Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka realizuar një intervistë ekskluzive me zotin Matthew Palmer, gjatë së cilës zoti Palmer i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të vazhdojë penalizimi amerikan me heqje vizash në kuadër të mbështetjes së luftës ndaj korrupsionit dhe krimit.
Z. Palmer, çfarë përfaqëson Reforma në Drejtësi për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe çfarë ndihme ka në plan për hapat e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi?
Falemnderit për mundësinë dhe falemnderit për pyetjen. Reforma në Drejtësi për Shtetet e Bashkuara përfaqëson një rrugë përpara për popullin shqiptar drejt një të ardhmeje më të mirë, një të ardhmeje europiane, një të ardhme të paqes dhe begatisë, e një marrëdhënie llogaridhënieje midis popullit dhe qeverisë së tyre. Është zemra dhe shpirti i të gjitha përpjekjeve për reforma këtu. Është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë përpjekje dhe energji, diçka që e shohim si qëndrore për aspiratat e Shqipërisë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
A mendon qeveria e Shteteve të Bashkuara se situata e tensionuar politike ka lidhje me Reformën në Drejtësi?
Në vend që t’i hyj analizës politike, mendoj që ajo që duhet nënvizuar është interesi që kanë të gjitha palët për të ndjekur reformat, për të ndjekur llogaridhënien, për të ndjekur transparencën, pavarësisht se cila parti është në pushtet në një kohë të caktuar. Cilado qoftë, do të dojë të drejtojë një vend që është i fortë, një vend që është i qëndrueshëm, një vend që është i begatë, një vend ku marrëdhënia midis popullit, qytetarëve dhe qeverisë së tyre, është e tillë që ka mbështetjen e publikut shqiptar, që kontribuon për një të ardhme pozitive për vendin.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka qenë e qartë në deklaratat se ‘Reforma në Drejtësi nuk do të ndalet’. A ka shqetësime për përdorim politik të Reformës në Drejtësi?
Mendoj se ka gjithmonë shqetësim se personat që përfshihen në praktika korruptive, persona që përfitojnë nga një sistem që është i shtrembër, do të punojnë kundër përpjekjeve për reforma, do të punojnë për të mbajtur, për të ruajtur një sistem nga i cili, me përkufizim, përfitojnë. Por, mendoj se me kalimin e kohës, ajo që do të shihni është përparimi në frontin e reformave, përparim në ndjekjen e vettingut në gjyqësor, përparim në Reformën Zgjedhore, përparim në luftën kundër korrupsionit publik dhe krimit të organizuar. E ndërsa njerëzit shohin përparim do të investojnë gjithnjë e më shumë në atë proces drejt synimeve të qeverisë së pastër, transparente dhe llogaridhënëse, e do t’u kërkojnë llogari udhëheqësve të tyre të zgjedhur.
Fokusi dhe pritshmëritë e publikut janë përqëndruar te prokurorët antikorrupsion dhe gjykatat antikorrupsion. Çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara që ata të kenë sukses?
Mendoj se ka nja dy gjëra që mund të bëjmë. Kemi kontribuuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, duke investuar dhe trajnuar për profesionalizmin e zyrtarëve në sektorin gjyqësor në Shqipëri. Do të vazhdojmë ta bëjmë. Do të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete, të forcojmë aftësitë që individët sjellin në institucione, e të forcojmë integritetin e vet institucioneve. Po ashtu do të punojmë për t’i bërë zyrtarët, sidomos zyrtarët e zgjedhur, përfaqësuesit e lartë të qeverisë të japin llogari; llogari ndaj popullit të tyre dhe llogari ndaj procesit të integrimit europian. Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE. Ky është një proces i gjatë dhe i vështirë, që do të kërkojë reforma themelore. Disa prej tyre do të jenë të vështira, disa prej tyre do të jenë të dhimbshme politikisht. Por ne do të punojmë për të theksuar për popullin shqiptar se çfarë pritet, e do të punojmë me udhëheqësit e zgjedhur për t’u siguruar që do të japin rezultate për ato angazhime që marrin.
Ka pretendime dhe akuza për standarde të dyfishta në procesin e vettingut, më i rëndësishmi i të gjithë Reformës në Drejtësi. A jeni dakord?
Mendoj se ajo që ka rëndësi në procesin e vettingut – dhe jam dakord me ju që vettingu ka rëndësi qendrore në këtë proces – është që duhen njerëz në poste me autoritet dhe përgjegjësi që të jenë të pastër dhe që sillen në mënyrë transparente. Jemi të përkushtuar për të punuar për t’i forcuar këto institucione dhe për t’u siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i largohet llogaridhënies, e se pavarësisht çfarë burimesh përdorin dhe sa parà kanë, ligji do të aplikohet në mënyrë të barabartë, që ligji do të aplikohet drejt dhe të gjithë japin llogari.
Shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve iu janë mohuar vizat amerikane. A ka në plan qeveria e Shteteve të Bashkuara që t’iu mohojë vizat deputetëve të opozitës që kanë braktisur mandatet?
Nuk mund të flas mbi aspektet specifike të ndonjë rasti konkret vize, por ajo që mund të bëj është të theksoj angazhimin e SHBA-ve për të përdorur të gjitha mjetet që kemi për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Kjo përfshin autoritete të caktuar vizash, sipas përkufizimeve në ligj.
Sipas jush, kush e ka radhën?
[Qesh] Nuk kam ndërmend të bëj parashikime për të ardhmen, por do të them se të gjithë zyrtarët publikë që janë përfshirë në praktika korruptive, që janë përfshirë në shkeljen e besimit që iu kanë dhënë qytetarët shqiptarë, të gjithë duhet të kenë frikë.
Sali var veten ne hale!
Nese Nuk do te te arrestojne ne nje nga keto dite papritur dhe te te marrin ne pyetje ne hetusine speciale me Xenin e lidhur kokeposhte dhe Argiten te zhdukur si Remzi Hoxha, nga duart e gjakesve.
Mbaroi Sali! Var veten! Po se bere, Fundi i Kadri Hazbiut qe i sharruan dhembet, i perdhunuan gruan dhe vajzen ne hetusi dhe varrosen djalin te gjalle ne tynelet e Skraparit, do te te duket lule.
Tani te gjithe te kane rrethuar, dhe po te pergjojne dite e nate qe te shqyejne mundesisht, duke te ta nxjerre shpirtin perballe shushunjave qe ke pjelle.
Te gjithe jane gati, akuzat, prokuroria speciale, qeveria, policia, amerika, Europa, te burgosurit speciale qe kane zgjedhur per ty, xenin, giten, qelite e frikshme qe ndertuan vetem per ty, dhe gjakesit.
Femijet e barinjve qe zbriten nga malet brekgrisur si Salih edhe Ilir sot jane miliardier me mashtrime e vjdhje gjithckaje mbi toke e nen toke bashke me pjellat e tyre dhe zagaret qe jargaviten edhe sot per ti mbrojtur. Ne se reforma kryet me sukses shume gjera do te marrin drejtim e ne rast te kundert nuk behet me.
Nuk e kane kuptuar akome sepse ndjehen te paprekshem.
ha ha ha te lumte goja zoti palmer ! te gjithe ne burg ! sekuestro pronave ! hajdute te pafytyre ! berisha meta rama basha monika bytha ! te gjithe pisat !
Mire e keni ju z. Palmer, por mos harroni se te gjithe te korruptuarrit sidomos gjyqtaret shetisin ne Amerike qete qete, blejne edhe shtepi ne USA, po keta do ti kontrolloni ? si i leni te kalojne ne kufi?
