Dëshmia e banorëve që panë vrasjen e Admir Muratajt!

10 Prill 2019, 21:04Politika TEMA

Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë teza njëra prej të cilave: “Kush e vrau Admir Muratajn?”

Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat. Por ata që kanë pasur më shumë guxim dhe kuriozitet tregojnë të gjithë këtë variant për dritare.net.

Rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.

Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës.

Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta. Pas kësaj, në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj.

Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë.

Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë  se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.

Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione./ dritare.net

8 komente në “Dëshmia e banorëve që panë vrasjen e Admir Muratajt!”

  1. pjeter says:

    Keshtu eshte kur nenvlereson policine, policet e sotem jane me te pergatitur se me pare, arrijne ta kene situaten nen kontroll shume me mire se c’ishin me pare policia e shtetit. Me behet qefi qe nuk ka patur te plagosur nga radhet e policise, spese ata te shkrete nuk kane ndonje rroge kushedi c’fare qe te rrezikojne edhe jeten, por e kane kryer detyren shkelqyeshem.Besoj se hetimet nuk do te kene shume problem te zbulojne se kush ishte informatori qe u jepte laJme te sakta per levizjen dhe sasine e parave, sepse kjo grabitje si edhe te tjerat, nuk ndodhin kuturru, jane te mire organizuara me njeres eksperte, dhe madje me nje pergatitje ushtarake te mire. Po ti shofesh fotot, vezhgojne dhe mbajne nen kontroll viziv perimetrin e ku ishte avioni, dhe menyra se si mbante njeri prej tyre armen, tregojne qe jane te trajnuar ushtarakisht.

  2. Vrasjen e di bujar nishani qe nuk pa gje.
    Komunistet e pd kane fantazi dhe nuhatje per vrasjet

  3. undefined says:

    Fytyra e nje suniti shqipfols shqypka r.

    1. Lani says:

      Admiri i ka shoket te ralle: shumica e tyre rrine ne zyra me kollare e duke pritur ndonje viktime. Ky ka sakrifikuar deri dhe koken e tij per te bere ate qe bejne perdite shoket e ti te zyra e te shtetit.

  4. I deshprumi says:

    Dikush duhet qe ta trashigoj Sali Kerrmen se asht lodh me ngordh e ky si duket po e merr rolin e Tina Bujar shejtani se Nishan nuk asht se me Kane Nishan ta qendis ne lulen e ballit ruana Zote nga kto flliqsira po kumet ma ai Vetingu I leshit qe si futi ma ne Burg kto ndytsira kish pshtu mileti dhe I gjith shteti

  5. Jep says:

    Po cflusni o njerez, vertet me doni se KY boti, do vidhte aq shume Para pa mbeshtetje politike?
    KY esht heq qafe qe Mos ket deshmimtar per koken.

  6. a nton says:

    my Alison eshte bere nga policia vete pra nuk eshte bere nga kriminele ordinate si my qe u vra nag te tjeret qe mund te ishin edhe ushtare. Pre u be my Alison eshte pyetja? Per te vene ushtrine ne aeroport. Pre ndodhi kur president.kryeministri.amerikani derguan kaluan po ate dite ne aeroport..nuk ishte now tastes.pra aeroport ishte I kontrolluar por I lene me qellim I lire ate moment nag ushtri.policia.kompania private e aèopoftit

  7. Andrea says:

    Tropojanet vrasin njeri tjetrin , , eshte tropojani Saleh , qe vrau Hajdarin, Haklajt ,dhe po ashtu dhe Admirin , Muslimanet e tropojes jane race bastarde, koha po e tregon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje