm aty nga vjeshta, mbasi të kenë mbaruar disa ‘punë’, të qershorit si zgjedhjet, vendimi i BE për negociatat dhe ngritja e organeve të larta të drejtësisë, sidomos SPAK dhe GjK. Pa ditur se çdo bëhet me këto, palët nuk ndërmarrin dot inisiativa. Janë të gjithë në pritje. Ajo çka po bëjnë është e gjitha lojë në pritje të fillim korrikut. Deri atëhere mund të ndodhin shumë gjëra.
Rudina ngrihu zeri i juaj do degjohet shprese per kete poull qe po e trajtojne keq keta lloi politikanesh zgjidhja juaj ishte ajo qe koha priste qendro ne kahe ke nje shqiperi qe po lufton me anti shqiptaret aleatet jane me shqiptaret le te vdesin politikat anti shqiptare dheata qe marrin rrogat ne rusi beograd athine koha erdhi per shqiperine
Jemi me ty Rudina. Posht kurva Ervin Duma.
Se mos te del si i ati qe kendej ishte me Brishen e ne parlament çirrej duke i bere thirrje Nanes(Nanos) se ku ka me i çue femijt po iu nenshtrue Brishes!Me nje fjale perserinen hyqmin e koloniziatoreve pa klase politike me identitet shqipetar por njerez qe futen ne loje e perdoren !Mbani shprese se pas 30 vitesh ne do jemi perseri duke kerkuar te vendosen e funksionojne sistemi i drejtesise e institucionet e saj!Ruaje kete editorial z.baze per 2049 sedo jete aktual!
Gjithmone shqiptareve ua ka fajin sistemi,
Po ne vete qe mbeshtesim sistemet a kemi ndonje faj?!!!!!
Per 50 na e pati fajin sistemi soc megjithese duartrokisnim dhe ishim fanar ndricus.
Per te gjith varferin e te keqijat ja vume fajin sistemit dhe enverot dhe sidomos saliu me shoke mbajne flamurin antikomunist…..
E permbysem ate sistem dhe te gezuar e me shpres se do ishim te gjithe te lumtur dhe kapitalista te pasur pa bllokmene e komunista……
Dhe nuk kaloi shume kohe u zgenjyem dhe u mjeruam dhe kemi nje klase bllokmenesh komunist sheike …..
Dhe prape fajin na e ka sistemi…
Kur do gjejme nje sistem qe te na bej te lumtur ne shqiptaret trima te zgjuar paqedashes e hunde derra….
A do mbajme ndonje here pergjegjesi ne per rrumpallen qe kemi krijua dhe a do behemi ndonje here njerez ne o ZOT
Rudinës – o Mero
ja ke qëndis, më së miri …
sikur të mos ish kan Azemi
Fatmira e sigurisht, Kiri ?
Ky eshte sekreti nga buron politika e shtrember ne kuriz te popullit shqiptar, kjo eshte thembra e akilit per PS-PD, do jete fitore e madhe ne se ndryshon ky sistem i qelbur, duhet perkrahur Rudina, qe te hyje ne histori si i vetmi njeri qe e don kete ndryshim ne interes te kombit shqiptar.
Mirë e ke ti, o Mero, po Rudina Hajdarin ky sistem me lista e nxorri deputete. Sistemi maxhoritar nuk do ta nxirrte dhe s’ka per ta nxjerre dot ndonjehere. Nese do kthehemi prape ne maxhoritar, siç e ka kthyer ne kauze Rudina, do shohim nje parlament mbushur me burra te moshes se dyte minimalisht, sidomos te tipit Myslym Murrizi dhe Lefter Koka.
Seriozisht e ke, qe ai parlament do ishte më cilesor? Per me teper, vertet ke iluzione se kaq do mjaftoj per te shkaterruar sistemin politik? S’besoj te jesh kaq naiv.
Ke shume te drejte Ela. Ky sistem qe eshte tani eshte me I mire se sa me lista te hapura.. Nuk do kete asnje deputete femer po te kthehet ku ishte. Sistemi I tanishem eshte keqperdorur ne menyre brutale. Vetem kerkoj qe presidenti te zgjidhet nga populli ne zgjedhjet e pergjithshme dhe ndryshim per votim te thjeshte parlamentar per referendum.. Kaq .. Beni keto dhe e keni shpetuar popullin nga njerez te marre.. Hiqni dhe dekretimet e presidentit per kabinetin qeverritar. Beni keto te treja dhe ana tjeter do jete shume mire.. Nuk mund te zgjidhesh dot deputet nen siglen e nje partie dhe fillon dhe I jep liderit te partise problem kur duan te ndjekin agjenden e tyre.. Nuk na duhet Hajdarja te na bej sikur ju keputen telat per Shqiperine..
So ti shtoja po ashtu komentit te Eles nje pyetje per Meron e te gjithe keta qe luftojne me distemin, qe padyshim duhet luftuar. Sistemi u vendos 10 vjet me pare, po 19 para Sistemit kush na I pati fajet? A kemi ndonje faj ne shqipot qe vendosim e pranojme te hame ne keto sisteme? Rudina si te gjithe te tjeret u katapultua nga ky sistem. Ku ka punuar kjo vajze? Cfare eksperience ka pervec shkolles, qe po na e nxjerrni shpetimtaren e Shqiperise?! Etj etj… Po hajt me, Mero si shqipot, fluturon me bisht ne…
Po ta shofesh me vemendje portretin e Rudines , dallon tiparet e nje te reje entusiaste , te vemendeshme , te edukuar mire . Ne syte e saj , pasqyrohet deshira , per te vene ne jete teorite , qe ka mesuar ne leksionet universitare. Fjala e saj ka kasavet . Nenkupton modesti , qe po thuaj u mungon teresisht politikave shqiptare te te dy kraheve . Jeta e gjere , eshte palestra e kultures filozofike- politike te teorise . Proven e saj e dha , me qendrimin koseguent , qe mbajti me mandatin e deputetes se popullit . Me kete akt , Rudina tregoi se eshte vetvetja dhe ideollogjikisht e kompletuar . Ku e mbeshtes kete deduksion?
Koleget e saj i lane mandatet , madje , nuk I quajten dorezim , ose lenie , por perdoren fjalen cfarrosese , “djegie mandatesh “ . Shumica dermuse e ketyre ish depueteve jane ne moshe te Babait te Rudines , por me karakter te varur nga tjeterkush . Rudina , deputetja me e re , i kundervihet mendimit te gjithe Partise . Kjo Parti , duhet te ndergjegjesohet , per veprimin arbitrar , qe vrapojne pas nje aventure , qe bie ndesh jo vetem me ligjet , por me moralin atdhetar . Antaresia e PD , nuk reagoi , kur Basha thirri neper rruge dhe sheshe se do ndryshoi sistemin . Askush nuk luajti ndonje muskul , kunder ketij anarshisti .
Nje deputete , si Rudina , primare ka atdhetarizmin . Me pak fjale deputetja me e re , gjykon me thelle dhe me me perspektive se sa shumica e nje Parti e tere , me struktura te renda zyrtare , me funksionare , qe kane 3 dekada ne politike dhe e solli puna , qe abdikojne , pa kushte , perpara mandatit , qe u ka dhen epopulli . Une vecoj Rudinen , jo vetem se eshte me e reja , por edhe per pergjegjesine familjare , si bija e nje nga themelusi reale te kesaj Partie , kur kemi parasysh faktin , qe ishte i ardhur nga levizja studentore . Problemet e tjera , te Babait te saj , Rudina , as i anashkalon , as i nenvlereson , por ajo ka detyren , qe te krijohen institucinet e qendrushme te shtetit ligjor . Problemet e tjera sado madhore qofshin , gjejne zgjidhjen e natyrshme dhe me te drejten e mundshme ligjore . Miqte tone strategjike , europjane dhe amerikane e kane denuar veprimin flagrant te deputeteve te opozites .
Ne seancen plenare te 2 Prillit 2019 , Rudina i kerkoi Kuvendit heshtje , per deshmoret e Shkodres . Ish deputete e kritikuan , per kete veprim njerezor . Ajo u dha kete pergjigje : “Kerkesa ime nuk ishte fyerje , por akt dinjitoz “. Ne keto dy qendrime , krijohet bindja , se sa lart qendroni botkuptimi i deputetes se re , qe nuk e la mandatin , me urdherin politik .
Pd-ja e re, ne se do riformohet nje dite , duhet te clirohet nga berishizmi . Nuk mund te kete Parti ku brenda saj militon Berisha , me ngarkesen e madhe kriminalo-agjenturore , te dyja te provuara ne kurris te Shqiperise . Riformatimi i nje PD_je , qe kerkon koha , eshte detyre emergjente e gjithe kontigjentit te shendoshe , qe ndodhet brenda dhe jashte PD . Rudina duhet te jete nje nga te shquarat e kesaj nisme , qe i duhet perjetesisht Shqiperise . Besoj se historia , e ka thirrur , per detyra te medha . Zgalem
Shqipe! Po e lavderove ti, se merr me njeri seriozisht.
Beji nje nder, shpalle armike dhe sulmoje dhunshem!
Mos ja rezervo vetem nje kake qeni si Saliu, kete lloj nderi!
Beji si njeri i paskrupullt qe je, nje te keqe nje njeriu te mire, se i ben nder. I ben nder edhe nje bagle si Salehu, pale Rudines me ata dy syte e mrekullueshem.
Po te merremi me Rudinen, nga I ka gjetur parét per shkolle etj etj futemi thelle.
Por Rudina ka nje shans gjigand nga tani e tutje, per tu bere “magneti” I mases te pakenaqur nga Lulushi dhe Edushi..
Nqs ajo behet mjaftueshem smart, ajo e ka shansin gjigand ta beje TANI !
Mero. Nuk i besova syve kur lexovs kete shkrim. Vertete mendon ti se laraska e Azem Hajdarit ka kspacietet te sfidoje bishat e vjetra te PD dhe te marre drejtimin e kesaj partie?
Nese eshte per demokraci te vertete Edi Rama ketu provohet.Le te ndryshoje sistemin qe deputete te zgjidhen ata qe do populli e jo deputete e sotem qe jo vetem nuk e takojne,por e ofendojne dhe shperfillin popullin.Deputetja Vasilika Hysi e ka shprehur qarte,ne doni me votoni ne doni jo,une deputete do te jem se jam deputete e listes. Une as e caj koken per ju. A mund te quhen keta deputete perfaqesues te popullit?????
Hahahah kjo do nderoj sistemin!!! Kjo snderon dot as napat e zakoneve dot! Rama do rrezohet nga nje anonime qe eshte aty se kaloj nga Basha apo edhe kunati dhe do dal prej andej per te moa u dukur me kurre ne politiken shqiptAre bashke Murriz idjotin dhe e Gjuz Atllantikun! Me vjen keq per Merin qe u ben freak debilave edhe tani qe u be me lek nga Rilindja! Boll ske me nevoje per bythelepirje! Nderri byth kalo me fort tek Erjoni dhe fiku i tij!
Do ishim rehat po te ishim bere koloni amerikane
Me referendum si Brexit Shqipëtaret do i thoshin PO
Po ngeli puna qe Kiri t ja kaloje Zenit me pushime ne Maldive kot qe diskutohet.
Kjo me kujton Nastradinin qe po piqte qingjin me 1 flake qiriu.
Shenim per Meron :Sa per Rudinen se besoj se do e kalonte vetingun si familje
Kush del nga macja gjuan per minj
Babi si HOFA ne Amerike kurse mami i falet vrasesit te burrit
.telenovele braziliane
Z.Mero,
Iluzioni ,se ndërrimi i sistemit zgjedhor dhe kjo vajzë e re, do ndryshojnë raportin e forcave politike në vend është i pabazuar në realitetin shqiptar! Është tepër vonë! Korrupsioni ka hyrë në çdo qelizë dhe vështirë se do te shkulet ! Jemi të gjithë shqiptarë !
Ai sistem qe propozohet eshte i sprovuar. Nqf se do vendosej ai sistem zgjedhor do te ishte nje mishmash me i madh.Do ishte nje lufte gladiotoresh mbrenda llojit. Lufte e te forteve qe kane para me Ato te ndershmeve. Tamam sistemi qe do te ishte prefekt per “ Doshet” dhe “Ndokajt” e politikes shqiptare.
1- Sistemi zgedhor vertet eshte njeçik i coruditur,por si thua ti Mero dhe te tjere…TE KEMI NJE SISTEM KU Nard Ndoka,Vangjel Dule,Paskal Milo,Dashmir Shehi,Shpetim Idrizi etj, TI QINE NENEN CDO QEVERRIE?!
Kur them ti qine nene cdo qeverrie nenkuptoj te na qine nenen neve popullit… se korrupsioni te jete akoma me galopant.
2- Po sikur te thote Rama se eshte dakort me nderrimin e sistemit zgjedhor…A ESHTE PRAP KRYETARI I PARTISE QE DO ZGJEDHI SE KUSH EMER DO FUTET NE LISTE ?…Po!!!
Nuk do kete me rendesi renditja,por prap emrat qe i do trapi kryetarit do jene ne liste.
3- Mire beni qe doni te ngrini Rudinen,por prap eshte nje ngritje artificiale e ardhur nga amerika dhe me ” lobimin= korrupsion i paster” nga shqiptaro-amerikanet.
Eshte njelloj si te te ngrihet me viagra e jo natyralisht.
Te mira jane ilacet,por ndihmojne te semuret dhe jo te shendetshmit…qe do te thote se Rudina eshte nje zgjedhje artificiale dhe NUK NA BEN.
4- Na doli sistemi zgjedhor tani qe e ka fajin?!
Ne sistemin tone te tej provuar ne bote nuk merret njeri me cfare do zgjedhin kryetaret, por me çfare ben drejtesia qe sistemi te jete i sakte.
Kete te drejtesise e kini harruar?
Si per dreq merreni ne kryetaret e jo me prokurorine(?!)
Ka marrveshje qe e lejon ram-bashe te mos hetoje prokuroria ne nje sistem drejtesie te drejte?!
Ndaj,qelloni ne pike dhe lerini Rudines ate qe mund te beje vete pa “leket” ndihme te amerikes…dhe shkruani sa me shume per gjumin e madh te prokurorise.
Aman se na gajase o Mero! Qe eshte i qelbur ky sistem, e ka kuptuar dhe bufi, prandaj nuk eshte se Rudina ka zbuluar Ameriken. Por te ushqesh njerezit me shpresen se Rudina, Lefteri, Murrizi, apo Alimadhi i Ballit Kombetar e te tjeret qe kane plotesuar karriket e Parlamentit do te ndryshojne sistemin, kjo eshte nje genjeshter e madhe. E jotja! Pervecse mund te jete nje mashtrim tjeter i radhes i orkestruar po nga vete kryehajdutet e ketij sistemi..
Dhe Edi i fut zgjedhje te parakoshme, me Bashen aleat te perhershem, dhe deputet e rinj skan me kohe te bejn asgje, dhe zhvatja e popullit vazhdon ne normalitetin e tij, me dy kryetaret e pavdekshem, me servilat e paafte ne listat e tyre, se te aftet nuk servilosen dot, se se kan ne natyre
I vetmi shkrim , Mero, qe nuk ke thene gje dhe habitem se si ti gjykon ne kete menyre. Ne radhe te pare Rudina dhe kushdo tjeter nga ata deputete te rinj kane shansin qe nuk u perseritet me ne histori qe jane deputet pa parti dhe as te pavrur e as te varur, keshtu qe partia opozitare e re eshte ne parlament, po ska emer dhe organizim. E dyta, Mero, sistemin zgjedhor apo cdo lloj sistemi nuk e ben dot as Rudina dhe askush tjeter po nuk deshi mazhoranca apo te kete urdher nga Brukseli . Rudina dhe te tjeret jane nje ze qe i bejne qejfin vetes dhe atyre qe hapin syte pa marre vesh gje dhe e treta dhe verteta eshte se Rudina eshte e bija e Azemit qe ti e nje mire, por ndryshe flet e shkruan per te, por dhe e bija e nenes saj qe ka lene shume per te desheruar.. Une dhe kushdo si une nuk mund te besojme me te keta njerez qe na nxine jeten per 28 vjet dhe ne vecanti tropojane qe vrasin njeri tjetrin.
Paska marr detyre te re zoti Mero,te bej rolin e budallait se ashtu eshte nje pune
Na çove deri ne kinë per te na thene asgje !!!
Goditjet shteti i ka mare gjithmon nga banda e sali qenit , ku dhe ti ke bere, dhe je pjese e saj.
Po nuk ngordhi qeni sali,nuk ka qetsi aty.
Flaken ??!! ja ka ven , dhe s’ka problem t’ja ve prap,per te shpetuar veten, se gjithe davaja per ate behet ti shpetoj drejtesis.
Ik o frok, ha ndonje paçe, leri analizat .
Dergohe rekomande komentin tim ne adres te frok cupit ,se per atje ishte destinacioni.
ha ha …… ngatruam carin me dollarin
Pardon .
Editoriali i Meros = si ato pordhet qe vijne arome veze te prishur.
Ne rradhe te pare Rudina duhet te beje transparente se nga vijne parate qe ajo shpenzon ne udhetimet dhe takimet e saj, takime qe perdoren per te pompuar imazhin e saj artificialisht. Kush eshte ai apo ata persona qe sponsorizojne dhe lobojne per takimet e saj, pasi ata persona qe po e pompojne politikisht sot, do vije dita qe do ta mjelin financiarisht dhe politikisht neser…
Isakt komenti Durim. Merua e ka qelb kte shkrim.Rudina eshte pjella e Azemit dhe Fatmires kaq mjafton.No coment.
MERO, pse e dhjeve ?Rudina e ka filluar mbrapsht merret G. Rucin duke bere karshillek me 2 prillin ;qe u gjykua dhe doli i pafajshem nga vampiret e Berishes’ kjo vajze ,ylli yt ,do bente mire te kerkonte vrasesit dhe gjykimin per te atin . perGerdecin,21 janarin jo flet pordhe me rigon.MURRIZI eshte shembelltyra e berishes . Si ka mundesi qe doni te hiqni LULIN qafe po na lini gjarperin e LULIt brenda .SALE PERBINDESHIN DHE NJEREZIT E TIJ.Si e ke hallin Mero? ky s’eshte shkrimi yt ?!