Nga takimet, bisedat dhe intervista e zevendes sekretarit te shteit zotit Palmer, pame e degjuam edhe njher ndihmen dhe kontributin e cmuar qe SHBA, i japin poopullit shqiptar dje dhe sot.
Si gjithnje edhe ne keto takime me kryeministrin Rama, zoti Palmer konfirmoi ligjeshmerin e parrlamentit dhe qeveris, Luften qe ben SHqiperia, per konsolidimein e demokracis dhe shtetit ligjor, koorupsjonit dhe vazhdimin e rreformave, me synim hapjen e negocjatave per ne BE
Zoti Palmer kritikoi ashper braktisjen e parlamentit, djegjen e mandateve, duke theksuar me forc pjesmarjen ne zgjedhjet e 30 Qershorit, sidhe nxitjen dhe bashkepunimin me mazhorancen, per miratimin e reformave qe con perpara demokracin dhe fuqizimin ekonomik..
AJo, qe na habit ne shqiptareve jasht Atdheut , esht mungesa e reflektimit, mbas takimeve me zotin Palmer , bile me nje fare injorimi, Monika Kryemadhi, u pergjigj gazetareve se problemet tona , ne doti zgjodhim vet me shqiptaret. Domethen, skemi nevoi per nderkometaret.
neneteksi, esht se mos na cani koken ju, nga jasht. Aron, kjo ditezeze, Berisha, Meta e Basha se , pa ndihmen e nderkombetareve e sidomos te Amerikes, SHqiperia sdo ekzistonte si komb e jo te diskutohej hapja e negocjatave, per tu ber pjes e BE.
Megjithë shpresën tonë që politikanët e korruptuar do të përfundojnë në burg së shpejti, fatkeqësisht asgjë nuk ka për të ndodhur.
Në sistemin e drejtësisë nuk ka njeri të pakorruptuar.
Nuk mund të filtrosh një institucion 100% të korruptuar e të nxjerësh njerëz të ndershëm.
Po ashtu në shoqërinë tonë vështirë se mund të gjesh një njeri që nuk korruptohet me kollaj. Edhe po doli një i tillë ai apo ajo nuk e ka të gjatë në detyrë apo pushtet , sepse do të rrethohet nga hienat dhe ose do të bëhesh si hienat ose do të eleminohet.
AMAN SE MOSE HARRONI :BURRIN E SHTETIT TE NOMINUAR PO NGA JU.APO KESHTU E KANE AMERIKANET NGA NJERA ANE TE PERGEZOJNE ,DHE NGA ANA TJETER TE VENDOSIN BYZYLYKET PREJ METALI NE DORE. PO U MORET ME KRYESORIN ,MJAFTON PER TE TJERET QE TE HAPESH DEREN E PARLAMENTIT DHE CONI DIREKTE E NE BURGE PA NDALUAR NE ASNJE STACION.VENDOSNI TE GJITHE NE TE NJEJTIN BURGE.JO PER NDONJE GJE PORE ATJE ORGANIZOJNE NJE TJETER PARLAMENTE ,PER TE GJYKUAR SE KUSHE E KUSHE KA VRA E VJEDHUR ME SHUME.
RRACE E PERZIERME NJETHUNDRAKE ,QE KURRE NUKE KANE PER TU BERE NJERZE. E FUTEN NE BUREGE NEXHMIEN PERSE NUKE KISHTE PAGUAR 40 KAFE.PAPREKSHMERIA E KETYRE NJERZEVE NJE DITE DO TE MARRE FUNDE.UNE TE ISHA NE VENDIN E TYRE BEJA KERKESE PER TE SHKUAR NE BURGE ,SE TE GARANTOHET JETA NGA SHTETI.
Falemnderit USA, ja ka Zot, kush tha qe nuk ka Zot, thank you !God bles USA !
Shpresoj ta mbaje fjalen dhe mos veproje si ish-ambasadori qe perveshi menget ne kohen e zgjedhjeve, duke premtuar shume e mosvepruar.