Mbyllet çerekfinalja Ajaks-Juventus me rezultatin 1-1. Të gjithë golat me VIDEO

10 Prill 2019, 22:06Sport TEMA

Ajaksi dhe Juventusi do të provojnë të hedhin hapin e parë për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke qenë se në ‘Johan Crujiff Arena’ përballen ndaj njëri-tjetrit për ndeshjen e parë çerekfinale.

Hirushja holandeze që eliminoi Realin pak javë më parë, synon të bëjë surprizën e madhe për të prerë biletën për në gjysmëfinale, ndërkohë që nga ana tjetër, Juventusi beson se këtë vit është viti i duhur për trofeun me veshë të gjatë.

Sa i përket formacioneve, yjet e së ardhmes, De Jong dhe De Ligt e nisin nga minuta e parë dhe synojnë surprizën. Nga ana tjetër, Kielini është mungesa e madhe e Alegrit, ndërkohë që titullar e nis Kristiano Ronaldo që ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kualifikueset e Europianit.

Ajaks: Onana, Taliafiko, Blind, De Ligt, Veltman, De Jong, Shon, Neres, De Bik, Zijeç, Tadiç.
Trajner. Erik Ten Hag.

Juventus: Shiezni, Kanselo, Bonuçi, Rugani, Aleks Sandro, Bentakur, Pjaniç, Matuidi, Bernardeski, Manxhukiç, Ronaldo.
Trajner. Masimiliano Alegri.

——————————————————-

Mbyllet ndeshja me rezultatin 1-1

Minuta 82′- Eshte serish Shezini qe i mohon golin e avantazhit skuadres se Ajaksit duke bere nje pritje mjaft te bukur

Minuta 64′- Veltman tenton te surprizoje miqte me nje goditje brenda zones, por ndalet nga Shezni

Minuta 60′- Zëvendësimi për Juventus hyn në loje Douglas Costa ne vend te Mandzukic

GOL! E nis ne menyre fantasike kete pjese te dyte Ajaksi duke barazuar shume shpejt ndeshjen me ane te Neres qe shenoi nje gol spektakolar

Nis pjesa e dyte e ndeshjes Ajaks-Juventus

Mbyllet pjesa e pare me rezultatin 0-1

GOL! Kristiano Ronaldo i jep avantazhin Juventusit me nje goditje mjaft te bukur me koke brenda zones

Minuta 42′, Shon tenton te befasoje me nje gjuajtje te rrezikshme nga godtija e denimit, por mbi kuadrat

Minuta 36′- Juventusi krijon rastin e pare te rrezikshem te takimit me ane te Bernandeskit qe nuk tregohet i sakte me goditjen e tij brenda zones

Minuta 24′- I pafat ekipi i Ajaksit qe humbet mundesine me te mire per te kaluar ne epersi me ane te  De Bik, qe godet brenda zones por topi perfundon ngjitur me shtyllen pingule

Minuta 18′- Shiezni ben mrekulline duke bere nje pritje spektakolare pas goditjes me te majten te Zijeç

Minuta 12′- Tjeter rast i rrezikshem per Ajaksin me ane te Zijeç qe tenton nga distanca, por pa probleme per Shiezni 

Minuta 5′- Zijeç i afrohet golit te avantazhit per vendasit me nje goditje te rrezikshme brenda zones, por topin shkon ne rrjetene jashtme

Minuta 2′- Bernardeski krijon rastin e pare te rrezikshem per Juventusin me nje goditje te fuqishme nga jashte zone, por mbi kuadrat

Nis ndeshja me topin e pare te nisur nga qendra nga ana e skuadres se Juventusit

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike te krijuar nga tifozeria vendase

Ekipet zbresin ne tapetin e gjelbert te Johan Cruijff Arena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje