Letra e ’39: Kur Zogu i shkruante Sekretarit të Përgjithshëm të OKB

7 Prill 2019, 09:57Dossier TEMA
Letra e ’39: Kur Zogu i shkruante Sekretarit të

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze “Le Peuple” ka botuar, të martën e 16 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me letrën e mbretit Zog dërguar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjenevë. 15 maj. — Mbreti Zog i Shqipërisë i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një letër gjerësisht të motivuar, në të cilën ai proteston kundër dhunës së ushtruar prej Italisë në atdheun e tij, për të cilin ai deklaron se rezervon të gjitha të drejtat.

Qëllimi i komunikimit të mbretit Zog nuk është për t’iu referuar Këshillit ose të provokojë një debat mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri gjatë seancës së ardhshme, por të kujtohet, nëpërmjet kësaj qasjeje, shkelja e bërë si ndaj Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e gjitha për qëllime praktike.

Një nip i mbretit, princi Hysen (Hussein), erdhi të paraqiste sot këtë dokument Kombeve të Bashkuara dhe të specifikojë qëllimin e tij. 

Ka mundësi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, sipas qëllimeve të autorit, do të komunikojë këtë dokument për informacion shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara para mbledhjes së Këshillit të datës 22.

 

3 komente në “Letra e ’39: Kur Zogu i shkruante Sekretarit të Përgjithshëm të OKB”

  1. olimpia says:

    O Mero ,merr ne pune edhe ndonje gazetar te arsimuar mesatarisht.Sigurisht nuk do te shkruante …Kombet e Bashkuara…ne 1939 ,por …Lidhja e Kombeve….sic quhej ne te vertete.Jane dy koncepte te ndryshme.Kombet e Bashkuara yu krijuan nga 44 shtete ne 1945 ,nga fundi i luftes se 2.b.ne konferencen e San Francisko.

    1. u dhime duke qesh says:

      Zogu nuk dinte shkrim e kendim, na paska “shkruar letra” ? ? ?
      Ndoshta ka vene firmen poshte letres qe mund ta kete shkruar dikush tjeter (shpresoj ta kete bere me pene dhe jo me boje ne gisht) ?

  2. Neutrino says:

    O Mero djali. Nga i ke psonisur këto kontribues që të mbushin gazetën me lajme alla “Gazeta Tomorri”? OKB- është krijuar në 1945-ën. Zogolli në atë kohë ishte duke lypur bukë nëpër Evropë dhe Egjipt. Letra i është dërguar Ligës ose Shoqërisë së Kombeve e krijuar pas Luftës së Parë Botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje