"Dasma pa Nuse" e Lulzim Bashës!

7 Prill 2019, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa ditë pasi shpalli listën e deputetëve të zgjedhjeve të vitit 2017, mes furtunës që u ngrit brenda PD kundër tij, Lulzim Basha filloi një përpjekje të fortë negociatash, pas humbjes, për të qetësuar të pakënaqurit. Njëri prej tyre tregon një histori që të lë pa fjalë. 

Ndërsa rrinim të dy të heshtur në zyrë dhe ai pranoi se kishte gabuar, më kërkoi të dilnim jashtë e të pinim një cigare. Sapo dolëm në ballkon, ai ngriti zërin dhe më bërtiti: 

-Ti e ke fajin, ti e ke fajin që më le të gaboja. Nuk duhet të më lije të gaboja. Duhet të më thoshje që po gaboj me atë listë…!

Ishte fjala për një listë që ai e përfundoi në orën 12 të natës duke u mbyllur afati, i futur në një dhomë vetëm me kunatin e tij, ku nuk shikon CV kandidatësh, por mandate arkëtimi.

Pas kësaj skene komike, ku Lulzim Basha zbuloi se armiku i listës është Lulzim Basha i papërgjegjshëm, ai ka vendosur që këtë radhë të mos ja lërë më në dorë Lulzim Bashës listën. 

Tashmë ka vendosur në fillim të heq namin që është mashtrues dhe premton kot për lista, duke tentuar t’u mbushë mendjen se nuk do t’i përzgjedhë ai, por populli.

Ky është ushtrimi i parë i gjimnastikës që Basha po përpiqet t’u imponojë mbështetësve të vet, që të jenë me mendje nga zgjedhjet dhe të mos dëshpërohen deri në vitin 2021.

Përpara kësaj, ai ka tentuar t’u ofrojë dhe ushtrime të tjera. Fjala vjen flet për përzgjedhje kandidatësh për bashki, flet për garanci zgjedhore dhe vetën dy ditë më parë, foli dhe për mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, vetëm se këtë e kishin përmendur njerëzit e opozitës së re në Kuvend.

E gjitha çfarë ai po bën, është një përpjekje për t’u dukur që do të ketë “dasëm”, se ai ka dalë të kërkojë “nuse”. Pra po bën sikur po gjen shkes, të përzgjedhin nusen, ka gjetur orkestrën e Kunatit të dëfrejë dasmorët, agjensinë e tij të zbukurojë sallat, po hap fjalë për pajën që duhet të ketë nusja, etj., detaje dasmash. 

Por në finale kjo do të ngelet një “Dasëm pa Nuse”. Se në fakt ai nuk do që të ketë zgjedhje, por bën sikur do të ketë, që njerëzit të besojnë se ai ka një plan në mendje. I vetmi plan që duket i qartë është se si t’i gënjejë dhe një herë të gjithë, për të mos i çuar në zgjedhje. 

Pastaj mund t’i kapë prap bashkëpunëtorët e mërzitur dhe t’iu thotë: Ju e keni fajin që më latë të gaboja…!

16 komente në ““Dasma pa Nuse” e Lulzim Bashës!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    ???? Shum bukur e keni pershkruar Z. Baze ???

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po e them që në fillim
    Luli nuk ka gojë të flasë
    si hajdut, i pashërim
    di të vjedhë veç me thasë.
    .
    Sa për bindje, nuk ka ngjyrë
    s’është blu e as i kaftë
    me ngërdheshje në fytyrē
    thjesh një lolo, i paaftë.
    .
    Si një “Yll”, që erdh nga hiçi
    me mburojë, Gita & Marku
    Luli është vetëm Dobiçi
    Sal Berisha është Barku!

    1. Black Eagle says:

      Ska zhvillim 360 grade ne Shqiperi nqs PD nuk formatohet me konkurrenc dhe merite sic beri PS pasi u largua Nano, duhet larguar Salehu dhe fyellin i tij Basha

  3. marku says:

    Luli nuk eshte mashtrues,z.Baze, sepse mashtrimi ne vetevete eshte nje lloj aftesie.Luli nuk ka as aftesine minimale te aktrimit qe te ndryshoje mimiken,te komandoje zerin etj.gjithmone qesh!Luli ka patur fat, sepse fale Argites eshte mesuar qe ta plotesoje skedinen pasi kane perfunduar ndeshjet !

  4. ?? says:

    O LULZIM , ORE LULZIM !
    PUNA JOTE, AFERIM .
    GAMOR TI,
    GAMOR KUSH T’VUNI ,
    NË QERSHOR , VALON DRUNI !

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Po vajti ai ne zgjedhje, eshte fundi I tij politik.. As nderkombetaret skane per ta bindur se e di fundin.. LSI-ja shperbehet.. Jipi ultimatum qe kur te humbi, PD-ja te clirohet dhe do jete e demokrateve te vertet.. Jipja Hajdares ose Bregut (qe e pelqej shume dhe do behej nje kryeministre fantastike…

  6. Xherri says:

    Metro blaze eshte I cmendur ca i besoni 30 vite demokraci te ashquajtur se demokraci seshte ky sistem ., vetem per saliun ka shkruar si mik dhe si armìk I tij seshte gazetar por nje I cmendur nga saliu . I krijuar po nga saliu . Si nje ferr kur nuk e pret del jasht murit dhe shet mend un jam e lire . Sali berisha eshte e keqija e ketij vendi po mero eshte krijes e tij asgje me shum .

  7. Shefqet Cela says:

    Zgjidh një emër tjetër; se ky nuk të përfaqëson. Përkundrasi.
    Meroja gjithmonë i “godit” shkrimet e veta.
    Unë supozoj dhëndrin e vërtetë, plakun gërmuq SALI, se Basha është kukull e tij
    Nusja e Salës, pushteti, ka fluturuar me kohë.
    Përshëndetje dhe hiq atë “copën e mishit”!

  8. Jeta N. says:

    Hajdarja me duket se eshte si ka mbiemrin, tamam goca e prinderve te vet.
    Bregu eshte tjeter gje; ja vlen shum me teper….

  9. Azemi says:

    YOUR ARE RIGHT XHERRI! MERO IS THE PROBLEM . THANKYOU VERY MUCH XHERRI.

  10. eli-tiv says:

    ..se cfare do luli per lulin tashme e qarte….nuk dime se cfare do per SHqiperne e shqiptaret nuk e dime..per vec gjuhes se drunjte qe perdor dhe me nje fjalor qe nuk kalojne 100 fjale..asgje …asgje me teper..Dime qe ka nivel intelektual te ulet, llogjike naive,…eksperianca e tij eshte fatale…kudo ku ka qene nuk i njihet pune por vetem bemat..Lukunia anti Rama e mbajne fort e nuk arrijne ta bejne njeri …

  11. TOMORI SHBA says:

    Vendi , ka nevoi per opozit. Opozita esht shtyll e demokracis. Por opozit si PD, me kryetar Lulezim Bashen, qe pa asnje kontribut ne PD, u katapultua nga Sali Berisha, se donte Argita e bija e Saliut, te behej kryetar i PD> per shkak te miqesis te ngusht qe paten kur punpnin ne UMNIK me kosove,
    Koha vertetoi se ne te gjitha postet qe ju dhane nga Berisha i katranosi aq shume sa. u procedua per ndjekje penale, derisa ne 2017 e shkateroi fare PD. me listat qe beri vet, apo me kunatin.
    Tani, sado te premtoi e genjeh shqiptaret me gjithfar mashtrimesh, kure ska per te fituar. per shum aresye, por edhe per aleancen qe ben me LSI, nje parti qesharake, abuzive, qe kur shikon se kush e drejton, nje cift, ku njeri president dhe bashkeshortja kryetare, skan len gje pa vjedhur, sa pasuria e tyre i kalon disa milion Ero, te krijohet pershtypja se kjo esht nje parti, hajdutesh, edhe per faktin se shum drejtus ne funksjone shteterore, jan akuzuar per vjedhje.
    Kjo esht opozita e sotme, qe kerkon me cdo kusht te vi ne pushtet, duke shkateruar e sabotuar edhe ato pak gjera te mira qe jan haritur ne keto vite.

  12. Ce says:

    Mero je 1sh. Artikull ekselent, i papare. Luli po ben gadi listat per 2021 por qe do miratohen nga Nafije Eleonora fallxhorja pasi te shohe filxhanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje