Avioni “hipersonik” që do të kalojë Atlantikun për më pak se një orë është shumë pranë përfundimit, pasi shkencëtarët që po merren me ndërtimin e tij kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për problemin më të madh me të cilin po përballeshin.
Për të realizuar këtë kohë rekord, avioni duhet të udhëtojë me një shpejtësi 25 herë më të madhe se sa ajo e zërit dhe në këto kushte motori do të shkrihej.
Por me teknologjinë që kanë vënë në zbatim, ata kanë arritur ta ndalojnë këtë.
Kërkuesit në kompaninë “Reaction Engines” kanë arritur që të ndërtojnë një ftohës i cili në provën simuluese me shpejtësi 4023 km/h ka arritur ta mbajë motorin në gjendje pune.
Faza e ardhshme do të jetë testimi i ftohësit në një shpejtësi 6800 km/h.
Nëse testet dalin sërish pozitive, atëherë distancat nuk do të kenë më të njëjtin kuptim. (TemA)
perkethim pa kuptuar qe nqs kjo realizohet do te duhen rreht 50 vjet per avionin te vihet ne sherbim me kosto qe pak veta mund ta perballlojne
Po sigurisht o Lavdosh. Nuk është as për mua as për ty.
E dini sa është shpejtësia e zërit ju karagjoza? Ah pika kazanit…
Kane dashur te thone 2.5 here ose 2e1/2 shpejtesia e zerit. Putini u mburr se kane krijuar nje rrakete qe fluturon me shpejtesine mak 10 qe do te thote 10 here shpejtesine e zerit pra nje armre. Ndersa keta te gazetes kane shpikur nje aeroplan udhetaresh qe fluturon mak 25 ha ha ha….
340 m/s ose 1224 km/ore eshte shpejtesia e zerit ose mak1. 30600 km/ore eshte shpejtesia mak 25 ose 25 here me e madhe se e zerit. Kjo per gazetaret qe nuk e dine sa eshte shpejtesia e zerit.
Nje avjon qe fluturon me 25 here shpejtesine e zerit do te qarkonte ekuadorin per 1 ore e 20 min. Kujtoj ketu se shpejtesia e pare kozmike eshte 9km/s ose 32400km/ore.
Shpejtësia e zërit në ajër në temp 20⁰C është 343 m/sek ose 1234.8 km/orë. Nëse avioni do të ketë shpejtësinë 25 herë më të madhe se shpejtësinë e zërit, atëhere shpejtësia e tij do të jetë 25×1234.8 km/orë =30870 km/orë. Kjo do të thotë se perimetrin prej 40054 km të ekuatorit të Tokës (2·π·RrezeTokës =2 x 3,14.. x 6378 = 40054 km) ky avion do ta përshkojë afërsisht në 1 orë e 20 minuta. Me këtë shpejtësi avioni i gazetës Tema distancën New York- Londër do ta përshkonte në më pak se 10 minuta.
Z. Mero kur të shkruani artikuj, që përmbajnë numra të cilët llogariten, mirë është të mos nxitoheni, sepse humbisni reputacionin. Më vjen keq se jeni shkolluar edhe në shkencat inxhinierike.
do ta kete shkruajtur artikullin Lule Basha…
Kini me per Belulin?
Merua inxhinier? Per fjalosje Po. -;)